Saturday, April 08, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI SJELL SHQIPTAREN QE U DIPLOMUA E PARA NE OKSFORD



SHKRUAR NGA ROZI THEOHARI,BOSTON,MASSACHUSETS SH.B.A

NE FOTO AUTORJA



SHQIPTARJA QE U DIPLOMUA SHKELQYESHEM NE EDINBURG DHE FITOI DOKTORATEN NE OKSFORD Nga Rozi Theohari Boston Kur po uleshim ngadale ne aeroportin Heathrow te Londres, ndajte gdhire, ne gjithe gjatesine e krahut te djathte te aeroplanit ureflektua nje ngjyre roze e ndritshme. Ishin rrezet e para te diellitte vaket vjeshtak, pas nje udhetimi te lodhshem neper naten e gjateatlantike. Pastaj cdo gje u mbulua nga mjegulla e dendur dhe nje shi iimet e i merzitshem na dha mireseardhjen ne token e anglo-saksoneve. Te vizitoni Londren, qytetin metropolit, i vjeter e i ri ne tenjejten kohe, te gjitha shqisat dhe truri juaj kthehen ne nje aparat temadh regjistrimi. Ju ecni tere emocion ne rruget ku ka shkelurShekspiri, Dikensi dhe Curcilli. Ju mahniteni qe nga stolite e kuroresmbreterore, tek ndertesat gotike e stilesh te tjera moderne, statujat,teatrot, muzeumet e medha etj. deri tek zhurma e rremuja e rrugeve tengushtuara nga rryma pa fund e makinave dhe e autobuzeve te kuqdykatesh. E kunderta ndodh kur hyn ne Oksford mbas nje udhetimi gadi dyoresh, me autobus nga Londra. Befasohesh nga nje qetesi qiellore e teduket sikur ke hipur ne makinen e kohes e ke shkuar dhjetera shekujprapa. Nje ndiesi te tille e pata qysh oret e para te mberritjes neOksford, per te vizituar familjen e vajzes sime aty. Qyteti mban vulene ndertesave te vjetra madheshtore te stilit gotik, te vendosura ne njerregullshmeri te ngurte gjeometrike duke krijuar imazhin e njeamfiteatri gjigand. Historia e qytetit te Oksfordit fillon ne vitin 700 me legjendene nje princeshe saksone e cila, per te shpetuar nga mbreti lakmiqar,erdhi e u fsheh ne nje pyll ku dhe ndertoi nje manastir. Nje komuniteti vogel filloi te rritet jashte dyerve te manastirit dhe qyteti filloite marre forme e gjalleri, me kishat, tregun, banjat, shetitoret dhemuret rrethuese qe jane ende edhe sot. Por ky qytet i vogel anglez u bei famshem qysh ne shekullin e dymbedhjete kur u ndertua universiteti ipare ne bote ne gjuhen anglisht. Gjate shekujve qe pasuan, deri nekohen e sotme, nuk rreshten se ndertuari kolegje e biblioteka, qendrakerkimore-shkencore e muzeume etj. nga me te degjuarat e me tekerkuarat ne bote. Sot numerohen rreth 39 kolegje qe i kane ndertuarmbreterit, bishopet e kishave dhe pasaniket. Ndertesat e stilit gotikquhen “ndertesa te arta” sepse jane ndertuar nga gure te skalisur teverdhe e te forte qe i rezistojne erozionit dhe kohes. Pothuajse tegjitha ndertesat ngrihen ne forme keshtjellash masive oktagonalesh,kupolash dhe kullash me bedena ose me maja te mprehta, siper te cilaveqendrojne, sikur enderrojne, kambana, sahate te rrumbullakte, zogjmetalike, shtiza e shigjeta fluturuese. Te gjitha keto mrekulli pata fatin t’i admiroj diteve te ngrohtate shtatorit duke ecur me veshtiresi rrugeve me kalldrem, e shoqeruarnga njerezit e mi. Dhendrri im gjerman, doktor i shkencave e studiuesne nje nga kolegjet e qytetit, gjate nje shetitjeje, me prezantoi medisa kolege e profesore, dy-tre prej tyre emra te degjuar ne gjitheboten. Sigurisht, ne keto situata, njeriu e ndien vehten pak ngushte,mundohet t’i zgjedhe e t’i mendoje mire fjalet…Dhe ja… tek afrohet eprezantohet ajo, e thjeshta, e mira, buzeqeshura, shkencetarjashqiptare Migena Bregu, e cila ma shton me teper hutimin, por dhegezimin. E perqafova si te ishim njohur prej kohesh, e mora menjane e ifola me ze te larte, “Cila qenka kjo bashkeatdhetarja ime qe i paskabuzeqeshur fati kaq shume?” K O R C A---Q Y T E T I I S A J Eshte Migena. Dhe, si nje korcare, s’ka si te mos jete e gjate,elegante, me nje fytyre terheqese, dy sy geshtenje te medhenj, tegjalle e te levizshem. Ndersa flet te treheqin vemendjen buzeqeshja qenuk i ndahet nga fytyra dhe anglishtja e saj me nje akcent teadmirueshem. Ecim me Migenen rrugeve te Oksfordit qe gelojne nga bicikletat,zerat dhe thirrjet e gezueshme te mijera studenteve ardhur nga gjithebota. Pyetjeve te mia te njepasnjeshme vajza korcare u pergjigjet memodesti ose ndonjehere nderron bisede duke me treguar ndonje kuriozitetnga qyteti enigmatik i kolegjeve. Ajo ndal hapat para nje dyqani tevjeter me mbishkrimin, “Dyqani i Lizes.” “Eshte fjala per, “Lizen neBoten e Cudirave” thote ajo. Autori i Lizes, Lewis Carroll, ka qenematematicien dhe tregtar i degjuar ne Oksford. Ngjarjet e libritzhvillohen rreth e rrotull Oksfordit. Ne kete dyqan Liza ka psonisur…” Ajo kujtoi dicka nga femijeria e saj. “Isha vajze e urte, thote,pak e mbyllur, por me nje deshire e kuriozitet per te mesuar. E mbajmend qe fillimin e shkolles e prita me emocion te madh; abetaren earitmetiken i mbaja tek koka e krevatit, jave perpara se te fillonteshkolla. Shkollen e fillova me nje etje per te mesuar cdo gje. Qe neklasen e pare isha e vendosur per te dale e para e klases, pasi doja temerrnja pjese ne “mbremjet e nxenesve te dalluar” te Korces, sepse atyjepeshin lodrat me te mira qe gjendeshin ne Shqiperi. Madje, menaivitetin e femijes, e mbaj mend se ndonese per tre vjet me rradhedola e para e klases, mesuesja nuk me propozoi per mbremjen e tedalluarve. E zhgenjyer, kur e pyeta mesuesen cila qe arsyeja, ajo m’upergjigj se prinderit e mi nuk ishin ‘punetore.’ Si femije 9-vjecar qeisha, u ktheva ne shtepi duke qare dhe e indinjuar u thashe prindervese ishte faji i tyre qe mua s’me dergonin ne mbremjet festive sepse atanuk ishin ‘punetore,’ pra…s’punonin sa duhet! Ky incident ishteperballimi im i pare me doktrinen proletare, kur per here te pare m’uspjeguan diferencat klasore.” Prinderit e Migenes jo vetem qe ishinintelektuale, Bahriu, babai, inxhinier topograf ne miniere dhe e ema,Valentina, inxhiniere pyjesh, por familja e tyre ishte perfshiretragjikisht ne vorbullen e luftes se klasave. Qysh prej atij momentiMigenes iu be e qarte se do t’i duhej te perpiqej te arrinte rezultatetme te larta akademike per te kompensuar mungesen e “biografise se mirepolitike.” Ne nje fare menyre ky u be dhe synimi i saj ne jete. Qysh ne shkollen fillore ajo mori pjese ne olimpiadat ematematikes e ne konkurset e letersise, qe organizoheshin nga Shtepia epionierit. Me fillimin e shkolles tetevjecare dhe studimin e anglishtessi gjuhe te dyte, Migenes iu hapen dyert e bibliotekave per leximin eletersise se huaj. Dalengadale filloi edhe ambicja per studimet jashteshtetit ne te ardhmen. Deshire qe i kishte rrenjet ne etjen e madhe tete rinjve shqiptare per te njohur boten e huaj, per te pasur ateeksperience qe ishte kthyer ne enderr, per shkak te mohimit. “Kurfillova shkollen e mesme, thote ajo, i vura vehtes si qellim qe tambaroja gjimnazin me ‘Medalje te arte’ pasi kisha mesuar se qeveriajepte bursa per studime jashte shtetit, per keta nxenes. Gjate katerviteve te gjimnazit studiova me kembengulje jo vetem per marrjen enotave dhjeta ne te gjitha lendet, por edhe per pjesemarrjen neolimpiadat e rrethit, te kimise e biologjise, pasi nje nga kriteret emarrjes se medaljes se arit ishte dhe fitimi i nje cmimi kombetar neolimpiadat. Isha me fat qe ne gjimnazin ‘Raqi Qirinxhi’ ne Korce,kishim disa pedagoge te cilet ishin te predispozuar per te krijuarkurse te avancuara jashte klase, per te inkurajuar nxenesit qe kishininteres per te ecur me perpara se programet ne tekstet shkollore. Mendihmen cilesore qe mora nga mesuesit arrita qe, ne vitin 1993, tefitoja Olimpiaden Kombetare te Biologjise, si dhe ‘Medalje ari,’ qejepej nga Ministria e Arsimit.” Mbas gezimit dhe festimit ne familje te plotesimit te endrres sesaj, pasoi zhgenjimi, kur Migena mesoi se qeveria shqiptare nuk jeptebursa per jashte shtetit. E vetmja mundesi ishin disa bursa nga qeveriaegjiptiane per te studiuar ne nje Universitet Fetar, dicka qes’perputhej me aspiratat qe vajza i kishte vene vetes. Atehere ajo ekuptoi e u bind se duhej te perpiqej vete per te fituar te drejten estudimit jashte. Ajo filloi Fakultetin Juridik ne Tirane e nderkoheperpiqej te merrte informacion per studimet universitare ne Britani,deshire qe e kish per arsye te lidhjes me gjuhen e letersine angleze. Fatmiresisht per ate kohe, me revolucionin demokratik, sapokishin filluar te hynin informacioni, shtypi dhe gazetat e huaja.Migenes i ra ne dore nje broshure me informacion per studimet neEuropen Perendimore dhe filloi t’iu shkruaje institucioneve direkt, perte kerkuar me shume informacion. Ketu filloi dhe maratona nje vjecare eaplikimit per ne univerisitetet britanike. Nuk ishte e lehte;veshtiresia qendronte se korrespondenca duhej bere permes letrave,interneti as qe njihej ne Shqiperi, dhe informacioni ishte shume ikufizuar. “Kur me erdhen rezultatet e pranimit nga tri universitetebritanike, thote ajo, me te vertete, me dukej e pabesueshme. ZgjodhaUniversitetin Heriot-Watt ne Edinburg per degen Mikrobiologji. Kishalexuar per kryeqytetin e Skocise qe ishte shume i bukur prandaj nukhezitova te zgjidhja Edinburgun. Zgjodha mikrobilogjine si degen qe dote me jepte mundesine per te eksploruar zhvillimet e fundit ne shkencatbiologjike.” E D I N B U R G U Pranimi ne kete universitet ishte vetem hapi i pare irealizimit te endrres se Migenes, mbasi egzistonte veshtiresia esigurimit te burimeve financiare. Britania, nga vendet e EuropesPerendimore, ka taksat me te shtrenjta universitare. Migena filloikontaktimin me fondacionet shqiptare kryesisht fondacionin Soros neTirane, si dhe me fondacione te tjera ne Britani. Fillimi nuk qe shumepremtues, thote ajo, dhe i dukej se per mungese fondesh do ta humbistekete shans. Gjithsesi me grantet e fondacioneve si dhe me ndihmenfinanciare te familjes, ajo arriti te mbuloje financimin per vitin epare. “Synimi im ishte sa te filloja universitetin, thote ajo. Por mevone i kisha vene qellim vetes qe te arrija rezultate te lartaakademike e t’i kerkoja universitetit ndonje burse nderi.” Por pasgjithe ketyre perpjekjeve, pengesa e fundit ishte marrja e vizes. Pershkak te procedurave te tejzgjatura per dhenien e vizave per shtetasitshqiptare, ajo arriti ne Edinburg ne tetor te vitit 1994, tri jave mevonese nga dita e fillimit te simestrit. “Mberritja ne Edinburg ishte sa mbreselenes aq dhe e veshtire,thote Migena. Per here te pare me duhej te perballoja gjithckavete.Veshtiresia qendronte ne dy nivele. Se pari, studentet e tjerekishin krijuar miqesite dhe per mua ishte e veshtire te depertoja nerrethet e ngushta studentore. Se dyti, duke humbur pothuaj tri javeleksione kalimi i provimeve ishte jo aq i lehte. Tri dite mbasarritjes, pata nje takim me koordinuesin e kursit. Ai, duke diturprejardhjen time nga Shqiperia dhe fillimin me vonese te universitetit,ne menyre te sjellshme me paralajmeroi se s’duhej te merzitesha neqofte se ngelesha ne provimet e simestrit te pare, pasi kisha tedrejten e perseritjes. I jam pergjigjur atij me ngulm, ‘Une s’kamngelur ne asnje provim deri tani dhe nuk mendoj pse duhet te fillojtani.’ Qe nga kjo bisede Migena premtoi me vete se do te dilte sa memire ne provime e t’u tregonte pedagogeve atje, se, ne kundershtim ngaparagjykimet, shkolla shqiptare i kishte dhene asaj formim te kenaqshemshkencor si dhe ambicien per konkurence e arritje te larta. Fillimisht ajo vajti me kasetofon per te regjistruar gjitheleksionin dhe te kishte mundesi ta riperpunonte gjate studimit te sajprivat. Fatmiresisht ne provimet e vitit te pare Migena doli nga teparat e kursit. Pedagoget ishin aq te impresionuar dhe e ndihmuan mereferenca te shkelqyera per aplikimet qe ajo bente per burse. Ne fundte vitit te pare ajo takoi zevendes principialin e universitetit,Dr.Brown, te cilit i kerkoi anullimin e taksave universitere.Mbeshtetur ne rezultatet e saj akademike si dhe ne veshtiresitefinanciare, Keshilli i Larte i Universitetit miratoi anullimin etaksave qe ishin 8,000 pounds (14,000 $). Ky ishte lehtesim i madh pasitani ajo e kishte me te lehte pagesen per koston e perditshme tejeteses. Si ka studiuar Migena gjate ketyre kater viteve teuniversitetit, perpjekjet, kembengulja dhe disiplina e hekurt nearritjen e suksesit, e tregojne provimet e saj perfundimtare, ku arritite marre diplome te klasit te pare. Gjithashtu ajo doli jo vetemstudentja a pare ne kursin e Mikrobiologjise por edhe studentja e parene gjithe Fakultetin e Shkencave Biologjike. Per kete arsye mori dhe dycmimet me te larta te nderit dhene nga Heriot-Watt University. PorMigena eshte modeste e s’tregon me shume. Duhet t’ia nxjerresh fjaletsi me dare. Kur u ktheva ne Amerike e u telefonova prinderve te saj qebanojne ne Dallas, ata me treguan dicka per vajzen e tyre. Migenakishte ardhur nga Edinburgu me pushime verore prane familjes dhe njekorrespondent i Radio Korces erdhi ne shtepi e mori ne interviste.Pergjigjet e saj ishin aq te shkurtera e te thjeshta, sa, korcaret qe edine mire c’jane universitetet britanike, kur e degjuan emisionin eradios, nuk u kenaqen. MIGENA NE BOTEN E OKSFORDIT Vajza e Korces fitoi nga Universiteti Heriot-Watt medaljen,“Watt-Club Medal”—Medalja e argjendit dhene studentit me rezultatet mete larta ne Fakultetin e Biologjise dhe “Loise-Fletcher MemorialPrize”, cmim i dhene per studentin me rezultatet me te larta ne kursine Mikrobiologjise. Ishin keto cmime qe e ndihmuan Migenen te fitoje te drejten perte vazhduar doktoraten ne Universitetin e Oksfordit, nje enderr eobjektiv qe ajo ia kish vene vehtes prej kohesh. Pranimi ne Oksfordishte per te nje gezim i vecante pasi ajo e kishte admiruar Oksfordinsi nje nga qendrat ku kishin hedhur rrenje arsimi dhe kulturaeuropiane. “Te behesha pjese e ketij komuniteti, thote ajo, ku te kishamundesi te prezantoja potencialin intelektual shqiptar, ishte njeemocion dhe mision i vecante.” Oksfordi dhe Kembrixhi jane dy Universitetet qe jane ndertuar, eakoma funksionojne, mbi bazen e kolegjeve. Kolegjet filluan simanastire, me nje organizim te pavarur arsimor e kulturor peraristokracine britanike. Permes shekujve, kolegjet e Oksfordit u shtuane u zgjeruan duke u bere qendra elitare kulturore ne Europe. SotUniversiteti i Oksfordit funksionon mbi bazen e kolegjeve dhefakulteteve qe se bashku koordinojne mesimdhenien dhe kerkiminshkencor. Ne pese dekadat e fundit Oksfordi ka shtuar fushat estudimeve kerkimore-shkencore duke forcuar e duke i dhene drejtim te rirolit tradicional te te mesuarit. Tradita dhe cilesia akademike jane bazat e Universitetit teOksfordit. Gjate historise Oksfordi ka nxjerre burra e gra te adhuruarnga cdo sfere e veprimtarise njerezore, te cilet kane studiuar ose kanedhene mesim ne Universitet. Midis tyre permenden kater mbreter, 46fitues te cmimit Nobel, 25 kryeministra, 18 kardinale etj. Migena doktoraten ne Oksford e kreu ne departamentin e Biokimisene lidhje me Brasenose College. Brasenose College eshte themeluar nevitin 1509 dhe frekuentohej kryesisht nga femijet e pasanikeve. Nderakademiket e njohur te kolegjit permendet nobelisti e shkrimtariWilliam Golding. Gjithashtu ne kete kolegj kane studiuar stergjyshi iXhorxh Washingtonit, presidentit te pare te Amerikes, si dhe gjyshi iJohn Adams, presidentit te dyte te Amerikes. Per doktoraten Migena u financua nga Wellcome Trust si dhe fitoiOverseas Student Awards. Eshte interesante te theksohet se fillimishtne Universitetin e Oksfordit nuk pranoheshin femrat, megjithse qytetiishte themeluar nga nje femer. Grate u pranuan per here te pare neOksford ne vitin 1878 por ato nuk kishin te drejte te diplomoheshin. NeBrasenose College femra e pare eshte diplomuar ne vitin 1974 dhe kjodate koincidon me vitin kur eshte lindur Migena. “Kerkimin shkencor, thote Migena, e kreva ne laboratorin eprofesor David Sherratt, geneticist i njohur qe ka studiuar rekombinimgjenetik te A D N ne bakteria. Studimi im ishte fokusuar ne mekanizmatmolekulare qe kontrollojne rekombinimet gjenetike ne bakterien E.Coli.Mbas tre viteve rezultatet e kerkimit tim shkencor i botuam ne nje ngarevistat me prestigjoze ne fushen e biologjise molekulare. ( The EMBOJournal, Vol.21 No 14.) Pas mbrojtjes me sukses te doktorates ajo fitoi titullin “Doktor ishkencave,” ne korrik 2002. Mbresat e dorezimit te titullit “Doktor,”ate dite, i pershkruan Bahriu, babai i Migenes: “Bashke me gruan, thoteai, ishim te ftuar ne ndertesen e teatrit te Oksfordit, ku zhvillohejceremonia. Ne ishim ulur ne sallen e madhe tok me prinderit e tjerekryelarte e krenare angleze, por edhe nga vendet e tjera te botes.Pervec emocionit, ishte kenaqesia me e madhe qe kam ndier ndonjehere nejete. C’fat i madh qe ndodhesha aty, ku me kishte sjelle vajza ime…” Por Migena ishte me pak e emocionuar. E mesuar me keto llojfestimesh ajo e kishte mendjen me shume per planet e se ardhmes. Parasaj tani ishin hapur perspektivat dhe rruget e pa fund te shkences.“Gjate doktorates, thote ajo, me lindi deshira qe te merresha jo vetemme kerkimin shkencor ne nivelin akademik. Doja qe te eksploroja dhe sesi zbulimet dhe perparimet shkencore kane efekt mbi zhvillimin eshoqerise se sotme. Per kete arsye vendosa qe, pas doktorates, te bejanje ‘internship’ per komisionin europian ne Europe, ne departamentinper shendetesine dhe te drejtat e konsumatorit. Duke shpresuar qe seshpejti Shqiperia do te bashkohet me komunitetin europian, kjo mundesim’u duk ideale per te luajtur ne nje fare menyre rolin e ambasadoritjozyrtar. Fillova punen ne Bruksel ku kontaktova me komisionin qeorganizonte raportin mbi asocacionin e Shqiperise me Europen. Gjatediskutimit qe pata me ta u perpoqa te theksoja nevojen per te analizuarsituaten ne Shqiperi me spekter te plote e jo me gjykim te njeanshem.Pavaresisht nga situatat e ndera politiko-ekonimike, Shqiperia kapotencial njerezor e natyror qe mund t’i sjelle kontribut komunitetiteuropian. Imazhit shqiptar qe perfaqesohet nga politikanet e tanishem imungon disi serioziteti dhe pjekuria qe gjendet midis intelektualevedhe komunitetit te moderuar shqiptar.” Mbas mbarimit te internshipit ne Bruksel, Migena u kthye per tevazhduar ne Universitetin e Oksfordit si punonjese akademike shkencorene Departamentin e biokimise. Kerkimin e tanishem shkencor ajo e ka nevazhdim me te thelluar te arritjeve shkencore te doktorates, per tezgjeruar kuptimin mbi rregullimin qelizor te rekombinimeve gjenetike. “URA E PSHERETIMAVE”------BRIDGE OF SIGHS Me Migenen vizituam disa nga kolegjet me te vjetra te qytetit.Mjedisi ku qemdrojne madherisht ndertesat e kolegjeve qe formojnezemren e Universitetit, sot konsiderohet si grupi me i dalluar, fin, indertesave ne Europe. Me tej kalojme ne “Uren e psheretimave,” nje uree vjeter ne hyrje te rruges se Universitetit. Ura eshte ndertuar mbinje hark guresh mbi rruge, dhe lidh dy ndertesa balle per balle. Eshtevazhdim i tradites qe studentet e diplomuar parakalojne nen kete ure,ekuivalent i nje lloj harku triumfi, te duartrokitur nga banoret eqytetit te cilet qendrojne ne te dy anet e saj. Nen kete ure kaparakaluar edhe Migena, midis vargut te gjate te te diplomuarve, veshurme pelerinen karakteristike te zeze dhe me kapelen e zeze ne formelibri. Emertimi “Ura e psheretimave” nuk e ka kuptimin romantik tevuajtjes se te dashuruarve, por eshte simbol i fatit dramatik testudenteve qe mbeteshin ne provime e i thoshin “lamtumire” Oksfordit.Ata hipnin mbi kete ure e derdhnin lote me psheretima. E pyes Migenen: “Ke deshire te kalosh edhe njehere tjeter nenure?” Me pamjen serioze te fytyres ajo ma ktheu: “Do te isha e lumtursikur te shihja te parakalonin aty edhe studente te tjere shqiptare.Permua, suksesi i studenteve shqiptare ne nivelet me te larta akademikedhe kulturore shfaq ate potencial te admirueshem njerezor qe kemi ne sikomb. Potencial qe ne nje fare menyre duhet te jete burim frymezimi,vetbesimi e nderi, por qe ne te njeten kohe duhet te shihet sipergjegjesi. Pergjegjesi per te nxitur etjen e te rinjve shqiptare perte studiuar. Pergjegjesi per te inkurajuar intelektualet shqiptare tezhvillojne karrierat profesionale ne Shqiperi e per ta pasqyruarpasurine e potencialin e kombit tone ne bote. Eshte tragjike te shoheshlargimin ne mase te intelektualeve shqiptare. Eshte tragjike qe perbrezat e rinj s’ka asnje stimulim moral ose financiar.” Migena tregon se si ne shtetet e tjera me veshtiresi financiaresi Brazili, Argjentina, Bullgaria, Rumania, pavaresisht nga krizatfinanciare, qeveria e institucionet, jane te angazhuar ne perkrahjen enivelit arsimor e shkencor.Vetem si shembull, per ne Oksford, qeveria eBrazilit financon cdo vit disa bursa per studentet, me kusht qe membarimin e studimeve, te kthehen ne Brazil e te kontribuojne nezhvillimin e vendit per nje periudhe minimale prej pese vjetesh. Njeangazhim i tille deri tani s’eshte marre nga qeveria shqiptare. A nukdo te ishte ky nje stimulim qe do te rizgjonte etjen e te rinjveshqiptare per te studiuar? A nuk do te isht me mire sikur diasporashqiptare e institucionet private te hiqnin dore nga financimet ekonkurseve te bukurise dhe te fillonin te investonin e te perkrahninfinanciarisht konkurset e olimpiadat shkencore e kulturore? Ne keminevoje per shkencetare, artiste e inxhiniere per te ndertuar vendin nestandartet qe kerkon koha dhe shoqeria moderne, thote ajo. Sipas Migenes, perse historia e kultura shqiptare ne boten e huaj,ne shumicen e rasteve prezantohet nga analistet e huaj. Ka ardhur koha,thote ajo, qe ne si shtet te investojme ne studimet tona historike ekulturore. Ne duhet t’i paraqesim botes bagazhin tone historik ekulturor permes studiuesve shqiptare. Ne kete aspekt bashkepunimet meinstitucionet e huaja kane avantazhe te disaanshme. Se pari,studiuesvetane u krijohet mundesia te kryejne pune cilesore dhe te publikojne nebotime te njohura nderkombetare, gje qe do te rrise njohurite mbiShqiperine ne nivelin nderkombetar dhe do te nxise interesin e tehuajve mbi ceshtjet shqiptare. Se dyti, do te ndihmoje studiuesitshqiptare te sjellin mentalitetin shqiptar e boteror ne linja teperbashketa. Dicka qe do te ishte shume e dobishme ne shkencat politikee diplomatike sepse per momentin, Shqiperia vuan ndieshem nga njemosperputhje e gjuhes politike shqiptare me ate europiane. Universitetii Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit duhet te fillojneprojekte konkrete per studime historike, antropologjike e politike teceshtjeve delikate per Shqiperine, duke ofruar mundesi studimi ebashkepunimi me universitetet e huaja qe kane eksperience ne keto fusha. “Le te mos e leme potencialin shqiptar te jape fryte vetem neboten e huaj. Le te perkrahim etjen per dituri qe ka qene e mbetet njevirtyt i shqiptarit. Shembujt e mire i kemi, le ta perdorim kete siinkurajim per te ardhmen.” Ky ishte dhe mesazhi i fundit iintelektuales se shquar shqiptare. …Kur u largova nga qyteti ndjeva se Oksfordi s’ka nevoje perstinen e embel te pranveres sepse ate ia krijojne studentet ne tegjitha stinet. Jane vete shkollaret qe i japin gjalleri, energji ebukuri ambientit. Nje nga keto lule eshte dhe Migena jone. ROZI THEOHARI

No comments: