Wednesday, June 21, 2006

Bota e gruas Shqiptare-FLUTRA MALO-POEZI


POEZI NGA FLUTRA MALO , ITALI

Do të ruaj.........

Do të ruaj në shpirt.....
Ëndrrën e shumë viteve te shkuara (katër viteve)
Do e mbaj të shtrenjtë
Si ruaj dashurinë për ty
Për të udhëtuar në dimensione të reja
Ku jam e sigurtë që do të takoj
E përsëri do jetosh në ëndrrën time....
Në mes të shkëputjeve të kohes...
Në atë kohë të largët
Ndjeva sublimen për ty…
Si gjënë më të bukur që përjetoja…
Se në atë histori
Thureshe diçka që merrnim pjesë une dhe ti…
Ku në mes të fantazisë erotike e shpirtërore,
Ngeli fanar në vazhdën.... e rrugës së gjatë
Të të ardhmes së bukur që më pret…..

19.06.06

No comments: