Monday, April 30, 2007

AIDA DISMONDY -TREGIM

E gjetur nga femije…

- Aida Dismondy


Beni sapo behej gati te hapte deren e shtepise, kur celulari tingelloi fort duke e zgjuar nga mendimet qe e kishin kapluar ndersa po behej gati te hynte ne shtepi. Nderkohe nga brenda degjoi tingullin alarmant te telefonit te shtepise. „Rastesi e cuditshme?!“- mendoi. Hapi deren me syte mberthyer ne celular. Ishte shefi. S’i pelqente kur e merrnin ne telefon pas dites se punes. Benit i pelqente te mbyllte gjithcka kur vinte ne shtepi dhe te qendronte vec me te shoqen, e cila duke e puthur lehte ne faqe i beri shenje per nga telefoni, duke i thene se asistentja e shefit sapo kishte telefonuar dhe se ai duhej te kontaktonte shefin urgjentisht.
S’paska qene koincidence, jam person i shumekerkuar, i tha vetes me nje ngerdheshje te lehte diallezore qe gjeti vend ne fytyre. Vecse ky mendim ishte me teper per te qetesuar veten dhe te shoqen, qe merakosej sa here Beni thirrej pas orarit zyrtar.
E ku kishte orar zyrtar per Benin. Si inspektor i krimeve pritej nje „rastesi“ si kjo e sotmja, vecse pa e kuptuar, iu krijua nje ndjenje ankthi. Ne punen e tij kishte pare me qindra krime nga me te ndryshmet, shpesh i dukej sikur jetonte ne nje film te stergjatur horrori. Viktimat shpesh kishin arritur ate fat te keq per arsye triviale. Krime te momentit, ose te paramenduara. Viktima te depresionit psikologjik te shkaktuara nga deshperimi ekonomik, nga pamundesite qe mund te ofronte perndryshe jeta. Dhe natyrisht perjashtim nuk benin te pafajshmit, gra, vajza e femije. Kur kerkohej te inspektonte ngjarje te tilla i duhej kohe madje muaj per t’u shkeputur nga detajet apo rrethanat e ngjarjes.
C’ka e merakoste dhe e merziste me shume ishte se si me pas iniciatoret e krimit kalonin pothuajse te pacenuar ne duart e drejtesise. Ekspertizes mbrojtese shpesh i vinte ne ndihme ekspertiza mjeksore, per te qene me sakte analiza psiqiatrike e te semurit-kriminel. Nderkohe qe ky i fundit per cdo kohe kishte paraqitur gjykim te shendoshe madje dhe gjate procesit gjyqesor. Nje trekendesh marramendesh luhej shpesh ne sallat e gjyqit qe Benin vecse e irritonte. Jo se ai vete ishte i persosur, porse te pakten pergjegjesia qe kishte per punen qe bente, ishte teper e rendesishme per te. E si mund te hyje njeriu ne allishverishe, mendonte, shpesh kur perpara qendronte nje jete e marre, e ndaluar dhe e dhunuar ne menyre kafsherore.
I telefonoi shefit menjehere por ai nuk ishte aty, asistentja e njoftoi se ishte nisur per ne vendin e ngjarjes, ku dhe Beni duhej te shkonte patjeter.
Beni e pyeti se c’kishte ndodhur qe ishte kaq urgjente. Nje vajze, - iu pergjigj asistentja, me ze te mekur detajet do t’i shikosh atje me te arritur.
Nje vajze, nje vajze,- mendoi Beni teksa uli receptorin. Kishte vite qe krimet ndaj vajzave ishin rritur. Vajzat ishin bere tabela qitjeje, objekte dhune dhe perdhune, kercenoheshin vazhdimisht, per te mos permendur tregtimin e tyre, ku dihet se ku... E me pas ishin grate e martuara dhe keto po njesoj sikur vajzat, vecse te martuarat i mbulonin c’u ndodhte brenda mureve te shtepise ose ne justifikimin e se drejtes se burrit mbi trupin e tyre.
Ke te fajesonte? Ekonomine? Cmendurine qe kaplonte njerezit? Apo traditen, qe e konsideronte vajzen e gruan si objekt, pa shpirt, pa goje, pa sy, pa veshe…Kjo e fundit i dukej me e besueshme. Eh, - hajt Beni, se per ta rregulluar ke…po shko e shiko c’ka ndodhur me ate te gjore…- e shkundi e shoqja nga mendimet, me sa duket i kishte thene perseri me ze te larte.
Zbriti shkallet e shtepise, me koken ulur, i lodhur nga dita e gjate por dhe c’ka mund ta priste, u nis duke ndjekur udhezimet e asistentes.
Vendngjarja ndodhej ne anen tejeter te malit qe ndodhej ne periferi te qytetit. Gjarperimi ne rrathe i rruges ia shtonte ankthin, jo vetem ndaj asaj me te cilen do te ndodhej perballe, por dhe gjasen e mundshme te nje aksidenti.
E natyrisht kohezgjatja e vinte akoma ne mendime. Ne koke si nje film i vjeter copa copa, i kalonin dhjetra e dhjetra figura vajzash te cilat i kishte takuar ne rrethanat e punes. Te gjitha te ftohta akull, pa me te voglen shenje se aty pak caste me pare kishte qene nje vajze qe mbase kishte dashur, deshiruar dhe enderruar. Porse prej pasionit te dikujt ndodhej perpara Benit, ne pamundesi te perjetshme.
Pasioni… Krime te pasionit…Po logjika…A ka logjike? Apo i kemi rritur djemte tane, pa logjike. Me te njejten passion qe kemi lene te lire djemte, kemi mberthyer per fyti vajzat dhe grate.
Beni shpesh cuditej me mendimet qe i shkonin ne koke. Ai vete nuk ishte shume ndryshe nga burrat e tjere, profilet e te cileve mundohej te ndertonte teksa kerkonte nje zgjidhje.
Beni shpesh behej xheloz, madje kishte raste kur tmerresisht i ishte hakerryer se shoqes.
Vecse kurre, kurre nuk e conte ndermend te conte dore mbi te shoqen. Kete vendim kishte marre qysh kur shihte se si i ati i ndersehej se jemes, dhe ai i pafuqishem perpiqej te mbronte qe gjoren. I ati s’kishte qene i bute as me te. Sa here qe Beni kishte veshtiresi per te bere detyrat e shkolles, apo shprehte ndonje pakenaqesi i ati ia merrte koken e ia perplaste pas drurit te forte te tavolines.
Shpesh mendonte se ishte nje mrekulli qe ai ishte kaq i sukseshem. Te studiuarit e psikologjise se vrasesve i kishte mesuar se dhe ai mund te kishte qene njeri prej tyre.
Te mos kishte qene per te shoqen, te cilen e kishte takuar qysh ne vitin e pare te gjimnazit, mbase dhe ai do t’i ishte shtuar numrit te atyre qe perfundonin ne kater muret brenda godinave te fortifikaura.
Kishte qene dashuria e se shoqes, dhe ajo e prinderve te saj qe i kishin mundesuar Benit te shikonte mundesi te tjera per veten. Sikur ajo e te vazhduarit te shkolles se larte.
Madje qyshse kishte lene shtepine per ne universitet, kontaktin me te atin e mbante ne minimum. Fale burses se shtetit nuk i duhej te varej prej tij. Nderkohe qe e shoqja kishte filluar pune menjehere pas shkolles se mesme dhe e ndihmonte disi, se bashku me prinderit e saj.
Studimet i kishte mbaruar me rezulatate te shkelqyera gje qe i kishte dhene mundesine te punesohej ne kryeqytet.
Kryeqyteti i bukur e me problemet e tij. Si ky i sotmi.
C’te kishte ndodhur valle? C’krim mund te kishte bere e gjora vajze? Sa vjec duhej te ishte valle?– Beni vriste mendjen ndersa i afrohej gjithnje e me teper ngjarjes.
Ndaloi makinen dhe iu afrua grumbullit te oficereve te policise. Fytyrat e tyre te zverdhura dhe duhanet neper duar e njoftuan se dicka e jazhtezakonshme do t’i paraqitej.
Ngadalesoi hapat duke shtyre minutat dhe sekondat qe e ndanin nga ngjarja. Shefi i thirri te nxitonte sapo e pa.
Gjaku i se gjores kishe lare dhe deget e pemeve e shkurreve le pastaj barin.
Te tere oficeret po perpiqeshin te analizonin ngjarjen duke pohuar se askush prej tyre s’kishte pare ne tere vitet e tyre te punes, krim te tille.
Nje dore e kishin gjetur pas nje shkembi, nje kembe metra tutje, nje kembe tjeter ne nje shkurre, trupin e kishin gjetur ne rezervuarin e ujit qe ndodhej aty prane. Koken akoma po e kerkonin se bashku me pjeset e tjera.
C’krim te kishte bere valle kjo vajze? C’krim?
Pyeti nese kishin gjetur mjetet qe ishin perdorur ne krim. Askush nuk kishte gjetur ndonje gje.
Pa perqark dhe filloi te vjelle, duke mos u shqetesuar shume per fytyren tere pikepyetje te shefit. Pervec eksperteve te vendit ishin dhe eksperte te huaj. Shefi i kishte njohftuar pasi askush prej vendasve nuk kishte pervoje ne krime te natyres se tille.
C’motiv duhej te kishte shkrehur ne mendjen e kriminelit? Precizioni i prerjes tregonte se ishte nje person qe njihte mire anatomine e trupit te njeriut.
A ishte valle student i mjekesise? Apo ndonje maniak qe mund te qellonte perseri.
Vajza mund te ishte 15 ose 16 vjec. Vendi ku ndodheshin ishte thelle ne mal. Fshatrat ndodheshin larg prej njeri tjetrit, por barinjte kishte te ngjare te kullosnin bagetine aty prane.
Kush i kishte njoftuar?- pyeti Beni. Femije – iu pergjigjen i kishin njoftuar ne telefon.
Por s’kishin numer telefoni. Kishin thene qe kishin gjetur doren e nje njeriu ne livadh.
Tere departamenti ishte ngritur ne kembe dhe kishte shkuar ne vendin e ngjarjes.
Ekspertet e huaj ishin me te qete. Dhe keta na duhen- mendoi Beni, s’mjafton qe kemi hallet tona, por na duhen dhe keta per te na vene flaken e te na nxjerrin namin.
Kush te kishte qene ai maskara, qe kishte torturuar e masakruar kete vajze.
Si e ka emrin vajza? Sa kohe ka qe ka qene ketu? A ka njoftuar a lajmeruar ndokush mungesen e saj.
Asnje shenje e masakruesit…asnje gjurme, asnje e shkelur bari. Vec gjak, dhe copa …
Pas gjetjes se copave te tjera dhe ekzemplareve te mbledhur u larguan.
Beni mezi priste te shkonte ne shtepi, te qendronte atje, te mos mendonte se kjo bote ekzistonte. Porse e dinte qe cka deshironte ishte e pamundur. Do te duhej muaj perpara se te gjenin ndonje gje. Ai lutej e shpresonte te mos kishin te benin me ndonje vrases serial.
Ndersa nuk e dinte se si do te zgjidhej kjo ngjarje, teksa i jepte makines, perpara i dilnin titujt e gazetave te neserme. Pak a shume do te lexonin „ Vajza e coptuar, gjendet nga femije“, ku dikush do te kishte shkruar nje artikull tere hamendje, rreth asaj qe ndodhi, duke analizuar shkaqet pse vajza ishte atje, c’karakter ka kjo vajze, a kemi te bejme me ndonje prostitute? etj …duke harruar pothuajse krejtesisht kriminelin.
Tradita, mendoi serish Beni. Kush eshte shkaku i sherrit? Kurrsesi nuk do te thosha femra.


Michigan, 4/18/07

No comments: