Monday, April 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-Nga Merita Bajraktari McCormack-REFLEKTIME



Reflektime ne Javen e Shenjte-NGA MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK
EASTER 2006


Mrs.McCormack, Neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet??,-kjo ishte pyetja e tetevjecares Matseliso, ne vitin 1995 ,njembedhjete vjet me perpara, te Enjten e Shenjte, ne Maseru. Maseru eshte kryeqyteti i Lesothos, Mbreterise malore ne zemer te Republikes se Afrikes se Jugut. Per ata qe kane lexuar artikullin tim "Krishtlindje ne Afriken e Jugut" e kujtojne mjaft mire ndoshta reagimin tim ndaj festimeve ne ate vend. Nuk po i rikthehem reagimit tim aty ,por mbaj mend qe Matseliso, ishte nje vajze e bukur e tribuse Basotho(jane 11 tribu ne Afrikne e Jugut ). Ishte nje femije kaq e zgjuar dhe kaq e dashur. Une atehere porsa kisha lindur vajzen, femijen tone te pare dhe Semonkong, qyteza malore ku ne jetonim ne lesotho, ishte pa elektricitet pa telefon,pa asnje komoditet, njerezit jetonin ne kasolle balte. Ne te huajt-ose te bardhet-qe punonim ne ate kohe ne Lesotho dhe stacioni yne ishte Semonkong, ishim gjithesej nente persona dhe jetonim ne nje kompleks ndertuar nga qeveria gjermane dhe brenda shtepive tona, kishim te gjitha te mirat qe mund te kesh ne perendim,por mungonin mjetet informuese.Komunikimin e benim me radio. Kishim gjenerator per elektricitet dhe ujin e pijshem e pomponim nga lumi qe buronte disa metra mbi shtepite tona. Duket si perrallle tani qe e tregoj dhe vete nuk e besoj..TV nuk kishim degjonim radio me vale te shkurtra dhe BBC world service ishte burimi I gjithe informacionit.Ishte e mjaftueshme! Ishte nje aventure dy vjecare qe tani John dhe une e kujtojme me nostalgji. Maseru kishte elektricitet, kushte me te mira dhe TV si dhe transport publik e privat.Per dhjete dite nena e Matselisos, Mathabang, me ofroi ndihmen e saj, me tregonte si cdo nene, bijes se saj, si te kujdesesha per beben. Ajo kishte qene punonjese e Ministrise se Jashtme te Lesothos dhe kishte qene ne poste diplomatike te ndryshme ne Europe dhe USA, por ne ate periudhe ishte Drejtoreshe e nje Projekti me te cilin John kishte lidhje te ngushta.Kjo solli dhe njohjen tone. Mathabang kjo grua inteligjente dhe me pervoje ne profession dhe si nene e shoqe e mrekullueshme me mbajti ne shtepi per dy jave qe une te mesohesha me "motherhood"dhe vajza e saj Matseliso ishte sa kurjoze, po aq dhe kerkuese ne shkaqet e lekures bardhoshe te femijes tim. Shpesh thoshte pse jemi me ngjyra te ndryshme dhe si une dhe e Ema e saj i thoshim pavaresisht nga ngjyra ne jemi njelloj, e perbashketa jone eshte se ne jemi Njerez ,ne nje planet! U beme shoqe:) me zonjushen e vogel dhe shpesh bisedonim per shume gjera. Une shpesh e quaja "asistenten" time dhe Mateliso gezohej e qeshte e perkedhelej. Ajo shkonte ne shkollen Amerikane te Maserut dhe anglishten e kishte shume te mire.Te enjten e shenjte, te vitit 1995 Matseliso duke luajtur me kukllat e saj me pyeti ate pyetjen me lart. Ngrita kryet e pashe dhe e vura re se sa e pezmatuar ishte..Pse duhet te vdiste Jezusi- pyeste??. Por menjehere kujtoi qe te Dielen Krishti ringjallej...dhe ajo besonte Plotesisht ne kete fakt, fluturoi nga gezimi kur ia pohova dhe une, e rritura tek e cila ajo besonte...I pohova ate qe ajo tha dhe nuk bera komente.Ne ne Shqiperi deri ne ate dite qe une kisha jetuar une atje, Pashke, Krisht apo Ringjallje e kishim fjale te ndaluar, pale te diskutonim per te. C'ti thoja une vogelushes ta trembja? Zgodha t'I buzeqesh dhe serish duke e perkedhelur i thashe po e dashur te Dielen Krishti Ngjallet!"Happy Easter" -Gezuar Pashket-, tha ajo, jo iku e gezuar... Ajo Pashke kaloi dhe shume te tjera dhe me Matselison kishim kontakt te rregullt,uronim festat rregullisht.Here here flisnim ne telefon. Deri sa para pak kohe nena e saj me shkruar nje leter te dhimbshme..E dashur "Me"(Zonja, sic thuhet ne Sesotho, gjuha e tyre, ) Matseliso vdiq..dhe shpjegonte se 18 vjecarja e saj, mikja ime, vdes papritur nga nje semundje e menjehershme qe i morri jeten brenda dy ditesh.... Keqardhja eshte kaq e madhe..Jam e sigurt se dhimbja e familjes se saj s'ka per te ikur kurre. Ajo ka hapur nje plage te madhe por si ngushellim kam ate fytyren gazplote te Matselisos tete vjecare atehere,njembedhjete vjet te shkuara, qe ishte plotesisht e sigurt ne Ringjallje...dhe kjo me ngroh shpirtin dhe me mban shpresen gjalle.Shpresoj qe ajo eshte engjell mes engjejsh.Tashem ne presim te Enjten e shenjte per Pashket e sivjetshme.... Pas njembedhjete vjetesh une jam bere nene me tre femije dhe qe te tre me kane bere te njejten pyetje ne kete dite:. "Mami neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet"??Po ju them, dhe i ri-tregoj historine e Pashkeve ashtu si e di tashme t epltoe, pa cenime, pa kufizime, pa frike se me pergjon dikush,dhe shoh qe ne syte e tyre ka kuriozitet, ka keqardhje,ka shprese ka gezim dhe aspak frike dhe natyrisht ata nuk harrojne te shtojne se lepurushi i pashkeve do sjelle me gezimin e Ringjalljes se Krishtit dhurata me cokollata. Ate e presin me me shume gezim se cdo gje tjeter ne kete moshe per shume aresye. Por ajo qe me gezon eshte qe ne femijerine e tyre ka filluar te zere vend besimi ndaj Zotit, dhe kjo do jete themeli i te ardhmes se tyre...Nuk do vije nje kohe dhe do bejne pyetje pse jemi ketu, ku shkojme dhe te mos kene pergjigje. Cilado rruge qe te zgjidhet ne besimin fetar te tyre apo te femijeve tuaj,rendesi ka te fillohet me Zotin...atje eshte fillimi dhe fundi..Alfa dhe Omega....Perderisa sa trungu te jete i forte deget do mbahen gjithashtu.......Kjo me jep shprese dhe gezim. Aq me teper tani ne kete periudhe te shenjte per ata qe besojne ne Zot. Kjo periudhe e shenjte ringjallje, qe shpesh,per ilustrim krahasoghet me pranveren, me sythat qe celin, me jeten qe rifillon, le t esherbeje si nje ri-fillim per kedo. Eshte e rendesishem qe te lihet dimri pas dhe el ti gezohemi Pranveres, shpreses, jetes se re! Me kete rast uroj te gjitheve besimtareve Pashke te Gezuara, shprese, dashuri paqe dhe mbaresi. Me dashuri dhe shprese Merita Bajraktari-McCormack, BSc.,MBA
Jamesport, Long Island, NY

No comments: