Wednesday, April 09, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-JULIA GJIKA-POEZI

PRILLI


Kushtuar vellait tim qe u vra
aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje
ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992

Vetëm jam këtu,
Në këtë qytet që nuk ka zgjim,
Ftohtësi e mermerit të bardhë,
Eshtë muaji Prill,
Ditët e fundit të tij,
Majit i thotë Mirësevjen.
Përpara meje, një mal me dhimbje,
Një zë dua të dëgjoj,
Asgje s’pipëtin, vec frymës sime.
Me vehte flas:
Kthehu, kthehu serish,
Unë jam këtu, kam kohë që pres,
Ngrihu, bëhu Llazar vëllai im Vladimir.
Gurin ledhatoj,
Kam frikë se të lëndoj
Nga fotografia dy syte e tu
Me shohin ne sy
Bota s’qënka e plotë pa ty,
Derdh lotë,
Kujtimi yt më prek ne cdo qelize
Nga malli petalja hapet,
Dheu a është i lehtë?


SHKEPUTJE

Lumi atje poshtë rrjedh
E dëgjoj
C’farë përcjell, pyes vehten
Dhe vehtes i përgjigjem
Mallin tim
Ai vazhdon rrjedhën
Pa më përfillur.


(Worcesteri, USA 2007



MENGJEZ MAJI

Ne zgjim
Shikoj pyllin
Në dritaren time
Lule-majit spërkat parfumin
Gjyshja tërheq lepitkat nëpër oborr
Kllup-kllup nxjer ujë nga tullumbi
Levenxat e dimrit regj në postaf
Pam-pam i reh me kopan
Në erën e Majit i than.

1978

No comments: