Perqendrim tragjik
Syte na ngrine ne pamjen e asaj dite llahtare,
Zemra godiste kraherorin gati per te dale,
Goja u mbyll nuk dinte se cfare te fliste,
Kur pame aeroplanat Kullat Qiellore te godiste.
Tymi dhe zjarri binjaket me etje i perpinte,
O qiell i zjarrte atje lart sa thirrje ti i prite,
Ne dancim me yjet mos valle i bashkove,
Shurdhuar mos ishe dhimbjet s'i degjove?
Syte se c'pane goja dot s'e thote,
Zemra se c'ndjeu pena dot se ngre,
Shpirti si s'plasi, plaget s'mbyllen lehte,
Mbeten te hapura stampuar per gjithenje.
Tragjedia jetohet cdo dite dhe pse s'ndodhi sot,
11 shtatori krijoi ne lumenj perrenj me lot,
Nuk ishte nje nene, nje babe, nje bije, nje bir,
Nje dhimbje..por mijera elite me njerez te mire.
Kendohet hymni, thirren emra, jepen ikona,
Tregohen copeza jete, do degjohet gjate jehona
,Heronjte vete s'paten kohe s'thane dot nje fjale,
Pse u shuan jetet e bukura kush eshte fajtor valle?
Linden femije shume shpejt pa njohur baballare,
Ata s'do dine, me syte e tyre s'pane se cfare ka ngjare,
Ne sy ne balle, ne gjak e kane te shkruar pergjithenje,
Vullkanin me dhimbje ne shtatorin e helmuar 2001.
© Eleonora Koka-Gjoka 11shtator, 2006, N.Y.
No comments:
Post a Comment