Friday, January 05, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Merita B-McC-mbresa

Me ne fund ,pas disa perpecirash teknike, une mundesova nje aparat te ri elektronik dhe cuditerisht , eshte i vetmi qe e percjell ne ekran CD-ne me dokumentarin e shumepritur , bere per te evidentuar jeten dhe vepren e profesor Ibrahim Egriu.

E kam pare dy here ate dokumentar, dhe nxorra mallin por edhe mesova shume gjera te reja.

Isha ulur heren e pare me femijet nje pasdite dhe po e kundronim me endje natyren e bukur shqiptare, degjonim muziken, shihnim profesor Egriun me zonjen e tij ne krah,te dy mikprites, tek u hapnin deren mysafireve. Geni i shqiptarit i miredukshem, Profesori i hap udhe mikut, e ul ne basht te vendit, e mirepret, Zonja e qeras me embelsire, ndersa profesori ben zakonin. Cohet, ve doren ne zemre dhe i ofron cigaren mikut...

Ohhhh,- frieksohet vajza ime -, mos, mos, duhani te vret....

Duke e marre afer vetes time bije dhe duke i buzeqeshur, une i shpjegoj se profesori nuk ja jep cigaren per ta demtuar mikun, cfare sheh ne ekran, -i them,- eshte thjesht simbol i mirepritjes shqiptare, shihe,i sugjeroj, ngritjen me kembe pavaresisht nga mosha, doren ne zemer, ndezjen e cigares..eshte simbolike drite e Nenes,i peshperis, mos u deshpero...
Doja qe ata te shihnin e ta kuptonin,aq sa te mundin ,se para syckave te tyre shpalosej dicka e rendesishme autentike shqiptare...

Prof.Egriu nuk flet per veten e tij,ai buzeqesh, ai mban koken drejt e shikim larg, ai buzeqesh, ai kryqezon duart dhe degjon me vemendje...

Zonja e tij, "Mona Lisa" e Dibres e ka quajtur skenaristi me plot te drejte, flet pak , ajo mbeshtet, energjizon,eshte shtylle per profesorin,sic eshte dhe ai per te. Ajo eshte absolute ne ndihmen e saj,bekuar qofte!.

Per profesorin flasin te tjeret.Ata tregojne , faktet tregojne, historia shkruhet ..
Profesori ka qene dhe mebtet shembelltyre e patriotizmit, atdhedashurise, ai ka rrenjosur ne mendjet e qindra nxenesve vetedijen per Identitetin Kombetar, qe ka si elemente baze gjuhen dhe traditen.Ai i manifeston vete ato dhe i rekomandon dhe sigurohet qe ato te kultivohen.
Persektuimi politik e detyron te lere Dibren dhe te emigroje ne Suedi. Aty ai nderton rrjetin e tij komunikues, i hap udhe krijimit te organizatave e shoqatve, skicon,nderton e drejton institucione shqiptare dhe ndihmon ne mbarevajtje.Ai ushqen me fryme kombetare per identitetin kombetar.Ai eshte nje njeri i vecante, respekti dhe dashuria e te cilit per trojet amtare per populliun gjuhen,kulturen dhe zakonet ka rrenje te thella ne shpirt...Me to ne zemer ai gjen rruge e menyra per te bere institucionet suedeze te vetedijshme per situaten , dhe te krijohet mundesia e ndihmes. Kjo eshte shume e dukshme sidomos ne vitet 90 kur numri i shqiptareve ne Suedi u rrit shume.

Femijet e mij duan te sigurohen ne dicka qe pane ne ekran ne nje foto dhe me pyesin:

Mami me te vertete e ke takuar profesorin?

Po ju them, -kam pire edhe kafe me te ne Tirane......

Beautiful-bukur- shprehet me ze larte Arbri, i vogli im, dhe tek perpiqet te kerceje nen rritmin e muzikes shqiptare, kenga qe mbyll emisionin eshte prekese dhe ritmike nderkohe..., shoh qe ndjehet mire ta kete njohur dhe ai permes ekranit profesorin dhe zonjen e tij.

...Dy te medhenjte jane ende duke kaperdire permbajtjen e dokumentarit, shoh kurreshtje ne syte e tyre.....dhe duan te dine pse Dibra eshte e ndare nga trungu meme......
Me vjen mire qe ata pyesin...

Ky dokumentar, eshte vetem nje copez e vogel e jetes dhe vepres se nje miku qe kam fatin e mire dhe nderin ta kem takuar. Ju uroj jete te gjate dhe shendet dhe deshiroj te shpreh mirenjohje prof.Egriut per cka ben per kombin.

Me respekt

Merita Bajraktari McCormack BSc.,MBAe-mails: jmrome94@aol.com albanianw@yahoo.com

http://www.geocities.com/nrmadvisor/Albanian.html

No comments: