Tuesday, May 09, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-DITA E TE DASHURUARVE-NGA SHTEGTARE KOSOVA-EUROPE





DITA E TE DASHURUARVE



NGA SHTEGTARE KOSOVA, EUROPE

Gjithe diten u enda si e humbur, pa prekur gje me dore, madje edhe kafen e perditshme, harrova ta ziej, duke pritur qe ai te me thoshte: “Sonte do dalim bashke dikund”. Madje krijova pershtypjen se atij as qe i kujtohej çfare dite ishte, çfare domethenie kishte. Njeri i cuditshem eshte, por mu per kete edhe e dua. Ne mengjes e pashe kalimthi, me uroi “miremengjes” me nje te puthur qe mu duk me teper obliguese dhe kaq. Kur e pyeta se çfare do bente me vone, ma ktheu me ate te buzeqeshjen e tij te gjere qe e ben aq terheqes: “Per me vone shohim e bejme” dhe vazhdoi rrugen pa me dhene fije shprese se i kujtohej qe ishte dita e Shen Valentinit, dite ne te cilen edhe ishim takuar tash e ca vite me pare dhe qe te shumten e rasteve ia kujtoja une, ngaqe datave ai kurre nuk u jep rendesi,.Ne fillim kjo gje me cudiste, se ma harronte edhe ditelindjen, por kur e njoha ma mire, kuptova qe ketu, ai eshte i papermiresueshem.
Nuk me punohej dhe mendova ta therras nje here ne telefon, t’ia sillja ashtu, rreth e rrotull edhe pse e dija se sot, ngado te shkosh e ngado te sillesh, reklamat e shumta ta kujtojne me te madhe se eshte dita e te dashuruarve. E thirra, po hmm, zoteria e kishte te mbyllur. I lashe nje mesazh: “Jam une shpirt, te thirra vetem te ta degjoj zerin”. Sa e mbylla u pendova per mesazhin e lene. Fillova ta mundoj veten se mos jam une fajtore per ftohtesine e tij, se behesha shpesh kokemushke, dhe ndoshta, pikerisht sot, ishte lodhur nga une.
Mos ka tjeterkend dhe eshte me te tashti, qe e mban mbyllur telefonin? Apo ndoshta i eshte harxhuar bateria, mos nuk ka vale, apo ka ndonje mbledhje te rendesishme ku nuk mund ta le hapur? Keto mendime me torturuan tere paraditen, por me kot, se nuk ndreqa gje me to.
Dikur u pajtova me shpenzimin e baterive, edhe me mbledhjet e mundshme dhe thirra nje shoqen time qe ne pushimin e drekes, te pinim nga nje kafe se bashku ne qytet. Era eshte shoqja ime me e mire. Me tha se do te vinte menjehere,. Per te caktuar vendin nuk e kemi te veshtire, gjithmone gjendet nje vend i qete per te biseduar, ne kafeterine perballe shtepise se pleqve. Me Eren njihemi qe nga koha e studimeve, nje kohe te gjate e humbem pa i ruajtur kontaktet me njera-tjetren, por heren e fundit qe u ktheva ne vendlindje e gjeta bllokun tim te shenimeve bashke me adresat dhe numrat telefonike…
Eh, si ka qene puna… Para luftes se fundit, (se nuk na u ndane luftrat kurre), i pata mbledhur te gjitha fotografite, letrat, shenimet dhe disa gjera tjera qe nuk mund te zevendesohen dhe i pata futur ne nje grope, nen rrenjet e qershise se madhe. I mbeshtolla mire, i futa ne nje senduk te hekurt si tip ushtarak, te cilin e mbulova me nje najlon, qe ti mbronte nga shirat, edhe pse ne ate vend te pjerret nuk kishte rrezik te mblidhej uje, po une e bera timen. Me te perfunduar lufta, u ktheva. Fshati im me duket vendi me i bukur ne bote, sepse aty e gjej rehatine e shpirtit. Jo shume i madh, nga te dy anet rrethuar me kodra e male, ne mes te fshatit rrjedh nje lume i vogel e pergjate lumit shtrihen fusha te gjera. Me tutje jane varret dhe xhamia, e cila ne vete mban historira e historira. Po ti le keto. Kur u ktheva ne fshat pas luftes, se pari shkova te varri i nenes sime, fola me te dhe ia vura ca lule te pranveres qe i keputa aty ne fushe.
Nena ime ndjese paste, ka qene grua shume fisnike, nje mikpritese qe nuk ia gjeje dot shoqen. Edhe sot njerezit e kujtojne bujarine e saj, por mbi te gjitha neve femijeve, na ka rritur me nje dashuri dhe perkujdesje te pakursyer. Fola e fola e lotet nuk me ndaleshin dhe m’u kujtua qe diten e varrimit te saj kam qene si e mpire, rrija afer arkivolit dhe nuk me dilte asnje lot. Madje edhe kur e leshuan ne toke, nuk qaja, vetem shikoja dhe ne ato çaste asgje nuk mund te mendoja. Eh, sa e dhimbshme, mos te te prese kush ne shtepine prinderore, te gjithe jemi bere shtegtare, te cilet vetem vera na bashkon!
U ngjita tek shtepia. Askush! Cdo gje e djegur. Mureve te nxira u vinte ere e rende. Ndenja aty tere diten duke shikuar se mos ka mbetur diçka dhe pastaj shkova e nxora thesarin tim qe ishte mu ashtu sic e kisha futur. E falenderova qershine e madhe qe m’i kishte ruajtur kujtimet e mia. Ajo qershi qe me kishte bere hije kur isha e vogel edhe pse, me thene te drejten, shpesh ia kepusnim deget e saj pameshire. Keshtu e pata gjetur numrin e Eres. Por kur e thirra, nena e saj me tha se Era eshte martuar dhe tani jeton ne perendim. Me dha numrin e saj dhe sa u ktheva, e mora ne telefon. Per cudi jetonim ne te njejtin shtet, por jo dhe aq afer. Keshtu e therrisnim shpesh njera-tjetren, i qanim hallet, se njeriu ka nevoje qe t’i flase hapur nje njeriu te besueshem. Me vone i shoqi i saj kishte gjetur nje pune ne qytetin ku jetoj, keshtu qe ka nje vit qe shihemi ose flasim perdite.
Era kishte arritur para meje dhe me priste, si gjithmone elegante, por ate dite m’u duk edhe me e bukur. Morem nga nje kafe dhe fillova t’ia tregoj hallin tim, qe atij nuk i kujtohej qe sot ishte dita e te dashuruarve, qe gjithe diten nuk mundem ta marr ne telefon dhe pa i fshehur fare ia thashe tere merakun tim, madje edhe ate, se mos kishte ndonje tjeter. Era duke me njohur qe moti, se s’ mundem te mbaj gje ne bark dhe ia them menjehere, filloi te qeshte me te madhe, sa disa njerez perreth kthyen koken nga ne.

- Eh, moj e uruar! Mos u merakos! Ai me siguri do kete ndonje arsye, ose deshiron qe te ta beje me interesante... - tha Era dhe kafshoi buzen me dhembe, sikur te donte te perbinte fjalen e fundit , ç’ka ma shtoi edhe me teper kureshtjen.

- Cka me interesante fol, mos din dicka dhe ma mban te fshehur? - i thashe pa mundur t’i bej balle mosdurimit,.

-Jo, moj Dita, ku te shkon mendja. Po si te them…ndoshta ai don te te beje pak xheloze - tha ajo duke dalur nga situata.

- Xheloze? Po pse, sot e gjeti te me beje xheloze, ne diten e Shen Valentinit? - i thashe duke e bere Eren te qeshte edhe me. Per nje cast u pendova qe e kisha e thirrur te dilte. Pastaj ajo duke me rene kraheve, me tha:
- Pse mos i ke pergatitur diçka te veçante, he?

- Po ti, a i ke blere ndonje dhurate tet shoqi? – e pyeta une duke i anashkaluar pergjigjes.
Era si gazmore qe eshte, ma ktheu:
- Po ku gjen ai dhurate ma te mire se mua, moj! Vazhdoi te qeshte dhe keshtu u ndame duke me siguruar edhe nje here se nuk kam aresye te merakosem.

Ne shtepi u ktheva aty nga ora gjashte e mbremjes, pa mundur asnjehere te ve kontakt me te madje i lashe edhe nja njezet mesazhe te njepasnjeshme. Se ashtu e kam une, deri sa ta gjej, nuk i ndahem.

Sa hapa deren, nga tingujt e muzikes, kuptova qe ishte kthyer dhe nuk kishte njeri tjeter pervec tij. Nuk dija a te filloj me fjale te renda, apo te degjoja se pari arsyen e te mos flisja fare, kjo e fundit asnjehere nuk me ecte, sepse po nuk fola, dicka me han ne bark.

Por nuk arrita te them gje sepse ai me priti krahehapur, duke me pyetur si e kalova diten dhe ne vend te debatit, me zgjati nje buqete me lule shume te bukura dhe nje dhurate te vogel me nje paketim elegant, me nje fjongo te bukur.

- Shpirt, gezuar pervjetorin e dashurise sone! - me tha me nje embelsi qe e njihja e qe me bente te shkrihem. E hapa ngadale dhe o perendi, ç’te shoh? Nje unaze fejese me nje gur te çmueshem te gjelbert, qe me hutoi te teren. Nuk dija çfare te thoja, iu hodha ne qafe dhe nuk e leshoja, ndersa ai me pushtoi te teren dhe me tha se kjo ka qene deshira e tij e kahmotshme, nese edhe une deshiroja. Nuk kishte nevoje ti jap pergjigje, syte e mij tregonin cdo gje.
Nuk vonoi shume dhe erdhen Era me burrin e saj, si dhe disa shoke e shoqe tjera, te cilet e kishin ditur qe me pare kete te fshehte dhe nuk me kishin treguar. Era duke me uruar me tha :
- Ndonjehere duhet te kesh durim ne jete se nuk i dihet çfare te sjell.
Pastaj dolem ne nje lokal ku defryem deri ne oret e mengjesit. Kjo ishte befasia me e kendshme qe e kam perjetuar dhe nuk do ta harroj kurre.




Recital i pambaruar


Ishte vjeshte e vone, por mbante mot i mire. Oren e fundit e kishte ndare te bente programin e festes se madhe kombetare nga e cila e ndanin vetem ca jave. Duke hapur deren e klases ju be sikur degjoi nje ze, u kthye mbrapa por nuk pa gje. Derisa mendonte se mos i kishin bere veshet, verejti nje hije te zgjatur qe u largua andej. Hem, beri me vete, dhe u ndal te mendonte se ku i kishte ndodhur e njejta gje, iu kujtua vera e fundit.?...Veren e fundit kishte shkuar ne nje pushimore sheruese, qe ta pushonte pak kemben te cilen e kishte plagosur gjate luftes. Nje dite, teksa ishte i shtrire dhe po lexonte nje liber, kujdestarja e pushimores i tha se dikush kishte pyetur per te, por nuk la ndonje porosi, tha ajo duke pare formen pyetese te fytyres se tij. Ne pushimore te gjithe e respektonin si te rinjte ashtu edhe me te moshuarit, me secilin kishte se cfare te fliste.Posa e lexonte shtypin e dites i afroheshin e ai ja u shpjegonte ,e shpesh per me te vjetrit pa pertese edhe lexonte dicka. Posa kujdestarja u largua ai u ngrit qe te shikonte se kush kishte pyetur per te, por ai pa vetem nje hije qe largohej pa u kthyer mbrapa.Oh e njejta, tha me vete duke u shkundur nga kujtimet e veres se kaluar.Hyri ne klase.Ne fytyrat e nxenesve lexoi pritjen dhe u kerkoi te falur per vonesen.
-Tani po afrohet festa e madhe dhe ne do te pergatisim nje recital dhe disa pika te tjera.-Po une mesues cfare poezie te recitoj ? Ju drejtua Dorina nxenese e klases se gjashte e cila dallohej ne recitime ku kishte marr edhe disa shperblime te ndryshme.
-Si thua moj Dorina, ti ta recitosh nje poezi qe e kam shkruar une !?Me gjithe deshire, po kujt ia ke kushtuar ate poezi ? E pyeti ajo kureshtare. Ai hapi fletoren dhe lexoj nje strof me shume emocione.
-Kete poezi ja kam kushtuar lirise dhe trimave tane qe derdhen gjakun qe ne sot te thithim lirshem ajrin e fresket te vendit tone! tha ai dhe nderkohe e plotesoj duke i thene se pjesen tjeter do t'ja sillte te nesermen.Rreshtave te gjate te nxeneseve me kurora lulesh ne duar e me sy te perlotur u dukej se u printe mesuesi, sikur shkonin ne ndonje shetitje shkollore, apo kur beheshin rreshte qe te hynin ne klase. Por ky perfytyrim u iku, kur kater burrat qe mbanin kufomen e mesuesit e leshuan ngadale ne toke, qe ti thonin lamtumiren e fundit. Te gjithe i ngulen syte ne Dorinen e cila i ishte afruar kufomes se mesuesit dhe me ze te pervajtur i tha : Te gjithe te kemi pritur sot ne shkolle mesuesi yne i dashur, recitali na mbeti pa perfunduar! Po vjershen time qe me premtove nuk ma solle? Jo nuk te lane, Ti na thoje se tani jemi te lire, po ty kush te vrau?? Kush na e la recitalin pa mbaruar?... Te gjithe u preken nga fjalet e Dorines dhe iu bashkuan asaj si ne kor ne strofen e vjershes qe Ai e kishte lene dje ne klase.Dorina shkoj ne dhomen e mesueseve te shihte se kush e kerkonte, kur para saj qendronte nje burre i moshuar. Burri i moshuar pa i thene gje, i zgjati asaj nje cope leter qe e shtrengonte me duar e tij qe i dridheshin. Dorina e shikoj gjate dhe ne syte e tij te perlotur, ajo pa mesuesin sikur i thoshte : Ja vjersha qe te premtova, lexoje dhe tregoju, qe nuk kane mundur te me vrasin.

No comments: