Tuesday, October 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare - ELEONORA KOKA - GJOKA - POEZI

Eleonora Koka-Gjoka, Poezi


Nje moment qe ju ndodh dhe ju


Erdhi nje cast qe tutje u hodhen

U ktheva si vizitore, te shtepia jone,
Ku endrrat rendisja me endje gjithmone,
Naten i gdhendja dhe i stivoja si male,
Diten i kristalizoja me forma reale.

E nisa nje nga nje, te kerkoja neper shtepi,
Lodrat e femijeve me shikonin me habi,
Mbyllnin e hapnin syte, si me cudi e frike
Sikur thonin, ku ishe kaqe kohe pse ke ike?

I merrja neper duar si e zene ne faj,
Per vitet e braktisjes, qe vetem i lame,
E ne shikimin e tyre, kohet pas kerkoja,
Kur per secilin femije, lodrat i caktoja.

Mund te rrija me ore te gjata, neper ato sirtare,
Se vitet rreshqasin, por kujtimet nuk fshihen fare,
Bashkuar me ikjen, revolta behet plage e vjeter,
Po e ngacmove si shume, hapet nje plage tjeter.

Erdhi nje cast qe te gjitha tutje u hodhen,
Kur ne marathonat e kohes, pa busull u sollem,
Ndaj sot kukllat si habitur, ankuar me shikojne,
Me ne c'patet pse na braktiset, duket se thone.

Rri e kujtoj momentet, me rradhe dhe emrat e tyre,
Qe benin aqe te bukur, boten tone dhe te femijeve,
Ja Xhudi, ja Kozeta, ja Tomi, ja Blerta, ja Eralda
Jeta ngjan si nje perralle e shkuar ne vite te largeta.

Ajo hap krahet fluturon, dhe merr me vehte malle,
Mua me ngjan vehtja si kalorese, shaluar mbi kale,
Ku troku i patkonjve, shkel mbi te kaluaren germadhe,
Dhe mengjezi i ri porsa agon, nis kujtimet t'i zbardhe.

© Eleonora K. Gjoka N.York. 6 Korrik, 2001

No comments: