Friday, December 08, 2006

Borta e Gruas shqiptare-TRINA GOJANI-PERKTHIM

Natsume Soseki (1867 – 1916)Nata e parëËndërrova.Siç isha ulur, mund të mbështesja duart në jastëkun e saj.Gruaja e shtrirë me shpinë tha me zë të ulët që do vdiste. Flokët e gjataja mbulonin jastëkun dhe vijat e buta e vezake shtriheshin lehtë në fytyrëne saj. Thellë në faqen e saj të butë dhe të skuqur nga nxehtësia, vërehejngjyra e gjakut të nxehtë. Natyrisht, ngjyra e buzëve të saj ishte e kuqe.Ajo aspak nuk dukej sikur do vdiste. Por me zë të ulët, tha qartë se dovdiste shpejt. Natyrisht unë mendova “mos vdis.”Atëherë , e vështrova ngultas rreth fytyrës së saj dhe e pyeta “a duhet tëjetë kështu? A do të vdesësh shpejt?”“Unë do të vdes”- tha ajo dhe i hapi sytë egërsisht. Ata ishin të mëdhenj,sy të përlotur. Ishte e mbështjellë ne një litar të madh dhe pamja e jashtmeishte thjesht me njolla të zeza. Në thellësinë e vrimave të zeza forma ebebëzave të syve të mi filloi të lëvizë gjallërisht.Vështrova në shkëlqimin e atyre bebëzave të errëta, aq thellë saqë dukeshinshume transparente dhe mendova “edhe kështu, a mundet ajo të vdesë?”Butësisht, i vendosa buzët e mia në anën jastëkut të saj dhe thashë - “nukmendoj se do të vdesësh. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.” Sytë esaj të zi dhe të përgjumur u hapën prapë, atëherë ajo tha më të njëjtin zë“por unë do të vdes, kësaj nuk ke nga t’i ikësh.”“A mund ta shohësh fytyrën time mandej?”, e pyeta.“A mund ta shoh? Aty, aty brenda, ka filluar të reflektohet apo jo? “ - thaajo, duke buzëqeshur.U ndjeva i qetë dhe largova fytyrën nga jastëku i saj. Me duart embështjella pyetesha se a mund të vdiste ajo pas kësaj.Pas një kohe të gjatë ajo filloi të fliste.“Kur të vdes, të lutem më digj. Gërmoje një grope të madhe në formë tëguacës së detit. Atëherë merre një pjesë nga ylli që ka ra nga qielli dhevendose si varr shënues. Dhe atëherë të lutem prit para varrit tim sepse unëdo të vij të të shoh.”E pyeta se kur do të kthehej.“Dielli ndriçon, apo jo. Atëherë ai perëndon. Dhe a nuk lind prapë dheperëndon prapë? Dielli shkon nga lindja në perëndim. Gjersa të bie ngalindja në perëndim, a nuk mund të më presësh?”Nuk thashë asgjë dhe vetëm tunda kokën.Me tonin e zërit të saj të trëndafiltë dhe me plot guxim më tha, ”të lutemmë prit njëqind vjet.”Unë vetëm do të pres, ia ktheva. Atëherë ajo formë e zezë e bebëzave të sajqë shiheshin qartë , filloi të zbehej dhe u nda. Sikur uji që ende lëviz dheshqetëson reflektonte, ajo mendonte se do të përhapej dhe mbylli sytë meacarim. Ndërmjet qerpikëve i pikuan lotët poshtë faqeve – ajo kish vdekur.Pas kësaj zbrita poshtë në kopsht dhe gërmova një gropë në formë të guacëssë detit. Ishte guaskë e madhe , më një sjak të butë dhe të mprehtë. Më çdokaci drita nga hëna xixëllonte në fund të guacës. Poashtu kishte edhe erë tëtokës së lagësht. Pas një kohe gropa ndahej në gropëza të vogla, kështu qëato i mbuloja. E vendosa atë aty. Atëherë butësisht e shpërndava dheun ebutë përreth. Sa herë që e shpërndaja dheun, shkëlqimi i hënës ndriçonte nëfund të guacës.Atëherë morra një copë nga ylli që ra dhe butësisht e vendosa në majë tëtokës. Copa ishte e rrumbullakët. Kur kishte rënë nga qielli, mendova qëskajet u janë shkëputur dhe ishte bërë i butë. Përderisa e mbaja lart nëduar dhe e vendosja në maje të tokës, kraharorët dhe duart mu ngrohën disi.U ula në myshk. Mblodha duart dhe fillova ti sillem rrotull gurit të varrit,gjatë gjithë kohës duke menduar se a mund të prisja për njëqind vjet tëtjera. Shpejt, njëjtë siç tha ajo, dielli u shfaq nga lindja. Ishte diell imadh, i kuq. Dhe prapë, njëjtë siç kish thënë ajo, fillova ta ndjejperëndimin. Ashtu I kuq, papritmas ra prapa kodrës. Numërova një.Prita gjersa të shfaqej prapë dhe të ndriçonte dielli i kuqërremtë. Atëherëqetësisht u fundos. Prapë vazhdova të numëroj, dy.Nuk jam i sigurt se sa herë e pashë diellin të rrotullohej gjersa numërojanjë dhe dy në këtë mënyrë. Nuk e di se sa numërova, por dielli rrotullohejpafundësisht rreth kokës sime. Më pastaj fillova ta rrotulloj gurin në myshkdhe mendoja se nëse ajo kish vendosur të më vinte në mendje.Kështu, përfund gurit, një kërcell i madh i gjelbër filloi të hapetdiagonalisht para meje. E shikoja se si rritej, deri sa u ndal baras mekrahët e mi. Mendova se u ndal, por në majë të lulëzimit, vetëm një syth ivetëm, i thyer pak, butësisht hapi fletët. Një zambak i bardhë, i pastër rabash mbi hundën time dhe aroma e saj depërtoi nëpër gjithë eshtrat e mia.Pak më pas ranë disa pika të vesës, duke I shkaktuar lules një luhatje tepandryshueshme nën peshën e saj. E lëviza kokën përpara dhe i putha fletët ebardha nën vesë. Nga ai moment e largova kokën, pa u munduar. Shikova ngaqielli I largët dhe pashë që vetëm një yll vezullonte.Ky ishte momenti kur e kuptova që tashmë kishin kaluar njëqind vjet.
Përktheu nga anglishtja : Trina Gojani

No comments: