Tuesday, September 12, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- Raimonda MOISIU sjell mbresa-

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT, 10 shtator 2006

e-mail: moisiu8@aol.com
web: http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/



Ju rrefej miket e mia:

Femra intelektuale dhe krijuese ne diasporen shqiptare!


Eshtë një ndjenjë e veçantë virtyti, mirësie, krenarie shpirtërore, respekti, e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shprehja e falënderimit, mirënjohjes, kur koha dhe fati të rezervon që të njohësh por edhe të jesh bashkëkohëse e njerëzve që me punën, veprën e tyre, kontributin e tyre moral, shpirtëror, dijet, aftësitë e tyre krijuese, talentin e tyre të mrekullueshëm, i vënë në shërbim të kombit.

Kjo është një ndjenjë atdhetarie dhe qytetarie e veçantë, për t'ju lënë brezave të ardhshëm, një kolorit të çmuar vlerash kombëtare, që bëjnë historinë. Dhe nuk ka gjë më të madhërishme se t'i shërbesh çështjes kombëtare, dhe të integrosh kulturën dhe artin, emrin e mirë të shqiptarit, dhe identitetin kombëtar, në tokën e huaj, ta bësh pjesë të kulturave të ndryshme në Amerikën multinacionale dhe multikulturore dhe ne gjithë botën.

Forumi "Bota e Gruas Shqiptare" dhe revista virtuale e këtij grupi, pasqyruese e zërit të shpirtit femëror, ndjehen krenare që përbëhet nga intelektuale tashmë të afirmuara, si shkrimtare e poete, publiciste e politikane,piktore e pedagoge ,veprimtare te ceshtjes kombetare apo patriote e adhuruese te artit ne pergjithesi qe i sherben qellimit te cituar me siper....I sherben jo vetëm brenda atdheut tonë dhe gjithë trevave shqiptare, të Shqipërisë etnike, por edhe në Diasporë.


Ju shprehim nderimin të gjitha atyre anëtareve të forumit "Bota e Gruas Shqiptare", forum që pasurohet nga dita në ditë me shkrimtare, krijuese ne te gjitha fushat e artit dhe mike që dëshirojnë të jenë në komunikim me motrat e tyre të një gjaku, veprimtare në fusha të ndryshme të krijimtarisë.

Shkrimtare, poete, publiciste, piktore,pedagoge dhe arsimtare , të cilave sot ju shprehim mirënjohjen dhe respektin e veçantë, bashkuar me urimin për suksese të mëtejshme për arritjet profesionale, në fushën e krijimtarisë, duke u bërë shkrimtare e krijuese , jo vetëm të letrave shqipe, por duke zënë një vend të veçantë e të nderuar në elitën e shquar të njerëzve të letrave shqipe,te politikes shqiptare e boterore, të historisë ,artit e kultures të kombit tonë.

Forumi yne ka ne gjirin e vet shume gra dhe vajza intelektuale dhe krijuese nga te gjitha anet e botes, gra dhe vajza shqiptare qe jetojne e krijojne ne vende te ndryshme,qe nga Skandinavia ,Anglia ,Australia e larget,Turqia ,Kanadaja Amerika,Shqiperia e gjitha Europa ,e gjithe bota..

Ne forumin "Bota e Gruas Shqiptare",kjo reviste e zerit dhe shpirtit femeror shqiptar ,aderojne figura te spikatura ne gazetarine e hershme shqiptare ,gazetare dhe publiciste me nje karrire brilante ne shtypin shqiptar dhe me pas ne Diaspore si publicistet ,gazetaret ,shkrimtaret dhe poetet Rozi Theohari,Albana Melyshi Lifschin e Iliriana Sulkuqi,qe së bashku me zonjat e nderuara, Merita Bajraktari McCormack,pedagogen Kozeta Zylo dhe shkrimtaren simpatike dhe e re ne moshe shqiptaren nga Kosova jone,Teuta Shabani Towler, të cilat jetojne ne SHBA, janë 6 anëtaret e vetme femra të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptare në SHBA,te cilat me nje perkushtim dhe pene te mrekullueshme percojne vlerat tona kombetare ,identitetin tone kombetar dhe japin nje ndihmese te jashtezakonshme ne zgjidhjen e ceshtjes kombetare dhe ngrejne zerin e fuqishem te intelektuales shqiptare per Pavaresine e Kosoves.



Mes nesh kemi gazetaren, shkrimtaren e poeten mirënjohur Albana Melyshi Lifschin e cila tashmë ka botuar 7 libra dhe e urojmë për vlerësimin që iu bë nga Akademia Shqiptaro -Amerikane Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, për kontributin e saj si gazetare dhe i dhënë Certificate of Achivement, më 7 korrik të këtij viti.
Albana M. Lifschin muajin që shkoi botoi e promovoi në Tiranë vëllimin e ri me tregime dhe novela" Takim me të papriturën" një dritare ku shihen kënde të reja të jetës dhe një shpirt i ndjeshëm njerzor prej artisteje. Në libër jepet kryesisht jeta e shqiptarit në Amerikë bota dhe psikologjia e tij e zbërthyer dukshëm në përpjekjet me një jetë të panjohur e të trazuar.






Albana Melyshi Lifschin nderohet me "Certifikate of Achievement" nga Akademia Shqiptaro-amerikane e Shkencave dhe Arteve.Prof. Agron Fico duke i dhuruar certifikaten. Ne te djathte te Albanes Prof.Dr. Skender Kodra.Ne foton tjeter Albana dhe Prof.Fico gjate darkes.


Urojme Kozeta Zylon,poete dhe aktiviste e palodhur per vleresimin qe i beri Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve ne veren e ketij viti,duke e vleresuar kontributin e saj jo vetem si krijuese por edhe si organizatore ekzemplare e aktiviteteve te ndryshme ne komunitetin Shqiptar te Nju Jorkut.




Pergezojme per shkrimet e saj poeten, prozatoren dhe publicisten, Drenusha Zajmi-Hoxha , në Europë, kete bije shqiptare te Shqiperise etnike ,kjo intelektuale e Kosoves sone martire ,qe me penen publicistike, vargezuese e kolumnat e saj te perjavshme ne shtypin shqiptar trajtojne ceshtje sociale dhe sugjerojne solucione te mundeshme duke percuar nje mesazh te qarte e te forte.Pena e saj ngre zerin per Pavaresine dhe ceshtjen e Kosoves,krijimet e saj për fëmijët në veçanti, përcjellin mesazhin për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, brezin e ardhshëm të kombit tonë, për t'i rritur dhe edukuar sa më mirë.

I dergojme pershendetje Zonjës së nderuar Mirela Bogdani, e njohur në qarqet politike europiane, nje intelektuale e kompletuar dhe e formuar ne perendim , te cilen, ne miket e saj të "Bota e Gruas Shqiptare" e quajmë një "Hillary Klinton Shqiptare".Mirela , gjithë dijet e saj, gjithe energjite e peerkushtimin e saj mendor ,intelektual dhe fizik , kontributin e saj e ka vënë në shërbim të kombit shqiptar, dhe atij europian.
Nuk e teproj, aspak kur them,se e mrekullueshmja ,Mirela Bogdani hyri vrullshem dhe me "arrogance",dhe kembenguljen e saj, alla shqiptarce ,ne qarqet poltikane angleze ,ne vecanti ,ne Partine e "Zonjes se Hekurt ",Margaret Thetcher,duke i bere vetes nje vend te nderuar e te spikatur ne kete Parti. Ambicja dhe sfida e Zonjes Mirela Bogdani ,eshte qe gjithe eksperiencen dhe kontributin e saj politik ta vere ne sherbim te kombit te saj,shqiptar





Pershendesim zj.Aida Dismond per kontributin e saj ne pergjithesi dhe ate te artit ne vecanti. Pikturat e saj jane burim i pashterrshem energjie, drite dhe jete.Art, ku spikat ngjyra roze ,permes te cilit, me forcen e penelit dhe koloritit te ngjyrave shpreh shpirtin e ndjeshem te njeriut te mire dhe sa vlere ka Dashuria Njerezore te njeriu i mire .Aida ,gjithashtu, reflekton nje talent te vecante ne poezi. Ajo di te lidhe ura shpirterore, kontribuon gjeresisht ne forum dhe ne komunikimin e perditshem.

Falenderojme miket e dashura ne Europe e ne bote, si Shtegtare Kosova, intelektuale dhe aktiviste ne Europe ,Mimoza Hametaj,poetja dhe aktivistja e shquar e komunitetit shqiptar ne Ankona te Italise e me gjere. Arlinda Gjaka, aktore dhe poete , Rina Ahmeti, Meska Igriu,Sevdije Rexhepi,poetja multilinguale dhe mesonjese e nderuar ne Gjilan ,Kosove ,Aferdita Halimi,studiuese dhe aktiviste e komunitetit shqiptar ne Gjermani ,Flutra Malo,intelektuale , ,krijuese dhe insipiruese e Forumit,ne Itali, , Alma Kurti, Flora Shala Ameti,Etleva Durmishi,poetet aktive ne Forum,Elko Qeparoi, kjo bije e bregdetit te jugut tone qe me vargjet e saj ne elegji ,i kendon dashurise ,dhimbjes ,ngrohtesise ,miresise ,jetes.Nezi Jakupi,Kristina Skera,Kanada, Dorotea Kerni, ,nje figure qendrore , organizatore e shquar ne aktivitet e shqiptareve,drejtuese e bibliotekes dhe shkolles shqipe ne Kroaci.Juliana Vullnetari ,studiuese e mirenjohur ne qarqet europiane per ceshtjet sociale dhe mbrojtese e te drejtave te femres emigrante ne bote. Lindita Ahmeti,Rezarta Shatri, Megi Shkalla, Merita Borakaj ,Vera Pelaj ,gazetare e radios shqiptare ne Kosove ,BlueSky,Natyra Muhameti,Ilire Zajmi ,krijuese e miresjellte e koheve tona moderne ,Atifete Osmani ,Juliana Cukaj, e dhjetra dhjetra emra te tjere, qe jane shume.Te me ndjeni qe s"po shkruaj te gjitha emrat. Ju faleminderit per komunikimin dhe miqesine e paster, dashurine dhe gjindjen, zemren e madhe plot dashuri .. Sa përmenda më lart janë të gjitha anëtare të forumit "Bota e Gruas Shqiptare", një lidhje e bukur shpirtërore dhe profesionale mes motrave të gjakut shqiptar, që ka lindur prej disa vitesh, dhe sot me shumë kënaqësi dhe me shumë entuziazëm përshëndesim arritjet profesionale dhe letrare të mikeve tona, motrave të gjakut të përbashkët.

Nje urim special ne kete leter shkon per miket tona ,krijuese ne diasporen shqiptare te Amerikes, te cilat japin kontribut ne Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes.


Iliriana Sulkuqi ne bashkepunim me kolege te tjere ka redaktuar vellimin poetik antologjine "Perendim i Mallur" qe porsa ka dale nga shtypi,si botim i SHSHSHA dhe gjendet per shitje ne www.fotjonart.com. Iliriana eshte mjaft energjike dhe komunikuese dhe e falenderojme per entuzizamin dhe origjinalitetin e saj krijues ne aktivitetet qe ajo organizon apo moderon ne komunitet. Falenderojme dhe pergezojme shkrimaren e talentuar,te re dhe shume simpatike , Teuta Shabani Towler qe me romanin e saj "Vrasjet dhe Makijazhet" ka sjelle nje freski dhe pikeveshtrim special per menyren se si trajtohet femra ne pergjithesi dhe fantazia e saj krijuese eshte e pashterreshme. Ajo shkruan, krijon, komunikon dhe eshte e papertuar t'i gjendet ne krah cdo mikeje ne forum.

Perfitoj nga momenti dhe rasti te uroj nga zemra dy miket tona, te cilat Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes porsa i nderoi me cmimin me te madh qe ju jep anetareve te saj , cmimi "PENA E ARTE" per krijimtarine e tyre letrare botuar gjate vitit 2005.

Urime pra Rozi Theoharit per cmimin "PENA E ARTE" ne gjinine e publicistikes dhe Merita Bajraktari McCormack per cmimin "PENA E ARTE" per gjinine e poezise.


Po ju sjell citime nga artikulli i botuar per aktivitetin e Shoqates dhe vleresimet qe Gjeke Marinaj ne shkrimin e tij botuar ne gazeten Illyria me daten 25 gusht 2005 ben per krijimtarine e ketyre dy korcareve te talentuara qe jetojne ne SHBA:

" Rozi Theohari eshte nje nga anetaret me te respektuara te shoqates. Krijimtaria e saj karakterizohet nga nje gjuhe e paster, rendesia qe ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave, per te cilat vendos te shkruaje, si dhe pershkrimi me ndjenje e profesionalizem, jane disa nga pikat e forta ne krijimtarine e saj”

Ndersa per Merita Bajraktari Mccormack ,ne te njejtin artikull, Marinaj shprehet keshtu:


" ..Merita gezon respektin e te gjitheve ne. Ajo eshte nje poete e re qe premton nje te ardhme edhe me te mire ne gjinine e poezise. Ajo ka talentin dhe njohurite e nevojshme kulturore per te avancuar me tej. Krijimtaria e saj eshte nje deshmi e vertete se Merita Bajraktari McCormack eshte gjithnje ne kerkim te se bukures,te se vertetes dhe te kualitetit artistik ne letersi...."


Falenderoj te gjitha grate dhe vajzat ,anetare te forumit tone per mirekuptimin dhe paqen qe sjellin cdo dite me komunikim dhe krijimtarine e tyre.

Do deshiroja te citoja miken tone poeten dhe aktivisten e mirenjohur ne Itali Mimoza Hametaj me komentin per forumin tone:

"Mbas gjithe ketyre viteve ne komunikimet virtuale , .zgjodha te shkruaj tek forumi "Bota e Gruas Shqiptare" pasi ai forum eshte forumi me demokratik..."

Kjo flet shume...dhe na jep motivim dhe inspirim per komunikim me te mire dhe krijimtari me te arrire..

Për më shumë, për këto ngjarje të gëzuara, arritje të veçanta dhe lajme të tjera apo krijimtarinë e anëtareve të grupit "Bota e Gruas Shqiptare", apo të këtyre zonjave anëtare të SHSHSHA, ju mund të vizitoni revistën tonë virtuale në adresën www.botaegruasshqiptare.blogspot.com , veçanërisht për SHSHSHA ju lutem vizitoni http://www.albanianliterature.org

Per kenaqesine e gjithekujt ju solla disa foto ku miket tona te forumit "Bota e Gruas Shqiptare" jane nderuar e e vleresuar ne aktivitete te ndryshme te diaspores shqiptare apo qarqeve te ndryshem politike apo shoqerore....
Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe kohën.


Raimonda Moisiu, Moderatore e forumit "Bota e Gruas Shqiptare"..........................................

No comments: