Friday, January 05, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-ARTIKULL

RULETA RUSE


"Mr .PUTIN!Ulerimat e mija te vdekjes ,te bashkuara me britmat e protestes ne te gjithe boten ,do te ushtojne ne veshet e tua per gjithe jeten."

Keto do te ishin fjalet e Aleksander Litvinenkos ne minutat e fundit te jetes ,ndersa po lengonte e po jepte shpirt ne shtratin e vdekjes.Sa ishte gjalle Aleksander Litvinenko,pohoi gjera te pacipa dhe imorale rreth Vladimir Putinit,Presidentit rus. .Ai deklaroi se numuri 2,i Al-Kaedes ,Al-Zarwakin ishte nje agjent rus. Gjithashtu ,ai pohoi se dispononte edhe nje vidio kasete ,ku Putin ishte duke bere seks me nje burre tjeter.Ai deklaroi gjithashtu se armiqte e tij ,ne FSB ,(sherbim sekret rus -afer me KGB-ne ruse) e kishin helmuar ate ,per t''i mbyllur gojen ,per ato c'ka ai po pohonte .Por disa nga deklaratat e Litvinenkos ishin shume te veshtira per tu besuar.Por ,ndersa investigatoret britanike dhe amerikane te FBI-se,ndoqen gjurmet radioaktive te helmit vdekjeprures ,Polonium 210 ,qe vrau agjentin ne ekzil ,me 23 Nendor ,ne aeroplanin nga Moska drejt Londres -pati nga ata qe filluan ta besojne se ai mund te ishte helmuar me dicka .Litvinenko ,tullac dhe me nje fytyre fantazme te shperfytyruar nga helmi ,ja pati kushtuar minutat e fundit te jetes se tij ,per te treguar me gisht Gestapon ruse (FSB)dhe Vladimir Putinin"Ju po tregoni veten tuaj sa barbar e i pameshirshem jeni-ashtu si ju kane pershkruar shumica e kundershtareve tuaj-do te shprehej nje lejtnant i FBS-e,tashme nje disident rus..Po ashtu do te vepronte edhe Litvinenko duke dhene shpirt ,duke ju drejtuar Putinit:"Mr.Putin ,ulerimat e mija te vdekjes te bashkuara me britmat e protestes nga e gjithe bota ,do te ushtojne ne veshet tuaj , per gjithe jeten tuaj."Por Putin dhe Kremlini do ta quanin deklaraten e Litvinenkos te pakuptimte .Putin ,gjithashtu nga ana e tij shprehet se ;Litvinenko ,mund te jete sakrifikuar nga aletatet e tij disidente ,per te fajesuar Mosken.Ndersa investigatoret angleze pohonin aty para ,se ata nuk kishin asnje te dyshuar per vrasjen e Litvinenkos .Ndersa disa te tjere mendonin se helmimi i tij ,mund jete bere me shume kujdes nga kundershtaret e tij ne FSB.Cdo gje eshte bere profesionalisht,paster dhe mjaft qete.Por me shume gjurme te Polonium 210 ,u gjet ne restorantet e Londres ,hotelet e cdo gje rreth tyre .Autoritetet angleze shprehen se mund te jene infektuar rreth 33 mije pasagjere ,por shendeti i tyre mund te quhet minor .Por akoma frika ne Londer reflektohet ,vecanerisht ne kryeqytetet perendimore ,ku influenca ruse ndjehet me shume -por duke kuptuar,gjithashtu ,se Rusia po shendrrohet ne nje vend me rrezikshmeri ne bote .Duke rritur perfitimet e gazit e te karburantit ,zyrtare europiane po e kundershtojne hapur Rusine per sjelljen dhe politiken e saj te ekspasionit ,e cila po behet gjithmone e me shume arrogante dhe tiranizuese .Mbas nje dekade ,qe Rusia urtesisht pranoi statusin e saj per te qene nje fuqi ,ajo tani ju ka bllokuar mjetet e furnizimit me gas ,vendeve te ish-Bashkimit Sovjetik,si Ukrahina dhe Gjeorgjia .Ka bllokuar edhe veprimtarine e disa kompanive amerikane ,si presion per sanksionet qe ka vendosur Washingtoni ndaj Iranit Shqetesimet dhe besdisjet e njepasnjeshme ndaj tyre -sa permendem me lart -e kane shendrruar Rusine ne nje komb ku ,korrupsioni eshte sistematik,ku ligjet dhe siguria vine vetem nepermjet rryshfetit dhe vrasjet me pagese jane aq te shpeshta sa sikur i lexon ne gazete.Politikanet dhe perfitimet e tyre jane aq te gershetuara me njera tjetren ,sa zyrtare te larte te Kremlinit kontrollojne ,disa nga kompanite e bisnesit me te medhate dhe fitimprurese .Deputeti rus Dimitri Medvedev ,i cili ka edhe nje post te larte ne qeveri,,eshte gjithashtu edhe President e kompanise Gazprom,me nje monopol prej 200 billion dollare Deputeti dhe Kryetari i Kuvendit Popullor Igor Sechin eshte koka qendrore e kompanise gjigande ROSNEFT ,dhe adjutanti i Putinit Viktor Ivanov ,drejton Floten Ajrore Kombetare ,me mire se personi qe eshte zgjedhur per kete pune ,Almaz-Amex.Dikur ne kishim vetem nje oligarki -shprehet nje deputet -por tani eshte nje oligarki tjeter e komanduar nga policia sekrete -duke ju referuar se shumica e keshilltareve te Putinit vijne nga zyrat e KGB-se.Kjo eshte mese e vertete.Disa zyrtare europiane dhe amerikane ,kane nje mendim te perbashket se Rusia e Putinit ,tashme ka karakteristikat e nje shteti fashist!.Rusia eshte shume afer shperberjes ,por brenda familjes-shprehet nje keshilltar i dyzuar ,demokrat dhe republikan.Por nje gje eshte e sigurte :Shume nga interesat e bisnesit po zhduken ne menyre te dyshimte dhe grafikisht ,kohet e fundit Nje muaj para vrasjes se Litvinenkos,,nje tjeter kritike e ashper e regjimit te Putinit ,per luften ne Ceceni ,u qellua per vdekje ne apartamentin e saj ,Ana Politkavskaya .Helmimi i Litvinenkos ishte nje sulm i sofistikuar qe ndodhi mu ne zemer te Londres ,ne ditet e para te Nendorit.Pamvaresisht ,deshtimit per te gjetur nje te pandehur si te "dyshuar",dhe dyshimet e sherbimeve sekrete ,derguar ne Shtepine e Bardhe indikonin qe shumica e ketyre dyshimeve ,piketonin Rusine .Shumica e eksperteve investigues ,paten nje mendim te perbashket ,se perdorimi nga ana e vrasesit e Poloniumit 210,eshte nga me te veshtirat per te evidentuar lidhjet e vrasjes me elemente brenda qeverise ruse.Kuota e helmit qe vrau Litvinenkon ,isotopi i turbullt,mund te jete siguruar vetem nga nje reaktor nuklear ,ose nga ndonje vend qe posedon fuqi nukleare .."Nuk eshte aspak e lehte per ta ndaluar -shprehet Boris Zhukov -Drejtor i laboratorit ne Akademine Shkencore te Institutit te kerkimeve nukleare -por eshte edhe absolutisht e pamundur te jete jashte kontrollit te shtetit e aq me pak ne nje vend si Rusia .Disa burime amerikane dhe britanike ,mendojne se Poloniumi 210,qe vrau Litvinenkon ,mund te kete ardhur nga disa vende fqinje me Rusine.Duke ju referuar buletinit te sherbimit sekret amerikan ,rreth kesaj ceshtje midis te tjerave theksohet se te dyshuarit mund te jene elemente mercenare te FSB.Nje i dyshuar i mundshem ,mund te jete nje grup mitik te quajtur "DINJITET & NDER"nje organizate tashme e vetdeklaruar ,e ish-agjenteve te cilet targetojne kritiket e Kremlinit .Ketu behet fjale per skuadrat e vdekjes ,si ato qe ndodhen ne Ameriken Latine ,ose skuadrat speciale te KGB-se,qe perdoren,ne lufte ,sherbime sekrete dhe vrasje-shprehet nje nga analistet me ne ze ,te vendit ,Aleksej Venediktov.Ne vitet '90 keta njeres humben gjithcka .Fillimisht ata u tradhetuan nga Boris Jelcin,e me pas nga Putini.Me pas ne vitet '98 ata filluan te krijojne grupet e para radikale e te armatosura .Qellimi i tyre ishte te vrisnin armiqte e Atdheut .Por ne rast se Putin eshte pa faj ne vrasjen e Litvinenkos ,ai nuk e morri mundimin apo te tregoje ndonje interes per vrasjen e tij.Pse Putin nuk po thote :_Kjo eshte e tmerrshme ,e jashtezakonshme,apo te ofroje ndihmen per te gjetur te dyshuarin ,kudo qe ai te futet .Por indiference Putinit dhe veprimet e Kremlinit te lesh te kuptosh se nje krim i tille eshte lene jashte vemendjes.Presidenti truman ,beri njehere nje verejtje me vend duke thene se "I gjori Stalin " ishte nje "i burgosur i Politbyrose" Ndersa nje anonim shprehet se "Putin eshte shume inteligjent ei kujdesshem.Ai i ben syte kater,per cdo gje e rreth cdo gjeje "Biles edhe ne rast se Putin nuk eshte i perfshire direct ne vrasjen e Litvinenkos ,apo te vrasjeve te tjera ,eshte mese e qarte se elementet ekstremiste ne aparatin shteteror ,mendojne se ata bejne shume gjera e cfare te duan se nuk ndeshkohen.Mbas vrasjes se nje deputeti rus ne Irak ,qershorin e kaluar ,Parlament autorizoi vrasjen e "terroristeve ",kudo ne bote .Kjo nuk ishte paralajmerim vetem per KGB-ne (ne te vertete per FSB-ne) ,por edhe nje motiv per te ushtruar kercenim e fushate psikollogjike qe me vrasje si te Litvinenkos t'ju mbylle gojen kritikeve te Kremlinit ,individeve te vecante ,popullit.Mesazhi eshte i qarte :Tani eshte radha juaj!Por shumica e vrasjeve me kontrate (pagese),ne Rusi i bejne hyzmetin parase dhe jo politikes dhe politikaneve -shprehet nje investigator.por ne te njejten kohe zyrtaret amerikane shprehen se -jo te gjitha shkojne KEQ me Rusine Moska potregon nje vullnet per te bashkepunuar ,ne ndalimin e prodhimit nuklear dhe kohet e fundit ajo ra dakort me termat per te hyre ne Organizaten Boterore te Tregetise .Presidenti Bush ,akoma ka nje "miqesi te ngushte e te mire ",me Putin.Ata diskutojne cdo gje midis tyre.Biles ,zyrtaret amerikane i tremben asaj,se interesat e bashkepunimit jane bere tejet dominante ne Rusi ,dhe se Perendimi nuk mund te jete me i varur nga njeres qe sillen ndryshe jashte Moskes .Shume figura te rendesishme e te njohura te Kremlinit ,p.sh. kane konflikt interesash te forta financiare ,duke vazhduar te tregetojne "nukes ",me Iranin. I vetmi Institucion qe drejton me shume ne Rusi ,eshte Kremlini -shprehet nje zyrtar amerikan ,qe punon per marredhenjet me Mosken .Eshte po Kremlini qe urdheron tu mbylle gojen kritikeve te Kremlinit ndaj rregjimit Putin ,te cilet mund te kene nje fund si :Sergei Yuhenkov,Yuri Shchekochikhin,Viktor Yoshenchko,aponje fund akoma me te tmerrshem e te dhimbshem si :Ana Politkovskaya dhe ALEKSANDER LITVINENKO!

No comments: