Friday, December 08, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-KEZE(KOZETA) ZYLO- REPORTAZH

Botuar ne gazeten "Illyria"

Nga Keze (Kozeta) Zylo
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm

Ne Staten Island, Komuniteti shqiptar, festoi dhe perkujtoi Diten e shenjte te Flamurit!

Edhe ketu ne Staten Island ne nje nga lagjet e New Yorkut, u festua me madheshti
Dita e Flamurit.
Ne mjediset e Kishes Amerikane, Salem Evangjelikal Free Church, Amerikani Zoti Steve Galegor shtroi darken e pervitshme per te kremtuar kete ngjarje te madhe te shqiptareve, kremtimin e Festes se Flamurit.
Mjediset ne kete Kishe feksnin nga flamujt kuq e zi, nga tavolinat e shtruara me mbulesa kuq e zi, dhe ne sfondin kryesor te salles se pritjes ishte Flamuri shqiptar me shqiponjen dykrenore ne mes.
Ne mes duartrokitjesh te ngrohta pritet fjala e Amerikanit, Pastorit Steve Galegor, kur ai ju uron shqiptareve mireseardhjen dhe Gezuar Diten e Flamurit.
Pasi kendojme hymnin e Atdheut se bashku, Z.Galegor, prezanton Amerikanet me radhe qe kishin dite qe po merreshin me pergatitjen e darkes dhe ushqimeve shqiptare.
Motra e tij kishte ardhur nga nje shtet tjeter I Amerikes, per te festuar dhe gatuar enkas per shqiptaret.
Menuja shqiptare dhe teper e bollshme, ku per femijet nen moshen 12 vjec ishte falas, dhe per te rriturit shume simbolike, tregon dhe njehere zemergjeresine e amerikaneve dhe mikpritjen qe ju bejne ata shqiptareve.
Nje program tejet I pasur artistic dhe patriotic e bente atmosferen dhe me te gezueshme per kete dite.
Mjaft emocionuese ishte interpretimi ne piano I vogelushes Matea Cene e cila ka vetem dy muaj qe ka ardhur me familjen ne Amerike.
Pastaj u interpretuan poezi te ndryshme nga Rilindasit, ku Zoti Edmond Ismailati nje activist I dalluar ne Diaspore, interpretoi vargje nga Asdreni, u recituan poezi per Kosoven, Memedheun nga Zoti Mark Koca visitor I sapoardhur nga Shqiperia dhe nga Zoti Ilir Spata nje intelektual aktivist ne Komunitet.
Ne kete feste pershendeten dhe Zoti Sali Bollati kryetar I Camerise per New Yorkun, ku vazhdimisht me fjalet e urta dhe te mencura ben thirrje qe shqiptaret te qendrojne te bashkuar pa dallim feje, per te miren e Atdheut tone te shumevuajtur.
Per Humanistin Steve Galegor te gjithe shqiptaret jane njelloj, kjo eshte dhe arsyeja qe ai ka lene mbresa te pashlyeshme tek shume shqiptare ne New York, duke I ndihmuar me ore e paore ne punet dhe hallet e tyre.
Komuniteti shqiptar I mbledhur ate dite, por dhe te tjere qe nuk kishin mundesi per te ardhur kishin vendosur t’I benin nje surprize Zotit Steve Galegor, duke e dekoruar ate me cmimin e mirenjohjes.
Keshtu ne emer te grupit organizues ne mes duartrokitjesh Zoti Qemal Zylo I dhuron cmimin e mirenjohjes me motivacionin:
Per nje pune te palodhshme ne ceshtjen shqiptare dhe ne ndihmen e pakursyer qe ju ka dhene emigranteve ne problemet e ndryshme…

I befasuar dhe teper I emocionuar nga kjo surprize ai falenderoi shqiptaret per kete nder qe po I benin dhe premtoi se kurre nuk do te ndalet per t’I ndihmuar ata kudo qe jane.
Pas kesaj Zoti Zylo ftoi vajzen e vogel Fatma Shehu per t’I dhuruar buqeten me lule Zonjes Mellanie Galegor, e cila ka qene nje perkrahese e madhe e shqiptareve, pra perhere ne krah te bashkeshortit.
Me shume emocion u prit nga pjesemarresit, kur Zoti Qemal Zylo I ngarkuar si program menaxher per gjuhet ne Institutin “Gjergj Kastriot Skanderbeg” lajmeroi se Vajza e Z.Steve, vogelushja amerikane, 10 vjecare do te rregjistrohet ne shkollen shqipe qe do te hapet me 17 Janar, 2007.
Pas dhenies se cmimit Shkrimtari i mirenjohur, Agim Bacelli foli me respekt dhe emocion per punen humane te Zotit Galegor dhe vleresoi lart figuren e tij.
Nder te tjera tha:

…Steve Galegor - Dy here Shqiponje

E krahasova vella Stefanin qe ne fillim me nje shqiponje dhe me duket se kam bere pak gabim, Stefani eshte dy here shqiponje; nje here si shqiponje amerikane sepse ka lindur si nje amerikan i vertete qe shperndan dashuri dhe miresi dhe nje here si shqipnonje shqiptare pasi ra ne dashuri te zjarrte me Vendin e Shqiponjave.
Ai, fluturimin final dhe me madheshtorin e ka bere nga foleja e tij, Amerika e lavdishme, atdheu yne i dyte, drejt e ne zemrat tona shqiptare ku do te rroje pergjithemone i rrethuar plot me respekt dhe dashuri.
Pastaj e mori fjalen Zoti Agim Demiri, nje intelektual I respektuar ku foli me shume respekt dhe simpati per figuren e Stivit.
Ai tha si korcar qe jam, Ku Stivi kaloi nje pjese te kohes atje, Korca kurre nuk do ta harroj punen e madhe dhe me vlere qe ka bere atje.
Kjo feste u filmua nga TV Albanian Culture, me producent Adem Belliu, dhe fotografime nga nje gazete e New Yorkut, ku ne fund u moren disa intervista nga pjesemarres te ndryshem, si nga Znj Rodiana Ismaili, Zoti Aleksander Lapaj, Znj.Shkendije Zylaj, Znj.Aida Lapaj, Znj.Vjollca Spahia, Znj.Lejla Xhania, Znj.Valentina Nikolla etj.

No comments: