Monday, April 30, 2007

MIMOZA HAMETAJ-SKICA LETRARE

Cobani

çobani ishte nje bure i shkurter i shendosh me koke te rrumullakte e floke kaçurela qe binte qymyr me nje thes me te madh se ç’ishte vete tek gjyshja, dhe pastaj kalonte me radhe neper shtepite nje kateshe e private te lagjes Varosh. me kujtohet mangalli i madh prej bakri i gjyshes qe thoshte gjithmone: vetem ky mangall na ka mbetur,te gjitha na i moren komunistet. Me tim ate qe ishte komunist shkonin mire,sa me mire nuk kish.Te kthehemi tek çobani.
Sa here qe une behja naze per te ngrene e per te fjetur gjyshja me trembte me çobanin:
Po nuk e hengre çobani te remben dhe te fut tek thesi i tij.
Nje dite çobani nuk kaloi me. Degjova nje vajze te ritur qe i thoshte shoqes. çobani para se te vdiste ja ka shitur trupin e tij shtetit per te studjuar studentet e mjekesise.Ata e hapin me bisturi gjithe trupin dhe i studiojne organet nje nga nje.Fantazia mbi shitjen e trupit te çobanit persegjalli nuk mu hoq nga mendja asnjehere,edhe pse mund te ishin llafe sokaqesh.
Nuk kisha me frike se mos me fuste mua ne thes por kisha frike per ate qe do ti kish ndodhur atij vete.
Edhe sot silueta e tij me thesin e madh ne krah dhe me imagjinaten e fundit te tmershem te jetes ,nuk me hiqet nga mendja


Dalani dhe kumbullat vlonjate.

Ashtu si nespullat edhe kumbullat nuk gjendeshin kollaj ne qytet,e sidomos kumbullat vlonjate.Motra e gjyshes kishte kumbulla ,mena te bardhe dhe trendafila roze plot me ere te mire ne bahçe. Ajo ishte lulishtja e mrekullive per mua qe kaloja kohe duke fantazuar e duke keputur ndonje kumbull here pas here ndersa gjyshja llafosej me te motren pa mbarim.Edhe shtepia e gjyshes ishte e veçante. Nga njera ane kufizohej me nje shkemb ku gjyshi kish nje parcele te vogel qe mbillte qepe dhe hudhra dhe nga ana tjeter me spotalin e psiqiatrise.Pavioni 17 ishte ai ku shtroheshin te semuret rende.Kishte nje pyll me peme te larta e frutore e sidomos kumbulla vlonjate.Gjithe ne femijet ne bande,i vinim verdalle pyllit te rethuar me gardh per te pare gjerat e çuditshme qe ndodhnin aty brenda.I vetmi qe lejohej te dilte jashte gardhit ishte Dalani.Thoshin qe ishte i vetem ne kete bote dhe ishte i pavionit 17.sa zbardhte mengjezi ai ia fillonte kenges .Mbolla nje lule ne fereJa-sa-man moj lule verdheMbolla nje dhe mbushi dhene Ja-sa-man moj lule verdhe.Ishte gjithmone me kominoshe blu,jo si te semuret e tjere qe vishnin pizhama.Vinte gjithmone tek gardhi me xhepat mbushur me kumbulla per ne dhe ne shkonim dhe i mernim duke e falenderuar.Nje dite Dalani nuk doli me tek gardhi.E pritem per shume dite por ai nuk doli me. Pytem infermieret por edhe ata nuk na dhane asnje pergjigje.
Na munguan kumbullat vlonjate,por na mungoi me shume dalani me kengen e tij e cila ne kujtimin tim mbetet e pandare nga pamja e pyllit me gardh.

Mbolla nje lule ne fere
Ja-sa-man moj lule verdhe
Mbolla nje dhe mbushi dhene
Ja-sa-man moj lule verdhe.

ps(Dalan eshte emri i vertete)

No comments: