Monday, June 19, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-PERKUJTIMI I NOLIT NE BOSTON

FAN NOLI PAS 100 VJETESH ZBRITI SI SHENJTNE KATEDRALEN SHQIPTARE TE BOSTONIT

Nga ROZI THEOHARI

Boston

Sot, me daten 06.06.06 "nje dite perkujtuese" kur po shtyp nekompjuter kete shkrim, perfytyroj 100 vjet me pare si sot, me daten 6qershor 1906, ne Boston, shtypjen e numrit te pare te gazetes "Kombi", botuar nga Sotir Peci, e para gazete shqiptare botuar ne SHBA.Perfytyroj 100 vjet me pare Fan Nolin e posaardhur ne Amerike dukeshtypur gazeten "Kombi" tok me Sotir Pecin ne shtypshkronjen e vjeterme pedaline ne qilarin e ftohte e te lagesht, ne rrugen Hadson, 100.Ardhja e Fan Nolit ne Amerike me 1906 eshte nje moment i rendesishemhistorik qe shenoi fillimet e bashkesise etnike te emigranteveshqiptare ne fillim te shekullit te kaluar. Dalja e gazetave te para“Kombi” e me vone “Dielli” si dhe aktiviteti i “Vatres” dhe ishoqerivee organizatave te tjera patriotike qe permblidhnin dhe ndergjegjesoninshqiptaret kurbetlinj, u realizuan me perpjekjet e Fan Nolit dhebashkepunetoreve te tij Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif eVasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, Petro Nini Luarasi, KostandinDemo e shume te tjere. Noli luajti rolin vendimtar te propagandistit teideve te Rilindjes dhe te drejtuesit te levizjes patriotike shqiptarete diaspores e te atdheut. Noli publicist, poet, orator, perkthyes italentuar, prift-predikues i rralle dhe lider energjik ibashkatdhetareve, kur e pa atdheun ne rrezik e metaforizoi ate me“nenen”. Ai dha alarmin e shkroi vargjet-apel me te cilat ngriti peshezemrat e mergimtareve: “ Mbahu neno, mos kij frike/ Se ke djemte neAmerike…/” Data 3 qershor 1917 u caktua si “Dita e shpetimit teShqiperise.”Dekada me vone, ne fillim te shekullit te ri, pikerisht, niperit embesat e ketyre “djemve” si dhe ardhesit e rinj shqiptaro-amerikane,nje dite me pas, me 4 qershor 2006, organizuan perkujtimoren e100-vjetorit te ardhjes se Fan Nolit ne Shtetet e Bashkuara teAmerikes, ne Katedralen e Shen Gjergjit ne South Boston. Ne kete ditesolemne ishte i ftuar nga Shqiperia profesor Nasho Jorgaqi per te marrepjese ne perkujtimoren si edhe me rastin e promovimit te librit te tijvoluminoz “Jeta e Fan S. Nolit”.I perndershmi At Liolin, nje nga hierarket me te dalluar teOrtodoksise sone kombetare duke aktivizuar nje grup bashkepunetoresharriti te realizonte nje ceremoni dinjitoze. Mesha peshkopale per nderte 100-vjetorit te ardhjes se Fan Nolit ne Amerike u drejtua ngaHiresia e Tij Peshkopi Nikon, pasardhes i Nolit ne hiearkine e kishes.Mesha perkujtimore filloi ne oren 10 te mengjezit, diten e diel, me 4qershor 2006, me nje pjesemarrje te besimtareve, miqve e te ftuarve ngaMassachusettsi dhe vise te tjera te Amerikes. Flamuri shqiptar eamerikan ishin vendosur ne te dy anet e altarit, rrethuar e stolisur mebuketa te medha trendafilash te bardhe e lule shqerra. Peshkopi Nikonme veshjen festive, pelerinen dhe mitren prej kadifeje te bardhevezulluese, bashke me predikimin e tij te ngrohte perhapte bardhesi epaqe ne atmosferen e kishes shqiptare te Shen Gjergjit.Me te djathte te altarit anetaret e korit te kishes veshur me rrobetkarakteristike ne ngjyren kuqezi dhe kendimin e himneve ne gjuhenshqipe krijonin nje sfond kombetar per portretin e Fan Nolit vendosurperpara altarit mbi nje tavoline te vogel. Portreti i Nolit me mjekrenkarakteristike dhe syte e tij shpues e kerkues ne perjetesi ishtevendosur ne fushen e kuqe te flamurit. Korniza ishte mbeshtetur mekujdes mbi nje qilim te vogel shqiptar ku mbizoteronin ngjyrat kuq ezi, punuar me motive te shembelltyres se shqiponjes dykrereshe.Portreti ishte i rrethuar me nje hark prej qirinjsh te arte, qe ijepnin pamjen e nje shenjtori.Ligjerimi nga Imzot Peshkop Nikon:[ Episkop i Bostonit, i Nju-Inglandit dhe i KryepeshkopatesOrtdokse Shqiptare neAmerike ]" Imzot Noli me dha kurajo qe nga mosha ime e njome te vazhdojstudimet dhe te hyj ne sherbim te Zotit, ne Kishen Orthodokse Shqiptarete Amerikes. Kur arrita moshen e duhur Imzot Noli me beri dhjak tekishes sone ne qytetin e Nju Jorkut - atje ku u linda dhe u rrita dukesherbyer edhe ne radhet e para fetare. Me vone, kalova nje vere memesimdhenie nga Imzot Noli, ketu ne Boston, qe edhe sot e kujtoj memallengjim si nje rast pikekthese te jetes sime. Shembulli i tij sisimbol per gjithe shqiptaret ne diasporen tone - pa dallim feje - kaqene dhe do te jete i vazhdueshem. Mblidhemi sot te gjithe ketu,perpara altarit ku sherbeu Noli si klerik i larte dhe prane podiumit kupredikoi Imzot Noli per me shume se gjashte dekada me radhe."Ligjerimi nga At Artur Liolin[ Kancelar i Peshkopates Ortodokse Shqiptare me qender neKatedralin e Shen Gjergjit ne Boston ]" Emri i Fan Stilian Nolit eshte i lavderuar per jete te jeteve!Jemi kryelarte qe sot kremtojme 100-vjetorin e ardhjes se Imzot Nolitne SHBA, ne vecanti ne Boston, qytetin historik te emigracionitshqiptar ne Ameriken e Veriut. Ardhja e Imzot Nolit ketu ne SHBA ishtefatlumturi per te ndihmuar Rilindjen Shqiptare ne atdhe ne fillim teshekullit te 20-te. Por, ne te njejten kohe Noli gjeti ketu nje ambientte lirshem per te plotesuar potencialin e tij, te cilin ai kerkonte tatransmetonte nder bashkatdhetaret e tij ne memedhe e kudo ne bote.Duke perkujtuar emrin e Imzot Nolit i shprehim mirenjohjenprofesor Nasho Jorgaqit, qe ka shkruar e botuar jeten e Nolit toneperfshire ne dy vellime me titull “Jeta e Fan S. Nolit”. Prezenca eprofesorit sot na jep rast te vecante te promovojme librin e tij e t’ishfaqim mirenjohjen. Eshte nje permbledhje e te gjitha botimeve temeparshme te profesorit per Nolin tone duke permbledhur jetenpersonale, shkrimet, te dhenat arkivore dhe veprat noliane ne fushat endryshme letrare, aresimore, shkencore, politike, muzikore dhe sidomosfetare. E dime, per shembull, qe Noli punoi gjate dy javeve iperqendruar e duke menduar se si ta perkthente vetem kete varg tefamshem te Shekspirit : “Te rrosh a te mos rrosh, kjo eshte ceshtja.”Ne ceremonine e sotme te perkujtimores kemi pjesemarres te brezavete ndryshem te diaspores. Kemi ne mes tone pjesetare te brezit tevjeter ardhur ne shekullin e 20-te, pjesetare te brezit te dyte e tetrete, lindur ketu ne SHBA me prejardhje ametare, si dhe emigrantet erinj ardhur kato vitet e fundit bashke me familjet e tyre. Ne fund tesherbeses kishtare do te degjojme recitimet e femijeve te shkolles seGjuhes dhe Trashegimise Shqipe te Bostonit. Nje djalenjembedhjetevjecar, Nikola Romano do te prezantoje kontributin e tij“Une jam Fan Noli”. Nje vajze, Alisa Toshka do te na gezoje me muzikeduke luajtur me flaut, instrument qe Fan Noli ne kohe shqetesimesh eperdorte ne zyren e tij te Kryeministrise ne Tirane. Alisa Toshka eshtebije e Robert Toshkes, te parit shqiptaro-amerikan te emeruar gjykatesne Amerike. Femijet e shkolles shqipe te Bostonit do te recitojnepoezite e Nolit dhe do te lexojne pjese nga biografia e tij ne moshen efemijerise.Falenderojme gjithe pjesemarresit per ardhjen e tyre ne keteperkujtim.”Gjate sherbimit te meshes ne te dy anet e altarit dy djem te rinjmbanin ne duar nga dy qirinj te medhenj te ndezur, te lidhur me fjongokuqezi. Mes besimtareve dhe te ftuarve ne fronat e kishes dallohej njerrjesht me djem te rinj veshur te gjithe me bluza te kuqe. Familjaretkishin sjelle me vete femije te posa lindur ose mosha me te rritura pert’u bekuar nga dora e peshkopit Nikon, predikimi i te cilit here herebashkohej me te qarat e foshnjave..Aroma e tymi i qirinjve, kandilevedhe temjanit, lutjet e besimtareve qe mbushnin sallen, veshtrimetbekuese te ikonave dhe pikturave murale te pikturuara nga ikonografiashqiptare zonja Thomaidha Zengo, te mbeshtillnin ne nje vello miresiee prehjeje. Pernjehere mendja me shkonte tek mesha e pare qe dha FanNoli ne kishen e pare shqiptare me 1908, qe s’ishte nje kishe, vecsenje salle e improvizuar me nje altar te thjeshte, por qe kishte njerendesi historike mbasi te gjitha troparet u dhane ne shqip.PAS MESHESAt Liolini jo vetem prift predikues por edhe organizues iceremonive ne rolin e oratorit e drejtuesit te programit, me aftesitee tij e ka kthyer kishen jo vetem ne nje tempull besimtaresh por nenje organizate kulturore te shqiptaro-amerikaneve, pavaresisht ngabesimi fetar apo trevat nga kane ardhur. Pas mbarimit te sherbeseskishtare At Liolini ftoi femijet e shkolles shqipe te Bostonit, tecilet recituan me radhe vjersha te Nolit, pa c’ka se disa prej tyre eflisnin shqipen te perzier me akcentin anglisht. Nje surprize: paraaltarit del Nikola Romano nje djale i vogel me floke te zeza, mbi kokene te cilit qendronte mitra e peshkop Nolit e improvizuar prej letre mengjyre te arte dhe nje pelerine po ne ngjyre te arte mbeshtillte trupine tij. Djali lexoi ne anglisht pjese nga biografia e Nolit “Une jamFan Noli”. Shembellimi i djaloshit Fan Stilian Noli nga nje djale ivogel i diaspores simbolizon perjetesimin e figures se tij. Vajza AlisaToshka luajti nje melodi ne flaut, nje instrument i preferuar nga FanNoli. Mbresa la recitimi i poezise “Anes Lumenjve” interpretuar memjeshteri nga aktori Jul Nenshati, i cili i mbertheu emocionalishtdegjuesit. Ato fjale te gdhendura ne kujtesen tone i degjojme edhe njehere duke sjelle nder mend mijera e mijera recitime te bera ne dekadanga nxenes e studente, dhe mijera recitime te tjera qe do te behen nedekadat e ardhshme nga nxenes e studente te tjere, te cilet nuk kanelindur akoma.Programin e mbylli nje vajze e vogel me recitimin : “Gjuhen shqipeme pare thoni / Para se anglisht te mesoni / Eshte nder, eshte lavdi, /Per shqiptarin kurbetli…/ “ Keto vargje te thjeshta te sjellin ndermend ate c’ka u ka thene Noli dikur shqiptaro-amerikaneve: “ Mosharroni se vetem deget keni ketu ne Amerike, rrenjet i keni neShqiperi!”Kur mbaruan recitimet ne salle u shpernda melodia e kenges “Aneslumenjve” e kenduar nga Parashqevi Simaku e cila kohe me pare dha njekoncert ne Boston. Takova ato minuta Albana Orgocken, nje ngadrejtueset e MAAS, ndihej e entuziazmuar per punen e madhe qe kishinbere mesuesit e shkolles shqipe dhe vazhdonte te falenderonte AtLiolinin qe pranoi ne programin e festes edhe femijet e shkolles seGjuhes dhe Trashegimise Shqiptare. “Te gjithe femijet na bene shumekrenare! Sa bukur e flisnin gjuhen tone shqipe!” tha ajo.Pas sherbeses kishtare besimtaret e miqte u ftuan nga At Liolini nekafeterine e kishes ne nje pritje-bufe . Aty njohem me mire teftuarit, Stefan Kochin, kryetari i Keshillit KombetarShqiptaro-Amerikan, Albana Orgocken e Maks Kozmo bashkekryetare teMAAS, publicistin e degjuar Van Christo me bashkeshorten, publicistine botuesin Gjeke Gjolekaj, ish zv. rektoren e Universitetit te TiranesRolanda Dhimitri, intelektualet Sejfi Protopapa, Ksenofon Dilo,Aristotel Mici, Adem Saliu e te tjere, perfaqesues te shoqates seshqiptareve kosovare te Bostonit si dhe miq e te ftuar ngaMassachusettsi, Nju Jorku, Nju -Hemshri , Conektikat. Dhe vec tetjereve, profesor Nasho Jorgaqi, i ftuar i nderit i kesaj ceremonie.Eshte terheqes takimi dhe biseda me zonjen e moshuar Esta Peters,te cilen sa here e takoj ne kishe nuk e leshon nga goja Fan Nolin, ajoka nje kujtese te mahnitshme. Si me e moshuara znj. Peters i ftoimysafiret te pinin nje kafe “per shpirt” te Nolit. Me filxhanin e kafesne dore ajo me tha : “Fan Noli ishte njeri i mencme, i mesuar e idashur me te gjithe. E kishme kaq te mire dhe e deshme kaq shume!”Prane saj, Polikron Trebicka, aktivist e organizator i sherbesavekishtare me tha: “Dite e bukur, qe po rijetojme ngjarje te kohes seNolit. E ne te njejten kohe kam kenaqesine te takohem me ish pedagoguntim te fakultetit prof. Nasho Jorgaqin e t’i uroj suksese per librin etij voluminoz.”Ceremonia e firmosjes se librave nga vete autori, prof. NashoJorgaqi ishte nje pike tjeter e programit. Ne sallen e pritjes sekishes se Shen Gjergjit ruhet tavolina dhe karrikja ku ulej Fan Noliper te shkruar. Profesor Jorgaqi vuri autografin ne librat e tij ne poate tavoline e kjo do te mbetet nje kujtim i bukur per gjithesecilinnga ne qe patem rastin te ndodhemi aty. Iu afrova profesor Jorgaqit,ish pedagogut tim te letersise, tashme i thinjur , por me tiparetfisnike te pandryshueshme te fytyres se tij. Mbeshteta bllokun eshenimeve mbi tavolinen e Fan Nolit dhe shkrova pershtypjet eprofesorit: “Eshte dite e shenuar per mua,-tha ai i emocionuar,- sepseketu, ne kete kishe e nisa rrugen time te gjate per te shkruarbiografine e Nolit dhe po e perfundoj po ketu, me nenshkrimet e librit.Eshte cast i shume pritur promovimi i librit tim mes vellezerveshqiptare te Amerikes, qe me dhane mundesine e ndihmen per shkruarjen efaqeve te ketij libri, duke shprehur dashurine e tyre per Nolin e madh.”PROMOVIMI I LIBRIT “JETA E FAN S. NOLIT”Promovimi i librit u zhvillua ne sallen e madhe te kishes nendrejtimin gjithnje te At Liolinit. Nga podiumi i konferencave ai efilloi me humorin e tij: “Kur u hap kisha e pare shqiptare ne Boston epyeten At Nolin, “Urate, si do te bejme tani, si do te ulemi ne kishe,vec burrat vec grate?” – “Jo!, -u pergjegj Fan Noli,- do te ulemi tegjithe bashke!””At Liolini vijoi me fjalimin e tij mbi vleresimin e librit tebiografise se Nolit duke adresuar fjale mirenjohjeje ne drejtim teprof. Jorgaqit.Z.Stefan Kochi mbajti referatin me karakter historik “Imigrantetshqiptare ne SHBA” ku ai permendi veshtiresite dhe rruget e hapura peremigrantet e ardhur rishtas si dhe kontributin e shqiptareve te sotemne Amerike. Gjithashtu ai vleresoi e pergezoi studentet shqiptare teshkollave te mesme e te kolegjeve per sukseset e arritjet ne graduime,duke shkruar per ta media amerikane, duke u bere krenaria e komunitetitshqiptaro-amerikan. Z.Stefan theksoi se ne Universitetin e Harvardit,ku dikur Fan Noli u diplomua me titullin “Bachelor of Arts” sotvazhdojne me sukses studimet shume studente shqiptare. Z.Stefan dhavleresimet e tij per librin biografik te Nolit dhe pergezoi profesorJorgaqin per suksesin e arritur.As.prof. Thanas Gjika ne referatin e tij ”Vepra “Jeta e Fan S.Nolit” dhe rendesia e saj”, nder te tjera tha: “Prej kohesh ndihejnevoja e hartimit te nje biografie te plote per jeten dhe bemat e ketijkolosi te kultures e te atdhetarizmit shqiptar. Shume studiues uangazhuan ne Shqiperi, Kosove e diaspore, per te dhene kontributin evyer per ndricimin e aspekteve te ndryshme te vepres se tij, por askushnuk guxoi t’i futej punes per te hartuar nje biografi teresore teNolit. Ky personalitet i shumanshem me krijimtari te gjere e me nivelete larta, kerkonte qe biografi i tij te kishte njohuri te thella nefushat kryesore ku ai shkelqeu.” Prof. Gjika shpjegon se studiuesi dheshkrimtari Nasho Jorgaqi, ndonese nuk ishte historian i mirefillte,ndonese nuk e njihte teologjine e krishtere dhe anglishten, iu futpunes dhe mbas mese njezet vjet perpjekjesh arriti te na japekryevepren e tij, kete veper madheshtore per jeten e veprimtarine eNolit…Keshtu mund te themi se Noli pati fatin e mire qe te studiohej ete trajtohej prej nje biografi qe ishte njeheresh studiues dheshkrimtar i afte e i guximshem. Prof. Gjika thekson aftesine e autoritper pershkrimin me mjeshteri te shume prej ambienteve ku kane ndodhurngjarjet, riprodhimin e fragmenteve nga dokumentat, fjalimet, letrat ebisedat e shumta te cilat e lene lexuesin te arrije ne konkluzioneperkatese, pa ia imponuar mendimin e vet si studiues. Po ashtu,renditja kronologjike e fakteve te shumta e ndihmon lexuesin te kuptojese, ne marredheniet me individe, grupe shoqerore e parti politike, Nolika pasur gjithnje parasysh vlerat e tyre lidhur me ceshtjen kombetare,me pavaresine, demokratizimin dhe perparimin e Shqiperise…Sipas prof.Gjikes, Noli jepet me figuren e nje kleriku te krishter, te ngjashem mekleriket e Rilindjes Evropiane. Por Noli jepet edhe si ka qene, njeri imadh, por jo i pagabueshem. Vecse ai dinte te largohej nga gabimet oseqendrimet jo te drejta qe kishte mbajtur me pare. Permendet ketutrajtimi objektiv qe autori i ka bere marredhenieve te Nolit me AhmetZogun, me ballistet dhe me udheheqjen komuniste te Tiranes. Ne vitin1959 Noli shkroi testamentin e vet ku nuk shenoi se donte te varrosejne Shqiperi. Mbas kesaj ai e quajti qeverine shqiptare “qeveria edjemve te veshtire te Tiranes.”As.prof. Thanas Gjika perfundon : “Leximi i ketij libri jo vetemte shton respektin dhe dashurine per Fan Nolin, por te rrit ndjenjen edetyres per t’u bere sa me i vlefshem per atdheun, per komunitetin…pert’u bere njeri i moralshem me sjellje njerezore larg politizimit. Nolite ka pushtuar ne shume drejtime dhe ti kerkon te ecesh ne rrugen eketij Mesuesi te Madh. Per keto dhe vlera te tjera te shumta, libri“Jeta e Fan S. Nolit” meriton te quhet veper monumentale e letersisedhe e kultures shqiptare. Per kolonine tone shqiptare, -perfundoi ai,-Fan Noli eshte e ka per te qene “babai yne shpirteror”, ndersashekulli XX eshte shekulli i Nolit.”Z. Van Christo, publicist dhe themelues i fondacionit “Frosina” teBostonit, nje perfaqesues i nderuar i diaspores se vjeter shqiptare,pasi uroi profesor Jorgaqin per botimin e librit biografik te Nolit,foli ne anglisht dhe permendi reminiscences (kujtime) nga takimet e tijte paharruara me Nolin. Takimin me Imzot Nolin, Van Christo e realizoikur ishte student ne Universitetin e Bostonit, ne kolegjin e ArteveLiberale. Kryelarte se do te takonte ish kryeministrin e ShqiperiseVani ftoi shokun e tij amerikan, Dough, i cili studionte per shkencatpolitike. Veshur shik e me kollare te dy studentet trokiten ne deren eapartamentit te Fan Nolit. Studenteve universitare u beri peshtypje jovetem thjeshtesia e pritja bujare e bishopit Noli, por edhe numri imadh i librave qe ai dispononte. “Librat ndodheshin kudo,- tregon VanChristo,- ne dollap, mbi tavoline, ne kolltuk, madje edhe ne dysheme.”Pyetjeve te studenteve Noli iu pergjegj me nje anglishte te kulluar qei impresionoi ata te dy. “Ai zoteronte njohuri te sakta e te shumtarreth aktivitetit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, per Luften eFtohte, mbi disa pozicionime te mbajtura nga udheheqes te shteteve tendryshme te botes, duke perfshire edhe udheheqesin kinez Chu En Lain.Zeri i tij,- vazhdon z.Christo,- gradualisht u be me i forte ndersahynte ne analiza te thella te situates politike ne bote. Ne te dyshoket u shtangem nga aftesia e tij si orator e politikan. Edhe sot nuke harroj ate mbasdite te ngrohte.”- perfundoi z.Van Christo me lot nesy e dridhje zeri.Para se ta merrte fjalen prof. Diana Kristo u takua e u pershendetme profesorin Nasho Jorgaqi duke theksuar se e ndiente veten te nderuarte merrte pjese ne promovimin e librit te tij te suksesshem. Nereferatin e saj interesant “Noli si perkthyes” prof. Diana Kristo tha:“Gjate kohes qe shkruaja disertacionin “Shekspiri ne gojen e Nolit”,pata rastin e mrekullueshem te shfrytezoja ate pjese te bibliotekes seHiresise se Tij qe i ishte falur bibliotekes shkencore te Universitetitte Tiranes. Menjehere me terhoqen vemendjen shenimet e imzot Nolit neane te faqeve te librave. U perqendrova ne ato shenime qe kishin tebenin me veprat e perkthyera, te gjitha shenime zberthyese, analiza teshkurtera por te thella te fjaleve dhe ekuivalencavekuptimore…Njohurite e thella te perftuara nga leximet e shumta ne tedyja gjuhet dhe ne nente gjuhet e tjera qe zoteronte e sidomos qemtimii fjaleve te shqipes me fletoren e shenimeve ne dore ne bisedat mepleqte e Bostonit ne anen tjeter, ka bere qe Noli te na dhuroje disanga perkthimet perla te gjuhes shqipe.” Prof. Kristo vazhdon se meardhjen ne Amerike Noli iu vu punes per perkthimin nga greqishtja teserise se librave kishtare , ne dy drejtime: nga greqishtja ne shqip,per brezin e vjeter te shqiptareve dhe nga greqishtja ne anglisht perbrezin e ri, i cili kishte filluar te mos e kuptonte gjuhen amtare. Me1915 Noli hyri me sukses te madh ne fushen e perkthimeve te letersiseartistike. Ate vit ai botoi nje nga kryeveprat e Shekspirit “Otellon”per te cilen thote se ka punuar nente muaj, duke shtuar: “ mburremvetem qe munda ta perkthej!” Nje vit me vone botoi poemen “Skenderbeu”te Henry Woodsworth Longfellow. Me 1926, kur Noli ndodhej ne Gjermanidolen nga shtypi gjashte perkthimet madhore te kryeveprave boterore siHamleti, Jul Qezari, Makbethi, Armiku i Popullit, Zonja Ingra eOstrotit, Rubairat, te cilat perfshijne pothuaj te gjitha perkthimet etij artistike me perjashtim te Don Kishotit, qe u botua me 1932-33.Merita e Nolit nuk ishte vetem ne perzgjedhjen e ajkes se letersiseboterore, por edhe ne percimin e bukurive estetike te tyre te shprehuraketo me mjeshteri te rralle artistike ne gjuhen tone. Sipas prof.Kristo Noli kishte shpirt krijues, ai vinte ne pune fantazine e tij tepasur pa pasur frike se i largohej origjinalit, vetem e vetem qe terikrijonte atmosferen emocionale te tij, e , per kete arsye,vende-vende ai paraqitej me shume si nje bashkeautor se sa siperkthyes. Noli nuk ka zgjedhur rrugen e thjeshte, ate te perkthimit tefjaleve, por rikrijimin poetik, ne te cilin arti i autorit eshtegershetuar me ate te perkthyesit dhe ka dhene nje hibrid temrekullueshem, nje perle te poezise shqipe:“Thuaj yjte s’jane zjarr / Thuaj dielli u shua / Thuaj jeta eshtevarr / po mos thuaj qe s’te dua./Prof. Kristo perfundon: “Megjithese kane kaluar 80 vjet ngakrijimtaria perkthimore e Nolit, ajo na vjen po aq e thjeshte dhe ekendshme, harmonike e ritmike. E sic shqiperon ai Rubairat: “ Kur une eti te prehemi te mekur / Do te vazhdoje Bota e pavdekur” e Otellos,Makbethit, Jul Qezarit, e Don Kishotit qe mendojne e filozofojne shqip,qe luftojne e bejne paqe, e prape luftojne e bejne paqe, prape, shqip,duke ngjallur po te njejtat kenaqesi estetike e poetike tek brezat qedo te vijne.”Duke iu referuar permbajtjes se librit “Jeta e Fan S. Nolit”, neligjeraten e saj znj.Myzafere Ormenaj tha midis te tjerash: “Fan Nolilindi jashte kufijve te Shqiperise, emigroi e u rrit “Anes lumenjve”dhe vdiq po jashte trojeve, por jeta dhe veprimtaria e tij ne te gjithafushat qe ai shkelqeu iu kushtuan vetem Shqiperise, vendit te tij teshtrenjte dhe shqiptareve kudo ndodhur. Noli si figure politike lidhetme Revolucionin Demokratik te Qershorit’ 24 ne Shqiperi, i cili nukpati ne te vertete jetegjatesi…por shenoi nje fillim te ri te eresdemokratike qe po frynte drejt Shqiperise.” Znj. Ormenaj theksoi se nethemelin e letersise shqiptare guri qe ka vendosur Noli eshte shume irende nga pesha, shume i madh per nga hapesira dhe me shume vlere pernga permbajtja…Pena e Nolit ka gdhendur tribune te pavdekshem per ngaforca qe mbartin, karakteret qe shfaqin dhe vecorite qe sjellin nejeten shqiptare: “Vendi dridhej ay mbeti / Se s’tronditej nga termeti/Dif dragoj i Dragobise /Trim tribun i vegjelise/”Vullkani Nol shperthen shume fuqishem. Lava e tij mbush vargjet eperlave te paperseritshme si “Anes lumenjve”, “Hymni i Flamurit”,“Rentor Maratonomak.” Leximi i tyre te renqeth dhe zeri yt shkrihet ne njeme zerin e shpirtit te tij. “Flamuri per Nolin ishte vater, nene ebabe,-tha znj. Ormenaj,- ishin gjerat me te shtrenjta te simbolizuarane jeten e njeriut: “O flamur gjak, o flamur shkabe…” Flamuri i ngriturprej kohes se Skenderbeut e qe do te vazhdoje te valevitet ne jete tejeteve per shqiptarin. Noli eshte vete nje maratonomak qe rendi gjithejeten per te sjelle lajmin e fitores e te shpreses tek shqiptaret…Njemaratonomak i vertete i shpirtit njerezor, qe kerkon paqe, liri dhedrejtesi kudo”,- perfundoi ajo.Me interes u prit nga te pranishmit edhe referati i gazetarit,Alfred Lela, me titull “Noli ne psiken e nje lexuesi”. Referuesi dukeperdorur here-here dhe humorin, vuri ne dukje : “ Noli, ose me sakte,takimi me te ka ndodhur ne femijeri dhe ka ardhur tek une nepermjetemrit. Theofan Stilian Noli. Bashkangjitur me te vendlindja e tij,Ibrik Tepe. Dhe me tej, si per ta permbyllur kete trekendesh bredharak,mjekra e tij e zeze dhe rrobat e priftit. Noli mberriti tek une si njebeft, si kujtimi i nje bote, e cila nuk qe me, si kuptim i njerealiteti asokohe te gremisur. Pjesa e ketij befasimi mbetet padyshimvargu i tmerrshem: “Enderroj pa fund, pa shprese / anes Elbes, anesSprese./”Zoti Alfred thekson se shembellim pas shembellimi, Noli erdhi e u begjithnje e me i plote…Femija me librin e kendimit nen sqetull u beadoleshenti qe jetonte me leximet, dhe me vone, gazetari qe i hidhteedhe faktet edhe frymezimet ne leter. Gjithe kjo shtjelle qe here pashere behej peshtiellim, e risillte Nolin tek Alfredi ne forma tendryshme: Ai mund edhe te qe “bishopi i kuq”, “babai i nje revolucionibolshevik”, “politikani me violine” etj. Epitetet, sigurisht jane edheforma me te cilen njerezit veshin dukuri a individe , te cilet i njohinperkitazi ose aspak. Noli ka hyre e ka dale nga ky tunelth i erret…Pavaresisht imazheve qe tek ne mund dhe duhet te jene te ndryshme,Noli, nder te tjera, e mbi te gjitha, eshte prove e asaj se “imagjinatae qeveris boten!” “Une,- vazhdon Alfredi,- kam bere vend ne zemer dhene mendje per Fan Nol shqiptarin. Nese zgjedhim te besojme se ShenJeronimi pat origjine ilire, e pos kesaj, ai perhapi krishterimin ndershqiptare, atehere le t’ia kujtojme vetes sot e perdite se nje shqiptarkryekreje, Fan Noli pra, themeloi Kishen Ortodokse AutoqefaleShqiptare. Ky akt, po te duam t’i anashkalojme te tjeret, e ben Nolinnje prej themeluesve te idese dhe identitetit Shqiptar. Mbetem meshprese se shpirti i tij dhe aksioni yne do te na ndihmojne te rimarrimate qe edhe mund ta kemi humbur pjeserisht e perkohesisht.” Alferediperfundon duke bere pyetjen: “C’ka patur ne valixhen e Nolit pergjateudhetimit te tij per ne Amerike? Nje bible, ndoshta bashke me njegrusht librash te tjere dhe ndonje doreshkrim nen a mbi teshat ,tecilave u vinte era det…ne ate valixhe, megjithate, gjendeshin te gjithavalixhet tona bashke me te gjitha udhetimet. Sigurisht, ne e kemishkelur Token e Premtuar ne periudha te ndryshme kohe, ndoshta ngadeti, ndoshta nga ajri, por ka qene fati i Nolit qe paratha fatin tone.Fatin tone qe eshte ndermjet: edhe ne Shqiperi edhe ne Amerike! IMerguari i Madh, na pelqen te mendojme, pat jetuar ne nje kohe temadhe: kohe grindjesh, luftrash e dashurish te medha. Kete gje do teperserise ndokush edhe per ndonje bashkekohes tonin njeqind vite mepas. E keshtu me rradhe per te gjithe gjenite e koheve qe kane shkuar.Noli yne sigurisht qe ka jetuar ne kohe te medha. Me shume se kaq ai ika formesuar keto kohe.”Me tej, studentja e Universitetit te Harvardit Borana Toska lexoidisa fragmente per femijerine e Nolit nga libri “Jeta e Fan S. Nolit.”Nder te ftuarit ardhur nga Nju-Jorku diskutoi publicisti dhebotuesi Gjeke Gjolekaj. Mbasi vuri ne dukje vlerat e padiskutueshme telibrit “Jeta e Fan S. Nolit” zoti Gjolekaj u fokusua ne dypersonalitete te shquara shqiptare: Fan Nolin dhe Nene Terezen. “Qe tedy keta shqiptare te medhenj,- tha ai,- u linden ne kohen e perandoriseotomane per te kryer me vone aktivitetin e tyre larg atdheut ne dydrejtime: Nene Tereza ne nje shtet te madh te Lindjes dhe Fan Noli nenje shtet te madh te Perendimit…Por ata te dy i kthehen sot Shqiperisesi dy figura te medha te kombit. Asnje shqiptar, deri me sot, nuk eshtekthyer kaq triumfues ne Shqiperi sa Fan Noli e Nene Tereza. Figura eFan Nolit dhe e Nene Terezes qendrojne me dinjitet ne trojet shqiptarederi ne skajet e kufijve te tyre qofte ne kisha, vende publike, sheshe,universitete, aeroporte etj.” Duke perfunduar z.Gjolekaj uroi kishen eShen Gjergjit per organizimin e ketij aktiviteti te rendesishem, poashtu uroi e pergezoi profesor Nasho Jorgaqin duke shtuar : “ProfesorJorgaqi me librin “Jeta e Fan S. Nolit” na e ka dhene Nolin jo vetem tesakte e te kompletuar por edhe te gjalle. Si nje artist e nje skulptorz. Jorgaqi tani mund t’i thote Nolit: “Fol!””Ne fund e mori fjalen profesor Nasho Jorgaqi. “E ndiej veten tenderuar te ndodhem sot mes jush, ne kishen e Shen Gjergjit, i priturnga At Artur Liolini dhe ju bashkatdhetare. Na bashkoi Fan Noli sot tegjitheve ketu…E kam thene ne librin qe sapo keni marre ne duar fjalentime…Eshte nje ndjesi e mrekullueshme, nje privilegji im qe jamstudiues i Fan Nolit. Duke ndjekur me kujdes jeten dhe veprat e tij kamkonstatuar se sa lart mund te arrije njeriu ne jete dhe se lartesia teafron te Zoti…Kisha hyre ne boten e tij te perendishme por nuk e kamtrajtuar Nolin si perendi; e kam pershkruar si njeri me te gjitha temirat dhe te metat qe ka pasur.”Profesor Jorgaqi theksoi se libri permban vetem te verteten dhe kjoeshte nje nga vlerat e tij. Sepse z. Jorgaqi i njeh vetes meriten qe uka dhene bashkatdhetareve kudo ne bote figuren e Nolit si pasqyre teemancipimit shpirteror. “Ky liber, -perfundoi profesori,- e ka nisurshtegtimin ketu, ne kishen e Shen Gjergjit, ne shtepine e Nolit, qe epati sa ishte gjalle. Falenderoj kete kishe dhe personalishtkancelarin e saj Artur Liolin, qe beri te mundur inkursionet e miastudimore ne arkivin, biblioteken dhe vendet qe lidhen me Nolin neBoston. Falenderoj miqte dhe bashkepunetoret e Nolit ne SHBA, patriotete nderuar: Anton Athanasi, Gari Riska, Peter Prifti, Dhimiter Trebicka,Eleni Liolin, Vangjeli Theodhosi, Georgi Gallani, Nikolla Cako, LlukaCako, Efta Peters e te tjere si dhe zonjen Sara Panariti, qe mekujtimet e tyre ma sollen aq afer e ma bene te prekshme figuren e tij.Nje falenderim i vecante i takon Sotir Dilogjikes, sekretarit tePeshkopates dhe bashkepunetorit besnik te Nolit, qe i kaloi vitet efundit te jetes ne Shqiperi, nga bisedat e kujtimet e te cilitperfitova shume.” Prof. N. Jorgaqi falenderoi biografin e pare te FanNolit Qerim Panaritin si dhe studiues te tjere, arkiva, biblioteka,institucione kulturore etj. Prof. Jorgaqi gjithashtu falenderoisponsorizuesit, botuesit dhe miqte e shumte qe e paten ndihmuar mesugjerimet e mendimet e tyre per t’ia arritur perfundimit te kesajvepre.I PERJETSHEM KUJTIMI I FAN NOLIT !Sipas programit pjesemarresit e ceremonise ne oren 2 mbas ditelane Katedralen e Shen Gjergjit e u nisen per te drekuar ne restorantintradicional shqiptar “Pier 4” te patriotit Anton Athanasi. Qindraaktiviteteve te zhvilluara ne dekada ne kete lokal u shtohet tani edhenje tjeter, perkujtimorja e 100-vjetorit te ardhjes se Fan Nolit neAmerike. Miqte u priten nga Anton Athanasi Jr. dhe vellezerit e tij nekembe te babait, Anton Athanasit, i cili u shua para nje viti. Traditae mikpritjes vazhdon ne “Pier 4” dhe kjo e mbush pak boshllekun qe kalene mungesa e te zotit te shtepise. Vellezerit Athanasi u pershendetenne vecanti me At Liolinin dhe prof. Jorgaqin duke i pergezuar e uruarper kete aktivitet te mireorganizuar ne kujtim dhe nderim te Fan Nolitte madh.Gjate drekes, si perhere, iu afrova tavolinave ku ishin ulurshqiptaro-amerikanet e moshuar ose bostonianet, sic i therresim ketej.Biseda rrotullohej rreth kujtimeve per Fan Nolin e Anton Athanasin, qepaten qene miq e bashkepunetore. Shume kujtime e humor rreth replikavemes Anton Athanasit dhe Fan Nolit. Ja njera prej tyre:Noli: - “Anton, pse s’pushon se bleri dyqane?”Antoni: - “Po ti pse s’pushon se shkrojturi?”Bostonianet trokasin gotat e veres e urojne : “I perjetshemkujtimi i Nolit tone!”“E kujtofshin dhe niperit e sterniperit tane!”Ne nje tavoline tjeter ishin ulur bostonianet e rinj dhe nje grupshqiptaresh kosovare qe kishin udhetuar nga Nju-Jorku. Njeri prej tyre,Alor Hasanramaj, ish luftetar i UCK-se , nje burre i ri, i gjate, me syte kaltert e buzeqeshje te cilter gjate bisedes here pas here recitontevargje noliane. “Tek degjoja recitimet ne kishe,- tha ai,- m’u kujtuashkolla ime “Vellezerit Frasheri” ne qytetin Decan te Kosoves. Atyrecitonim vjershat e Fan Nolit.”Z.Adem Saliu tha: “- Drejtoj urime per te perndershmin At Liolin dhekomunitetin shqiptar qe bene te mundur kete manifestim jubilar Nolian.Ishte kenaqesi e vecante dhe privilegji im takimi dhe biseda meprofesor Jorgaqin, te cilit i uroj suksesin qe ka arritur me vepren perjeten e Fan Nolit. Ky liber do te pasuroje librarite kombetare dhe atote cdo familjeje atdhedashese.”“U kujtofte ne 100-vjetore te tjere Fan Noli i madh!” uruan ata.Ne oren 4:30 vargani i makinave u nis nga “Pier 4” per ne parkun“Forest Hills Cemetery” ku prehen per jete eshtrat e Fan Nolit tepaharruar.. Ishte nje pasdite e vrenjtur me erera te ftohta e stuhi…“O mbret i gjithe qiejve…Oh, shpetome nga zjarri i perjetshem dhe ipashuar dhe vendosme ne te Djathten tende ne Parajse, o gjykates idrejte dhe i meshirshem!” Kjo eshte nje pjese nga teksti i nje lutjejeqe iu gjend Fan Nolit ne komodine, shkruar me doren e tij ne ditet efundit te jetes. At Noli deshironte te shkonte ne Parajse.U afruam ne heshtje te varri i tij. Beme homazh. Nuk eshte thjeshtnje gur varri. Eshte katakombi i mergimit me nje amanet, nje pyetje teperhershme te varur ne ajer:“C’ke bere ti per atdheun?”Kur dola nga parku i varrezave ngrita fytyren drejt qiellit dhe,nuk u besova syve, vura re tek fluturonin ngadale dy balona sferikenjera e kuqe, tjetra e zeze te lidhura me nje shirit te gjate. E dielaamerikane, dite festash e ceremonish, na dergoi rastesisht ngjyresenfestive te kombit. Nje ogur i mire…Balonat, duke u zvogeluar, kaluan anes lumit Mystic, pastaj imazhii tyre i mjegullt u tret horizontit ne perendim, i ndjekur nga jehona elarget e mallit…

No comments: