Thursday, April 27, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-TEUTA SHABANI TOWLER KOMENTON LIBRIN "TOTAL HORROR" TE AUTORIT XH.SADRIU



NGA TEUTA SHABANI TOWLER
SH.B.A

Romani "Total Horror" i autorit Xhemaj Sadriut është njëmend horror.Ky ka qenë romani i pare aq i tmerrshëm që kam lexuar ndonjëherë.Romani është i pasur me përshkrimet e detaje të vendeve, dukjeve tëdjajve dhe veprimet e tyre. Është për t'u çmuar ndërtimi dhezhvillimi i personazheve, sidomos i atij të Adrian Durashametit –Formë Hallka dhe të Shartek Djallit - Formë Thika. Kreativiteti dheimagjinata e autorit në këtë roman është e kombinuar në mënyrën mëprofesionale artistike që mund të ketë shkruar ndonjë autor i riShqiptar por edhe i huaj.Ngjarja fillon me Adrianin i cili fillon të sheh djaj derisa shkonteme gjyshen e tij në një restorant tek Liqeni i Sovablenit. Adrianikishte përjetuar një tmerr kohë më parë në po atë rrethinë kur edashura e tij Arta është vrarë dhe ngrënë nga djajtë. Adriani fillontë mbrohej nga djajtë por në fillim nuk dinte dobësitë e tyre. Mëvonë zbulon dobësitë e tyre dhe fillon të pajiset me atë lloj arme.(nuk do ta përmend llojin e armës të cilën djajtë ia kanë tmerrinpër kuriozitet të lexuesve të tjerë). Adriani fillon të luftonkundër djajve për të shpëtuar vetveten, njerëzit e tij të dashur esidomos nënën, motrën Friden dhe dajën e tij Patrikun. Adrianipërveç që ballafaqohet me djaj, ai ballafaqohet edhe me njerëzitpërreth sepse mendojnë se është i çmendur. Për fat të keq, edhenjerëz të tjerë arrijnë të jen pikë sulmi për djajtë gjë qëgradualisht fillojnë të besojnë teorisë së Adrianit.Romani është shumë tërheqës sepse vazhdimisht ka aksione e luftimenë mes të djajve dhe Adrianit, e më vonë edhe të disa luftëtarëkundër djajve nga Afrika siç ishte Banguri dhe më në fund Buba.Fundi për mua ka qenë zhgënjyes. Nuk ka pasur sqarim se çfarë u bëme Shartek Djallin – Formë Thika që ishte iniciator për ta vrarëAdrianin? Mandej çfarë kishte ndodhur me Formë Shigjetën, a kishtevdekur përgjithmonë? etj.Romani përfundon pa sqaruar edhe çështje të tjera, por unë shpresojqë autori i ka lënë këto zbrazëti me qëllim për të shkruar romanine dytë si vazhdimësi i të parit. Shpresoj se veç është duke eshkruar dhe të botohet së shpejti, këtë duhet ta merr si obligimndaj lexuesve të tij për të sqaruar gjërat nga romani i parë.Ky roman ka mundësi të xhirohet në një film që mendoj se do të delshumë i suksesshëm dhe shpresoj se autori të gjen producent të huajqë do ta xhironin.Iu rekomandoj të gjithë atyre lexuesve që iu pëlqejnë gjërat eimagjinuara dhe larg realitetit që ta lexojnë sepse ia vlen koha qëdo ta kaloni me këtë roman. Për ata që jetojnë jashtë atdheut këtëlibër mund ta porositni përmes internetit në web faqenwww.libri24.com/

No comments: