Friday, February 08, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-KOZETA ZAVALANI-POEZI


Mamasë Anika



Atë natë prush me yje,

Vonoi ”Anek” lundrimin nga Pireu

Ndaj nuk sosa dot,

Ndonëse më penguan,

E s’bëra prapakthehu..!

Shpejtoni, ju lutem, u thashë,

Shpejtoni...!

Me sytë nga dera,

Ajo mua më pret.

Mërguar e malluar,

Në ishullin e lashtë me emrin

Kretë.

Ah, moj mama!

Nëpër vapë fillimgushti

me dhimbje ngarkuar,

çava udhën e Pindit

Si dikur mes drerëve kalonin veç komitë,

Të të lagia buzën,

Të të puthja sytë...!



Gjithmonë për ty malluar,

Mbetem,

O Nënë e bekuar!



Kur ndodhem shpirt trazuar

Si mes dallgësh në furtunë

Kurdoherë lyp një këshillë

prej teje, o nënë,

për të dalë tek bregu, a diku në anë

kthej kokën të kërkoj, e mërmëris me vete,

dale them padashur, të pyes njëherë mamanë..!



Trageti “Anek” do të vonohet te Pireu

Por, gjithmonë mua në liman më pret

Si amaneti i nënës sime të bekuar

Në anë të Mesdheut,

Atje larg përmbi Kretë...!

Dashurinë për njëri tjetrin

E kemi amanet!




Kozeta Zavalani

No comments: