Monday, April 07, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-LAJMERIM-MERI LUARASI


Meet CENTURY 21 Advantage Gold Agent
Ne foto Meri Luarasi Barboni me babain e saj,mesues dhe piktorin e njohur Z.Ligor Luarasi

Meri Luarasi Barboni- Merr titullin "Top Producer" ne Kompanine me emer "Century 21 Advantage Gold"-zyra Bensalem, PA


Kjo kompani eshte me e madhja ne Philadelphia midis atyre me emer Century 21. Si e tille ajo eshte vendosur ne zemer te qendres te civilizimit dhe vendlindjes se pavaresise. Integriteti, besimi, paraqitja dhe puna e veshtire jane disa nga karakteristikat qe shoqerojne agjentet e kesaj kompanie. Ajo renditet sot midis 100 bizneseve me te sukseshme ne USA. Cdo vit ne punen e saj ajo kombinon vlerat baze te sherbimit te klienteve me dije bashkekohore te shitje-blerjes dhe teknologjise duke siguruar sherbim professional me karakteristika te vecanta per secilin qe ata ndeshin. Kjo kompanie i eshte dedikuar tradites se sherbimit duke arritur suksese dhe ne kete pazar te veshtire te viteve te fundit. Pese prej anetareve te kesaj corporate kane sherbyer si Presidente te Shoqates se Shites-Bleresve dhe Drejtori udheheqes i saj funksionon tash prej gjashte vjetesh si Anetar i Komitetit te Standarteve Profesionale prane Shoqates Kombetare te Shites-Bleresve Kjo kompani ju ofron klienteve Emrin e meritur te saj, mundesine praktike te sherbimit te klienteve ne tete zyrat e saj, ne pese raone gjeografike, sherbime cilesore ne hua, tapi dhe regjistrim te pronave, reklamim te gjere per shitesit jo vetem ne revistat me prestigjoze por dhe ne rrjetin e internetit. Misioni i kesaj kompanie eshte "Sherbim deri ne nje i konsumatorit dhe ofrimi i te gjithe sherbimeve nga fillim ne mbyllje e nje prone per shitje ose blerje." Meri Luarasi Barboni filloi te punoje per kete kompani ne Janar te 2007. Me origjine nga Korca, ajo banon prej 14 vjetesh tani ne Philadelphia. Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes, me pas ne Universitetin e Philadelphias dhe ate te Saint Louis. Prioriteti i saj jane bashkeatdhetaret e Philadelphia te cileve ka nderin t'ju sherbeje me nevojat e shit-blerjes se shtepive dhe bizneseve, konsultimet para shitjes dhe vleresimin e cmimit. "E kam kenqesi-shprehet ajo kur mundesoj nje familje te porsardhur te behet pronare shtepish apo biznesesh. Prona eshte baze e shenjte e te qenurit qytetar amerikan." Duke pasur pervoje si perkthyese dhe punonjese ne sistemin social amerikan, ajo perpiqet te gjeje te gjitha programet e mundeshme ne menyre qe bleresit te kene pagesa te ulta te kostos se mbylljes se dokumentave. Marrja cmimit "Prodhuesja me e mire e vitit 2007" ne zyren time, dhe te qenurit ne 20% e me te mireve ne kompani me inkurajon te arrij te tjera maja duke mbetur nexenese e `botes' se re"- shprehet Meri. Une bekohem kur ju sherbej te tjereve dhe e kam per nder te mesoj nga cdo bleres apo shites duke pasuruar boten time nga e tyrja. Kjo arritje me ndihmon t'ju tregoj motrave te mia dhe grave shqiptare se me vullnet, besim dhe papertueshmeri te gjitha ne mund te realizojme enderrat tona ketu ne Amerike, pavaresisht se jemi te ardhur. Parimi i jetes sime mbeshtetet tek Deklarata e pavaresise e
4 Korrikut 1776 qe shkruan: "E verteta flet vete; te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte. Zoti ju ka dhuruar atyre te drejta te pamohueshme midis te cilave jane
Jeta, Liria dhe kerkimi i Lumturise.
Meri sherben si Sekretare e organizates humanitare shqiptare-amerikane dhe mirepret te gjithe shqiptaret ne se ata kane pyetje per real estate. Mund ta kontaktoni Merin tek adresa mbarboni@cavtel.net.

No comments: