Wednesday, January 31, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-KOMENT

Kur politika mishëron Skëndërbeun

Nga Argetina Tanushi
Tirana

Legjenda e mbjelljes së ullirit, e cila vjen prej që prej shekujsh, ka ecur nëpër vite deri në ditët e sotme. E ardhur nga antikiteti, kjo legjendë është deformuar dhe e sjellë në kohë dhe interpretim më shumë e përshtatur sipas interesave politike, sesa për ta mbajtur në jetë, si legjendë e trashigimisë, paqes dhe mbarësisë. Koha e Skëndërbeut mund të shënohet edhe kulmi i lulëzimit të saj, mbjellja e pemëve, kryesisht e ullinjve. Edhe brenda murit të hekurt komunist u tejçua kjo legjendë, edhe pse e deformuar në mision, e ngjyrosur me koloritin e kuq të komunizmit. Ishte Hrushov, një aletat i thekur i Enver Hoxhës, i cili mbolli pemën e tij, në Parkun Rinia, në Tiranë. Ndërkohë, edhe në periudhën e pas ’90-tës ky rit u krye, ndonëse jo me shumë bujë. Së fundmi, një ‘Skëndërbe’ tjetër, aktor i politikës shqiptare ka konturuar një projekt, kjo jo për të ecur në shtigjet e traditës shekullore, por për të shtuar hapsirat e gjelbra. E huazuar nga koha e Skëndërbeut, çdo çift i dashuruar do të mbjellë pemën e tyre, ulli ose mimozë, kjo si shenjë për hir të dashurisë së tyre. Si "Skëndërbe", i ri, Edi Rama, nuk dihet se sa do ti përmbahet tradiës shekullore, sipas së cilës, do ti duhet të jetë ai pagëzuesi i lidhjes dashurore të dy të rinjëve, të cilët pikërisht në atë ditë do të japin jetë simbolit të paqes, i adhurar gjithmonë nga heroi legjendar i shqiptarëve. Në vitin 2007 të gjithë të dashuruarit, të cilët duan të përjetësojnë lidhjen e tyre, me anë të mbjelljes së një ulliri ose mimoze, ku të monumentalizohet lidhja e tyre. Me vendim të Këshillit Bashkiak është caktuar “Rruga e të dashuruarve”, një zonë në Parkun e Liqenit Artificial, për të mbjellë mimoza, ose ullinj. Praktika e “Rrugës së të dashuruarve”, është bërë edhe në qytete të ndryshme të botës, ndërsa çiftet kujdesen për pemën e mbjellë që simbolizon dashurinë e tyre. Ky është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, nën simbolin që t’i japë mundësi çdo çifti të dashuruarish të mbjellë një pemë për dashurinë e tyre. Në një perudhë kohore prag-pranverore, kur kryhen mbjelljet, Rama ka iniciuar këtë projekt, për të kontribuar për komunitetin e tij, duke mbjellë një pemë në përkujtim të një date, personi ose evenimenti. Nëse kthehemi legjendës së mbjelljes së pemëve, Rama, është larguar nga tradita, kjo në kuadër të gjelbërimit, për më shumë oksigjenit në metropolin e mbushur nga smogu dhe tymi i makinave.

Nga antikiteti, në kohët ‘moderne’
Legjenda e mbjelljes së pemëve

Pema e ullirit, e hasur që në kohët e antikitetit grek, ishte pema e Apollonit. Legjenda e saj, nga Apolloni ka kaluar në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërisë. Më e praktikuara ishte pikërisht në kohën e Skëndërbeut. Në atë kohë, kur martohej një çift, ishte detyrim moral dhe ligjor të mbilleshin 50 pemë ullinj, kjo si shenjë e fortë e trashigimisë. Skëndërbeu në zotrimet e tij vuri një ligj në fuqi që banorët e principatës së tij rreth zonës së Krujës, Tiranës etj, duhet të respektonin si kusht për të rinjtë që do të martoheshin, të mbillnin 50 rrënjë ullinj. Madje, riti i kurorëzimit të dy të rinjve kryhej nga vetë princi Skëndërbe, i cili gjatë ceremonisë bekonte lidhjen e tyre me anë të dy kurorave të thurura me degë ulliri, dhe që konturoheshin si ‘kurorat e martesës’. Historia tregon se ulliri, kjo pemë e bekuar edhe nga zoti për dobinë e saj, nuk njihej nga popullata dhe kultivimi i saj u vendos me detyrim nga Skenderbeu, i cili e njihte mirë këtë dru frutor, si dhe për nostralgjinë që ai ka patur në lidhje me fisin e tij Mazrek. Origjina e ullirit në viset e Shqipërsië së mesme, thuhet nga biologët tanë se daton që nga koha e Skëndërbeut. Kurse në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërise, ulliri ka ekzistuar që nga kohërat antike. Ndërkaq pas kohës së Skëndërbetut kjo traditë u pasua ndër vite, madje edhe në kohën e hekurt, atë të komunizmit. Çdo personalitet mbillte pemën që automatikisht pagëzohej me emrin e tij. Hrushovi mbolli pemën e tij në shtator të vitit 1959, gjatë viztës së tij në Shqipërinë, në Parkun Rinia, si shenjë e miqësisë dhe paqes politike. Hrushovi, i cili në atë kohë ishte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, mbolli pemën e tij, si shenjë e politikës paqësore, marrëdhënieve të mira dhe jetëgjata. Ndërsa në Shqipërinë postkomuniste përmendim pemën e mbjellë në Butrint në vitin 2002, nga Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni dhe një tjetër nga ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. E çuditshme është edhe ecuria e tyre. Fatet e pemëve kanë qënë të ndryshme, sikundër edhe jetëgjatësia politike e aktorëve të cilët kanë mbjellë. Në këtë kuadër, disa prej pemëve janë tharë, pa e patur mundësinë e lulëzimit të tyre. Citoj këtu fatet e ndryshme të dy pemëve të mbjella në të njëtën kohë, ajo e Berluskonit dhe e Nanos. Të vendosura pranë njëra tjetrës, pema që mban emrin e Berluskonit ka vazhduar ciklin e saj të jetës, ndërkohë që ulliri i mbjellë dhe i pagëzuar me emrin “Ulliri i Fatos Nanos”, është tharë. Ndërkohë që toka e Butrintit rrit të shëndetshme ullinj të mbjellë nga personalitete si Ugolini, shkrimtar, poet dhe gazetar, ose arkeologu i njohur shqiptar z. Feika. Edhe i madhi Bajron, gjatë vizitës në Shqipëri ka kërkuar të vizitojë rrapin e madh të Libohovës.

No comments: