Wednesday, January 31, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Kujtime per Petro Markon

Me shkrimtarin Petro Marko kemi banuar ne nje pallat, pallati 64, bulevardi “Deshmoret e Kombit” Tirane . Pallati yne qe gjendej prane maternitetit te vjeter te Tiranes,( po perdor te njejten shprehje siç perdornim atehere kur ishim femije per te treguar se ku e kishim shtepine) ate kohe ishte nga me te bukurit aty rrotull. Familja e Petro Markos banonte ne katin e dyte pikerisht mbi hyrjen e pallatit. Ishte familje artistesh dhe kjo vecanerisht tek ne femijet zgjonte admirim edhe kureshtje. Safo Marko, gruaja e shkrimtarit ishte piktore, piktorja me e njohur e kohes per librat per femije. Me kujtohej qe kur isha ne klasen e pare, vajzat e bukura te perallave te skicuara nga Safoja, i prija me gershere dhe i koleksionoja. Edhe vete Safoja me floket e gjate e te zes te leshuar ne supe mua me perzihej ne imagjinaten time me te bukurat e perallave.
Djalin e shkrimtarit e quanin Jamarber- (jam arber) emer qe ne te vegjelit qe nuk ia shihnim kuptimin na dukej disi i veshtire ne te shqiptuar e ishim te kenaqur ta therisnim shkurt: Madu. Per nje shkrimtar patriot, ky ishte emer domethenes. Jam-arbri ishte pak me i madh se ne në moshe dhe djale me nje fantazi te zhvilluar. Arianites, vajzes (apo Teka, sic e theriste Safoja) i pelqente piktura. Ajo eci ne gjurmet e se emes e u be piktore. Mua, Arianita, me ka mbetur ne kujtese si vogelushja qe i pelqenin cokollatat. Kur ktheheshim nga shkolla qe ishte vetem nje bllok me tutje' e shihnim në rruge shkrimtarin me duar mbrapa tek bente shetitjen e pasdites. Nje kacurrel i zi i binte mbi balle dhe nga buza cigaren s'e ndante kurre. Per ne femijet "shejtanër " qe e kalonim pothuaj gjithe diten jashte, oborri i pallatit qe dhurata me e madhe qe mund te na behej. Menyra se si qe ndertuar pallati yne, si bryl qe bashkonte rrugen e Fortuzit me bulevardin, kishte krijuar nga brenda nje oborr te madh trekendesh qe na mbante tere diten aty. Aty luanim luftash, pincash dhe kumançe. Kjo e fundit ishte loje e preferuar per ne, por jo per banoret qe ankoheshin sepse ne perdornim hyrjet e pallatit si "pozicione" e benim zhurme. Pallati yne kishte pese hyrje, apo shkalle, siç i quanim . Zakonisht shkalla e pare dhe e dyta ishin me te mirat se aty fqinjet ishin "me te urte" e s'para na qortonin shume. Shkallet ishin plotesisht te exploruara nga ne te vegjelit dhe shkalla e dyte me xhamet e thyera te jepte dore me shume. Kjo qe pikerisht shkalla ku banonte Petro Marko. Me kujtohet nje here duke luajtur kumançe, ndersa rrija ulur kruspull fshehur pas murit , gati ne prite per ” kundershtarin”, pashe silueten e gjate e te plote te shkrimtarit duke hyre ne shkalle. U tremba se mos thoshte ndonje fjale e keshtu “me zbulonte” pa dashur. Por per fat, ai ngjiti shkallet sikur s'me kishte vene re fare. Oh, sa ia dita per nder! Fill pas tij po vinte pa u ndjere Bona, kundershtarja ime, hija e vogel e te ciles binte ne murin perballe. Kur ajo po matej te bente kthesen pas te ciles isha fshehur , une kerceva mbi te duke thirur: Gjalle! Kjo do te thoshte pese pike njeheresh per mua. (Bah, sa "te tmerrshem ishim ne loje!) Nje pasdite shiu, tek ishim mbledhur tek hyrja e shkalles duke treguar barcaleta, shkrimtari mbajti kembet duke me zene bishtalecin. Bashke me te qe edhe e shoqja, Safoja. -Ja per kete vajze kam thene t'i besh nje portret, tha ai. -Ah, mbesen e nene Daves! Tha duke vene buzen ne gaz Safoja. Me gjyshen time ata kishin muhabet. Bisedonim per tema interesante, historike. Madje aty me zuri vesh per here te pare qe thuhej se “ himariotet ishin niper te mirditoreve”. Tregonin edhe nje gojedhene per kete.(te cilen une e mbaj shume mire por spo e them ketuJ ) Flisnim per origjinen e emrave katolike te bregdetit. Une kisha pare ne shtepine e gjyshes librat e Petros Markos ' Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit". Nga nena kisha degjuar qe Petro kishte qene luftetar ne Spanje. Nje djale i ri nga bregdeti shqiptar kishte shkuar te luftonte per Spanjen! Sigurisht nje femije i klases pare a te dyte as qe mund tu jepte vleren e vertete ketyre fakteve. Por ne bibloteken time si femije, vec perallave te ilustruara te Safos , mbaj mend qe ate kohe u shtua edhe nje liber i ri " Shpella e Pirateve" novele per femije e shkruar nga Petro Marko. Nder personazhet e librit , tani pas dekadash ,me kujtohet Rusman El Namsur dhe e bukura Mejreme El Mejrem Al katar. Shkolla e ftoi shkrimtarin te na fliste per librin dhe ne klase une krenohesha qe shkrimtari ishte komshiu im. . Mejreme El Mejremi, shpetoi, s'e preva me gershere e ta fusja ne koleksioninin e bukurosheve. Kisha hyre ne klase te trete. Ndihesha me e pergjegjshme dhe me e kujdesheshme Me kalimin e viteve kur e shihja shkrimtarin me duar prapa duke bere shetitjen e tij te zakonshme ne bulevard , e dija qe shihja shkrimtarin me te talentuar, qe dicka i kishin mohuar gjithnje, por qe te gjithe ia njihnin vleren dhe fuqine e tij. Zoti Petro, i skicuar besnikerisht nga e shoqja, nje profil me nje kacurrel te zi, rene mbi balle e me cigare ne buze, mbeti pikerisht ashtu ne kujtesen time dhe gjithe atyre qe e kane njohur. Albana Melyshi Lifschin 27 Dhjetor, 2001

No comments: