Thursday, June 21, 2007

Bota e Gruas Shqiptare - ALBANA M. LIFSCHIN - Poezi


Pesha

Per dashuri
une nuk lutem,
as miqesine s'ta kerkoj
Tek shfaqem keshtu si jam
une ty te peshoj ...

Petale te thara

Sot ne zarf brenda nje libri
me erdhen dy petale te kuqe

Trendafili i thare ngacmoi kujtime,
djalin çapken ne rinine e pare,
foshnjaraken dashurine time

dy petalet - qene buzet e mia
qe ai atëher si puthi dot kurre,

kepusja petale mbi buze i vija
qeshja shenjterisht siç qesh femija
s'e dija se kisha lindur per nje burre.

Sa ndryshe...

Une te dua
edhe per rudhat qe ke sot,
per rinine tende ne to tretur

E ndjej qe me endje me veshtron
Po pse sikur s'te vjen mire,
qe une ende e re kam mbetur ?

Vitet nuk i shoh

Pse s'me besuat
kur u thashe
une nuk i shoh vitet?'

Une vitet
vertet nuk i shoh
kunder zemres
duan te me kthejne
vitet inatçore!

Pas me bien
kur bie shi,
kur bie bore,
ngrice kur ben
duan
te me mbledhin,
te me rrudhin,
te me tkurrin,
te mos mendoj me
as per burrin

Zemerohen vitet
se nuk e gjejne dot
rrugen drejt zemres
sime!
Te ma vyshkin ate
une s'i le!

Albana Lifschin/ Qershor '07

No comments: