Tuesday, February 27, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-TRINA GOJANI -POEZI

KUR TË MUNGOJNË MIQTË, DEHU

Natën e kalova në kafenen e humbur
duke mbajtur përpara një kaffe dhe cigaretet e mia
të cilat shuheshin me shpejt se kujtesa
mundohesha ta kujtoja të paktën një varg të Pablo Nerudes në poezinë e tij
kushtuar Matildes
apo ndoshta me këtë desha vetëm t’ia bëj të qartë vetes se kisha miq,
të cilët ishin përmendur në biografitë e të mëdhenjve…
mendoja për postierin e Nerudes; e përlava me një frymë, si një dashuri të
motivuar nga pasioni e cila më vonë kthehet në luftë për jetë a vdekje
sillja kokën andej- këndej duke ndjekur ritmin e këngës e cila shpesh mehumbte
pija duhan, vetëm e vetëm për ta arsyetuar mendimin tim
dhe imagjinoja miq përreth,gënjehesha…ata nuk ishin askund, isha vetëm unë
në kafenene e humbur
ku të gjithë të shikojnë habitshëm, vetëm pse ti nuk pushon se qeni ti
dhe për një moment mendojnë “çmenduria është afër tyre;
mund ta prekin medorë
si misterin e llahtarshëm joshës ”;të gjithë janë të çmendur në mënyrën e vet
identiteti im me shenja çmendurie
më mallkon para tyre
në kohën që joshem të vijoj në këtë rrugë të vetme shpëtimi;
porosita verë të kuqe
dhe injorova vashat e paprishura
dhe djemtë e bukur;vendosa që të dehem me miqtë e mi
të cilët nuk ishin askund;
isha vetëm edhe pse e rrethuar me njerëzisha vetëm, pa miq isha…

No comments: