Tuesday, December 12, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-ESE

BOSTONIANET E RINJ SHQIPTARE
NDJEKIN TRADITEN
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Me 9 tetor 2006 amerikanet kremtuan me dashuri e solemnitet festen
tradicionale mbarepopullore, “Columbus Day” (Dita e Kolombit). Ne vitin
1492 kapiteni italian, Kristofor Kolombi, eksploruesi kurajoz, lundroi
me sukses dhe e kaloi oqeanin blu per te arritur ne brigjet e
kontinentit te ri. Kolombi, emri i pare qe lidhet me zbulimin e
kontinentit amerikan dhe qe permendet ne librat e historise te te
gjithe botes, per historine e Amerikes eshte nje emer simbol, nje emer
qe do te pasohej nga mijera e mijera ardhes te tjere ne shekujt qe do
te vinin…pilgrimet me 1620, puritanet me 1630…
Pilgrimet. Udhetaret e pare evropiane qe kapercyen Atlantikun, dite
pas dite, me anijen e vogel “Mayflover” ne fillim te shekullit te
17-te. Avullorja e vogel mbante ne bordin e saj burra, gra e femije, me
endrren te vinin e te ndertonin shtepine e tyre ne Amerike; disa te
tjere per te hapur kulte fetare, te cilat ishin te ndaluara ne Evrope.
Kur “Mayflover” arriti ne nje gji te mbrojtur, marinaret hodhen dhe
lidhen litaret e saj te nje gur ne breg te Massachusettsit, guri
historik qe sot quhet “Guri i Plimuthit” e qe terheq vizitore nga tere
bota.
Si pilgrimet qe lidhen avulloren te “Guri i Plimuthit”, emigrantet
e brezave pasardhes kane lidhur endrrat e tyre te brigjet e Amerikes,
te “Statuja e Lirise”, dhurate e popullit francez, e cila edhe ajo e
kaloi oqeanin me lundrim, si emigrante.

BOSTONI—QYTETI HISTORIK I EMIGRANTEVE
Thomas M. Menino, Mayor, kryetari i bashkise se Bostonit, i pret
vizitoret si zot shtepie: “Mire se vini ne Boston, ne qytetin historik
te revolucionit amerikan, ne qytetin me nje tradite te pasur kulturore
e artistike, ne qytetin e populluar nga grupe etnike nga me te
ndryshmet, te ardhur brez pas brezi nga cdo vend e cdo qoshe e botes…”

Historia e Bostonit tregon se ky qytet ka qene gjithnje nje
destinacion i emigranteve, te cilet vinin ketu per shkaqe te ndryshme.
Ndryshueshmeria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, te ri, te
Bostonit, me ardhes qe vazhdojne pambarimisht edhe ne ditet e sotme.
Emigrantet deshirojne te realizojne endrren amerikane duke u integruar
ne komunitetet ku banojne e punojne, duke afirmuar marredheniet midis
etnive te ndryshme, duke respektuar rrenjet qe kane lene ne histori
emigrantet e fillimit.
“Zyra e Bostonianeve te Rinj” kremtoi 6-vjetorin e themelimit
me 22 shtator 2005 ne mjediset e City Hall (bashkise) dhe kryebashkiaku
Menino e hapi kete ngjarje me nje fjalim te ngrohte miresardhes per
emigrantet e posamberritur. Midis te tjerash ai tha : “Une e krijova
“Zyren e Bostonianeve te Rinj”, sepse jam i bindur se sa i rendesishem
eshte ndryshimi i kulturave etnike te qytetit… Diferencimet e kulturave
etnike krijojne ate unitet , i cili i jep jete, force e gjalleri
Bostonit. Te perfshire ne veprimtarine social-ekonomike emigrantet e
rinj do te perfitojne ate oportunitet qe u ofron shoqeria jone e
“Bostonianeve te Rinj”…Une i them “mire se ardhe” cdo
bostoniani..Komuniteti yne eshte bere me i pasur nga prania juaj…Secili
nga ju ka nje pervoje te mire, por ka edhe veshtiresi, pengesa, te
cilat ne do t’ju ndihmojme t’i kaperceni…”
Duke udhetuar ne historine e Bostonit, njihesh me faktin se
emigrantet i kane sjelle vitalitet ketij qyteti, fuqine e krahut te
punes, aftesite fizike e mendore, vizionet, kulturen, gjuhet e ndryshme
dhe perspektivat e ndryshme, te cilat kane ndikuar ne forcimin e
ngrehines shpirterore te qytetareve. Krijimi i “Zyres se Bostonianeve
te Rinj” do te afirmoje kontributin qe japin emigrantet e vjeter e te
rinj, do te mbaje gjalle dhe do te farketoje ndertimin e nje jete te re
te emigranteve dhe shkrirjen e tyre ne komunitetet ku banojne.
Marredheniet midis kulturave dhe gjuheve te ndryshme do te krijojne nje
model te nje mjedisi multikulturor te qytetit, do te ndihmojne
cdonjerin te kuptoje se si punon shteti e si mund te marresh pjese ne
te.
Po arrihet qe Bostoni te behet nje qytet klasi boteror. Kete e
tregojne statistikat. Duke u bazuar ne regjistrimet e vitit 2000, 25,8
per qind e banoreve te Bostonit kane lindur jashte kufijve te Amerikes.
Ne Boston fliten 140 gjuhe te huaja. Me shume se 33 per qind e banoreve
nuk flasin anglisht ne familjet e tyre. Gjuhet me te perdorshme jane:
spanjishtja, gjuha kineze, vietnameze, portugalishtja, frengjishtja,
rusishtja si dhe gjuha haitiane kreole. Me shume se 30 per qind e
emigranteve jane pronare te shtepive te tyre ne Boston.
PANORAMA SHQIPTARE E BOSTONIT
Kur japim keto shifra dhe rrugen historike te ketij qyteti, duhet te
permendim edhe kontributin qe kane dhene emigrantet shqiptare ne breza
te vjeter e te rinj. Bostoni eshte vendi i pare ku shkarkuan shumica e
emigranteve shqiptare ne fund te shekullit te 19-te dhe ne fillim te
shekullit te 20-te, duke u shperndare me vone ne qytetet e tjera te
Massachusettsit, si dhe ne shtetet e tjera. Arbereshet e Italise kishin
mberritur qysh ne fillim te shekullit te 19-te e banonin kryesisht ne
Milford, fshat prane Bostonit.
Nje pjese e emigranteve nuk e dinin qe ishin shqiptare, e quanin
veten “greke” ose “turq”. Atyre u mungonte ideja e atdheut, kur nuk e
kishin nje te tille. Por shpejt filloi “zgjimi” dhe “ndergjegjesimi
kombetar”. Ne janar 1905 u themelua ne Boston “Vellazeria mireberese e
Dardhes”, shoqeria e pare e shqiptareve te Amerikes, e pasuar nga
botimi i gazetes “Kombi” me 1906 e, me tej, me themelimin e “Vatres” e
botimin e gazetes “Dielli”. Filluan te dilnin ne drite figura te
shquara te kombit shqiptar, Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kol
Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi,
K. Kirka, K.Demo e qindra bashkemendimtare e veprimtare te tjere
patriote, te cilet kane dhene kontributin e tyre ne fillimet e
bashkesise etnike te emigranteve shqiptare ne vitet e para te shekullit
te kaluar. Me shume se 100 organizata e shoqeri patriotike shqiptare e
kane Bostonin djep te themelimit te tyre. Po ashtu, ne Boston, kane
zanafillen e tyre botimet e gazetave e revistave, emisionet shqip te
radios, hapja e shkollave shqipe, si dhe manifestimet e fuqishme te
festave kombetare, te cilat kane lene gjurme ne historine e Bostonit.
Ne kanunoret e gjithe ketyre shoqerive gjejme te njejtin program e
qellim: te ndihmonin bashkatdhetaret ne Massachusetts, te ndihmonin
vendlindjen e te mbronin interesat e kombit per lirine e pavaresine e
viseve etnike shqiptare. E mbi te gjithe qendronte figura e Nolit,
mendja qe udhehoqi e i dha shpirt idese shqiptare.
Njohja zyrtare e “Vatres” nga autoritetet amerikane ishte nje
ngjarje me rendesi jo vetem per emigrantet shqiptare te Amerikes, por
per gjithe kombin shqiptar. Shteti amerikan i Massachusettsit nenshkroi
me ligj kombesine shqiptare te emigranteve nepermjet firmes se
Sekretarit te Pergjithshem te Shtetit, Albert P. Langtry.
Si perfaqesuese e Shqiperise, “Vatra” e Bostonit kishte vendin e
saj te nderit ne kryeqytetin amerikan, ne Washington D.C. Ne qershor
1918 Noli la Bostonin e udhetoi per ne Washington D.C., i ftuar nga
presidenti Vilson ne Kongresin e Kombeve te Shtypura. Noli i kerkoi
ekselences se tij Vilson, mbrojtjen e Shqiperise nga Amerika…Fryma e
“Vatres” u ndie ne Kongresin e Lushnjes. Shpirti patriotik i saj jehoi
edhe ne luften e Vlores se toku me kengen “Vlora-Vlora”, kompozuar nga
muzikanti dardhar Thoma Nashi, i cili themeloi banden famemadhe te
Bostonit…Me 17 dhjetor 1920, Fan Noli u dergua ne Gjeneve si
perfaqesues i “Vatres”, kur Shqiperia u pranua pjesetare e Lidhjes se
Kombeve…
Funksionimi i kishave shqiptare ne Boston, ne Uster, Netik e
gjetke, ku predikohej ne gjuhen shqipe, gjithashtu luajti rol ne
mbajtjen prane te familjeve emigrante, ne ruajtjen e gjuhes amtare e te
zakoneve e traditave te vendlindjes. Zoti Peter Kristofer, profesor ne
Universitetin e Usterit, i lindur nga prinder shqiptare, e quante
veten “albanian” qysh femije. “Prinderit tane, thote profesori,- nuk
sollen nga Shqiperia vetem mjeshterine e te gatuarit dhe menyren e
qeverisjes se shtepise, por edhe shume zakone te mira e fisnike te
familjes. Keshtu, p.sh., kur ishim te vegjel e frekuentonim shkollen e
kishes shqiptare, na mesonin se vajzat duhej t’i respektonim e duhej
t’u therrisnim “zonjushe”. Amerikanet, qe nuk e kishin idene per vendin
tone, mbeten te habitur kur mesuan se fjala “zonjushe” kishte ardhur
nga Shqiperia tok me emigrantet, veshur me kostumet e zeza, kemishen e
bardhe, kravaten e qostekun e sahatit. Po ashtu grate shqiptare kishin
sjelle palltot me pelice te jakat, sipas modes parisiane…Pra, ne ishim
“proud”, se prinderit tane nuk kishin ardhur nga Marsi, por nga nje
vend aristokratik e i qyteteruar...”
Sipas kronikave, ne rrjedhen e viteve, Noli, Konica e lidere te
tjere shqiptare kane qene ne cdo kohe te mirepritur ne bashkine e
Bostonit jo vetem per te zgjidhur probleme qe shqetesonin emigrantet
shqiptare, por edhe per te dhene kontributin e tyre intelektual si
keshilltare, per mireqenien e qytetit dhe te banoreve te tij.
Lajmin trondites per pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ne
prill 1939, mergimtaret shqiptare e moren vesh nga shtypi i Amerikes.
Me 8 prill Noli i drejtoi nje telegram Departamentit te Shtetit
Amerikan dhe nje tjeter Lidhjes se Kombeve ku kerkonte denimin zyrtar
te pushtimit te Shqiperise.. U vendos qe ne Boston te mbahej kuvendi i
“Vatres” per t’u riorganizuar me mire e per te vazhduar veperimtarine
per clirimin e Shqiperise nepermjet protestave, memorandumeve etj…Ne
mbarim te luftes, gjithnje nen trysnine e shqiptareve te Bostonit,
qeveria amerikane organizoi nje mbledhje ne Boston me 23 qershor 1944,
ne hotel “Statler”, per te diskutuar si duhej vepruar me Shqiperine,
lidhur me propozimet qe kishte bere Noli e Cekrezi…
“Lufta e ftohte” qe e kishte ndare boten ne dy kampe, po ashtu e
kishte ndare edhe diasporen shqiptare nga atdheu i tyre i pare…Ne mesin
e viteve ’50-’60 ndoqen rrugen e Amerikes shume emigrante politike te
Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, ne kerkim te lirise. Po
ashtu, ne vitet ’70, pati nje prurje tjeter te emigracionit shqiptar ne
SHBA, ne vendin e enderruar te demokracise. Me rritjen e komunitetit
shqiptar filluan te krijoheshin edhe shoqeri te tjera patriotike, te
cilat u kthyen ne tribuna zedhenese te mbrojtjes se lirise e te
demokracise se bashkatdhetareve dhe te trojeve shqiptare. Nuk duhet
harruar thenia lapidare e Fan Nolit : “…Shqiperine e kishim ne program
ta benim, e beme nje Shqiperi indipendente, te mire a te lige, e beme…,
ua leme si barre te tjereve qe ta miresojne…”
Patrioti Anton Athanasi ishte nje legjende shqiptare dhe ikona e
Bostonit. Dashurine dhe devocionin per Shqiperine ai e shkriu me
endrren amerikane duke arritur te behet biznesmeni i famshem i
restoranteve te Amerikes. Ai punesoi nje pjese te mire te emigranteve
shqiptare qe erdhen pas vitit ’90. Ai e meritoi dhe e mbajti me sukses
titullin e Konsullit te Nderit te Shqiperise ne Boston. Si Konsull
Nderi ai ka qene faktor bashkimi per emigracionin, ka perfaqesuar
diasporen shqiptare ne aktivitetet politike te Massachusettsit, ne
festen e Dites se Flamurit dhe ne takimet me governatorin dhe
kryebashkiakun e Bostonit, me kongresmenet e senatoret amerikane te te
dyja kraheve.
I perndershmi At Liolini, nje nga hierarket me te dalluar te
Ortodoksise sone kombetare, shquhet jo vetem si prift predikues
brendaperbrenda sherbeses kishtare, por edhe si nje veprimtar i zoti i
diaspores. Me aftesite e tij e ka kthyer katedralen e Shen Gjergjit ne
Boston, sa ne nje tempull besimtaresh, aq edhe ne nje organizate
kulturore te shqiptaro-amerikaneve, pavaresisht nga besimi fetar apo
trevat nga kane ardhur.
Ne Boston, ne vite jane organizuar qindra takime te lidereve
amerikane me grupin etnik te shqiptareve. Ne shenimet e tij profesor
Peter Prifti pershkruan “Manifestimet e kultures shqiptare” ne Boston,
ne maj 1975, kur muaji maj u quajt “Muaji i shqiptareve” nga zyra e
kultures se bashkise se Bostonit. Fillimisht ky muaj quhej “Muaji i
Ballkanit”, por gjithnje ne programet e tij mbizoteronin shqiptaret.
Keshtu, programi televiziv i 2 majit 1975 transmetoi per nje ore e
gjysme pamje nga jeta e grupeve etnike te Ballkanit, por me shume u
perqendrua te shqiptaret e komunitetit te Bostonit duke pershkruar
aspekte nga historia e kultura e Shqiperise e duke e permendur te
perndershmin Artur Liolin, z. Anton Athanas dhe patriotin Kostandin
Demo. Me 5 maj 1975, ne korridoret e bashkise se Bostonit u hap nje
ekspozite me aspekte nga historia e emigrimit te shqiptareve ne
Amerike. Po ate dite, -vazhdon te tregoje z. Prifti,- u dha nje pritje
nga komuniteti shqiptar, ku moren pjese persona te ftuar nga zyrat e
bashkise se Bostonit dhe shqiptaro-amerikane te komunitetit. Ishte nje
mbremje mbreselenese, miqte e te ftuarit pelqyen muziken shqiptare dhe
admiruan kostumet e bukura kombetare, veshur nga djem e vajza, bij te
emigranteve shqiptare. Mbremja perfundoi me servirjen e pjatave me
gatimet shqiptare aq te shijshme, te pergatitura nga duart e arta te
grave shqiptare. Sipas prof. Priftit, disa dite me vone, me 22 maj,
gazeta “Boston Globe” botoi nje artikull ku pershkruhej finesa e artit
kulinar shqiptar, e demonstruar nga tri zonja shqiptare te Bostonit. Me
24 maj, shqiptaro-amerikani z. Van Kristo, moderatori i programeve te
radios se Bostonit, transmentoi me radio nje ore program kushtuar
bashkatdhetareve shqiptare…Ne Uster, qytet me tradita kulturore
shqiptare funksionon prej kohesh radio “Ora Shqiptare”, e cila ka nja
program lokal dhe shume popullor, e drejtuar nga shqiptaro-amerikani
veteran Dhimiter Stefo e me vone nga vatrani Jani Melka. Gjithashtu ne
Uster jepet emisioni TV lokal ne gjuhen shqipe...Eshte pa mbarim lista
e aktiviteteve social-kulturore te kryera ne diasporen shqiptare te
Massachusettsit, ashtu sic eshte pa mbarim edhe numri i shoqerive,
shoqatave e organizatave te krijuara ne periudha te ndryshme, deri ne
ditet e sotme.
Ne Bostonin e Nolit, Konices, Athanasit dhe qindra figurave te
tjera te shquara patriotike sot jetojne mijera emigrante te rinj
shqiptare, gjysher ,prinder, nena e baballare, djem e vajza,
femije…duke provuar veshtiresite, por edhe rruget e hapura per
emigrantet e ardhur rishtas.
Federata “Vatra”, e larguar disa vjet me pare, sot zhvillon
aktivitetin e saj ne Nju-Jork. Bostonit i ka mbetur vetem emri i mire i
Para -dhe Pas luftes se Dyte Boterore. Iku “Vatra”, por kane mbetur
“vatranet”, te vjetrit e te rinjte, te cilet po ndeshen gjithnje me
sfiden: A do te mbetet Bostoni nje qytet-muze per mergimtaret apo mund
te behet nje qender kulturore per shqiptaret? Ne vitin 2002 u krijua
“Klubi i studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit.” (kujtojme
“Shoqaten e studenteve shqiptare te Bostonit”, themeluar ne vitin
1918). Themelimi i klubit te studenteve shqiptare ne Universitetin e
Harvardit, Mass, me 28 nentor 2005, “Harvard College Albanian Club”,
ishte nje tjeter ogur i mire dhe nje ngjarje e rendesishme kulturore.
Studentet e rinj shqiptare, si pasuesit e dy “harvardianeve” te shquar,
Nolit e Konices, e quajne veten te nderuar e te ngarkuar me pergjegjesi
per mbarevajtjen e ketij klubi dhe kontributin e tyre per kulturen e
kombit.
Jane me qindra studentet shqiptare qe kane mbaruar “master” ne
universitetet e Bostonit e te Massachusettsit dhe jane punesuar sipas
profesionit ne kompani e vende te ndryshme pune… Stefan Kochi, kryetar
i deges se KKSHA per Massachusettsin, eshte i njohur ne biznesin e
fushes kompjuterike. Aktualisht ai eshte themeluesi dhe
zevendespresidenti per Inxhinierine ne Payronix Systems, nje kompani qe
ndodhet ne Kembrixh, Mass., dhe qe merret me programim kompjuterash.
Stefani ka qene i angazhuar me aktivitetet e komunitetit shqiptar qysh
kur ka ardhur ne Amerike, ne vitin 1993. Duke i qendruar prane Anton
Athanasit ai u frymezua nga vizioni i Antonit, nga aftesite e tij per
te krijuar marredhenie me njerez me prejardhje e pozicione te ndryshme.
Vitet e fundit Stefani eshte angazhuar ne menyre aktive me Keshillin
Kombetar Shqiptaro-Amerikan, KKSHA. Ai eshte anetar i bordit drejtues
dhe kryetar i deges se shtetit te Massachusettsit.
Stefan Kochi ka qene organizatori kryesor i festimeve te Dites se
Flamurit Shqiptar, te cilat jane njohur ne rruge zyrtare nga kryetari i
bashkise se Bostonit dhe nga shteti i Massachusettsit. Ai udhehoqi
mitingun e komunitetit shqiptaro-amerikan, ne mbeshtetje te Shteteve te
Bashkuara dhe Presidentit, pas 11 shtatorit 2001 si dhe organizoi
takimin e perfaqesuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan te Bostonit
me senatoret amerikane John Kerry, Joseph Lieberman, Joe Biden dhe Paul
Sarbanes. Stefani organizoi ceremonine e mikpritjes se Gjeneralit
Wesley Clark ne aeroportin e Bostonit, kur ai u kthye nga gjyqi i
Milloshevicit ne Hage. Duke mbeshtetur energjine dhe aspiratat e brezit
te ri, S.Kochi bashkepunon me studentet e Universitetit te
Massachusettsit, te Bostonit dhe te Harvardit.
Albana Orgocka eshte bashkekryetare e MAAS dhe ne vitin 2006
eshte nderuar si “Gruaja e Vitit” nga Shoqata shqiptaro-amerikane e
Grave, si aktiviste e palodhur e diaspores. Ne vitin 1999 Albana ka
punuar ne Institutin Nderkombetar te Bostonit, si punonjese sociale
(social worker) dhe ka ndihmuar shume emigrante te ardhur nga Shqiperia
dhe Kosova ne sherbimet sociale, welfare, social security etj. Orgocka
ka dhene kontributin e saj gjithashtu ne hapjen e funksionimin e
shkollave shqipe ne Boston dhe ne aktivitete te tjera te diaspores. Sot
ajo punon ne “Loring Wolcott and Coolidge”, qe eshte nje “Fiduciary
Company” dhe merret me administrimin legal dhe financiar te
pasurive…Shpresa Theodhosi, veprimtare aktive e komunitetit, eshte
presidente e AANO, “Organizata kombetare shqiptaro-amerikane” per degen
e Bostonit, Mass. E krijuar qysh ne vitin 1946 AANO ka perjetesuar
identitetin etnik te shqiptareve te SHBA dhe Kanadase, duke mbajtur te
gjalle gjuhen shqipe, traditat dhe angazhimin kulturor edukativ dhe
social aktiv, pa dallim feje ose perkatesie politike…Vera Gjata ,
kryetare e Shoqerise “Cameria” per degen e Bostonit, Mass., gjate
aktiviteteve qe organizon ne Boston dhe rrethinat, kerkon mbeshtetjen
dhe ndihmen e te gjithe shqiptareve per perparimin e ceshtjes Came,
ceshtje aq e drejte dhe njerezore…Agim Sejdiu, veprimtar i dalluar i
komunitetit eshte kryetar i “Shoqates Shqiptaro-Kosovare te Bostonit”
“The Kosovar-Albanian Society of Boston”…Profesoresha e gjuhes angleze,
Diana Kristo, mbesa e vatranit patriot te Bostonit Vangjel Laco,
ushtron profesionin kontraktore ne Departamentin e Shtetit Amerikan…
Eva Millona, stermbesa e Misto Millonait, nje nder shqiptaret e pare te
ardhur ne Amerike dhe kryetari i shoqerise “Vellazeria mireberese e
Dardhes”, ka kryer studimet pasuniversitare ne shkencat
politike-juridike. Fillimisht ka punuar si drejtoreshe e programit te
pare per te ndihmuar emigrantet shqiptare ardhur pas vitit 1994. Ajo
eshte emeruar nga governatori i Massachusettsit Mit Romney si kryetare
e komitetit keshillues te governatorit per politiken e emigracionit...
Oltiana Mara eshte financiere ne banken e madhe “Bank of America”,
gjithashtu aktiviste dhe njera nga themelueset e shkolles shqipe ne
Boston.
Nje armate e tere intelektualesh te Bostonit e rrethinave te tij,
te cilet nuk mund t’i permendim dot te gjithe, japin sot kontributin e
tyre te vlershem ne zhvillimin kulturor te diaspores
shqiptaro-amerikane. As. profesor Thanas Gjika dhe bashkeshortja e tij
poetja e gazetarja, Julia Gjika, kane organizuar takime e sesione
shkencore per ngjarje te rendesishme te kombit dhe per promovime
librash, te perkrahur nga At Liolini, nga publicisti Agron Alibali, apo
studiuesit dhe pedagoget Dhimiter Dishnica, Dhimiter Skende, Niko Dako
e te tjere.
Lista e gjate e veprimtareve vazhdon: Sejfi Protopapa, nje aktivist
i dalluar dhe mbeshtetes i aktiviteteve qe zhvillon komuniteti i
Bostonit…Ilir Koci, kryetar i klubit te studenteve shqiptare ne
Universitetin e Massachusettsit, ne Boston…Alket Mertiri, kryetar i
klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit…Margen
Cuko, kryetar i klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te
Harvardit…Fatmir Beja, veprimtar aktiv dhe nje nga themeluesit e
shkolles shqipe ne Boston…Shkrimtaret e gazetaret e komunitetit
Skifter Kellici, Aristotel Mici, Julia Gjika, Kolec Traboini, Ivoni
Reso, Alfred Lela, apo profesori nga Kosova Mehdi Hyseni e te tjere
japin kontributin e tyre ne fushen e botimeve ne shtypin e diaspores
shqiptaro-amerikane e ne grup-listat e internetit…
Endrra per valevitjen e flamurit shqiptar ne qiellin e Bostonit u
plotesua me 23 nentor 2004, me iniciativen e Stefan Kochit. Ne sheshin
para bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, qe
perfaqesonin gjithe krahinat shqiptare, disa veshur me kostume
kombetare. Sheshi gumezhinte nga burra, gra, femije e te moshuar, te
cilet e quanin privilegj te madh te ndodheshin ne kete manifestim te
ngrohte e festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne
Boston, per here te pare ne histori. Kenget, vallet, bisedat rreth
kesaj ngjarjeje te paperjetuar ndonjehere, ngjallnin ngazellim te
thelle tek bashkatdhetaret. Ndoshta Faik Konica shpresonte ta shihte
nje dite flamurin shqiptar te valonte ne Boston, sigurisht, shume me
heret se data 23 nentor 2004. Flamuri yne e ndjeu veten “mysafir” mes
flamurit amerikan dhe atij te shtetit te Massachusettsit. Tingujt e
himnit te Flamurit, si vale magnetike, nuk lane shqiptar pa i prekur
shpirtin e pa i rreqethur shtatin. Me fytyrat e tyre te mallengjyera e
syte e perlotur, ata brohorisnin dhe nuk ia ndanin syte qiellit, ne
sfondin blu te te cilit spikaste ngjyra e bukur e flamurit tone, e
kuqja e nderit dhe shqiponja e zeze.
Ceremonine e hapi z.Stefan Kochi, i cili foli per peshen e kesaj
ngjarjeje ne historine e kombit shqiptar, si dhe per rendesine qe ka
komuniteti shqiptaro-amerikan ne Boston e ne Massachusetts. Ai
falenderoi bashkine e qytetit te Bostonit, kryetarin Thomas Menino dhe
zyren e “Bostonianeve te Rinj”, si dhe governatorin e shtetit, z. Mitt
Romney, per ndihmen qe dhane per njohjen e Dites se Flamurit Shqiptar.
At Artur Liolini, pasi pergezoi iniciatoret e grupit organizues,
recitoi vargjet e Nolit te pavdekshem, i shoqeruar njezeri nga te
pranishmit: “Ti moj nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike!”
Me 28 Nentor 2005, flamuri shqiptar per te dytin vit u valevit ne
qiellin e bardhe dimeror te Bostonit, ndersa shembelltyra e tij kuqezi
rrezatonte kudo ne veshjen e shqiptareve, te rriturve e te miturve, qe
mbushnin sheshin. Mes duartrokitjesh e brohoritjesh flamurin e ngriti
z. Sejfi Protopapa, aktivist i komunitetit dhe studentja shqiptare e
Universitetit te Harvardit, Fuada Kasollja. Stefan Kochi, kryetar i
shoqates KKSHA dhe drejtues i ceremonise, nder te tjera, tha: “Jemi
krenare te mblidhemi e te shpalosim krenarine tone kombetare, ketu, ne
qytetin e Bostonit, djepi i demokracise amerikane dhe baza e forte e
pavaresise se Shqiperise.” Te pranishmit ndoqen me respekt
pershendetjen e hiresise se tij, peshkop Nikonit, i cili dha nje lutje
per Diten e Flamurit. Ndersa perfaqesuesi i bashkise se Bostonit, z.
James Colimon, pershendeti ne shqip “Gezuar Flamurin!” dhe lexoi
proklamaten e shtetit te Massachusettsit nga governatori Mitt Romney.
Ne proklamate thuhej se, ne vitin e perkujtimit te 600-vjetorit te
lindjes te heroit legjendar kombetar te Shqiperise, Gjergj Kastriotit,
governatori i shtetit te Massachusettsit Mitt Romney shpall daten 28
Nentor 2005 te jete “Dita e Pavaresise Shqiptare”, duke i lutur gjithe
qytetaret e ketij shteti ta njohin kete ngjarje dhe te marrin pjese ne
zhvillimet e saj.
Artisti i Merituar Xhon Athanasi, me zerin e tij kumbues ka
kenduar pervit Himnin e Flamurit ne sheshin e Bostonit, gjate ngritjes
se flamurit tone ne shtize. Artisti shqiptar, i cili jeton me familjen
ne Boston, nuk e ka pushuar karrieren e tij artistike dhe eshte bere i
njohur per komunitetin shqiptaro-amerikan duke vazhduar aktivitetin
artistik koncertal. Xhoni ka marre pjese me zerin e tij ne te gjitha
festat shqiptare, si dhe ne takimet me personalitetet zyrtare te
Shqiperise qe kane vizituar Bostonin. Ne vitin 1999 Xhoni pergatiti nje
kor me femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate…
Etleva Hima, nje vajze energjike dhe muzikante e fokusuar, eshte e
degjuar per zerin e violines se saj ne teatrot e Bostonit e ne mbare
Nju-Inglandin. Ajo perfundoi me sukses konservatorin e Bostonit dhe
ndihet krenare, sepse eshte diplomuar nga “The Boston Conservatory of
Music” ku eshte diplomuar edhe Fan Noli yne nga mesi i shekullit te
kaluar… Qysh prej vitit 1995 mjeshtri i baletit Bashkim Braho ka
krijuar “Dance group- Bashkimi” me qender ne Boston. Ne kete grup ai ka
zgjedhur djem e vajza te Bostonit, qe u perkasin te gjitha trevave
shqiptare. Grupi i valleve ka dhene shfaqje ne shume festa popullore te
diaspores se Massachusettsit dhe te mbare Amerikes, duke e perfaqesuar
denjesisht Shqiperine.
Shqiptaro-amerikanet e diaspores se Massachusettsit jane te
ndergjegjshem e krenare per lidhjet e pazgjidhshme e ne vijueshmeri me
diasporen e djeshme, e cila eshte ngritur ne panteonin e shqiptarizmit.
Ne agimrendjen e shekullit nje shoqeri e re ka filluar ne kontinentin
amerikan, vellazeria shqiptare me bijte e bijat nga atdheu meme, nga
Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Cameria dhe nga komunitete te tjera
shqiptare te botes.
Qyteti i Bostonit, ku 80 vjet te shkuar Noli shkroi: “Rron, or,
rron e nuk vdes shqiptari”, eshte kthyer ne atdhe te dyte per
emigrantet. Komuniteti i shqiptareve eshte rritur ne menyre te papare e
vazhdon te rritet perdite. Sot jetojne e punojne ne Massachusetts
afersisht 50.000 shqiptaro-amerikane. Shqiptaret, te cilet kane krijuar
emer dhe dinjitet, jane pjese integrale e jetes sociale e politike te
“Greater Boston Area” dhe luajne nje rol aktiv ne biznesin e
komunitetit dhe ne procesin edukativ e politik.
Shoqeria e re MAAS—“Shoqeria e Shqiptaro-Amerikaneve te
Massachusettsit”, me bashkekryetaret Albana Orgocken dhe Mark Kozmon,
konsiderohet nje shoqate e te gjithe shqiptareve ne Massachusetts me
mision promovimin e vlerave te identitetit kombetar, me verdikt per te
ndihmuar ne prosperitetin e ketij komuniteti.
NJE MANIFESTIM SHUMENGJYRESH
Ne fillim te shekullit XXI mblidhet ne Boston klasa e punonjesve te
bostonianeve te rinj me nje premtim e shprese. Me 10 tetor 2006 ne
Boston Convention Center sallat e te tri kateve gumezhinin nga zerat e
qindra emigranteve multietnike, si te ishte nje feste nderkombetare,
hem folklorike, hem zyrtare, ku te binin ne sy lodrat, grupet muzikore
dhe veshja planetare me kostume e ngjyra te shumellojshme qe te
lebyrnin syte.
Ne sallen e madhe te Konventes, ne slide show ne mur ishin shkruar
me germa te medha parullat: “We are Boston 2006” (Ne jemi Bostoni 2006)
“Celebrating Immigrant” “2006 New Bostonians Leadership Awards” “Ne
jemi Bostoni!” “ Manifestimi i trashegimise, kontributit dhe
shumellojshmerise se kultures se emigranteve te Bostonit.”
Me okelon “Nje Boston i ri me kultura te ndryshme etnike”,
jepeshin pamje nga puna dhe jeta e grupeve etnike te Bostonit,
historiku i ardhjes se emigranteve, aktivitetet e tyre ne vite, si dhe
biografia e individeve te vecante qe jane dalluar ne pune krijuese.
Mbremja u hap nga dy konferenciere , bij emigrantesh, vajze e
djale. Konferencierja Cheng Tan me origjine kineze, nder te tjera tha:
“Ne historine e tij Bostoni ka pasur destinacion popullimin e qytetit
me ardhes nga gjithe bota, pa marre parasysh kush jane ata, si kane
ardhur deri ketu, pa marre parasysh se sa ndryshon nje person nga
tjetri. Cdo person i vetem qe ka ardhur ne Boston, ka fituar te drejten
te ndertoje jeten e vet dhe nje jete me te mire per femijet. Bostoni
nuk do te kishte marre famen e nje qyteti te kategorise boterore, pa
vizionin, kontributin dhe punen e rende kapitese qe kane bere ardhesit
e vjeter, ardhesit e rinj dhe femijet e tyre, qe kane emigruar brez pas
brezi ne Amerike. Bostoni nuk do te ishte nje qytet klasi boteror. Por,
pavaresisht kontributit qe kane dhene emigrantet, ata nuk kane qene
gjithnje te mirepritur ne kete vend. Kete e tregon historia e Amerikes
dhe historia e vete Bostonit, per veshtiresite e hasura, komplikimet
dhe konfliktet e ndezura nga trajtimi i dores se dyte ndaj kesaj
shtrese te popullsise. Emigrantet e rinj, afrikano-amerikanet dhe
njerezit me ngjyre nuk kane qene gjithnje te mirepritur nga popullsia e
ardhur ketu dhe e stabilizuar ose e ardhur me heret. Cheng Tan vazhdoi
me tej se me kujdesin vizionar te lidershipit Thomas Menino, i cili
krijoi zyren “We are Boston” (Ne jemi Bostoni), le te bashkojme forcat
dhe eneregjite e te rikrijojme nje Boston te ri. Nje Boston te ri, i
cili njeh punen e perpjekjet e emigranteve, te drejtat e cdo emigranti
per te ndertuar jeten e re, nje “Boston i ri”, i cili pranon ndryshimet
e kulturave te emigranteve, vlereson dhe njeh vlerat e cdo emigranti
dhe e respekton ate si njeri te barabarte te komunitetit dhe te
shoqerise amerikane.
Sonte ne jemi mbledhur te gjithe te afirmojme dhe te kremtojme
keto ndryshime ne komunitet, nga cdo moshe, nga cdo kombesi, qe nga
kolonet, ardhesit e pare, tek pilgrimet e puritanet, te
afrikano-amerikanet, portorikanet dhe per te gjithe ju qe ndodheni
sonte ne kete salle e qe keni ardhur nga cdo qoshe e botes. Sonte ne
celebrojme “Bostonin e ri”. Dhe ne kete manifestim ne njohim dhe
falenderojme ate popull qe ka ekzistuar ketu para nesh,
indiano-amerikanet, te cilet e kane ndare token e tyre me ne dhe ne i
themi “shtepia jone”. Te punojme te gjithe se bashku, duke ia kushtuar
angazhimin tone pasurimit te kultures dhe te jetes se qytetit te
Bostonit.”- perfundoi ajo.
Konferencieret u uruan mireseardhjen pjesemarresve ne
salle, duke iu lutur gjithsecilit te toke doren me personin qe ka ne
krah ne tavoline e t’i tregoje historine e ardhjes se gjyshit e gjyshes
ose prinderve ne Amerike. Une toka doren me Krista Georges, nje grua e
re simpatike italiane. Tiparet brune te syve dhe te flokeve te hedhur
shpatullave e tregonin qarte origjinen e saj. Italiania me tregoi duke
qeshur se gjyshja e saj, Elisabeta, kur mberriti me vapor ne Amerike, e
ndiente veten te humbur, kur te tjeret flisnin anglisht dhe ajo
s’kuptonte nje fjale. “Nuk humba ne oqean, por humba ne Amerike!”
-ankohej italiania. Ajo nuk mund ta mesonte dot gjuhen, por edhe nuk
mund te jetonte dot ne nje mjedis te tille, veshtiresi e cila e
shoqeroi gjate jetes. Une i tregova jo vetem Kristes, por edhe gjithe
miqve te tavolines, se babai im, Pandi, erdhi ne Amerike qysh kur
ishte 12 vjec, me 1916, bashke me xhaxhane. Kur vapori po i afrohej
Nju-Jorkut dhe dallohej Statuja e Lirise, ne kulmin e entuziazmit,
djaloshi zhveshi pallton dhe, me tere forcen e krahut, e verviti ne
oqean. “C’bere, more bir!,- e qortoi xhaxhai,- ne xhepin e palltos
kishe dokumentet!” Por palltoja, per fat, ishte penguar ne nje nga
direket e vaporit…
Mbremja vazhdoi me ceremonine e ndarjes se pese cmimeve nga kryetari i
bashkise se Bostonit, Thomas M. Menino. Pese cmimet e vitit 2006 ishin
: “Cmimi per Udheheqjen”, “Cmimi per Udheheqjen e Korporatave”, “Cmimi
per Udheheqjen e Komunitetit”, “Cmimin per Arritje Individuale” dhe
“Cmimi per Udheheqjen e Rinise”. Ceremonia e vitit 2006 u ndoq me
interesim nga shume pjesemarres, mbasi njeri nga fituesit e cmimit
(Cmimi per Udheheqje) iu dha senatorit te nderuar Edward M. Kennedit.
Cmimet e akorduar nga bashkia e Bostonit sherbejne per te shquar cdo
vit nje emigrant ose emigrante, te cilet kane kontribuar me aftesite
prijese ne komunitetin e vet duke dhene talentin personal dhe energjine
per te arritur ne ndryshime domethenese pozitive ne qytetin e Bostonit.
“Cmimi per Udheheqjen e Komunitetit” iu dha pedagoges se
anglishtes znj. Diane Portnoy, bije e prinderve me origjine cifute-
polake, te cilet kane vuajtur nga holokausti gjate Luftes se Dyte
Boterore. Ne fjalen e saj te falenderimit z. Diane permendi me nderim e
respekt prinderit e saj, te cilet emigruan ne Amerike, punuan rende, u
bene qytetare amerikane, votuan, u kujdesen per edukimin e femijeve,
niperve e mbesave. “Kam qene dhe vazhdoj te jem mesuese e anglishtes,
-nenvizoi ajo,- qe nga viti 1992 kur kam krijuar Qendren e mesimdhenies
se anglishtes. Une u jap lenden e gjuhes angleze femijeve te
emigranteve qe flasin 40 gjuhe te ndryshme, kane dallime ne edukaten
prinderore dhe ate sociale, por endrra qe ata i bashkon ne nje qellim
te vetem, eshte te mesojne e te persosin anglishten dhe te vazhdojne me
tej kolegjet. Se bashku ne do ta perparojme Ameriken!”- perfundoi ajo.
“Cmimi per Udheheqjen e Rinise” iu dha emigrantit Karlos
Saavedra, i cili eshte lideri i “Levizjes Studentore te Imigracionit”,
nje organizate e perhapur ne gjithe shtetin e Massachusettsit dhe
perpiqet te ndihmoje studentet emigrante te pervetesojne nje edukim te
larte. - “ Erdhem si emigrante ne kete vend te madh e mikprites, erdhem
ne Amerike, jo per t’u marre me krime, por per t’u edukuar, per te
vazhduar kolegje e universitete, per te dhene ndihmesen tone te
ndershme ne perparimin e ketij vendi famemadh.”, - tha ai.
Dhe ja ku i erdhi radha te marre cmimin “Per Arritje Individuale”
bashkatdhetarit tone, bostonianit Mark Kozmo. Ne castin qe atij iu
dorezua cmimi, te ftuarit shqiptare ne salle u ngriten ne kembe duke
duartrokitur e pergezuar zotin Mark. Pasi mori cmimin, ai pershendeti:
“ Gjysherit e mi erdhen nga Shqiperia e plotesuan endrren amerikane…Jam
shume i lumtur te jem sonte, ne kete salle, mes njerezve me ngjyra te
ndryshme, por te gjithe ne do ta bejme Bostonin me te mire e me te
gjalleruar.”
Prinderit e Markut kane qene bij emigrantesh te ardhur nga
fshatrat e Korces dhe kane banuar ne Braintree, Mass, ku ka lindur edhe
Marku. Ai u rrit e u edukua ne nje familje me tradita shqiptare, duke
arritur te behet nje veprimtar energjik i diaspores shqiptare te
Bostonit. Veprimtaria e Markut perfshin ate lidhje kulturore,
shpirterore dhe morale me te cilen ai ka mundur te bashkoje emigrantet
e tre brezave, atyre me te vjeterve, bashke me bijte, niperit dhe
ardhesit e rinj. Me ndihmen e tij te pakursyer, duke e kthyer edhe
banesen ne zyre dhe vend takimi me emigrantet, Marku u ka dhene ndihmen
dhe eksperiencen e tij shqiptareve qe fillojne nje biznes te ri apo
studenteve qe deshirojne te ndjekin universitete…Marku ka fituar nje
doktorate ne Ekonomi nga Universiteti i Wisconsin-it dhe nje diplome
ngaUniversiteti i Massachusettsit ne Amherst. Ai ka qene profesor i
Ekonomise ne Dartmouth College, ka punuar gjithashtu ne institute me
emer ne Washington, nder to, Brookings Institution. Mark Kozmo sot
eshte kryefinancier (Chief Financial Officer- CFO) i Institutit
studimor Mentor Group, me qender ne Boston dhe qe eshte i perqendruar
ne marredheniet e biznesit mes Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit
Evropian. Gjithashtu Marku ka banuar e punuar kater vjet ne Shqiperi
per te ndihmuar si keshilltar i pavarur per veprimtari financiare dhe
te investimeve.
Letra qe e propozonte Markun per cmimin e nderuar, ishte perpiluar
nga aktivistet Albana Orgocka dhe Agron Gjerasi, ku, pervec vlerave dhe
kontributit te Mark Kozmos, shprehej dhe mirenjohja qe tregojne per te
shume veprimtare shqiptare te Bostonit. Ky propozim, si duket, e bindi
komisionin e “Zyres se Bostonianeve te Rinj” per t’i dhene Kozmos
cmimin e merituar.
Gjate pershendetjes nga grupi i shqiptareve, te cilet e moren ne
mes Markun, duke e mbajtur me radhe xhamin e kristalte te cmimit,
gjeta rastin te bisedoj me z. Mentor Agani, mikun e Kozmos dhe djalin e
Fehmi Aganit, i cili studion ne Universitetin e Harvardit. “Kjo mbremje
e sotme, -tha ai,- ishte dhe mundesia ime e pare, qyshse kam ardhur, te
takohem me nje numer me te madh shqiptaresh…Po ashtu, kjo mbremje eshte
nje pershtypje e fuqishme e nje bote tjeterfare, krahasuar me ate
ballkaniken. Ne Amerike dallimet nuk shkaktojne urrejtje si te
shumekush ne Ballkan, por dashuri e dashamiresi, dhe eshte lehtesim kur
sheh se ne bote ka edhe rajone ku njerezit jetojne ne
mirekuptim…Pershtypje te madhe me ka lene sot suksesi i komunitetit
shqiptar ne kete tubim, te perfaqesuar nga veprimtare te dalluar, nga
fituesi i “Cmimit per Arritje Individuale”, Kozmoja dhe nga veprimtaria
e Stefan Kochit, nje nga organizatoret e nje tubimi kaq madheshtor , me
mysafire te nderuar. Kjo gjithsesi eshte krenari.”
Ne fund e mori fjalen Menino, kryebashkiaku i Bostonit. “ Ecen ne
rruget e Bostonit ose frekuenton restorantet e qytetit dhe degjon te
fliten gjuhe te ndryshme ,- tha ai.- Ne Boston ka njerez nga te gjitha
qoshet e botes dhe une i quaj “New Bostonians” (bostoniane te rinj).
Njerezit ndryshojne ashtu sic ndryshon Bostoni dhe bota. Emigrantet
jane vleresuar gjithmone per energjite e tyre fizike e mendore qe kane
dhene pa kursim per Ameriken. Ne Boston jane dalluar fillimisht
emigrantet italiane dhe shume etni te tjera per te cilet Bostoni tregon
respekt. Mire se ardhet sonte, ju njerez, me kultura e gjuhe te
ndryshme… I thashe gruas sime, veshtro kete salle, sonte ketu kemi te
pranishme cdo qoshe te botes, sonte jam i lumtur t’i kemi ne Boston
keta njerez. E ndiejme veten te nderuar…Kultura e principet e cdo
njerit meritojne respekt. Respekti e dinjiteti per emigrantet
reflektohet ne vite; vit pas viti, ne progres. Ne vitet’60 kishte
diskriminim per emigrantet, por jo sot. Sot qeveria amerikane i njeh si
njerez te lire te gjithe rezidentet.”
Pastaj Menino ia dha fjalen senatorit Edward Kennedy. Salla
shpertheu ne duartrokitje te gjata. Njerezit u ngriten ne kembe ne
shenje respekti per Demokratin me te fuqishem te kombit amerikan, per
gjysme shekulli.
Senator Kenedi falenderoi zotin Menino dhe bashkeshorten e tij
Angela. Ai u shpreh se ndjehej i gezuar te asistonte ne kete salle, ne
kete mbremje me njerez nga e gjithe bota, ai ndiente emocione per
aktivitetet “Extraordinary” (te jashtzakonshme) qe Menino dhe
bashkeshortja e tij organizojne dhe jane kaq te dhene pas Bostonit.
Senatori 74-vjecar gjithashtu falenderoi burrat dhe grate qe
aktivizohen per komunitetin e Bostonit dhe qe japin energjite e tyre.
“I love North Easten (Une e dua rajonin verilindor),- tha ai.- Ne North
Easten ka shkolla te mira per edukimin e te rinjve dhe studenteve…Njoh
ne vite historine e disa emigranteve nga Libani, te cilet fillimisht
erdhen ne Nju-Jork e me vone ne Luiziana. Njoh perparimet qe kane bere
ata ne jete e krenohem me keto arritje.”
Me tej , senator Kenedi, i quajturi “a liberal icon” (ikona e
liberalizmit), permendi emrat e vellezerve te tij John e Robert
Kennedi dhe theksoi se ne fushatat elektorale te tyre kane ndihmuar
shume emigrante…Ne krye te bildingut (nderteses) ku ndodhet zyra ime ne
Boston,- tha ai,- afrohem tek dritaret e zyres e shikoj Bostonin ku
erdhen punetoret e pare emigrante, kujtoj gjyshin dhe gjyshen time qe
erdhen emigrante ne Boston, shikoj Bostonin lindor ku ka lindur nena
ime... Bostoni eshte qytet i emigranteve...Vellezerit e mi kane luftuar
diskriminimin qe u behej emigranteve, qofshin italiane, spanjolle, nga
Mesdheu ose nga gjithe bota...Kane qene kohe te veshtira per emigrantet
qysh ne vitet ’50, me diskriminimin per zezaket, per njerezit me ngjyre
dhe emigrantet…Sot ka progres. “America is well because people is good”
(Amerika ndjehet mire, sepse njerezit e saj jane te mire). Ne do te
kujdesemi per shendetin e popullit dhe edukimin e femijeve ne
shkolla…,- foli ai me nje ze kumbues te forte, bindes, te vertete.- Te
lidhemi njeri me tjetrin mbi bazen e moralitetit. Mes miliona
taksapaguesve amerikane, nuk duhet te ekzistoje klasa e dyte e
popullsise (“second class people”). Do te krijojme “new jobs” (vende te
reja punesimi)…Emigrantet jane good citizens, emigrantet punojne rende,
se duan te mbijetojne me familjet e tyre, emigrantet kujdesen shume per
prinderit e tyre dhe femijet, emigrantet kane te drejte dhe jane te te
lire te ndjekin besimin e tyre fetar, emigrantet kane te drejte te
avancojne e te behen “dikushi” ne shoqerine amerikane, emigrantet nuk
pelqejne nje jete me turbullime, emigrantet kerkojne ndihme, suport,
entuziazem, prandaj le t’ua japim pa kursim te gjitha keto.”
Senatori veteran Edward Kenedi, biri i nje prej familjeve politike me
te famshme amerikane, u tregoi te pranishmeve nje liber me kapake te
gjelber dhe tha se ky liber, i botuar me 1956-‘57 ishte libri i pare i
botuar i vellait te tij, John Kenedit, i cili ua kushtoi emigranteve
dhe kontributit te tyre dhene per Ameriken. Mbas duartrokitjesh dhe
brohoritjesh senator Kenedi mori ne duar “Cmimin per Udheheqjen.”
x x x

Nga fundi i mbremjes gjeta nje moment te pershtatshem dhe bashke
me z.Stefan Kochi iu afruam tavolines ku ishte ulur senator Kenedi. Jo
pa emocion, i dhurova senatorit nje poezi te shkurter, qe e pata
shkruar ato dite per tre vellezerit Kenedi. Pasi e lexoi me vemendje,
senatori me falenderoi dhe me shkroi me kenaqesi nje autograf ne
bllokun tim :
“ To Rozi, Thanks for your support. Ted Kennedy, October 2006.”
(Rozit, faleminderit per suportin tuaj. Ted Kenedi, Tetor, 2006.)
Minutat e qendrimit tim prane personalitetit Kenedi, vellait te trete
te dy koloseve Kenedi, qe kane lene gjurme te pashlyeshme jo vetem ne
historine e Amerikes, por edhe ne ate boterore..., nuk do t’i harroj.
Ai kishte veshur nje kostum blu te erret dhe nje kemishe boje gri te
celet, qe ia nxirrnin me ne pah ngjyren e theksuar roze te fytyres se
tij. Ai ishte aq modest, i sjellshem dhe i respektuar.

Boston, nentor 2006

No comments: