Wednesday, September 20, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- ALBANA MELYSHI LIFSCHIN -Tregim

Nusja e vdekur

Me se fundi, nje jave pas kthimit nga Shqiperia, ulem me mendimin per te shkruar diçka nga udhetimi ime atje. Perpara kam dhurata te ndryshme, libra te dhene nga kolege, gazetare e shkrimtare, profesore, skulptura te vogla (Mozart), stilolapse me ngjyrat e flamurit, bustin e Deas (pse i jane larguar origjinalit keshtu, kush e shemtoi Dean?), revista, gazeta , kartolina qe bleva para se te largohesha nga plazhi i Golemit, Tirana, Saranda,etj.
Dora me ze nje zarf te verdhe te mbyllur mbi te cilin kam shkruar : Mos prek! E di se ç’eshte brenda. Jane shenimet qe mbajta nga rrefimet e nenes sime. Ne ate ngarkese marramendese qe pata gjate gushtit vetem pak dite munda te kaloj teresisht me nenen time. Ndenjem ne oborr, jashte shtepise duke shijuar freskun e pasditeve. I kerkova te me fliste per te kaluaren e familjes.
-Hajde me mua, se do te tregoj diçka, tha ajo dhe me mori ne dhomen e saj. Ne mur kishte varur nje pikture te re. Nena ime ende pikturon. E nisi per here te pare pikturen kur sapo kishte dale ne pension, qe do te thote 20 vjet perpara. Na çuditi te gjitheve me kete talent te fshehur te sajin. Madje u shkrua edhe nje artikull per te. Pejzazhi ishte ajo çka preferonte me shume. Ja tani shoh mbi mur kete tablo te re. Male ne sfond, dy kodra te lemuara, me afer pyje. Ne qender nje shtepi dy kateshe, tip kulle me nje oborr te madh rethuar me gardh. Nen hijen e nje peme ne oborr nje stol i gjate per te pushuar.. Prane gardhit nje monopat i ngushte.
-Kjo eshte shtepia ku ka banuar gjyshi e gjyshja, tha ajo… e prej ketu nena ime zuri te shpëshshtillte kujtimet .


Nusja e vdekur

Historia me e dhimshme e familjes qe u perjetsua edhe ne kenge eshte ajo e marteses se motres se gjyshes tende, Dielles. Une ate kohe s’isha lindur ende, por kete histori e kam degjuar nga nena. Diella ishte e zene qe ne djep. Thone qe ajo nje foshnje e bukur qe nuk dinte te qante, veç guiste.
Ai qe nje burre shtatlarte, i pashem. Vinte nga tre fshatra larg, matane kroit te mire.. I qe afruar djepit te foshnjes.

-Si e ka emrin?

-Diell, i kishin thene.

- Diellen po e ze per tim nip, qe pergjigjur duke i lene nje monedhe floriri foshnjes mbi balle
Vitet kaluan. Diella u rrit e bukur e me nje shtat te drejte, si selvi. Shamia e zeze e lidhur ne gushe i zbulonte nje fytyre bore te bardhe. “ Diellen, edhe me thes ta veshesh duket e bukur yll” thoshin kunatat e saj neper shtepi. Nje dite pranvere, kur vajza kish mbushur 17 vjeç, erdhen nga shtepia e dhenderit per te prere diten e dasmes. U vendos per te dielen e dyte te shtatorit. Me afrimin e dasmes Diella kishte filluar te mos ndihesh mire. Kishte ethe. Pse ? Ndoshta kishte marre te ftohte? Ndoshta. Ndoshta mendonte per martesen e saj me nje te panjohur? Ndoshta. Ato kohe familja i kushtonte me shume kujdes shtepise prej nga merrte nuse se sa asaj ku jepte bijen e vet. Diella mezi mbahesh ne kembe. Familja u tremb e i çoi fjale familjes se dhendrit nese qe e mundur te shtyhej dita e dasmes per shkak se nusja kishte rene ne shtrat e semure. . Pergjigja erdhi JO. Semure apo shendoshe, dita e dasmes qe prere! Ishin zakone qe nuk mposhteshin, bijo. S’mbeti ilaç popullor qe njihej pa u perdorur per te sheruar Diellen. Nuk behej derman, vajza keqesohej dita dites. Po tretej si qiriu e lengonte. Keshtu e gjeti ate dita e dasmes.Te dymbedhjete krushqit hyjne ne oborr me te shtena pushkesh siç qe zakoni.
Diellen e semure e ngriten nga shtrati, e veshen dhe e hypen ne kale. Ne koke i vune duvakun e kuq. Pas kalit te nuses, sic qe zakoni, vinte kali i nenes se saj. Karvani i krushqve kaloi shtigje e kodra e së fundi iu afrua nje perroi. Diella renkonte.. Nenes i therte zemra. Ishte renkimi i së bijës- nuse te semure rende.
Perroi ndante mes per mes rrugen dhe ishte distance e barabarte midis rruges qe ishte bere nga shtepia e nuses me ate qe do behej per tek shtepia e dhenderit. Hareja e krushqve qe shtuar. Lengimi e kish thyer nusen ne dysh mbi kalë. Nena e saj dikur degjoi zerin e shuar te se bijes tek thosh:
"Më ngadale o krushku i parë
se po me vjen shpirti me m’dalë.."
Nena e nuses thiri : Ndalini krushq ato pushke!
Krushku i pare mbajti kalin.
-Ç’ka ka nusja ?
Nusja kishte rene mbi kale e vdekur.
Krushqit kthyen kuajt. Heshtja e vdekjes i mpiu per nje cope here. Pastaj ata hyne ne pyll e prene drunj me te cilet ndertuan nje vig.(barrele) Ne te vune nusen e vdekur.
Filloi pleqësimi:: A duhej varrosur nusja nga familja e dhenderit apo duhej kthyer mbrapsh e varrosur nga familja e saj ?
- Ne kemi thane qe gjalle a vdekur nusja kete dite do te jete e jona, foli krushku i pare.

Kanuni duhej te mbetej i pa cenuar.
-U qofte per hajer nusja! tha nena zemerplasur.
Dhe vargu i dasmoreve me nusen e vdekur ne vig mori drejt shtepise se dhendrit.
Thone qe dhenderi kur e pa Diellen te vdekur kish thene: I mjeri une, sa e bukur paske qene oj Diell!
Albana Lifschin 7 shtator, 2006 © (vazhdon)

No comments: