Monday, October 09, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-ARDITA JATRU-TREGIM

Une e humbura...(Letra e fundit)

Nga Ardita Jatru, Selanik, Greqi



Nuk e kishte kuptuar qe gjumi e kishte marre aty,nen hijen e arres.Kur u zgjua ndjeu nje rrengjethje ne trup.Dhe pse ishte mesi iveres,ne ate fshat te thelle malor,banoret nuk e ndjenin kurre vapen.Duhej patjeter te kishe nje xhakete te holle kraheve.Dy femijete vegjel po luanin me njeri-tjetrin ne oborr dhe te qeshurat e tyre sikur e sollen ne vehte.Duhej te kishte kaluar ore aty, e mbeshtetur ne trungun e pemes ku shpesh paloste e shpaloste nje leter qe enxirrte nga gjoksi ,te dridhurat e te cilit i ndjente akoma, portashme me te lehta.Ishte hera e dyte qe vinte ne fshat,qe prej dites qe varrosen nenen.Kishin kaluar kater muaj kur njera nga motrat i lutej ne telefon se duhej te vinte patjeter ne fshat.Kembengulja ishte aq e madhe sa Xhema ishte e pa zonja t'i rezistonte.E tmerrshme,mendoi,duhet te bej perseri ate rruge ku kalojne vetem kuajt e gomeret.Si ia dalin ata njerez te shkrete!-Kam per te dhene dicka qe do te ndryshoje gjendjen tende shpirterore njehere e pergjithmone,i pati thene e motra,ndaj eja sa me shpejt Xhem.Nuk do te pendohesh kurre dhe te garantoj per kete.Te puth motra.Shihemi sa me shpejt.

O Zot,ne kthim,pas varrosjes te se jemes,pati menduar qe nuk do t'ishihte me keto rruge deri sa te asfaltoheshin,po kujt i qante zemraper keto fshatra valle!Dhe ja,nje udhetim tjeter drejt atij fshati te thelle ,tete ore memakine dhe nje ore e gjysem ne kembe,por kete here ishte dickatjeter qe nisi ta mundonte.Po perse e kishte fjalen e motra?Nukkishte asnje parandjenje.Dhe jani ishte aty,ne oborrin e shtepise.Nen hijen e arres.Motra ikishte dhene nje leter ne dore.-Kjo eshte per ne Xhem,me mire te them per ty moter.Lexoje dhe do tekuptosh shume nga kjo leter.Do te kuptosh nje jete qe iku.-Jeten e kujt…….por motra kishte mberritur ne deren e drunjte teoborrit pa e degjuar ate.E hapi letren.E palosi perseri por ishte epamundur te perqendrohej.Ndaj vendosi te gjente nje vend te qete,nenhijen e arres,ne nje qosh te oborrit .

"Te dashurit e mi!Femijet e mi te shtrenjte,femijet e mi te ndrojtur e te humburit ekesaj bote bashke me mua(them te humburit se ne kete mal ku jetojmevec te humbur jemi dhe na njohin vetem delet qe rritim dhe pemet qevezhgojne jetet tona ne cdo sekonde).Ju do te cuditeni kur te lexonikete leter,letren time te pare e te fundit per ju.Do te cuditenisepse do te thoni qe si nena jone paska ditur te shkruaj,nena juajanalfabete.Por ju shume gjera nuk dini engjejt e mi,as babane tuajnuk e njihni.Nen shikimin e tij te vengert ju ndoshta shihni diellinqe ka perenduar i lodhur ,atje ne majen e malit kur kullot delet dhee lini te qete ne krevatin e tij te drunjte pa u degjuar aspeshperima me e vogel,por nuk eshte ashtu,ai eshte hajduti i jetestime.Me vodhi gjene me te shtrenjte qe me perkiste vetem mua,ate qeune nuk dita ta mbroj sepse pata frike dhe ajo frike me ka ngujuarderi tani.Une nena juaj veremlie me tre brinje mangut,ju kam dashure ju dua sepse pertej frikes dhe denimit shihja nje drite qe membante te gjalle,dhe ajo drite ishit ju,drita ime e ylberte.Mosmallko babane tim,ti e embla Xhem qe te lash ne ate qytet te akulltate nate dimri.Aty mbeti pergjithnje gjysma ime,shpirti im.Nuk mundt'i harroj britmat e mia,britmat e tua ,te tmerrit qe po te lija,jokurre,sepse plage ne trup i kam akoma,plage qe zmadhoheshin cdo ditee tani jam katandisur ne nje pus plagesh.Lotet mos i kerko e bukuraime Xhem.Dielli i pameshirshem me ka rreshkur e djegur per se gjallie lotet u thane vite me pare,atehere kur iu dorezova fatittim.Xhem,ti nuk me ke dashur kurre dhe mos me duaj,por vetem per hirqe une jam nena jote qe mos qofsha,dua te falesh babaintim,ate "kriminelin" qe ti quaje gjithmone ne takimet tona terralla,sepse me mbajti mali skllave e liria e skllavit eshte aq sahapesira qe te lejojne zinxhirat,pra une mundesha vetem te ecja,cdodite nga nje hap te vogel me shpresen e humbur.Ju femijet e mi te tjere,pemet e mija te lulezuara,stinet e miashpresedhenese,neser kur te vdes une do te jem e lire,me e lire sekurre.Babi juaj perseri do t'ju shoh venger,por dua te zbulonidiellin e tij te mjere e me pas faleni sepse ai nuk dintec'bente,faleni ashtu sic do ta fal ne momentin tim te fundit,neheshtje,sepse falja eshte bekim(ndaj une po vuaj).Im ate me mori nga shtepia e xhaxhallareve te mi,ate nate dimri teakullt qe mbeti e shenuar ne shpirtin tim,e une akull jam akoma.Unekisha ne gji Xhemen,bardhoshken time te vogel,kur trokiti dera dhehyri si nje re e zeze im ate.Dy fjale me tha:"yt shoq vdiq,e vrane,ndaj ti nuk ke vend ne kete shtepi.Duhet te kthehesh ne shtepinetone ne mal".Une nuk kisha asnje te drejte te pyesja sepse e drejtaime vdiq diten qe une linda,as ta shihja ne sy,por thjeshta tendiqja hapat e tij,sepse ligjet ishin te tilla te dashurit e mi,tevrisnin dhe une kisha frike nga vdekja sepse doja te jetoja,ishavetem njezet vjec.Por Xhemen nuk e mora me vete sepse zakoni e donteqe ajo te qendronte ne shtepine e te atit dhe bashke me te mbeti dheshpirti im aty,ate nate te zeze qe me coptoi zemren dhe e zeza mendoqi gjithe jeten.Kur vajta ne shtepine e tim eti,une duhet te ruaja dhente.Kishim njestan te vogel sa per te nxjerre buken e gojes.Babai shiste ndonjedele te dobet qe s'mbahej ne kembe,ndersa nga te tjerat perfitonimqumeshtin,ku nena(njerka ime) pergatiste bulmetin.Une isha femija mei madh dhe detyrimet e mia ishin po aq te medha.U bera cobane.Medelet flisja e kendoja vaje,qaja e i lutesha Perendise qe te silltene gjirin tim Xhemen,bardhoshken time te mjere.Por nuk qe ethene.Ngushelimi im i vetem ishte flladi i fresket i malit,era elisave te gjate qe beheshin nje me rrezet e diellit.Me hidhej zemraperpjete kur kujtoja ulerimat e Xhemes time.Isha nje e humbur, edritheruar,ne kete bote te padrejte e krijuar nga ligje makabre.Nje dite korriku te nxehte zbritem ne qytet me babain per te shiturnje dele.Duhej te uleshim diku e te hanim dicka pas nje dite tegjate e te lodhshme ne piken e diellit ,e te gezuar qe delja jone ushit.Ne tavolinen perballe nesh qendronin te ulur kater burra dheflisnin me duar e me kembe me ze te larte.Ne nje moment syte e mi uperballen me syte e njerit prej burrave te tavolines.Kishte ndoshtakohe qe me shihte sepse veshtrimi i tij me pershkoi si shigjete tegjithe trupin.Ndjeva frike.Fillova te dridhesha si purteke.I ulasyte menjehere ne pjaten time.Shikimin e tij e ndjeja te me rendontembi fytyre.Afrova shamine me shume pas fytyres dhe mallkoja veten qefytyra me kishte tradhetuar.Ai burre ishte i frikshem.Me shpatullate medha,shume i nxire nga dielli dhe fytyra i dukej akoma me e zezenga tiparet e tij te zeza dhe syte e medhenj te zinj.Nuk durojaderisa babai te me urdheronte qe te ngriheshim.Kur dolem mora frymelirisht por frika nuk m'u nda deri sa me mori gjumi naten vone.Pasnje jave troket dera .Ishte koha e drekes dhe ishim mbledhur tegjithe prane sofres,une,femijet e njerkes dhe babai.Njerka hapideren dhe ne prag u shfaq nje burre.O Zot!Nuk po u besoja syve.Ishteburri i klubit ,ate dite kur hengrem buke me babain.Dicka i thanjerkes me ze te ulet dhe ajo I beri shenje babait te ngrihej.Te dyburrat kaluan ne dhomen e ndenjes.Me kishte zene paniku.Nuk dija kute futesha.Po c'donte ai burre ne shtepine tone?Me kishin zene tedridhurat e asaj dite dhe frika me kishte krijuar nje ngerc netrup.Pas disa oresh qe mua m'u duken nje shekull njerka me zuri perkrahu dhe me tha te shkoja ne dhomen e ndenjes ku ishte burri i zime babain.Po une pse?-e pyeta njerken.Sepse ka ardhur per ty!-m'upergjigj.Hyra dhe po qendroja ne kembe tek dera.Burri i zi me veshtrontengultazi,por kete here veshtrimi ishte i perzier me deshire dheinat.Dic po me thoshte zemra qe po ndodhte por mendimet m'i nderpreubabai.Tha qe burri i ardhur kishte ardhur per mua dhe kerkonte dorentime,por babai ia kishte dhene pergjigjen e tij duke i thene qevajza e tij akoma ishte ne zi te te shoqit dhe kishte nje vajze tecilen e kishte lene larg dhe se plaget e saj nuk ishin sheruarakoma.Por megjithate te pyesim dhe vajzen,kishte thene ne fund.Praduhej dhe mendimi im.Sigurisht pa mbaruar pyetjen im ate,une thashejo!Nuk e di por ndjeva nje clirim te madh kur burri iku nxitimthinga dera dhe e perlasi ate me zemerim,duke mermeritur neper dhembefjale qe nuk ia mora kuptimin.Trupi erdhi ne gjendjen emeparshme.Oh,tani isha e qete,e qete te isha ne mendimet e mia,atjene mal,duke kenduar e permallur per Xhemen time.Kaluan shume ditedhe biseda rreth burrit qe erdhi ne shtepi nuk u hap asnjehere.Njenate tek flija do te ndodhte dhe ajo qe ndodhi.Jeta ime do merrteperseri nje ndryshim tjeter,por me keq nuk kishte ku te shkonteme.Teksa flija ne nje dhome te vogel me dy femijet e vegjel tenjerkes papritur ndjeva trupin te me ngrihet ne ajer dhe nje dore temadhe e te ashper mbi buze.Shshshshsh……,me tha dikush ne vesh.Nese nxjerr ze, do te vras ty dhebabain tend!E njoha.Ishte zeri i burrit qe me kerkoi doren.Me shtrengoi fort dhepa u ndjere fare u gjendem ne oborrin e shtepise ku na prisnin dyburra te tjere.Nata ishte aq e zeze sa edhe nata qe lashe Xhementime.Po pse nuk me pushoi zemra ate nate e te mos shihja tmerrin qedo te me ndiqte!Me mbajti te mbyllur tre dite e tre nete ne nje dhome te vogel.M'uhakerrua ne fytyre qe nese une nuk do te pranoja fatin qe duhej teisha gruaja e tij,atehere ai do te vriste babain tim.Kercenimet etij dukeshin mese te verteta dhe une qaja,vetem qaja.Qaja per fatintim.C'po ndodhte valle ne shtepi?Po kur ta merrte vesh babai?Terhiqesha zvarre ne ate dhome te vogel te erret duke u endur nepermendime e lare ne lote kur babai u shfaq ne dere nje dite.Burri i ziqe tashme isha robina e tij,me zuri per krahu dhe te dy dolem nederen e jashtme ku po na priste im ate duke u dridhur.-Me ke rrembyer vajzen,i tha-Ketej e tutje do te jete gruaja ime sepse ajo erdhi me deshiren esaj dhe kete mund ta thote dhe ajo me gojen e saj.Babai me hodhi syte i tmerruar.I njeti tmerr na kishte pershkuar tedyve.Goja me ishte thare dhe nuk mundesha te gelltitesha.Kishafrike,frike per babain tim.-Bija ime,jane te verteta keto qe thote ?Ti e di qe ky eshte njekriminel?Uleriu kaq shume sa dhe tani qe po ju shkruaj me kumbon ne vesh zerii tij.-Eshte kriminel bije,te vret e s'te paguan.Me kane thene……me kanethene fshataret.Ka vrare shume!Zeri i tij tashme i mekur me ngjante me feshferimen e gjetheve terena teksa gervishtin ajrin ne renje kur mblidhen grumbull nen peme.Burri i zi qendronte ne krahun tim,krenar dhe as qerpiku nuk ilevizte.-Thuaj c'te duash,por kjo erdhi me deshiren e saj.Une nuk rrembejgra.Atehere mblodha te gjitha forcat per te thene dy fjale:-Po baba,une erdha me deshiren time!me zerin duke u dridhur.Nje shuplake shume e forte me ra mbi fytyre.Nuk e prisja.Po te mosme mbante krahu i burrit te zi,do te kisha rene perdhe.Syte m'uerren dhe toka rrotullohej nen kembet e mija gati te me perpinte teteren.Po c'isha une!Une…..nje qenje e dobet,e pafuqishme ku fatintim e vendosnin te tjeret.Femijet e mi te bukur e te shtrenjte.Ne kete shtepi ku jeni ju dheune,kalova nje jete me andrralla,e humbur mes te humburve.Rrita dyfemijet e tij nga gruaja e pare qe kishte humbur maleve pasi ishtecmendur,dhe nuk u gjend kurre.Thone qe e kishin copetuar ujqerit.Ubera skllave e tij,iu nenshtrova fatit tim te poshter e te zi.Nukarrita kurre ta dua se me largoi me shume nga Xhema ime e vogel,porjo shpirterisht,thjesht shuajti shpresen time per ta pasur dikurprane gjirit.E kam nje plage kaq te madhe ne shpirt sa do ta marr mevete dhe ne varr.Pllaka e varrit nuk do te jete aq e rende sa c'dote jete pengu im.Xhema ime,bardhoshka ime!Te dua shpirtja ime emjere dhe e pervuajtur.Jetimja ime e varfer.Pas kesaj letre,kur talexosh,nuk e di c'do te ndiesh por te pakten te me falesh,siasnjehere ne jeten tende beje zemren gur e me fal sepse jam q¸nia mee dobet ne kete bote te rrethuar me male pa fund.Nuk di c'kapertej,por neser do ta shoh!Perjetesisht Nena juaj qe ju do aq shume."

Ishte e lodhur.Syte pak te enjtur.Kishte qare.Dhe teksa qante loteti rreshkitnin neper leter.Disa here ishte frikesuar mos lotet ifshinin ndonje fjale.Kur kishte mbaruar,lemshi ne gryke i ishte bereme i madh dhe ndjente shtrengime te forta ne gryke.Ashtu e kishtekapluar gjumi,te lodhur e duke qare nen vete."Ah,nena ime e mjere,te te kisha dhe njehere ketu e te te shtrengojane gji.Te shtrengoje bardhoshken tende,nene.Po pjelle e kujt ishe moj nene qe duhej te vuaje kaq shume?"Lotet nuk i permbaheshin dot.Ajo duhej te qante per nenen,tedhembshuren e saj.E ndjente kaq prane kur shihte shkronjat neleter.Destina,e pamundur t'i shmangesh kur qellon te jetosh ne njevend ku pulat hane gure.

No comments: