Tuesday, October 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-Merita B-McC-per Rozin

SENATORI KENNEDY FALENDERON ROZI THEOHARIN


Ndersa Merita....Ju sjell pak nga portreti i saj....

Nga Merita Bajraktari McCormack
New York
Tetor 24 ,2006


Besoj se shume kush ka pasur fatin te njihet me njerez te ndryshem ne rruget e jetes dhe eshte ndjere mire nga miqesia me ta.

Te njihesh me miq qe jane jo vetem njerez te mire, miq te mire e speciale,te jep nje ndjenje te bukur, dhe te mesosh se ndan te njejtat pasione dhe interesa, deshira krijuese dhe perspektiva eshte jo vetem kenaqesi por ndjen se eshte bekim.

Te kesh fatin te kesh miqesi me artdashes dhe artiste te nje kalibri special,prej te cileve meson dhe nen shoqerine e te cileve ndjehesh mire, eshte dyfish bekim, fat,kenaqesi dhe miresi..

Te tille ,me fat dhe bekim, e konsideroj miqesine time me devolliten-korcaren time ne gjak dhe ne origjine, me aristokraten ne shije dhe standarte, me nenen e femijeve te sukseseshm, bostonianen e vecante dhe te respektuar, shkrimtaren, poeten, publicisten e mirenjohur Zj. Rozi Theohari.

Rozi si mike dhe si inspiruese....

Qe ne moshe te vogel, krijimet e Rozit kane qene ushqim per mua, ushqim i mire shpirteror..besoj se cdo kush nga brezi im...ndjen si une ....Embelsia me te cieln ajo shkruan eshte e vecante, kuadri perfshires eshte i plote, mesazhi filozofik eshte domethenes dhe meshues dhe kjo ben qe nje femije te mbaje mend histori apo tregime qe nga vegjelia,fale jo vetem perkatesise se ngjarjes, por edhe menyres se tregimit.

Fati e solli qe ne te dyja, Rozi dhe une, familjare tashme, te jemi ne kete breg te Atlantikut , ajo ne Boston une ne Nju Jork, dhe fati i mire e solli qe permes forumit femeror "Bota e Gruas Shqiptare" www.botaegruasshqiptare.blogspot.com te kembejme e ndajme shume eksperienca krijuese dhe letrare dhe jo vetem kaq, por kam mundur te lexoj prej Rozit shumicen e veprave te saj letrare..

Po ashtu anetaresia ne Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes, www.albanianliterature.org mundesoi edhe takimin tone ne person veren e kaluar.

Ndersa analiza letrare te veprave te Rozit, i perkasin nje specialisti te asaj sfere, une natyrisht, nuk mund te rri pa permendur pak efektin "PURE ROZI"

Rozi gjithmone na jep ushqim per shpirtin dhe informacion per mendjen ...dhe une te pakten si falenderim, mund ti jap keto rreshta admirimi duek sejlle dhe lajmin qe mban titullin e ketij shkrimi.......

Rozi si poete....

Rozi ka shkruar e botuar shume poezi....ne shqip dhe ne anglisht..te gjtiha jane te bukura, t evecanta, mbartin nej drite qe vec rozi di ta rezatoje nga shpirti .

Tek lexon "Rozafat" ne anglisht dhe ne shqip, sheh madheshtine e legjendes "gdhendur ne fjale" bukur po aq madherisht ,po aq dhimbshem po aq tragjikisht, por me delikatesen e nje artizaneje te fjales, si Rozi. Ajo e kthen legjenden tragjike ne nje "kenge" te paharrueshme, qe lehtesisht do ju sherbeje brezave dy gjuhe- foleseve ne Amerike ,per te kujtuar,mesuar e mos harruar ne shekuj nje histori shqiptare..

Rozi zberthen cdo moment te historise se Rozafatit ne detaje nga me te ndryshmet, duke perdorur ngjyrime artistike nga me te vecantat, Rozi hyn ne "psikologjine" e nuses se vogel dhe sjell emocionalisht ndjesine e nje femre qe do sakrifikohet..ajo e ben reale ngjarjen dhe keshtu s'ka se si te mos ndjesh thelle ate legjende identifikuese me nje keshtjelle dhe me disa virtute tipike shqiptare, qe kane rrenjet ne historine e lashte arberore.Keshtu Rozi shton ne themelin historik nje gur me vlere permes "Rozafat"


Rozi si publiciste.....

Vec libri "Mbi thinja fryn ere - Ne agimrendjen e shekullit" do mjaftonte te cilesonte Rozin si nje nga perlat e rralla te publicistikes shqiptare.

Nje liber voluminoz qe me endje ri-lexohet.

Nje mozaik tregimesh reale, histori te vjetra e te reja, nje mbledhje pikante e detajuar e virtyteve te mira shqiptare dhe pasqyrim i bukur letrar-artistik i jetes se emigrantit shqiptar ne Amerike duke mos ngurruar te cilesoje arritjet, sukseset, mjetet, veshtiresite etj...

Rozi karakterizohet nga nje pasuri fjalesh, nga nje njohje e mire e tradites dhe pershtatjes e kultivimit te asaj tradite ne Amerike, ajo nuk ngurron te nxjerre nga arkivi gojor i tregimeve te pleqve dardhare per virtytet dhe thjeshtesine e jetes, por pa lene menjane forcen, vitalitetin, FOKUSIN e jetes dhe pikturon keshtu nje tablo te pasur letrare,por teper jetike, per ta patur zili ...duke e shijuar ate ne lexim..

Rozi kerkon ne arkivin e pasur dardhar ne Amerike, gjen, reflekton,krahason dhe jep vleresime per jeten e parardhesve te saj ne kete vend te madh.

Rozi trajton emigrantin e sotem ashtu si eshte, i lodhur nga jeta e Shqiperise komuniste, i ndrydhur nga diktatura, i perplasur me fatet e jetes ne emigrim dhe perseri Rozi qemton optimismin, i meshon suksesit ,sado i madh apo i vogel, ajo si nje terapiste e shpirtit, i jep frymezim subjektit apo lexuesit , ajo e tregon realisht dhe triumfant, po ate shqiptar, qe e gjen menyren e mbijeteses duke i dhene hov shpreses...

Nuk me shqitet nga mendja rrefimi "Dedicated Fatime Express"... Dashuria per nenen e ketij djali te Shqipes, e ka bere qe ai te perkujdeset aq shume sa dhe biznesin e tij te suksesshem ta eskpozoje pergjate autostradave te Amerikes me nje emer domethenes.....

Rozi shkruan paster, mbeshtet argumentet me fakte, vlereson dhe reflekton duke percjelle VLERAT me te MIRA shqiptare tek lexuesi. Fjalite e saj jane te ndertuara bukur,shpesh integrojne nje mendim t ekoncentruar, here-here japin pershkrime magjepse... fjalet jane kurdohere te mire gjetura.Shpesh ngjarjet pershkruhen nga nje humor i vecante qe te merr me vete dhe nuk te le per nje kohe te gjate.


Rozi si shkrimtare, artiste dhe profesioniste....

Rozi Theohari vjershat dhe prozat e veta i botoi qysh ne vitet '60 ne gazeta e revista te ndryshme si "Drita", "Hosteni", "Shqiptarja e re", "Fatosi" etj. Ka levruar vjershat humoristike e tregimin humoristik, si per te rriturit ashtu dhe per femijet. Per lexuesin e rritur ka botuar disa libra: "Telashe nga emancipimi" (1969), "Ne mungese te gruas sime" (1973), "Shoku Ndricim hapi kasaforten" (1977), "Pa diagnoze" (1978), "Teto Kalina" (1990). Ne vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik "Familja ime". Per lexuesit e vegjël ka botuar dy permbledhje: "Ne shkuam prane babait" (tregime, 1971) dhe "Lule, lule kuqelon" (vjersha, 1978).
Rozi emigroi ne Amerike ne vitin 1994 me familjen e saj. Pervec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe Histori-Filologji te kryera ne Universitetin e Tiranes, ne vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College ne Lynn, Mass, USA, ne degen "Artet Liberale". Prej tete vitesh ne Amerike vazhdon te jete anetare e shoqerise se nderit "Phi Theta Kappa".

Ne vitin 2002 ajo botoi ne anglisht vellimin me poezi "Two Halves", ne vitin 2003 botoi ne anglisht e shqip poemen "Rozafat" ne vitin 2004 romanin "Lajthitje Dimerore" ndersa ne vitin 2005, "Mbi thinja fryn ere",liber i cili u vleresua dhe fitoi cmimin "PENA E ARTE" nga SHSHSHA.

Rozi vazhdon nje aktivitet te mire letrar ne USA. Ajo eshte anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane dhe boton ne revisten "Pena" te kesaj shoqate. Po ashtu, boton vazhdimisht ne gazeten shqiptaro-amerikane "Illyria", si dhe ne gazetat lokale dhe ne antologjite poetike amerikane.

Rozi si bostoniane e sukseshme dhe e respektuar ...
Senatori Kennedy falenderon Rozin...

Ne nje darke ,ne Boston Rozi takohet me Senatorin e mirenjohur Amerikan nga Masacusets, Edward (Ted) Kennedy, Senatori Kenedy,habiutet nga nej gjest i rozit. Ajo i ka kushtuar atij nej poezi dhe ai emnejhere porsa kthehet nga darka nuk ngurron ti shkruaje nje leter falenderimi Rozit. Senatori i dergon letren Rozit per ta falenderuar ate per poezine kushtuar atij dhe per krijimtarine e saj.


Ndersa ne shume gazeta lokale pasqyrohen arritjet e ndryshme profesionale dhe letrare te Rozit,duke vecuar Cmimin e Nderit Naji Naaman,per veprat e saj letrare komplete dhene pranveren e kaluar .Gjithashtu ne nje nga gazetat cilesohen disa virtute pozitive te gruas shqiptare duke marre si shembull Rozin, kete shqiptare-amerikane te respektuar te Bostonit.


1 comment:

Agobooks said...

Përshëndetje të sinqerta!
Ja, një surprizë e bukur të "zbulosh", gra të emancipuara shqiptare!
Gëzohem sinqerisht që ju "gjeta"!