Saturday, April 29, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-NGA RAIMONDA MOISIU-DONALD RUMSFELD

Shkruar nga Raimonda Moisiu
e-mail moisiu8@aol.com
web: http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/

Zera te vjeter e te rinj po ndihen ne politiken amerikane ,ne Pentagon & Shtepine e Bardhe,ku kerkojne doreheqjen e Donald Rumsfeld.-----Cfare i detyroi nje grup gjeneralesh te liruar dhe ne pension,por akoma aktive ne politiken amerikane te kerkojne "koken',e Donald Rumsfeld?---Lufte pas lufte-----dheee,si po reagon Rumsfeld.

Eshte nje konseguence e stermadhe dhe e stermundimshme ,per nje demokraci,me nje ushtri nga me te fuqishmet ne bote.Balanca midis civilit dhe ushtarakut eshte e pasigurte.Mund te marrim si shembull ,Abraham Lincoln,qe duke i nxjerre ne lirim ,gjeneralet e tij ,derisa gjeti nje ,qe ishte i perkushtuar e i vetedijshem per te luftuar.Por,realiteti modern eshte krejt i ndryshem.Natyrshem,nuk duhet harruar qe Franklin Ruzvelt,hodhi poshte ,rekomandimin e shefit te shtabit te ushtrise -te te urtit ,Gjeneral,Xhorxh C.Marshall,per te pushtuar Europen ,me 1942,e cila ju doli nje fiasko.Harri Truman ,ishte gjeresisht i pergojosur,per zgjuaresine e tij,ne perzgjedhjen e gjeneraleve,duke thirrur nen arme ,nje nga me te miret --Douglas A.Mcarthur,i cili deshironte te shtrinte luften ne Kore ,duke sulmuar edhe Kinen .Tjetri Lindon Xhonson,i cili qendroi nje nate te tere e te vetme, duke veshtruar bombardimet ne Vietnam.Ne vitin 1997,nje tjeter gjeneral,Hugh Shelton ,atehere Shef Armate,u paraqiti dicka shume te rendesishme ,per te lexuar si: "Dezertimi i detyres",nje studim klasik,rreth gjeneraleve te epokes Vitenam,duke i akuzuar ata si te deshtuar ne perkrahjen dhe marredheniet e tyre me lideret civile.Ne nje menyre a ne nje tjeter,ata nuk e kuptuan mesazhin.Para ,invazionit te Irakut,trupat e ushtrise amerikane,dhe gjeneralet ,nuk diskutuan ,se cfare do te benin pas luftes,kur ajo te fitohej,sipas pretendimit .Rumsfeld ishte i perfshire ne planin e sulmit ,por nuk parashikonte konseguencat qe mund te vinin pas saj,te njellojshme apo te nje natyre tjeter.Rumsfeld kerkonte nje nderhyrje te shpejte,per tu mbeshtetutr qe te operonte me perkushtueshmeri dhe perpikmeri----per t'i deshmuar Sadam Huseinit ,se ishte mjerisht i pamjaftueshem per te marre,persiper nje detyre te veshtire ,tejet te mundimshme per sigurine dhe rindertimin e Irakut. Vetem tani vone,gjeneralet e liruar dhe pensioniste ,dalin ne skene ,shfaqin pakenaqesi duke kerkuar me force qe Rumsfeld te jape doreheqjen Revolta e gjeneraleve pensioniste ka krijuar nje telash konsiderabel,ne Pentagon dhe ne Shtepine e Bardhe.Presidenti Bush u ndje ne siklet,javen qe kaloi,,kur deklaroi dhe shprehu -gjithe perkrahjen e tij,per Sekretarin e Mbrojtjes,Donald Rumsfeld..Tani per tani ,Bush,as qe ka ndermend ta heqe ,Rumsfeld-in,"Ai e pelqen ate"-shprehet dikush shume prane Presidentit,i cili do te ruaje anonimitetin.Bush ,nuk eshte i verber .Ai e di qe Rumsfeld ,qendron me njeren kembe aty.Une personalisht nuk shoh ndonje evidence ne marredheniet e tyre .Ata takohen e bisedojne shpesh .Rumsfeld i ka ofruar dy here doreheqjen Bush-it ,por Bush i ka kundershtuar ato.-vazhdon anonimi.Nje nga gjeneralet me te vjeter ,i cili po shkruan nje liber ,duke e quajtur Sekretarin e Mbrojtjes,Donald Rumsfeld nje njeri "i paafte,si nga ana strategjike ,taktike dhe vepruese".Por kritikat e tyre ,ju ngjajne atyre si"dallendyshet e para ne lufte ,rreth asaj se "kush e humb Irakun"-shprehet kolonel ,Douglas Mcgregor,ne librin e tij me titull"Duke thyer falangat",i influencuar dhe frymezuar nga sulmi i befasishem ne Bagdat.Po,-"Rumsfeld duhet te largohet,te ike "-shprehet Mcgregor,Gjithashtu edhe shume gjenerale te tjere pas tij ,duhet te largohen.Ata jane pergjegjes per ate cfare Ata & Rumsfeld ,gatuan.Rumsfeld eshte nje personazh negativ,per nje liber 'Kobra 2"Duke hyre ne hollesi,qe nga momenti i invazionit dhe pushtimit te Irakut ,Rumsfeld eshte treguar nje kundershtar i merzitshem ,ngacmues.Por shumica e gjeneraleve,vune ne pikepyetje strategjine e sulmit me sa me pak trupa qe te jete e mundur..Ne kundershtim me ate cfare thuhet per luften se u kurdis nga nje komplot neokonservativ,Rumsfeld per veten e tij paraqitet indiferent ,ne drejtim te ideollogjise,qe thellesisht ai ishte i dyshimte ,rret nocionit se :"Amerika do te sjelle demokracine ne Irak."Ai u fokusua si nje mendjeshkurter ,ne transformimin e ushtrise ne Irak, ne menyre te ngadalesuar.Rumsfeld shperfilli :"Ndertimin e kombit",dhe i ekzaltuar u shpreh se irakienet duhet te rindertojne vendin e tyre.Por ,pikerisht,ne te njejten kohe ,mbas invazionit te Irakut me urdher te Keshilltarit amerikan per Irakun,Paul Bremer,shperndahet ushtria irakene dhe lirohen nga detyra shume punonjes te sherbimit civil,duke ikur nga syte kembet dhe duke lene Irakun ne kaos dhe ne nje revolte ne rritje.Nje nga akuzat e shumta por e fuqishme erdhi nga nje Gjeneral Leitnant,Gregory Newbold,i cili ka qene gjithashu ,shef i hartimit te veprimeve ,kur planifikohej invazioni i Irakut.Newbold deklaron---Tani me vjen keq qe nuk sfidova ATA,te cilet ishin te detyruar te invadonin nje vend ,veprimet e te cileve ishin periferike ,por te nje kercenimi te vertete ---si Al Qaeda .Faktikisht nuk eshte detyra e nje oficeri pauniforme ,te sfidoje vendimin e Presidentit ,per pushtimin e Irakut Ky eshte nje gjykim politik.Varet nga Presidenti dhe Kongresi ,te vendosin se ku duhet te luftojme Detyra e ushtrise eshte te fitoje luften.Pergjegjesia e vertete per Irakun,sigurisht lidhet me Presidentin ,Bush,zv/presidentin Dick Cheney dhe Rumsfeld Gjithashtu edhe Colin Powell u kritikua qe nuk veproi me shume per te ngadalesuar nderhyrjen e Bush-it ne Irak.Gjithashtu gjenerale te ndryshem nuk treguan asnje lloj shqetesimi dhe nuk folen kur ishte momenti ,por tani qe dolen ne pension ,shperthejne.Por dicka eshte e rendesishme ne edukaten ushtarake ,dhe qe duhet vleresuar se shumica e gjeneraleve dhe ushtareve nuk i kryqezojne udheheqesit e tyre civile.Personazhi Rumsfeld dhe stili i menaxhimit te tij jane shume te sofistikuara .Ai vazhdimisht flet dhe pyet me ironi,te sheh drejt ne sy,qe mund te merret si nje kercenim.Rumsfeld njihet si nje njeri qe kujdeset vetem per njeren ane te medaljes ,ku i intereson atij,Disa ushtarake shprehen se kur ju mendoni te vendosni e te bisedoni me te ,se pari duhet te mendoheni mire ,te pregatiteni mire ,te dini se cfare do te thoni ,ne te kundert ,ju jeni automatikisht te pushuar.Por keshtu funksionon ,dhe Rumsfeld del i suksesshem.Rumsfeld konfrontoi gjeneralet ,duke ju thene gazetareve se"nuk sheh ndonje gabim te marresh opinionet e njerezve te ndryshem,ne rastin konkret ,te gjeneraleve ----ne duhet t'i mirepresim ato.Eshte historike.!"Rumsfeld shprehet se ai shqetesohet vetem se i gjithe koncepti i kontrollit civil eshte i kthyer per "koken e tij",nga revolta e gjeneraleve.Ne koncept dhe institucionalisht,qe "gerhitja ",e nje grusht gjeneralesh ne lirim e pension,te mund te detyrojne se kush do te udheheqe Departamentin e Mbrojtjes--Ne nje demokraci ,nuk funksionojne keshtu problemet ---shprehet Rumsfeld.Praktikisht,ky lloj rebelimi i siguron zgjatjen e vendit te punes Rumsfeld-it.Asnje Presidenti nuk i imponohet nga nje grup njerezish e aq me teper nga nje grup gjeneralesh te liruar dhe pensioniste ,per te hequr Sekretarin e Mbrojtjes ,Rumsfeld,.Sigurisht,dihet qe duke mbrojtur Rumsfeld ,Presidenti po ecen ne "nje zone me mina",sepse shpejt do te perballet me reagimin e demokrateve qe do t'i thone :"Shikoni ,Bush po mbron nje te paafte".Dhe Rumsfeld vete,nuk eshte nga ata qe e dorezojne shpaten me nje te rene,Atij i pelqen ta ngacmojne si nje "Matinee Idol".Ai do beje 'doreheqje",vetem kur te dale ne pension,i cili eshte prane te 73 vjeteve.Keshilltaret e tij nuk presin qe ai te dorehiqet ne ndonje kohe te aferme.Vete Rumsfeld shprehet ne menyre mekanike se ai nuk ben ;DIPLOMACI..Rumsfeld akoma eshte ne kerkim te ndryshimit,duke u perpjekur te ndryshoje ndonje institucion qe i tundohet ndryshimit.Ai eshte mese i igurte qe ne nje te ardhme jo te vonuar ai do te ndeshet me te tjera kerkesa nga ushtarake te vjeter ,por ai i shikon keto se nje tullumbace e shfryre.Pergatiti :Raimonda Moisiu.Hartford CT USA.

if ((parent != null) && (parent.ProcessCommand != null))
parent.ProcessCommand('bodyLoaded', true);

No comments: