Tuesday, October 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- Raimonda MOISIU-Interviste me M.Andrean

Mihallaq Andrea - Jo vetem kantautor i serenatave por edhe shkrimtar!


Nga Raimonda Moisiu
e-mail moisiu8@aol.com
22 tetort 2006


Me emrin e Mihallaq Andreas ,tashme njihen gjithe shqiptaret ngadoqe jane,ne Shqiperi ,Kosove e anembane botes...Emri i tij lidhet me serenatat korcare ,jo vetem si nje kengetar i tyre por edhe si nje kantautor.Emri i tij tashme eshte transformuar ne GJENIU I SERENATAVE!Emri ,vepra muzika e tij jane nostalgjia e korcareve ,e shqiptareve.Ai eshte nderi dhe krenaria e qytetit juglindor ,qytetit te hershem te mbreterise se serenatave.......
Me zerin intim,melodioz ,te mrekullueshem ,brilant ,te dashur e te ngrohte qe fal qetesi e embelsi,e ndjenje dashurie e miresie ,njihemi pothuajse te gjithe..Jemi te merzitur ,te lodhur nga streset e dites ,kur degjojme nje serenate te kenduar nga gjeniu i serenatave .qetesohemi ,i harrojme hallet e dites , e 'lundrojme duke kenduar" serenaten ...Lind nje dashuri e re ,degjojme serenaten e kjo na jep krahe, drite ,jete e shprese,per dite me te bukura ne jete,humbim nje dashuri ,degjojme nje serenate e shpirti na qetesohet.se nje tjeter dashuri e re vjen me pas ,kemi nje mall e nje brenge ,degjojme nje serenate e c'mallemi e kthehemi prapa ne vitet e bukura te rinise ,kujtojme ,kendojme e buzeqeshim me nostalgji ,lidhen dy zemra ,degjojme nje serenate ,e zemra vlon ,se dashuria lind ,rinohet ,jeton ,eshte aty ne ndjenjat e zemrat tona ,se dimri e pranvera ,vera e vjeshta sjellin me shume dashuri,se ne cdo stine lind dashuria , miresia ,ngrohtesia sinqeriteti..Ja tek jam ,tani me gjeniun e serenatave ,po kerkojme nje lokal te rehatshem ,te rrekellejme nga nje gote ,te bisedojme e degjojme serenata ,te kompozuar se fundi nga Mihallaqi yne...Shume e lumtur e krenare qe jam ne krah te tij,ne krah te ketij gjeniu fisnik e madheshtor per nga vepra e krijimtaria e tij.Deri aty perpara numuroheshin ,340 serenata ,por ato ,tani kane arritur deri ne 400 ,serenata ..Mundet te jene e me shume,nuk i mbaj mend sa kam krijuar e kompozuar,- shprehet kantautori korcar,Mihallaq Andrea,qe ka nje paraqitje jo vetem fisnike ,por edhe i pashem.Ai nget makinen e bisedon ,kasetefoni na percjell zerin e tij melodioz ,me nje kenge te kompozuar ,se fundi ,me vargjet e Omar Khajamit.....U mrekullova.. E zeri i Mihallaqit na lumturonte ...:Zbraz kupa e puth cupa..-ka thene Omar Khajami,Zbraz kupa e puth cupa -kendon ,Mihallaqi ,qe do te thote:-Fal sa me shume dashuri e jete!..Ulemi ne nje lokal te bukur ,ne ane te rruges ,nen arome mollesh ,kumbullash ,e disa lisa te gjate ,ne periferi te qytetit .Te gjithe kemi lexuar rreth ketij gjeniu ,por mua nuk me durohej ,sa t'i merrja nje interviste*.


R.M-I nderuar Z.Mihallaq ,Jemi bashkeqytetare ,nga Korca jone e dashur...Ashtu si Korca jone qe eshte idhulli im,edhe Ju, per mua jeni idhulli im...Eshte nje nder i madh sot qe ndodhem nen shoqerine Tuaj..Une aktualisht jetoj ne SHBA .Jo vetem per komunitetin shqiptar ,ne Hartford CT USA ,ku une jam residente ,por per gjithe shqiptaret e Amerikes ,do desha te benim nje interviste ,si nje njeri tejet publik,nje artist nderi i qytetit e i popullit tone , qe ju jeni dhe si nje kengetar i serenatave korcare,C'mund te na thoni si ka lindur pasioni i muzikes te Ju,dhe si lindi pasioni per te kenduar serenatat te Ju?....

Mihallaq Andrea: Kam filluar te kendoj qe ne moshe te vogel..Per here te pare kam degjuar babane tim ,qe kendonte ne shtepi ne festa e gezime familjare apo me shoqeri...E degjoja babane me shume vemendje ,dhe mundohesh ta imitoja .I kendonte shume bukur serenatat ..Babai im ka ndikuar shume ne pasionin tim e ne formimin tim per te kenduar. Babai i binte edhe kitares .Po ashtu babai ka ndikuar edhe te vellezerit e mij ..Edhe vellezerit e mij kendojne serenatat .Ne te gjithe si familje kendojme . .Mundohesha te kendoja pa i rene kitares ,por vija re se dicka stononte ...Keshtu ne moshen 14 vjecare ,rrembeva kitaren e babait ,duke i rene kitares e duke kenduar ..T'i bie kitares e kam dhunti ,talent te lindur ,se nuk kam bere ndonje shkolle apo kurs ..D.M.TH.,per here te pare kam kenduar ne moshen 14 vjecare ,nje serenate te lehte e degjuar shume ,e me pas u be nje "hymn" dashurie shume popullor,e kendohet nga te gjithe ,eshte krijimi im i pare :-A te kujtohet ,ajo nate ?/Kur dy duart m'i hidhje ne qafe ?/E me puthje ,me puthje si e marre ./ Me ato buze qe aq shume te ishin thare/Do me kujtosh ,o shpirti im./Do me kujtosh e s'do me gjesh...etj./ Kur mbarova se kenduari serenaten -mendova se :
-S'ka serenate pa kitare!

R.M-Pervec serenatave ,ju kemi degjuar te kendoni edhe kenge te zhanreve te tjera ,kryesisht te muzikes se lehte .C'mund te na thoni per muziken e lehte ,qe ju kendoni?

Mihallaq Andrea: Po eshte e vertete ,une nuk jam vetem kengetar i serenatave ,por edhe i kengeve te ndryshme i rrymave te ndryshme,si te muzikes se lehte ...Gjithashtu kendoj edhe kenge ne gjuhe te huaj ,si italisht ,greqisht ..Jam jo vetem kengetar i serenatave por edhe kantautor ,Me shume jam kantautor se ,kengetar...Kam qene pjesetar i Estrades se Korces ,deri sa Plenumi i 4-te i K.Q te Partise se Punes ,me largoi nga Lidhja e Shkrimtareve e Artisteve te Shqiperise,dhe nga aktivitet e tjera me motivacion :Krijim te muzikes sentimentale dhe dekadente.Qe nga viti 1974 e deri ne vitin 1989 ,serenata pati nje zbehje,por une prape kam krijuar e kompozuar ne fshehtesi 30 deri ne 40 serenata si : -A e mban mend kitare e dashur /...apo :-Jo jo ,ne bote s'ka si Birra Korca jone ..etj,Me pas kam marre pjese ne Kenga Magjike ,Kenget e Stines ,kryesisht jam prezantuar me muzike te lehte ,kam krijuar e kompozuar 20 kenge per femije ,ku kam marre pjese ne festivalet e femijve,duke fituar cmime te para e te dyte ,dhe kam nxjerre albumin e pare ne Shqiperi ,ne Televizionin Shqiptar ,ne vitin 1991.Kam dhene tre koncerte recitale ,ne Tirane,Vlore ,Berat,Pogradec ,ne Athine,ne SHBA,kam dhene disa koncerte ku publiku me ka pritur me shume ngrohtesi ,me shume dashuri , nje ndjesi qe e kane vetem shqiptaret..

R.M-C'mund te na thoni ,per perpjekjet Tuaja ,per ta perjetesuar serenaten korcare ,per vazhdimesine e kesaj rryme muzikore ,per ta transmetuar ne brezat qe vijne ,si nje kulture e vlere qytetare tejet e spikatur e qytetit tone te mrekullueshem ?

Mihallaq Andrea:Me interesimin dhe inisiativen time ,duke pasur mbeshtetjen e fryteshme edhe te kengetareve te hershem te serenatave korcare si :Nasi Kondili ,Gjergji Peleshi ,Ritvan Shellira,Ilke Vinjahu e te tjere ,dhe te Bashkise se Qytetit te Korces ,ne vitin 1998,formuam SHOQATEN KULTURORE TE SERENATAVE KORCARE ,qe sigurisht paraprihet nga grupi "Lira" qe po ben dekada e dekada qe eshte krijuar .Shoqata kulturore e serenatave korcare,megjithse pa te ardhura financiare ,ka dhene nje kontribut e aktivitet te larmishem per qytetaret korcare ,per nostalgjiket dhe adhuruesit e serenatave korcare .Ne aktivitetin e kesaj Shoqate kemi pasur edhe mbeshtetjen e Kryetarit te Bashkise Z.Robert Damo...Kjo Shoqate ,ka organizuar tre festivale ,koncerte per Krishtlindjet ,per Vitin e Ri ,qe jane transmetuar nga TVSH dhe TV KLAN....Ne kete vit ,ne muajin shtator ,organizuam JAVEN E SERENATES KORCARE ,ku sollem nje eksperience te re ,nje freski ,ne sinkronizim me nostalgjine e viteve te shkuara .Dhame koncert dhe kenduam ne rrugicat mondane e te pastra , me kalldrem te lagjeve te qytetit tone per nje jave rresht,mbremjeve te fresketa te shtatorit ,poshte dritareve te shtepive karakteristike korcare ,ne rrugicen e njohur ,si rruga ku eshte shtepia e piktorit te shquar korcar Vangjush Mio,apo shtepia e rilindasit te nderuar e te ndritur , nderi i Korces ,Mihal Gramenos ,ku nje vjersherim te tij e kam kompozuar serenate ,.Populli kultur-dashes i Korces ,adhuruesit e shumte te serenatave na priten me ngrohtesi ,gezim e dashuri ,e dolen me ne ,apo neper dritaret e ballkoneve te shtepive ,na pershendesnin,duartrokisnin e kendonin me ne .Ishte nje mrekulli,nje magji e vertete,freskia e shtatorit ,serenata , kitara ,dhe populli ,i kulturuar i Korces sone.....

R.M-Nga sa po bisedojme ,verej me kenaqesi se ju i doni shume serenatat ,kitaren ,Korcen dhe bashkeqytetaret e tu....

Mihallaq Andrea:Kam lindur per te kenduar e krijuar serenatat ,u rrita e u edukova me to,.Me ate pasion e shpirt qe kendoj e dua serenaten ,qe eshte 'femija " im me i shtrenjte ,po me ate pasion e shpirt dua Korcen time ,bashkeqytetaret e mij ,gjithe shqiptaret, adhuruesit e mij kudo ku jane ,qe me kane mbeshtetur dhe inkurajuar moralisht ,me kane dhene jete e frymezim ,drite e jete per te kenduar dhe krijuar serenatat .Ne to i kendoj ,mallit ,dashurise ,bukurise dhe sensualitetit te femres,zjarrit shpirteror te saj,i kendoj 'rrebelimit ' e pasionit shpirteror e dashuror te mashkullit ,ndershmerise,sinqeritetit ,miresise,ngrohtesise ,respectit reciprok ,qe fal ndjenja e bukur e dashurise,kurre jo mashtrimit.

R.M-Si nje kengetar por edhe krijues ,jeni edhe Ju adhurues i kengetareve shqiptare apo te huaj,c'mund te na thoni per ndonje prej tyre..

Mihallaq Andrea:Artistja e vertete shqiptare qe gezon gjithe vlerat me te mira e te shquara te nje kengetareje eshte Artistja e popullit Vace Zela ,ku perfitoj nga rasti e i uroj :Shendet e jete te gjate !..Gjithashtu do te permendja Frederik Ndocin ,mikun tim , per zerin e tij brilant .Jam i lumtur per sukseset qe ai ka arritur ne token amerikane ...Per muziken popullore te zones se Korces ,Eli Fara nje perle e muzikes popullore te jugut ...Po ashtu edhe Lazarela Detin ..Nje kengetare qe e'qan",muziken popullore korcare...Nga kengetaret e huaj Rohan Tajnen ,nje kengetar i shquar irlandes ,impulsiv dhe i embel ne muzike...

R.M-Nga nje miku yne i perbashket ,degjova se ju kini hedhur per redaktim dhe botim ,nje liber qe sapo e kini perfunduar ,c'mund te na thoni per kete ?Kjo eshte vertet nje suprize per publikun shqiptar ,qe tani do ju ndjeke jo vetem si kengetar e kantautor , por edhe autor i nje libri voluminoz?..

Mihallaq Andrea:Po eshte e vertete .Une kohet e fundit mbarova se shkruari romanin me tre pjese,te titulluar "Doreshkrimi",ku ngjarjet zhvillohen ne tre periudha te ndryshme ,ne shekullin e 15-te ,18-te dhe 20-te .,ku ne qender te romanit jane dy familje shqiptare...Romani ne kete moment po redaktohet nga i urti dhe i miri ,shkrimtari ,poeti ,publicisti ,gazetari Riza Lahi..Per mua ai eshte nje njeri i madh i letrave shqipe Kete e tregoi me romanin e tij te fundit "Vorri i Ashikut"..Mendoni ,profesioni i tij real eshte pilot, me graden major ..Por nga pena e mendja e tij e ndritur kane dale 18 libra.,ne proze ,poezi,letersi per femije ,romane ,publicistike etj.Ai eshte dhe nje nga bashkepunetoret e mij me te mire ,si hartues i teksteve te serenatave......

R.M-Jeni nje bashkeshort shembullor dhe babai i dy femijeve,nje vajze e nje djali,C'mund te na thoni ,a ju ndjekin ata ne krijimtarine dhe aktivitetin Tuaj,dhe te ngjasin ndopak per te kenduar?..

Mihallaq Andrea: Bashkeshortja ime Irena ,eshte nje njeri i mrekullueshem e fisnike..Ajo me ka inkurajuar e mbeshtetur shume .Pa ndihmen e saj,une nuk do kisha arritur deri ketu...Kemi dy femije te mrekullueshem .Jam shume i lumtur e krenar per familjen time...Vajza ka ze te bukur e melodioz ,por hobi i saj eshte mjekesia.. Ndersa djali pelqen ,kitaren ,muziken ,por me shume sportin..

R.M-Deri kur do kendoje e krijoje Mihallaq Andrea..?..

Mihallaq Andrea:Deri ne frymen e fundit...

Ju faleminderit shume per biseden ,Ju uroj suksese dhe mbaresi, Mire u takofshim ,se shpejti ne Hartford CT USA,me nje koncertin Tuaj.

Mihallaq Andrea: Faleminderit juve!


Intervistoi :Raimonda Moisiu.Hartford CT USA....

*Autorja e intervistes ndodhej per visite tre javore ne Shqiperi,ku mundesoi kete interviste me Kengetarin e shquar te serenatave korcare, Mihallaq Andrea.

No comments: