Friday, February 29, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-URIM PER PAVARESINE E KOSOVES

Washington DC,

me 20 Shkurt 2008


Ne, nje grup vajzash dhe gra shqiptare qe jetojme ne trojet etnike shqiptare dhe ne shtete te tjera ne te gjitha kontinentet, mbledhur ne Rrjetin Mbare Shqiptar Femeror "PAN ALBANIAN WOMEN NETWORK" ju pershendesim te gjitheve, ne kete periudhe historike, dhe shprehim URIMET TONA per Shpalljen e Pavaresise se Kosoves.

Me shume gezim po percjellim ngjarjet qe po shpalosen dhe deshirojme te shprehim ndjenjat tona kombetare permes kesaj letre.

Me shume respekt e nderim kujtojme martiret e demokracise dhe lirise, perulemi me nder para vepres se tyre te pavdekshme. Nderojme punen e madhe kolosale te diplomateve e politikaneve shqiptare dhe falenderojme SHBA dhe BE per perkrahjen qe na japin per zgjidhjen e ceshtjes tone kombetare.

Rrjeti yne mbare boteror beson se ky moment historik i kombit tone eshte simbol i venies se drejtesise ne vend dhe me entuziazem e pershendet ate. Ne jemi te gatshme te japim kontributin tone ne perparimin dhe rrugen tashme te pandalshme te Kosoves si shtet i pavarur,sovran e demokratik.

Institucioneve Qeveritare te Kosves ju Urojme pune te mbare tash e mbrapa dhe popullit shqiptar i urojme GEZUAR!

RROFTE KOSOVA E PAVARUR E DEMOKRATIKE.
RROFTE POPULLI SHQIPTAR!

Nga vajzat e grate e rrjetit www.panalbanianwomennetwork.org

Kosove, Shqiperi, New York, Washington Dc, Florida, Connecticut, Teksas, Georgia, Chikago, Detroit, Karolina e Veriut, Nju Xhersi, Australi, Belgjike, Suedi, Turqi, Greqi, Gjermani, Itali, Kroaci, Maqedoni,Danimarke etj....

No comments: