Monday, April 30, 2007

MIMOZA HAMETAJ-Tregim

Zoti eshte me mua


Sot ne mengjes nje flutur e vogel e perhimet ,ndaloi prane dritares nga e majta e krevatit.
Thone qe tek kjo flutur qe tevjen brenda ne shtepi eshte shpirti i nje te afermit tend te vdekur.
Mendova qe aty eshte gjyshja ime,nuk me vjen ne mend njeri tjeter prandaj fillova ti flas.Te kujtohet nena kur ndiznim bashke qirinj tek vendi i furnelles me vajgur dhe luteshim?
Sot u luta dhe me ndodhi nje gje e çuditshme ose me mire te them e mrekullueshme,qe nuk e prisja.
Qe kur ti nuk je me ,une kam gjezdisur neper shume kuvende ku flasin per fene. kam shkuar dhe kam ikur kaq shpesh sa jane merzitur dhe ata me mua dhe une me ata.
Por sot ndodhi ndryshe.Une shkova ne mbasdite te qendra Kulturale ku bejme dialogun ne mes besimeve dhe ne kohen qe erdhen amerikanet me shoqen time sud amerikane iu afrova portes dhe i pershendeta duke ikur. U ktheva per te ndenjur edhe 5 minuta dhe ndenja dy ore.U luta bashke me ta dhe qava me lote te kripur.Ndjeva per here te pare zotin afer meje dhe i kerkova edhe falje per ç’ka kam gabuar. Fjalet e shpirti te Cheryll mbushnin dhomen me elktricitet dhe zeri i saj ishte i sigurt dhe fjalet karizmatike.Me dukej çudi, se kete here ishte ndryshe, ndryshe nga heret e tjera kur ne fund te debateve dhe lutjeve fjalet e mija ishin keto. Ju e dini qe ne jemi edukuar me materializmin dialektik dhe per mua vetem lutja e gjyshes me ka afruar me zotin. pastaj nuk jam gati ne kete moment te zgjedh.Katoliket, deshmitaret e jehovait, mormonet i studiova tek e tuk por ne fund nuk ndjeva gje me teper.Sot u perqafuam me nje ngrohtesi ashtu si perqafohesha me ty nena ime e dashur.Kur erdha ne shtepi dhimjet e qafes me ishin pakesuar dh per cudi ndjeva mendjen te me hapej dhe diellin te me futej brenda. Kisha njezet e pese vjet qe nuk perqendrohesha te lexoja 10 reshta, dhe sot si dikur lexova gjysmen e librit brenda dites.
Pastaj shkova gjith qejf per te bler nje fustan te bukur .E bleva tek kinezet sepse atje kushton pak .Te kujtohet si me thoshe: Ty edhe thes te te veshin te shkon. Nena une isha bere snob dhe nuk gustosa asgje, por tani qe menda ime u hap edhe jeta ime do te kete me shije.Sot jam nje person tjeter. Sot fola ne telefon me nje shoqe te spitalit ku punoja kishte ardhur tek e bija qe banon ketu ne Itali . Me tregoi per te gjitha shoqet,pastaj folem per ndarjen time.Me tha qe i dukem shume e qete shpirterisht dhe une e pyeta se me ç’sy e shikonin shoqet e punes martesen time. me tha keshtu: -Na vinte keq….ti kaq e bukur.E di nena qe nuk ia vlen edhe sikur te te falin gjithe boten,te pushosh se egzistuari…?
Tani une jam nje emigrante ne nje vend te huaj dhe pa asnje te gjakut tim afer. Prandaj ti ke ardhur tek une se te vjen keq qe jam vetem. Por une tani jam e forte nena,dhe jam shume e pasur. Kur ngrihem ne mengjes e di mire se çdo te bej shume gjera qe me pelqejne. Zilja e telefonit tim bie gjithe diten dhe tani ketu eshte per mua nje atdhe i dyte. Vitet paskan ikur shpejt por dhe une i paskam bere vend vehtes.
Edhe kete gje e zbulova sot,sot qe mu hap mendja. Sot zoti eshte me mua dhe dua qe te me jete afer gjthmone.

No comments: