Wednesday, February 13, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-KOSOVA E PAVARUR-Mendime Opinione Krijimtari



Agoi Dite e Bardhe

Mblidhni lule ju femi e rini
Lule te kopshtit e te saksise
Rruget me lule t'i shtroni
Per festen e Pavaresise!
Agoi Dite e Bardhe
Per kombin Shqipetar
Lindjen e shtetit me te ri nw bote
Shqiptaria e kremton sot
Flamuri i Pvaresise
Me krenari kudo valon
Himni i Fitores e i Lavdit
Ane e kend Kosoves jehon
Shkelqen dielli porsi ar
Natyra u prarua
U realizuan idealet
E kombit Shqipetar
Kosova u Pavaresua.

Hasibe Alishani - Bllaca



Larg Kosove


Nuk do jem mes krushqësh
Kur nis dasma e vjetër
Në kohën e re
As kur nusja do vie me duvak
E shqiponja krenare
Do të prij me bajrak
S’do t’i dëgjoj
Krismat e ndjenjave
Me shekuj mbledhur
Në shpërthimin e lotëve
Të gëzimit e përmallimit
Me bubullimë tupanesh
Zgjuar Dardania me kunorë
Pritjes së pafund
I erdhi fundi
Liburna del mbi valë
Era jote e ringjallë

Unë larg…Kosovë
Ti afër me zemër
Do mbetesh ajo
Kurrë më tjetër emër


Sevdije Rexhepi
Larg

Ne vitin 1998 m’u dha rasti te takoj tani miqte e mi te shpise nga Kosova ardhur ketu si refugjate, shperngulur nga trulli, shpia, njerezit, vellezer e motra e vendosur ne kete toke te re. Te gjithe larguar genocidit serb, por mendjen tek nena, tek Kosova.

Gjate tere ketyre viteve sa here qe jemi takuar kemi folur per Kosoven, per deshiren e hershme per Pavaresi. Ne nje bisede me te zotin e shtepise gjate veres se ketij viti, po gezonim ne mundesine e afert te shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe Naimi me tha:” Aida kur erdha ketu e bisedoja me shefin tim per Kosoven ai nuk besonte shpresen time per Pavaresi, tani qe po I afrohemi me tha ‘Naim asnjehere besa s’kisha me mendu se Kosova do te shpallte Pavaresine’”. E me pas shtoi tani eshte kaq afer KOSOVA DO TE JETE MA S’FUNDI E LIRE DHE E PAVARUR.

Sot, fola me miqte e mi dhe ah gezimi, gezimi i pritjes, lutja qe ‘gjitheshka te zhvillohet me paqe e qet’si’. Te gjithe po presim te ngulitur para televizoreve, komputereve, gazetave te huaja dhe vendase PAVARESINE E KOSOVES. Dikush kishte derguar ne posten elektronike “ BACALOKË U KRY” e iu drejtohej cdo burri qe ka derdh gjak per kete dite nder shekujt. Keto ore e minuta qe na cojne ne PAVARESINE E KOSOVES po i pergjojme te tane te vdek e te gjalle. KOSOVA LOKJA ka feste mike, te tane kemi nje DASEM TE MADHE ME FESTU NJE DASEM KU KRUSHQ DO TE JENE JO VEC NE POR TE TANE ATA QE ERDHEN E IKEN PARA NESH E BESA DO KERCEJME E KENDOJME e mbajme nje minute heshtje per te dashmit e zemres qe luftun e u flijun per ket dit’.

E GEZOFSHIM TANI, PER BREZAT E PER SHEKUJT QE VIJNE KOSOVEN E PAVARUR!



Ju dua shume dhe ju perqafoj

Aida Dismondy

Gezofsh Kosove Pamvaresine

Ju moj bija Kosovare,
Hapni ballkone dhe dritare,
Thirrni shoqet dilni ne valle,
Ju ka ardhur dita e madhe.

Dilni me rroba te kuqe,
Hiqni shamite nga gusha,
Ndaloni zine e lini vajne,
Kosoves rradha i ka ardhe.

Ju moj motra Kosovare,
Festoni diten e madhe,
Vishni fustanet e bardha,
Kosova te ndriti si hana.

Boll vajtuat per ata bijte,
Qe rane u shuan si yjte,
Erdhi ora te kendoni,
U pagua me gjak vatani.

Ta mare vesh bota mbare,
Si e mbrojtet ju vatane,
Djem e vajza si petrita,
Dhane jeten te vinte drita.

Drita erdhi, hej ta gezojme,
Gjithe botes t’i tregojme,
Se Kosova s’gjunjezohet,
Me Evropen krahasohet.

Nje shekull plot ka kaluar,
Kur ata burrat e zgjuar,
U mblodhen brenda ne Vlore,
Firmosen pamvaresine tone.

Por mbeti jashte bija Kosove,
E torturuan dhe e lodhen,
Zjarrin e lirise qe e digjte,
S’ja doli serbi t’ja fshinte.

Ai zjarr u be sot drite,
Ta gezoje Pamvaresine,
Dhe me hapa me vigane,
Te shkoje ne Evropen e Madhe!

Eleonora Koka-Gjoka
16 Shkurt 2008, New York.




Mike te nderuara,

Ju uroj diten e te dashuruareve dhe paçi fat ne jete kudo. Kurse une per
momentin jam mese e dashuruar ne shtetin tone te ri Kosoven dhe jam ne ankth dhe
pritje deri te Dielen. Prandaj me poshte klikoni dhe shikoni Mitrovicasit e mi
duke festuar.

Click the following link http://www.24-ore.com/kosova/203.html

Haxhere Uka

Florida, SHBA



Te dashura mike, kolege, bashkekombase, Shaljane, Gjakovare, Korcare,
Tiranase, Shkodrane, Mitrovicase, Shkupjane, Gostivarase, Ulqinjake,
Rijekase,..... te gjitha kudo qe jeni ---

Ejani te hedhim vallen e gezimit se bashku!!!

Vetem Zemrat tona dijne se ne cfare ankthi gjindemi dhe se me cfare
shprese presim Diten e Madhe. Per ta zbutur sado pak pritjen sapo e
perfundova albumin e ri me fotografia qe tregojne emocionet e mija ne
keto momente. Ju lutem kur te keni kohe klikoni ne photo albumin e
faqes tone me emrin Aferdita-Kosova e Pavarur 2008.

Me shiqimin e atyre fotografive shpresoj se edhe ju do te gjeni nje
ngrohtesi ne keto momente historike. Poashtu nese ju keni ndonje foto
te asaj fryme mundeni ta bashkangjiteni dhe le te jete Albumi nga
Pritja e Dites se Madhe.

Me mish dhe me shpirt kame punuar, mesuar, vepruar dhe do te vazhdoje
te njejten pune ne frymen e Naimit tone i cili na la me shkrim fjalet
e tij te bekuara: "Pune, pune, nate e dite qe te shohim pakes drite."

Ne, grate shqiptare kudo qe jemi,kemi Pergjegjesi dhe e kemi per
Detyre te punojme per te miren e vatrave tona dhe per mirekuptimin per
te miren e ardhmerise tone te perbashket boterore. Ju kujtohet
sakrifica e Rozafes, ju kujtohet Mbreteresha Teuta, Nene Treza, Shota
Galica, Ganimete Terbeshi, Silvira Tomazini, Fakete Rizvanolli e shume
shqiptare tjera te njohura dhe te panjohura. Te gjitha keto e kane ba
punen tone me te lehte. Ne vetem duhemi me vazhdue gjate rruges se tyre.

Me shume dashuri, Dita me familje
Mitrovicasja ne Austin, TX

Nga gezimi i lajmit te mire nuk mbahem,keshtu e perfytyroj ate DITE TE MADHE TE KOSOVES
Julia Gjika, Boston MA,USA

GEZIMI I FITORES

Mezi e pe ditën,
mezi e ndave nga nata e gjatë.
Mezi erdhi Fitorja.
S’ishin pak tragjeditë
Humbjet, dhimbjet s’ishin pakë.
Kjo ditë Kosovë
I ngjan stinës së pranverës
Gëzimin sjell
Me kthimin e dallëndysheve
Me kthimin e yjeve në qiell.

Si një trup i vetëm ke dalë
Nuk të nxënë sheshet
Nëpër botë,
me kohë u shitën biletat
për të ardhur te ty
rrugë të reja, po gjejnë dasmorët.

Eshte e diel
Qielli është i kaltër
Fytyra jote shkëlqen
Pritja ishte gjatë, përtej durimit.
Me zë te plotë.me zë të fortë shpërthen
Me korrin e ëngjëjve
Me fuqinë e dallgëve të oqeanit
Rruga e gjatë e mundimeve
Mbeti pas.

Fitorja është ulur
Pranë sofrës së madhe
Buzëqesh me fytyrën e heronjve.
Eshtë e diel,
Shpirtrat gëzojnë
Toka dhe Qielli ka festë
Në varrezat ,martirët shtrijnë eshtrat
të qetë janë tani
Asgjë nuk vajti dëm
As gjaku i derdhur.

Ata që e dinë se c’farë ndodhi dje
Nën këtë qiell
Ndoshta nuk dinë shumë,
Ndoshta pak ,shumë pak dinë.
Por ky qiell i di të gjitha,
Ky qiell di shumë
Ndaj sot nuk mbahet
Derdh dritë, ngrohtësi
Të rritet bari i ri me shpejtësi
Të gëzojë Fitoren
Kosova e pavarur
Shteti më i ri në Botë
Botë a e dëgjon?
Bota të njeh KOSOVE!

KOSOVA IME

Nga Iliriana Sulkuqi

KOSOVA IME,KOSOVE!
ISHA GJYSME-U BERA NJI,
KUR TE NDJEVA TY,
KUR TE PASHE TY.

ISHIM DY.
U BEME -NJI,
KUR TE PREKA TY,
KUR FJETA ME TY.

KOSOVA IME, KOSOVE...
LIRI MBI LIRI.





Përqafim me lirinë

AIDA BODE,Connecticut,USA

Qielli heq rrobat e zisë
E dielli lyen retë me ar
Një frymë e re tokën pushton
E universi ndihet krenar.
Ja tek vjen liri e shenjtë
Gojë më gojë legjendë kohërash
Sy më sy, shpresë zemrash
Shpirt më shpirt, heronj e eshtra.
Ja, po vjen liri e bekuar
Pranverë ësht’ bërë e lehtë shkel
Në çdo pikëz gjaku rrëzuar
Shkëlqim derdh e lulëkuqe mbjell
Ja po vjen me ngashërim
Liri e vuajtur e sypërlotur
Liri e dhimbshme dhe përdhosur
Liri e humbur, por e gjetur
Liri e vrarë, por e ringjallur
Eja, eja e shkruaju në letër
Ashtu si të kanë shkruar brezat në zemër
Eja, eja e gëzohu rrugëve të Kosovës
Ashtu si gëzon e ardhmja tek ngre lart një emër.
Emrin e gjakut tim, emrin e gjakut tënd
Liri – Kosovë
Më në fund do të jenë NJË

AB ©

Pergatitje per festen
SHOQATA E SHQIPTAREVE KOSOVARE TE BOSTONIT PO PERGATITET PER FESTEN E
MADHE TE KOSOVES! FESTIMI ESHTE PLANIFIKUAR NE FUND TE MUAJIT SHKURT ME
PJESEMARRJEN E GJITHE SHQIPTAREVE KOSOVARE TE NJU-ENGLANDIT. JAM E
FTUAR TE MARR PJESE NE KETE DITE KREMTIMI E MEZI PO E PRES TE GEZOJ
EDHE UNE ME MIQTE E MI KOSOVARE.

ROZI THEOHARI
BOSTON,MA,USA


Per Kosoven

Nga Mimoza Hametaj
Ancona ,ITALI

U takuam ne komune,ketu ne Itali.Ishim dy kryetare shoqatash Shqiptare qe na kishin thirur per nje seminar te perbashket me teme mbi mesdheun.Pas Seminarit u prezantuam dhe qe prej asaj dite une njoha hallet e verteva te Kosoves prej dikujt qe i kishte jetuar. Dija shume pak gjera per njerzit e mij pertej kufirit te ndaluar.Prej asaj dite dy familjet tona u takuan shpesh dhe folem gjate per ore e ore.
Admiroja shoqaten tjeter qe jepte me shume per atdheun,mund te them qe isha e entuziazmuar nga ata.
Sa here qe shkoja me vinin ne tribune.Nje dite moren dhe nismen per te krijuar fondin e ndihmave te quajtur”Vendlindja theret” Te gjitha keto gjera me emociononin.
Nuk kaloi shume dhe pregatitem manifestimin e pare,pastaj te dytin me qindra shqiptare prej te dy aneve te kufirit ku flitej gjuha shqipe.
Ne manifestimin e dyte gati kur po kthehesha ne shtepi nje gazetar i huaj me pyeti;
-Je per Shqiperine e Madhe?
-Pse jo ju pergjeja pa e menduar. Fjalet me dolen prej zemre dhe ndjeva te kuqin qe me hipi ne fytyre per natyren time impulsive.Rashe ne gracken e nje provokacioni.
Erdhi 99-ta dhe nje dite te bukur nje shoqe qe merej me problemet e emigranteve per te cilen kisha simpati me ftoi bashke me shume shqiptare te tjere per nje bashkebisedim .Po ate dite mikja ile H me kishte treguar per disa femije dhe gra te masakruara per te cilet kisha net qe nuk flija.Me kujtohet mire,ishim gati 30 burra e gra. . Ata na propozuan ti bashkoheshim nje manifestimi per “Paqen” ne mes shqiptareve dhe Serbeve.Fol ti i thashe djalit kosovar qe mezi po e mbante vendi .Nisi te tregoj ç’po ndodhte tani ne Kosove.Ishim te elektrizuar .Pastaj folen te gjithe te tjeret.Fola ne fund,ose me mire te them lexova nje poezi ne italisht Ku ndihej zemerimi per kete qendrim indiferent te europes se shekullit 20 ndaj krimeve qe po kryeshin ne Kosove. Poesia e M eshte pergjigjgja jone perfundimtare tha L,dhe te gjithe se bashku u ngritem dhe dolem nga salla.Shkojme te pijme nje kafe diku?-i thashe L dhe ashtu si ishim te gjithe u hypem makinave dhe
> u takuam edhe njehere per te mare nje vendim per nje dimostrate me vete. vendosem ta bejme nje dite me pas Manifestimit te Paqes qe po pregatitej ne te njejtin qytet megjithse koha ishte e paket.
Diten tjeter kur po shkoja per tek mjeku i familjes pashe ne rruge nje burre qe kishte vene nje tavoline me karike dhe po mblidhte firma.
U afrova.Parulla e tyre ishte “Te denohet Milosheviçi per krimet”
Ndalova kembet.-Kam nje propozim per te bere ithashe burit qe mu prezantua me emrin S. Takohemi sot ne mbasdite une me shoket e mije te Partise Radikale dhe ti me miqte e tu Kosovare.
Ne mbasdite ishte nje sintoni e plote. Per nje muaj te tere nuk isha prezente ne shtepi. Ne njerin vesh kisha telefonin celular dhe ne tjetrin te shtepise.Te njejten pune intensive benin dhe miqte e tjere te Radikales dhe Kosovare.
Ne nje maj u be manifestimi per paqen ndersa ne daten 2 manifestimi yne.
Ishim 4000,nje vargan i tere qe nuk mbaronte, prej portit deri tek sheshi i Papes ku ishte tribuna.Flamure shqiptare italiane americane dhe prej gjith botes mbuluan sheshin.kete here shtrengova grushtet dhe i thashe vehtes. Nuk biem ne gracken e provokacioneve. ne manifestimin e meparshem ne rrome ishte ndjere nje lloj konflikti mes demostruesve kosovare qe adhuronin Parti te ndryshme.Kalova tek te gjithe dhe i porosite .te jemi te bashkuar te gjithe ne kete moment ose te kthehemi ne shtepi.

Po per kete arsye pata kujdes dhe kujt i dhashe fjalen per te folur,pata kujdes dhe ne fjalen qe mbajta.-Jemi per nderhyrjen e Natos qe keto masakra te tmershme qe u behen vellezerve tane te marin fund.
Kur u ktheva ne shtepi celulari bje perseri. The qe nuk do ta ngresh me telefonin gerthiti burri im kur e mora prape ne dore.Isha e sterlodhur por nga ana tjeter e telefonit gruaja me emrin V me pershendeti me dasiuri duke me levduar sikur te ishim njohur gjithe jeten.
Kete nuk e haroj se me shplodhi pak,por pastaj u mbylla ne vetmine time.

13.02.08

No comments: