Sunday, April 06, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA MORINA-MBRESA

Te dashura mike,

isha per ca dite jashte Kosoves dhe shko ku te shkosh, perhere eshte nje ndjenje e vecante kur hyj kah rruga e Shkupit e zbres per ne kryeqytetin e shtetit me te ri ne bote apo ai emocion, kur e sodit nga ajri ne lartesi kete toke, per te cilen u derdh aq shume gjak shekuj me radhe.
Ka dicka te vecante ne keto troje, qe e ben kete vend te jete perhere i deshiruar nga serbet. Nuk e kam fjalen per betejen e Fushes se Kosoves ne 1389, por ka dicka tjeter qe e ben te vecante e te deshiruar...
...
Pranvera e ka lezetin e vet, sepse cdo gje fillon te mbulohet dalngadale me petkun e gjelbert, ndjenjat zgjohen nga gjumi dimeror dhe edhe ajrin qe e thithim na duket me i mire.
Dje isha ne Gryke te Rugoves dhe kundrejt atyre maleve e shkembinjve se c'u ndjeva shume e vogel, posaqerisht kur i kalon ato gjysmetunelet, qe veq natyra ka ditur t'i krijoje me ate mjeshtri arkitektonike, qe secili arkitekt ne bote do ja kishte lakmi.
I paramendoja mushkerite e mia duke brohoritur "Hurra,hurra, ajri i paster,juhuuuuu" dhe pas nja 2h qendrimi e shetitjeje neper Rugove nisi te me merrte gjumi.
"O ju sheherlit,s'jeni mesu me ajer te paster,se e keni ate pampurin e Obiliqi atje ne Pr. e si te vini ketu bohi si zogjt e qures,meniher kelefeni (ckado qe t thote kjo fjale ...lol) " - ma tha nje loke ne Boge, ku u ndala me hanger buke pogaqe me leng t katundit e me djath te njome.
Isha me shoqe dhe u ngopem me ate ushqim, qe per ne ishte raritet, pasiqe ne qytet po i ke krejt, por jo bash "home made", kur ende pa pushuar mire po na sjellin fli e krelane me duqa me speca turshi e kos te trashe....ajajajajaja.....o Zot po s kam vend me ne bark, ku me e shti?
Por kush me rezistu bre...hahahha....ha e ha dhe me duket se ashtu sikurse bertiten mushkerite me heret nga gezimi, kesaj here ishte barku im qe bertiste i mjeri:-)
Very irresistable!!!
Te gjithe ata e ato qe kane qene atje e dine per cka po flas:-)
Mirepo, per fat ecem shume ne kembe dhe kjo ishte mire per ta tretur jo vetem ushqimin e tepert, por per t'i aktivizuar edhe ato qe dikush i quan muskuj, qe tek une me duket, se jane "ndryshkur" pak duke ndejtur te shumten e kohes ne zyre...
Pra, ishte nje vizite e imja dje ne Gryke te Rugoves dhe u ktheva me nje impresion te papershkruar, edhe pse s'ishte hera e pare, por cdohere atje ke dicka per te pare.
Mirepo edhe pas vizites atje e pas shume fotove te castit, qe i fokusoi syri i aparatit tim, ai trip ishte edhe nje wellness day per mua...a la rugovqe.
Ju pershendes shume kudo qe jeni, sepse po me pret nje shoqe per me dal pak per jogging.....jo qe po dua aq, por kur te merr krye si une dje, duhet me e denu veten sot keshtu...hahahhaha

Kalofshi mire e ta dini, se s kam pasur kohe te shkruaj, por qe ju kam lexuar me endje.

Mirembetshi,
Mimoza Morina

No comments: