Friday, December 01, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- Raimonda MOISIU sjell mbresa-

Eva ishte ulur ne nje nga sediljet e mesit te autobuzit te linjes Pogradec -Vlore. Ishte vetem ..Vellai ,Agroni ,i kishte ofruar kujdesin e tij prej vellai,qe ta shoqeronte ,por Eves i pelqente vetmia ,sidomos ne momente te vecanta.Vetmia ishte ,"nje mike e ngushte" per te. Dhe kete here,pa ndonje aresye te vecante, donte te udhetonte vetem..I erdhi keq qe refuzoi kujdesin e te vellait ,e aq me teper qe ajo nuk kishte me shume se nje jave qe kishte ardhur ne atdhe,ne qytetin e saj te lindjes ,ne familjen e saj,pas 5 vjetesh ,merguar pertej oqeanit..I erdhi keq se aty ne familjen e saj mungonte ati i dashur,i cili kishte qene miku i saj me i shtrenjte,i cili e kuptonte shume, kur Eva donte te qendronte vete me veten e saj...Ai vdiq mbas dy vjeteve qe Eva ishte ne mergim..Oh Zot ,me ndje ,vella i dashur -tha Eva me vete -Por nuk e di as vete pse ne kete udhetim dua te jem vetem...


Autobuzi ecte me shpejtesi normale autostraden e re ,qe kishte disa muaj qe ishte perfunduar.Shoferi ,kishte hapur kasetefonin e ne autobuz shperndahej muzika popullore e zones se jugut te Shqiperise...Eva po kenaqej duke degjuar ate muzike popullore .Ai percillte ne autobuz nje kenge popullore te grupit te Tepelenes ,per Ali Pashen dhe gruan e tij, Vasiliqine..Nuk e di pse Eva e pelqente shume ate rryme muzikore ,por i pelqente edhe sa bukur ishte pershkruar dashuria e grekes per Pashain e Janines..Pashai i shemtuar ,diktator ,huqlli ,e grekja kishte gjetur dashurine e vertete te Pashai..Ne tekstin e kenges qe harmonizuar ndjeshem :E bukura me te shemtuaren .Pashai i pashem nuk ka qene ,por do kete qene i mire ne dashuri ,qe e cmendi kaq shume greken e bukur-mendoi Eva,me krenari..

Qeshi me veten e saj,per cfare po mendonte...Shoferi ,nje fytyre e pare s'di se ku, here-pas-here e pyeste se a ndjehej mire...Eva ,buzeqeshi lehte ,kur degjonte zerin miqesor te tij e kujdesin qe ai tregonte per te..Ajo nuk ishte nje cuperline ..Eva tashme ishte 45 vjece ..Kishte dhe dy femije.Por zeri dhe fytyra e shoferit ,e bene Even te vriste mendjen se diku e kishte pare ate. Gjithashtu dhe "afrimiteti',qe po tregonte ai,sikur njihej prej kohesh me te .E largoi mendjen nga shoferi e po veshtronte pejsazhin natyror ,fushat e gjelberuara ,te mbjella me kujdes ,me fruta e perime te ndryshme ,nga fermeret e zones .Ju kujtua gjyshi ,sa kujdesej tregonte per bahcen e shtepise.I pelqente te soditete natyren e te meditonte ..Hidhte syte pertej lumit te Shkumbinit ,dhe veshtronte tutje-tutje edhe Majen e Malit te Tomorrit .Sa i madherishem eshte BabaTomorri -mendoi Eva ,sa edhe ne kete ane te Shkumbinit duket...Perseri buzeqeshi lehte me veten e saj..Uh -tha me vete -Sot jam bere shume e ndjeshme dhe nostalgjike e historise se popullit se po sjell neper mend ,Pashain e Janines ,Baba Tomorrin ..Te presim gjer ne fund te udhetimit cfare do kujtoj ..Ndoshta ,Ismail Bej Vloren ,se per ne Vloren e tij jam nisur-beri shaka me veten... Autobuzi ,ndaloi ne nje lokal te bukur ne ane te autostrades , Nga disa shenja te qarkullimit rrugor ,Eva vuri re se ndodheshin ne te hyre te autostrades per ne Lushnje.Hyri ne lokal ,e po rrotullonte syte neper salle per te gjetur ndonje tavoline ne qoshe ,per te pire nje kafe e uje te ftohte ..Ishte fund gushti e koha ishte e ngrohte ,por jo e nxehte...Tavolinat ishin zene me kliente ..Kur nga prapa degjoi zerin e shoferit te autobuzit qe po e therriste ne emer.Nje mornice i kaloi neper trup.Po ky c'pati qe me thirri me emer?!!..Ku e di emrin tim ,ky?!!Oh,Zot -mendoi me veten-kush eshte ky me kete ze te njohur -ngulur thelle ne trurin e kujtesen time!!??.Ajo kthehu koken nga vinte zeri i njohur dhe ,ai i ofroi nje vend ,ne tavolinen e tij...Ajo e falenderoi dhe u ul ...Nderkohe ,kamarieri afrohet dhe e pyet cfare deshironte.Eva beri porosine nje uje "Gline",te ftohte dhe nje kafe turke te mesme .Ai u largua ,e shoferi e pyeti ,Even :-Ku ndodheni tani ,se ka kohe qe nuk ju kam pare ne qytet...Oh - i tha Eva -..Aktualisht jetoj ,pertej oqeanit .Si shumicen e shqiptareve qe i ka kapur "gripi",i mergimit edhe une mergova.Kam 5 vjet qe jetoj e punoj ne Amerike..Po femijet i kini te tere me vete?-e pyeti perseri shoferi ..Po -ju pergjigj Eva..Jemi vendosur ne nje shtet te Amerikes ,punojme dhe jetojme ..Femijet punojne e studiojne.Oh Zot-mendoi Eva perseri me veten e saj-Ky me njeh shume mire e une,nuk e njoh fare,dhe me e keqja nuk po e kujtoj......Nderkohe kamarieri i sjell ujin dhe kafen.Ajo ndezi nje cigare per te shoqeruar kafen.Si mbaroi kafen , piu pak uje ,Eva u ngrit ,shkoi te banaku pagoi dhe hyri ne autobus ..U ul ne vendin e saj,ne pritje per tu rinisur autobusi...Ne pak caste,autobusi u nis perseri ,duke gjarperuar neper autostrade ...Eva e ulur nga ana e dritares po veshtronte kodrat ne ane te autostrades..Ne krah te saj ishte ulur nje zonje rreth te 65 -ve..Gruaja ,po dremiste dhe Eva here-here degjonte gerhitjen e lehte te saj...Autobusi po kalonte prane nje qyteze ,qe rrethohej nga kodra me ullinj...Eves kjo qyteze e "pyllishte" me ullinj ju duk e njohur...Kishte me shume se 20 e kusur vite qe nuk kishte qene ne keto ane, e ishin bere ndryshime...Autobusi po i afrohej me shume qytezes dhe Eves po i kujtohej ,se ku ndodhej tani..Syte i zune disa pallate te ndertuara me kontribut vullnetar ne kohen e rregjimit komunist ,ku ishin vendosur familjet e internuara ,ne vitet '75-76 ,te grupit pucist ushtarak qe kishte dale ne ushtri..Nje dritherime ,nje makth i kaloi ne tere trupin...Filloi te shqetesohej ,e duart e trupi po i dridhej...Gruaja qe ishte ulur prane e ndjeu shqetesimin e saj...U zgjua ,veshtroi Even ,..Ajo vuri re se Eva po dridhej ,syte e lotuar i kishte ngulur diku larg,aty ne qyteze e ne kodrat perreth....

Gruaja e pyeti Even se a ndjehej mire.

"Mos te ze autobusi moj bije"? -e pyeti gruaja ..
T'i them shoferit ta ndaloje e freskohu ..Jo ,jo -ju pergjigj Eva ,shpejt e shpejt ...

Zonje -ju drejtua Eva ,gruas,pas pak, -Te lutem ,a mund te ndez nje cigare,ne rast se nuk ju besdis ..Ndoshta duhani ju shqeteson...Jo ,jo ,- i tha gruaja -ndize ,se mbase ju qeteson juve..Eva hapi canten ,nxorri prej andej paketen "Dunhill",cakmakun dhe me duart qe i dridheshin ndezi cigaren ... ... Tymosi me etje ,cigaren ,duke e shtrenguar fort me buzet e saj,Hapi dritaren e nxorri tymin e cigares per ne ate drejtim .... Ishin shume afer qytezes ..Eva u ngrit duke i kerkuar te falur ,gruas ngjitur me te ,dhe drejtohet per nga shoferi...Duke mbajtur cigaren mes dy gishtave ,syte akoma disi te lotuar, me duart e zerin qe i dridhej ,i thote shoferit :-Te lutem shume ,a mund te hyme pak te kjo qyteza,te ai pallati atje ,me ato peme ulliri rrethuar.... Shoferi i perqendruar per te ngare makinen ,kthen koken dhe shikon fytyren e Eves ,qe kishte ndryshuar ,syte e lotuar dhe cigaren ne mes te gishtave ,qe i dridheshin....Nuk e pyeti me shume ,por edhe fjalen dy nuk e beri..Ai kthen autobusin ,ne krahun e majte,te rruga kryesore qe te conte per ne qyteze brenda...Autobusin e qendroi ,perpara ,pallatit ...Pallati dukej qe ishte vjeteruar ...Ne muret e rrenuara nga suvaja ,kishin mbetur akoma tek -tuk parullat e famshme te regjimit .."LAVDI PPSH"-se,apo "me Enverin ne balle drejt fitorve te reja "..

Oh -mendoi Eva -po bejme gati 13 vjet qe jemi ne demokraci dhe keto parulla akoma qenkan "gjalle "..Eh sa rrenje te forta paska pasur kjo murtaje komuniste..Eva i vjen rrotull pallatit dhe ne krahun e djathte te pallatit rreth 10 metra larg, qendron prane nje peme ulliri...Zgjat doren e keput nje dege ulliri rreth 50 cm,te gjate ...Dega ishte me gjethe plot dhe ullinj jeshile ,te pabere akoma ..Eva vinte aty pas shume viteve Ja aty ishte ulur poshte ullirit ,perhere te fundit ,ne krahet e Lulit ,kur ne qoshe te pallatit cfaqet ,Gazi 69 i Deges se Puneve te brendeshme ,e qe aty dalin dy agjente policie ,.Ata i drejtohen Eves :_Ju do te vini me ne! ..Per ju nuk ka urdher internimi,vajze !...Eshte ne te miren tuaj !..Kini te ardhmen perpara !..Partia ka zemren e gjere e ju jep doren me partishmeri!..Ju nuk i perkisni kesaj klase tradhetaresh e pucistesh !.Ju jeni vajza e nje veterani ,te plagosur ne lufte qe ka humbur driten e syve,!...Mos i bini te mires me kembe!.Mendo jeni ne vitin e fundit te fakultetit !.... Eva u shtrengua me fort pas trupit te Lulit e lotet i rane pernjeheresh si kokrrat e ullirit qe kishin mbi krye ,sikur donte te thoshte se une dua te rri ketu ,me te dashurin tim,me te fejuarin tim ,me burrin tim.....Lotet rane mbi gjoksin e Lulit ,Eva ndjeu qe Luli po dridhej i teri e shtrengonte ate me shume e me fort ,i frikesuar nga bishat qe i rrinin perballe.....,...Eva ishte fejuar ,kishte bere edhe celebrimin,me Lulin ,qe ne mbarim te shkolles se mesme.....Por dy agjentet nuk e zgjaten me ..Ata terheqin Even fort nga krahet e Lulit Mos!-bertiti Luli,duke e terhequr fort pas trupit te tij.....Eshte e fejuara ime,gruaja ime..! E dua shume !..Te dua shume Eva !..Mos ik !...-bertiste Luli.....Njeri nga agjentet ,kthehet godet Lulin dy tre here ,duke e lene te shtrire aty poshte ullirit... Shtyjne Even me force brenda ne makine dhe shoferi i Gazit ,i jep gaz fort makines ,duke lene mbrapa ,nje re te dendur pluhuri ,Lulin e shtrire poshte ullirit,Even ne makine qe qante me denese ,e humbet ne drejtim te Tiranes...Eva ndjen nje dore te lehte qe e godet pak ne krah..Eva ,Eva ,je mire ? A ndjehesh mire?...Eva u permend nga zeri i shoferit te autobuzit.Ishte "tretur ",ne ato kujtime te hidhura,ishte kthyer ne shume vite me pas.Ajo ja nguli syte e saj te medhenj e te bukur shoferit e duke ngritur gishtin tregues ,ne drejtim te tij,i thote:-Ju,ju,ju ishit shoferi i asaj nate te zeze ,Ju,ju,ju ngisnit ate Gaz-in 69 ,ju,ju,ju ! Eva qetesohu,qetesohu -i thoshte shoferi..Po une isha - i tha ai.Isha thjesht nje punonjes.Eva ,mblodhi veten dhe me degen e ullirit ne dore ,u kthye e hipi ne autobus Shoferi i autobusit ,me miresjellje i kerkoi nje pasagjeri ne vendin e pare ,se a mund ta shkembente vendin me Even ..Pasagjeri nje djale i ri ,student ,pranoi ..Eva u ul ne sediljen e pare.Shoferi i ofroi nje cigare nga paketa e tij "Malboro",Eves..Ai gjithashtu ja ndezi cigaren me njeren dore e tjetren e vuri ne zemer ...Autobusi u nis perseri drejt Vlores ..Ne autobus kishte rene nje heshtje varri..Vetem zhurma e motorrit degjohej..Te gjithe po perjetonin ajo cka ndodhi me Even...Ne te dale te Lushnjes ,nje grup dasmoresh i ngrene doren shoferit .Ne autobus kishte disa vende bosh .Shoferi ndaloi makinen e ju tha :-Hajdeni! ..Kur ata kaluan prane Eves ,Eva ndjeu eren e alkolit ..Ata hyne me zhurme ,duke qeshur ..Ishin akoma te ekzaltuar nga dasma ,cakerqejf e ju merreshin kembet...Studenti ,si per te ndryshuar atmosferen qe kishte kapur pak caste me pare autobuzin ,i ngacmon dasmoret duke ja marre nje kenge popullore dasmash... Dasmoret nuk ja prishen e shoqeruan studentin tere gaz e hare...Eva ,kthehu koken ,e qeshi.... I pelqeu ,ky lloj momenti...Dasmoret zbriten shume prane .nuk bene as 20 minuta rruge .... Eva ,ndezi edhe nje cigare tjeter e duke tymosur cigaren ,po veshtronte degen e ullirit ..Pa vetedije filloi te numuronte kokrrat e blerta te ullirit .Ishte shume nervoze e e paperendruar...Vinte deri ne njefare numuri e ngaterrohej.Fillonte ,perseri nga e para.Filloi te numuronte edhe gjethet.Dilnin shume,shume numuri here ngaterrohej ,here dilte i madh...Oh -tha me vete -Sa vite kane kaluar1..Dekada ,vite te tera...Ndoshta ,ky mendim nuk me le te nxjerr numurin e sakte.Shume vite me pare ,aty poshte atij ullirit ,gjithcka per Even ndryshoi. E kujtimet e cuan ne ate vit te larget kur gjithcka ne jeten e Eves morri rruge tjeter....Vazhdon..

No comments: