Sunday, September 17, 2006

Bota e Gruas Shqiptare - FLORA SHALA AMETI - POEZI

Flora Shala Ameti, Suedi

Lidhëca e bardhë

Cdo rrudhë e jotja
tregon një histori
rrudhat në ballë, fëtyrë,
në duar....
është mundi i vuajtjes..
gjatë jetës pa fjalë
si drenusha e urtë...
si me shekuj të duket tani..
në bark, në shpinë
në dy duart mbajte fëminë
lidhëca e bardhë në kokë
dhe marhama ndërfyt
tregojnë vendosmërinë.. .
të kërkoj tani unë apo më
falë a s,më falë...!
S,ka diskutim...po të thyhet
shpirti ska më shërim
kët edi tani...
Pulëbardha ime të dua
si gjith në shpirtë të kamë..!

2006 09 17

No comments: