Thursday, June 21, 2007

Bota e Gruas Shqiptare - Raimonda Moisiu - Reportazh


LEVIZJET E GABUARA TE BORIS JELCIN!

Vleresime tejet te ekzagjeruara u bene per Boris Jelcinin ,mbas vdekjes ,nga lidere boterore .Ata ,gjithashtu u nguten ta paraqisnin ate ne bote si nje figure kurajoze dhe me potencial politik ne politiken boterore .Nje gje eshte e vertete ,e kjo dihet boterisht tashme ,se ishte Boris Jelcini ai qe cmontoi perandorine komuniste sovjetike .Lenja e zyres vullnetarisht ishte zgjedhja me e mire qe Jelcini ,beri ,gje qe solli krijimin e Rusise demokratike .Te gjithe e perfytyrojme Jelcinin ,mbi tank,me 1991 ,kur I VETEM ,rrezoi e perballoi "Coup d'etat (grushtin e shtetit).Shume lidere e njeres te thjeshte ndajne admirimin e tyre per figuren e Boris Jelcinit.Po a gaboi Boris Jelcini?? Sigurisht !Por ai do te mbetet nje figure thelbesore e karizmatike ne histori-pamvaresish t se ai e drejtoi shtetin me dore te hekurt e ne drejtim te gabuar .Le te krahasojme Rusine me Kinen! Ne fillim te viteve '90 ,te shekullit te kaluar ,Kina e Rusia ishin vende shume te rendesishme ne arenen boterore, te cilat i rezistonin kohes duke qendruar jashte sferes demokratike e vendeve kapitaliste . Rusia drejtoi me dore te forte diktature dhe konsiderohej si nje nga superfuqite e botes -,e dyta -,ku nuk mungonin ndihmat ekonomike ,politike e materiale qe ajo jepte ne ndonje orvatje nderkombetare ,si p.sh.ne Luften e I-re te Gjirit apo ne negociatat per paqen ne Lindjen e Mesme.Ushtria ruse ishte nje nga me te fuqishmet dhe me e madhja ne bote.Rusia gjithashtu dallohej se ajo ishte e pasur ne burimet natyrore qe ajo posedonte.GDP- ja e Rusise ishte $1 trillion ,nje nga me te fuqishmet ne tregetimin e saj dhe nje nga marreveshjet me te medha per trainimin teknik te personelit,Gjithash tu kishte nje president ,BorisJelcinin qe drejtonte me dore te hekurt e te bute sipas rrethanave -nje lider karizmatik .Kina ,ne kontrast me Rusine ,konsiderohej si nje superfuqi nderkombetare .E njohur per masakren e pergjakshme e te turpshme ne Sheshin Tienanmen ,Kina zoteronte nje te treten e kapitalit te GDP-se ,te asaj qe zoteronte Rusia,duke e bere Kinen nje nga vendet me te varfera ne bote.Sistemi arsimor dhe teknollogjik ishte ne medit te hallit ,te cilat u paten mbyllur gjate Revolucionit Kultural.Lideret kineze ne pamje te jashtme - me ato veshjet blu te erret-te jepnin pershtypjen e disa inxhiniereve syleshe qe paraqesnin akoma reforma ,te insipruara nga Koha e Mao-Ce -Dun-it .Vijme perseri te Rusia .Nuk duhet te harojme se aresyeja qe Jelcini u ndodh mbi tank ,-ishte te nxirrte dekrete unilaterale .-Boris Jelcin udhehoqi me dore te hekurt duke perjashtuar e pushuar ,gjykates ,prokurore,guvernat ore e legjislatore , te cilet i kunderviheshin atij .Rezultati;- Rusia u shendrrua ne nje vend ku liria e fjales e te drejtat civile u kufizuan ,e vendi u shendrrua ne nje gjysem diktature .Ai ndoqi nje politike ne privatizimin e ekonomise te vendit ,qe e coi vendin ,me qellim ose jo ,ne kaos dhe korrupsion .Ai beri nje lufte shkaterrimtare ne Ceceni ,qe akoma sot e kesaj dite drenazhohet nga Rusia .Ai implementoi ate cfare shprehen historianet per " Coup d'etat",(grushtin e shtetit) per te instaluar ne pushtet ,Vladimir Putinin ,si nje nga trashegimtaret e tij.Hidhuni nje veshtrim te dyja vendeve !Ekonomia ruse ka ulje e ngritje per shkak te cmimit te larte te naftes dhe te komoditit .Ekonomia kineze eshte 6 here me e madhe se ajo ruse .Por me interesante paraqitet trajektorja politike .Rusia pothuajse ne cdo dimension eshte shendrruar ne nje vend ku liria e fjales po kufizohet ,sidomos ne dhjete vjecarin e fundit .Ekonomia e saj ne renje rritmikisht ,njerezit qe vuajne urie - po dominon shtetin e kontrolluar rreptesisht nga qeveria dhe Putini.Ne keto dhjete vjete e fundit ,Rusia konsiderohet si nje nga vendet ku te drejtat civile jane shkelur rende dhe nje numur i madh gazetaresh ,,jane vrare ,masakruar ,helmuar ,jo aksidentalisht ,si ne Irak,por nga bandat mafioze te FBS-se dhe KGB-se,vetem e vetem se faji i tyre ishte: Kundershtare dhe kritike te ashper te rregjimit te Vladimir Putinit .Kina, ne te kundert te Rusise ,ka pesuar nje ngritje ekonomike ,ligjore dhe sociale ,gati cdo vit .Kete vit - perfundimisht -Partia Komuniste Kineze adaptoi ligjin e garancive te prones private dhe transaparencen qeveritare nga me te mirat .(Duke ju referuar Thomas Jeffersonit: Se e drejta e prones private eshte zemra e lirise individuale ).Por kjo nuk do te thote se liria e fjales eshte me e lire ne Kine se ne Rusi .Jo aspak .Por per nje dekade " shigjeta" ,ne Rusi ,leviz mbrapsht ,ndersa ne Kine leviz perpara - por ngandalshem. Kjo divergjence midis modelit Rus e atij Kines,ka pasur implikacione te fuqishme ne te gjithe boten .Rusia po shendrrohet ne nje shembell tejet negativ .Lidershipi kines ,privatisht e ka pranuar se ka kopjuar nga reformat e Jelcinit ,te cilat prodhuan kaos ,paqendrueshmeri dhe asnje rritje .Ne vend te nje " terapie shoku" Kina zgjodhi nje menyre te kujdeshme e fitimprurese ." Ne duhet te kalojme lumin ,pa na vrare kembet asnje gur "- u shpreh Dzang-Xiao-Ping, sa te mbyllim nderrmarrjet shteterore .Bejing zgjodhi te rrise ekonomine nepermjet tyre dhe porcioni shteteror tkurret dhe problemet ekonomike behen sa me te menaxhueshme .Veshtroni boten ,qe nga Vietnanmi deri ne Egjypt !Do te kuptoni se ata studiojne e kopjojne reformat ekonomike te Kines dhe asnje prej tyre nuk studion reformat ekonomike te Rusise .Po perse keto dy vende po shkojne teposhte ??!!!Sepse :Rusia eshte e varur shume nga burimet natyrore dhe Kina eshte me shume nje shoqeri pragmatike .Historia ,kultura e demografia ,te gjitha kane pjesen e tyre .Po keshtu edhe popujt .Eshte e vlefshme te permendet se cfare do te mund te kishte bere Boris Jelcini ne keto vite kritike ;-Duke i dhene Rusise nje drejtim te ndryshem!

http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/ Qershor 2007

No comments: