Monday, April 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-VIZITE NE SHQIPERI-ARTIKULL NGA KOZETA ZYLO


NGA KOZETA(KEZE) ZYLO


Cfare nuk ka ndryshuar ne Shqiperine tone te dashur?


Malli i madh per Atdheun, kishte kohe qe me shprishte gjumin, e me bente shpesh here te lagja jastekun nga lotet nen vetmine paksa çmendurake te emigrimit. Kjo kishte arsyet e veta, sepse duke ndenjur nje kohe te gjate, pa shkuar, gati 9-vjet, nga te mallkuarat dokumenta, te bente te ndiheshe shume nervoze, dhe ndoshta mund te te shkaktonte dhe ndonje semundje zemre...Largimi nga Shqiperia, ne Shkurt te vitit 1997, ne ate vit te mbrapshte, ku mbasi mbrita ne Amerike, pas tre ditesh u mbyllen aeroportet, e bente dhe me te veshtire kthimin tone atje...Imagjinojeni, se ne cfare presioni psiqik kemi qene, ku per cdo emigrant qe vjen, ne vend qe te ambientohet me vendin, me ligjet, etj...shikon lajmet ne kanalet televizive greke, ku vetem villnin vrer, per gjemen qe po i ndodhte Shqiperise, per zjarrrin qe po i vinin politikanet Atdheut, dhe qe “shpetimtari”e qe na doli me i “korruptuari”Fatos Nano do te shpetonte Shqiperine?! Kete e pashe si drita e diellit tani qe shkova, se sa e kishte shpetuar i djallezuari, si vete pabesia greke, ish kryeministri Fatos Nano Shqiperine bashke me qeveritaret driteshkurter memedheun tone te shumevuajtur...Fatkeqesia me e madhe e popullit tone eshte se binden nga qeveritaret, nga te gjitha qeverite, duke trumbetuar, qe po behen ndryshime dhe keto ndryshime i krahasojne me qeverite e meparshme. Psh. nqs do i hedhim nje veshtrim diktatures, ata gjithmone do te jepnin ndryshimet me qeverine e Zogut, ne vitin 1939...pa largpamesi, me Evropen, qe ne kemi shekuj, qe jetojme me ta, sa afer si fqinje qe ne lashtesi, dhe sa larg ne ekonomi dhe mireqenie...Shpesh kur bisedoja me miqte e mi, te afermit, shumica ishin te kenaqur per ndryshimet qe kishin ndodhur ne Shqiperi. Kjo ka arsyet e veta, mua shpesh me thoshnin, ju nuk pate gje se c’u be ketu ne 97en famekeqe, u shkaterrua cdo gje, dhe Lana ishte mbushur me kioska, ku te gjitha ujrat e zeza notonin sheshit. A thua se nuk kishte ujra te zeza te plasura tani? Konkretisht, sa zbrita nga aeroporti, sigurisht qe do te paraqiteshim per te na kontrolluar dokumentat, polici qe ndodhej ne detyre, po na bente presion per momentin, duke pare pashaporten e bashkeshortit tim, loz rolin si i shqetesuar, duke thene: Ti zoteri ke ardhur dhe here tjeter, si eshte e mundur qe nuk paske asnje vule ketu? Nderkohe une po puthja vellain tim me dore nga larg, qe vetem 3 metra na ndanin, se nuk e lejonin te “kalonte kufirin” per t’u perqafuar me motren, por kjo ne kulturen tone amerikane, nuk ka problem, se keto ligje ata i zbatojne mire, por kur vjen puna per pare i shkelin me te dyja kembet, mundet te kene per borxh, te bllokojne me ore te tera...Te lutem i thote bashkeshorti im, ju mund ta kontrolloni ne kompjuter, “e c’kompjuter mavria”dhe ta vertetoni qe nuk kemi ardhur asnjehere se e kemi pasur te ndaluar si me azil politik qe kemi qene, dhe kjo ne baze te ligjit nuk na lejohej. Nje person publik i njohur ne popull, qe po rrinte ne radhe me ne, thote eh, une se kam care koken, kam ardhur, s’me vinin vulen dhe mbaroi puna...Keto jane me mijra raste, qe emigrantet vine ne kete forme, por ja qe ne dhe shume te tjere si ne kane dashur te jene korrekt me shtetin amerikan. I mjeri polic, donte te lepinte letren jeshile te dollarit amerikan, dhe mbaroi filmi, por te them te drejten, moralisht i ngeli kocka ne fyt, kur them moralisht, se s’kishja ndermend te ankohesha, se nuk dija ku te ankohesha, kur ai ne menyre krejt normale ne publik, te ben presion...Une presionin e racizmit, personalisht e ndjeva qe ne Milano, kur morem avionin tjeter per ne Tirane, ku punonjesit e aeroportit atje, i futnin shqiptaret ne avion dhe i nxirrnin prape, si t’u donte qejfi, dhe qe e vonuan avionin 2 ore, pa le pastaj per kushtet e avionit brenda, krahasuar me avionin komod nga Kenedy, NY, se ne cfare kushtesh hipje?Oh Zot, thoshja c’behet keshtu?!Nejse, perjashta me prisnin te afermit dhe miqte e mi, ku nuk ka me dhimbje, kur ndonje mbese ose nip qe e ke lene ne pelena, dhe tani mbas 9 vjetesh te filmon me kamera, ti nuk e njeh, etj, copeza qe secili prej nesh I ka ndjere…Toka tende eshte me e shtrenjta ne bote, sido qe te jete, me balte apo pa pluhur.Aty u rrethuam nga lypesat, megjithese na kishin thene, qe duhet t’I ktheni ca dollare ne te holla, dhe ne vetem jepnim nga te gjitha krahet, ndoshta dhe ndonje lule bashke me te hollat…Eh, dhimbje, dhimbje…Kunates time I vinte keq kur ju jepnin, sigurisht e ndjente qe po harxhoheshim dhe ju thoshte: te dha njehere, prape erdhe?OK, nisemi drejt Tiranes, per ne apartamentin tim, vellai me thote, moter mos u merzit se ka disa gropa, por se shpejti do te dalim ne autostrade, nuk ka problem I them, nuk I kemi harruar gropat, jam aq e lumtur qe ju shikoj, sa nuk mund te imagjinohet, sa eshe gropat per momentin me dukeshin gradacielat e Manhattanit!Papritur del autostrada, per te qene e sinqerte nuk e dallova, sepse polici e kishte bllokuar kalimin tjeter, dhe anas autostrades, ne vend te gjelberimit shikoje, lope, gomare, dhe anash meje ishte nje grua qe terhiqte gomarin prej kapistre, dhe burri ishte lart ne samar duke folur me cellular ne dore! Hajde, hajde thashe sepse m’u kujtua kali gerdalle I Rastinjakut…Mbesa, e shkathet me thote qe kesaj halla, nuk I thone autostrade, por superstrade. Sapo hyn ne Tirane, sheh pallatet ngjyra-ngjyra, per te mbuluar, vjetersirat e arrixhinjve qe pushtuan qytetin e nxenesve, dhe qe ne kohen e permbysjes se komunizmit, shisnin rrobat e marra nga jashte, “rroba te jashtme pra, gaxhie!” thoshnin kur I shisnin tek populli. Nga te gjitha ngjyrat me beri pershtypje, pallati I pikturuar nga shigjetat si kembet e pules, dukej sikur te tregonte drejtimin ku do te shkoje per momentin.Se te dashur lexues, duke qene te mesuar me shigjeta ketu, mendon per nje cast, se po te jep drejtimin per ne presidence, ose ne “Komitetin Qendror”.Ecim dhe me ne fund arrijme perpara pallatit tim, qe nuk mungojne komshinjte duke na pershendetur, ndoshta dhe lot mallengjimi derdhnin, por babai shume i preokupuar, se perpara hyrjes kishin plasur ujerat e zeza, dhe nuk ndihej mire, se si do te futeshim brenda ne hyrje, shqetesohet per te krijuar pak “komoditet”.Burri me thote, kaloje me kujdes trarin e ekuilibrit, se ke bere stervitje ushtarake cdo vit. Ne fakt e kaluam, pa na rene kemba e majte, ne ujrat e ndotura, mua nderkohe me kujtohej, “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”, kjo grope e zeze, e zeze pis...Befasohem, nga pastertia brenda, dhe kjo jo vetem ne shtepine time, por ne te gjitha shtepite shqiptare, ku magjepseshe me lluksin, me pastertine, me mikpritjen dhe gjithcka brenda qe servirnin amvisat e mrekullueshme shqiptare.Brenda, pothuajse te gjitha shtepite kishin ndryshuar, por jashte kishte shume, shume pune per te bere.Mbipopullimi i Tiranes, ja humbiste qyteterimin evropian, per mos te thene civiilizimin e dikurshem. Nuk e mohoj qe kishte ndertesa madheshtore, kulla te bukura, por keto ishin pa sistem. Krahas ndertesave 23 kateshe, ndodhej ndertesa nje kateshe, qe ndodhej shume prane, midis gjysme te bukures dhe plotesisht te shemtuares. Kjo e bente te lodhshme syrin tim, mbipopullimi, urbanistika, mossistemimi, balta, qe ngeleshe me lecke ne dore per t’i lare kepucet, i miri nipi im c’hiqte!Fakt eshte qe Tirana eshte ne ndertim, dhe perderisa njerezit e pranojne ndryshimin, ka ndryshime, por mendoj qe Atdheu im nuk eshte nga Korpesi kryesor i kryeqytetit deri tek Skenderbeu, por Atdheu eshte dhe ne Mezhgoranin tim, ne Tepelene, qe akoma nuk funksionojne shkollat, dhe ne Valbone, ne Tropoje, ku une me krenari i kam vene vajzes se pare emrin Valbona, qe mungojne gjerat me minimale per popullin e thjeshte.Pjese e Atdheut jane dhe prinderit tane, te ndershem, qe nuk mund te jetojne me ato pensione, nqs nuk ju dergojme ne emigrantet qe kendej. Pjese e Atdheut eshte dhe pjesa me aktive, rinia, qe ngelen kafeneve tere diten, me nga nje kafe 20 lekeshe, dhe diskutojne se ku do ta kalojne diten tjeter, pa punuar, por jetojne ne kurrizin e prinderve, qe shumica rropaten tere diten.Pjesa e Atdheut tim, jane koleget e mi te nderuar, arsimtaret, qe i paguajne me nje rroge qesharake, dhe qe detyrohen, shume prej tyre te bejne pune te rendomta per te mbajtur familjet e tyre.Shkova tek gjimnazi “Cajupi”, ku une kishja kaluar nje pjese te jetes sime, dhe them qe ngela mjaft e kenaqur, me rinovimin qe i kishin bere nderteses dhe klasave, laboratorike.Emocion me jepte, qe kur hyja ne klase nxenesit me coheshin ne kembe, tradite e bukur kjo jona, kete nuk e kishin ndryshuar, qe duke krahasuar me shkollat ketu, qe studentet nuk te cohen ne kembe, sigurisht qe me linte nje shije te mire.Ne Shqiperi, ne Tirane ku une ndenja pothuajse gjithe kohen, kur te conin ne lokale, te bente pershtypje, qe kur vinte kamarjeri, te afronte vetem pije te huaja, italiane, franceze, angleze...Te lutem, i thoshnim, na jepni vere shiptare!Nga keto lokale, shkuam se per fat te mire, koha qe shume lluksoze, me diell, doja te merrnim, akullore, pasi shkojme tek lokalet “lluksoze” kamarjeri perseri na thote qe kemi akullore “Greta Garbo”, te lutem I them na servirni akullore, “Margarita Xhepa”etj, se na ka ardhur ne maje te hundes me servirje te huaja, e kam shume per zemer Greta Garbon, por dua me shume aktoret shqiptare. Diku tjeter pashe Bar “Muhamad Ali”, qe rrofshin shqiptaret thashe, se ketu ne Amerike, nuk kam pare ndonje bar te tille, besoj se ju qe e lexoni do me ndihmoni.C’ka me beri me shume pershtypje, dhe kjo si duket per shkak te profesionit, shume fjale shqipe po zevendesoheshin me fjale te huaja. Ne Tirane, nuk thuhej me mirupafshim, por Cao, sa shpesh here behej qesharake, te pakten, per ne. Psh, degjova nga nje grua gati 75 vjecare, e cila po telefononte taxine per ta marre, dhe ne fund e pershendeti me fjalen Çau, Çau, ne vend te Çao! Eh thashe u terbuan plakat, duan te flasin “TALIANÇE” ne kete moshe!Nga dielli i bukur, te dilte nevoja e syzeve, une i kishja harruar syzet ne shtepi, dhe u detyrova qe te blija, syzet i mora $5 dollareshe dhe keto i bleva apostafat ne syrin e nje grupi shoqesh te mia. Duke pire kafen tek Tajvani, ku mblidhte me qindra njerez te papune, dhe duke pasur parasysh, natyren e gruas shqiptare qe ka qejf te thote se sa te shtrenjta i blen gjerat, firmatot etj, me thote njera nga koleget, qe une i kam syzet $180.Te te them te drejten, i them nuk kam ndermend te blej syze kaq te shtrenjta, po shume bukur qe juve ja dilni, me rrogen mujore $180? Oh ne po s’i veshem firmato, nuk dalim ne Tirane.Sigurisht, ky ishte nje %5 e popullsise qe fliste me kete gjuhe, psh, na u lut nje bizneswoman, qe te shkonim ne shtepine e saj, vertete ishte shume lluksoze shtepia, por te vinte pak neveri, kur me nje megallomani, te thoshte, do te me falni se nuk me ka ardhur pastruesja sot, dhe nuk ma gjetet shtepine ne rregull, (shtepia ishte xixe)!Kjo nuk ka asnje problem, por kur mendon, se cfare kategorie e kane marre parane ne dore, sigurisht qe nuk ndihesh mire, se lumturise tende i mungon dicka, lumturia e vellait tend, lumturia e shumices.Nje dite vendosa qe te degjoja lajmet dhe si kurreshtare qe jam, dhe e profesionit te te folures, thashe qe nuk do te dale ne darke, do te merrem me lajmet.Papritur tek top Chanal, me del Edi Rama, qe sapo ishte zgjedhur Kryetar Partie.Kam ngelur e befasuar nga menyra e diskutimit te tij, e pompozitetit.Lajmet ne darke jepeshin, vetem presidiume, dhe populli perballe i ulur. Edi fliste, me gishtin e gjate tregues perpara, duke trumbetuar, se tani nuk do te keni me frike, do te thoni vetem te verteten tek kryetari juaj...C’behet keshtu thashe, akoma socialistet kane frike, nuk u ka dale frika, kane 15 vjet ne lirine e fjales etj.? Kryesia e lumtur pohonte me koke kryetarin e sapozgjedhur, se do t’i thote vetem te verteten Edi Rames?!Ah, mjere populli, mendova, se eshte fakt, qe kurrizi i tij e vuan, papunesine, korrupsionin, dritat, dhe qe s’paska ndonje ndryshim te dukshem, por qe mundoheshin te te bindnin, nga mengjesi ne darke, se sa shume ka ndryshuar Shqiperia, dhe nderkohe lajmet e jepnin me te madhe, qe Shqiperia hynte vendi i pare ne korrupsion, midis shteteve te Evropes.E hajde ta kuptosh ndryshimin, me vendin me te korruptuar ne Evrope?Keze (Kozeta) Zylo, New York

No comments: