Monday, April 30, 2007

Raimonda Moisiu-Interviste me Merita B.McCormack

Jeta ime midis vargjeve dhe ceshtjes kombetare


Flet shkrimtarja dhe aktivistja Merita Bajraktari McCormack

Intervistoi :Raimonda Moisiu


Botoi Gazeta Tirana Observer 26 prill 2007

Kisha kohë që deshiroja të ulesha e bisedoja me vajzen që ja mbyllen dyert kur duhej ti hapeshin portat ,pasi ajo ishtë një artistë e re që premtonte shumë.Ajo fitoi konkurset e duhura për në shkollën e muzikës dhe vetëm dy javë para fillimit asaj ju mohua e drejta e shkollimit për art për aresye politike .Merita Bajraktari vinte nga familje "kulakësh".Megjiithatë ajo përfundoi shkollën e mesme në Shqipëri me mesatare dhjetë për të katër vitët, dhe jua "rrëmbeu" të drejtën e studimit autoritetëve qëveritare të atëhershme. Pas rënies së komunizmit Merita studjoi dhe morri titullin MBA nga Universiteti I Surrey-t Angli dhe shumë diploma të tjera,ndëer to dhe atë të gjuhës Angleze. Sot ka një CV impresionuese dhe shumë diploma "ne xhep".Arritjet dhe eksperienca e saj profesionale janë të një niveli të lartë e të admirueshem.Para disa ditësh lexuam për arritjet e vajzes së saj,Sabrina, e cila u përzgjodh nder studentët me të mirë të Amerikes dhe Kandase për të marre pjese ne një konfernece në Washington DC.Tek bisedoj për ta uruar, e pyes:

Si ndjeheni për suksesin e vajzes?

Ndjehem krenare dhe shumë e lumtur. Sabrina jonë po shpërblehet për arritjet e saj. Shpresojmë të mbajë ketë rrugë dhe shpërblimet do vijojnë në të mirë të saj. Ndjehemi të cliruar nga kufizimet që unë kam pasur. Fëmijët tanë të paktën nuk vuajnë nga kjo.Punojnë dhe marrin shpërblimin që ju takon. Arrijnë dhe ndjejnë kënaqësine e arritjes. Ne gëzojmë për ta dhe se bashku me ta!

Ju keni një listë shkollimesh dhe një CV tëpër të pasur. Në Shqipëri gjithmonë ju kanë penguar. Si keni arritur deri ketu dhe kujt ja dedikoni arritjet tuaja?

Në anglisht thonë :"If you fall, get up and raise again- Nese bie ngrihu përsëri ". Kam rënë dhe jam ngritur. Por familja ime ,e cila ka qëne gjithmonë afër meje.Kam ndjerë vec harmoni dhe dashuri, pavaresisht se c'ndodhte jashtë mureve të shtëpise sonë.Përsa i përket arsimimit dhe diplomave, sinqerisht mendoj se cdo kush që ka mundësi duhet të edukohet, pasi njohuria është pasaporta drejt jetës. Kam qëne e ushqyer me idenë që një njëri me njohuri është shumë i pasur. Përsa i përket arritjeve profesionale, eksperienca ime në punë ka rrenjë të hershme, që të vegjël ne ndihmonim prindrit, kjo na edukoi disiplinë dhe na mesoi t'ia dimë vlerën asaj që përfiton me djersë. Gjithcka që unë kam arritur deri më sot ia dedikoj Zotit, I cili me madherinë e tij më ka dhënë dashuri, dritë e paqe. Nëse nuk ke keto në shpirt, atëhere është momenti kur duhet të fillosh të kërkosh të pasurosh shpirtin përmes lutjeve dhe veprave për Hir të Tij..Unë mundohem të përmirësoj vlerat e mia personale duke u lutur e duke bërë punë qe plotësojnë qellimin e Tij, që të gjej vlerat e mbaj ato përmes udheheqjes së shenjtë të Tij. Cdo vlerë që ne përfitojme e ka një synim përdorimi,dhe kjo duhet të jetë për të përmbushur qëllimin për të cilin ne jemi ketu. Pra cdo gjë fillon dhe mbaron tek Zoti.

Shumica e lexuesve ju njeh si krijuese letrare dhe aktiviste e ceshtjes shqiptare. Por në fakt, ju ketë e keni pasion, pasi së bashku me bashkëshortin tuaj,keni biznesin tuaj.Mund të na tregoni pak për punën tuaj si profesioniste?

Ka disa vite që ne kemi themeluar një partnership dhe përmes tij ofrojme sherbime konsulencë në fushat e Administrimit të Biznesit, Zhvillimit Rural, Organizimit të Ndermarjeve të Vogla e të Mesme,Sportet me Kuaj-pasion I Xhonit,- duke ofruar shërbime për projekte të vlerave apo madhësive të ndryshme në të gjitha fazat e tyre që nga identifikimi e bëshmeria deri në monitorim e vlerësim. Klientet jane kompani te madhesive te ndryshme ,kryesisht ato qe jane ne zbatime te projekteve te BE-se apo organizmave nderkombetare me qender ne SHBA. Xhoni është i angazhuar primarisht si Zyrtar Kryesor i Programeve në Departamentin e Ekonomisë dhe të Zhvillimit për një kompani amerikane e përfshire në biznes nderkombëtar,kurse une jam plotesisht e angazhuar ne biznesin privat.

Ju jeni produktive në krijimtari dhe jeni shpërblyer me botimin e disa librave në shqip dhe ne gjuhë të huaja edhe me cmimet që ju jane dhënë. Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro -Amerikane ju nderoi me Cmimin PENA E ARTË.Ju keni fituar cmime të tjera nga revista dhe nga institucione të tjera letrare ne Amerikë edhe për krijimtari poetike ne gjuhën angleze. Ju uroj për to dhe si ndjeheni ?

Faleminderit! Ndjehem shumë mirë për keto cmime, dhe përfitoj nga rasti të falenderoj Juritë përkatëse për vlerësimin. Ndjej se kam përgjegjësi më të madhe, natyrisht. Ndjehesh mirë kur nderohesh për dicka që ti e ben për qejf, dhe e ke pasion. Por mos harrojmë, përgjegjesia ndaj lexuesit tim selektiv është e madhe. Ai më ka vlerësuar dhe mua me duhet të justifikoj në vazhdimësi vlerësimin duke ruajtur e ngritur standardin.

Urime për vëllimin poetik "Ferestrele Sufletului-Dritaret e Shpirtit"ne rumanisht,, i pari i ketij lloji,vëllim i plotë poetik për disporen shqiptare te Amerikes. Si lindi ideja e ketij vëllimi?

Ishtë një "ndermarrje artistike" që solli një produkt shumë të këndshëm.Ishtë një bashkëpunim mes Bashkësise Shqiptare të Bukureshtit dhe meje. Me këtë rast falenderoj të gjithë ata që u angazhuan ne realizimin e tij,vecanerisht Z.Albert Voka që bëri përkthimin dhe i qëndroi besnik origjinalit.Kritika per këtë vëllim te nga autorë rumunë ka qenë pozitive..

Si nisi rruga e Juaj drejt poezisë dhe artit të të shkruarit?A ka traditë Artistësh dhe shkrimtarësh në familjen tuaj?

Që ne vegjëli,unë jam ushqyer me art.Prindrit e mij bëjnë një duet të bukur vokalistësh. Unë u rrita me tingujt e ëmbël të këngëve të tyre. I degjoja të këndonin kenge qytëtare korcare apo folklorike dhe prej tyre kam mësuar me qindra kenge të krahines sime. Dashuria dhe mbeshtjetja e gjyshes ka qene e pamatshme.Ajo ishte degjuesja dhe lexuesja ime e duruar, audienca qe me ka duartrokitur me shumë! Sa për letërsine, mbaj mend që porsa fillova të "nxe" si une si vellezerit e mij, na u sugjerua të lexonim letërsi klasike dhe mitologji greke,nga Babai dhe xhaxhai yne,ndersa Gjyshja dhe Nëna qanin hallin se si do mësoja të gatuaja kur rrija e flija mbi libra!! ..Me kujtohet disa libra ishin shumë të vjetër, fletët e zverdhura. Disa prej atyre librave, ishin të ndaluar në Shqipërine komuniste, pasi predikonin pikerisht atë që ne kaluam, rrënimin e një kombi dhe një shoqërie në komunizëm. Për lidhje gjaku me shkrimtarë besoj se vetëm përmendja e emrit Pellumb Kulla me të cilin ndajme të njëtën familje nga Nenat,mjafton të justifikoje genin!

Cili ka qëne krijimi i parë ?Si ju lindi ideja për botimin e vëllimit "Me zerin e zemrës"?Cfarë poezish përfshihen në të?

Vargjet e mia të para kanë qëne për Nënën,e kam shkruar në klasë të dytë,por nuk u botua. Ndërsa si poezi e parë, që u botua, ka qenë një krijim që e bera për ditlindjen e Babait tim. Libri im i parë me poezi erdhi ngadalë. Zhuljana Jorganxhi,e cilia kishte lexuar poezitë e mia më kontaktoi,më kishte shkruar gjatë, me komente pozitive dhe duke me sugjeruar botim. Tematika e tyre është shumë specifike, është një tog poezish që unë ia kam kushtuar femijeve, bashkëshortit ,familjareve dhe disa rasteve të vecanta qe kane lene gjurme tek une.Kam përdorur strofen me vrag të shkurtër ne shumicën prej tyre.Megjithate jam "reluktante"-e terhequr pra- te pranoj ate qe thuhet zakonisht kur behen komente qe na “fryjnë pendët” .I qendroj besnike modestise dhe kontributit tim modest..

Më pas ju kini botuar edhe libra të tjerë. Cila është tëmatika e tyre?Dicka me tëpër rreth vazhdimesise Tuaj për të krijuar?

Poezitë e tjera jane përmbledhur në vëllimin "Tinguj Malli".Shumica jane me varg të lire dhe përmbledhin një gjeresi tjetër kohore.Aty përfshihen poezi bazuar ne frymezime nga me të larmishmet.Gjithsesi mbizotëron reflektimi mbi dukuritë dhe filozofinë e jetës. Këtë here me shtytjen e Koci Petritit,unë mundësova përmbledhjen. Kam shkruar libra me tregime në gjuhët shqip dhe anglisht "Lulet e Jargavanit-The Lilac Flower." Tematika e tyre është nga jeta ne Shqipërinë Komuniste. Shumica e tyre jane të bazuara mbi elementë të historive të verteta.Pëllumb Kulla ka bërë parathenien dhe pa “dritën e tij jeshile” unë s'do kisha guxuar ti botoja. Krijimtaria për mua, ndjej se është konstante, dhe përderisa une e bëj me pasion dhe kam frymezim, pra ndjehem mirë, une vazhdoj të shkruaj!Cilësisë ja vë notën lexuesi,dhe unë kam paramtetrat e mia të testoj ujrat e atyre notave dhe falenderoj të gjithë ata qe me kane dhenë “feedback” të sinqertë.

Ju përdorni një gjuhë shqipe të kulluar, shkruani, me një gjuhë të pasur ,tërminologji të zgjedhur,I qendroni besnike struktures, dhe përdorni një humor të holle. Si e integroni secilin element ne shkrimet tuaja?

Nuk kam kryer shkolle per shkrimtare, por e kam passion dhe shumë merak zgjedhjen e fjales së duhur dhe nuk dua të abuzoj me të.Trajtimi gjuhësor do kujdes dhe vëmendje.Elementët e tjera vijnë e integrohen natyrshëm.Me vjen mirë të degjoj që lexuesi sheh gershetim dhe balancim. Humori vjen vetvetiu gjithashtu,e shkruaj si e ndjej.Mundohem të jem sa më e lirshme kur shkruaj.

-Ju keni njohuri të shumta ne informatike dhe jeni themeluese e disa, Forumeve dhe website-ve shqiptare.Cili është qëllimi që ju i kini krijuar keto?

Komunikim, bashkëbisedim, informacion, mbajtje gjalle e gjuhës,kultures, traditës, mbështetje, keshilla, shoqëri,krijimtari… dhe cdo gje e mirë që vjen nga një bashkëbisedim I tille !

Kini qëne ne shumë vende të botës. Kudo ku Ju keni jetuar, dalloheni për një aktivitet të larmishem kombëtar ne komunitein shqiptar. Këtë kohë femijët tuaj dhe ju jeni angazhuar ne mbledhje fondesh për një shkollë në Kosovë.Pak detaje ju lutem, për ketë.

Jam munduar të vendos kontakte me shqiptarë në cdo vend të botës thjesht nga dashuria që kam për vendin e vendasit tim, si dhe për të vazhduar egzistencën e identitetit tim dhe për të kultivuar kulturën,traditën gjuhën e cdo gjë shqiptare.Kemi organizuar shumë aktivitete si konferenca, takime,promovime, panaire, ditë kulturore etj, ku kemi nxjerrë në pah vlerat e kombit tonë që nga historia e lashtë, e deri tek kultura, folklori, veshjet, ushqimet,letërsia, muzika etj...Jam integruar në organizime ,koordinime dhe zhvillime aktivitetesh në të gjitha vendet ku kam qenë, sipas mundesive gjithashtu edhe në shkollat nderkombëtare ku fëmijet e mij kanë qenë/janë studentë.Mbledhja e ndihmave këtë muaj bëhet në shkollën e fëmijëve tanë, "Zoja jonë e Mëshirës" Marsi është periudhë kreshmesh dhe nxënësit, frymëzuar nga fëmijët tanë po dhurojnë të holla që fitojnë nga "punët" që bëjnë nëpër shtëpi ose duke sakrifikuar gjëra specifike në këtë periudhë dhe i mirëpërdorin fondet në drejtim të shkollës në fjalë. Më vjen mirë që kontributi im cmohet dhe vlerësohet nga komunitetet e ndryshme ku jetoj.E bëj me deshirë dhe entuziazëm.

Dicka më shumë për vendin nga Ju vini ,që ka nxjerre jo vetëm poetë ,shkrimtare ,shkencetare,gazetare,artistë por edhe patriotë e atdhetare .Keni mall për të?

Kam shumë mall për vendin tim…Rrënjët e mia jane në Cangonj, fshati që quhet "Porta e Devollit" pasi është fshati parë që të prezanton me krahinën e Devollit, vendin e Dritëroit. Aty ku Ivani dhe Morava afrohen dhe krijojnë një ngushticë,dhe ndahen nga lumi Devoll, quhet Gryka e Zëmblakut dhe fillon krahina jonë. Aty, porsa merr atë kthesë kur vjen nga Korça,ndjen një fllad të veçantë që të përkedhel e të freskon fytyrën . Ky fllad quhet "Cangonjarka" sepse aty gjendet fshati im, Cangonji , rrëzë Moravës e buzë lumit Devoll. Mbase uji I tij dhe aroma e lulet e Moravës kanë kontributin e tyre në atë që ju cilesuat! Kam shumë mall për atë vend të bekuar.
Per te justifikuar deklaratën, J po, Abdulla Cangonji, Elida Cangonji, Ing.Gurali Kelolli ,diplomatja Fatbardha Kola, Ekonomisti Zaim Bajraktari,shkencetari Xhevdet Myteberi-president I Shoqates Shqiptaro Amerikane “Devolli”, profesor Tahir Dervishi,djali I tij Andi ,intelektuali Ylli Bajraktari , vellai I tij biznesmeni Xhemil Bajraktari, gazetari Gezim Ashimi, studjuesja Juliana Vullnetari, jane të gjithë Cangonjarë!

Çfare sugjeron Merita për femrën shqiptare në ditët e sotme?

Femra shqiptare sot është në vazhdimësi të konsolidimit të pozitës së saj në familje dhe në shoqëri.Edukimi universitar dhe pasuniversitar është rritur ndjeshëm, sot ne kemi një numer të madh vajzash dhe grash shqiptare, intelektuale e profesioniste të suksesshme në shumë fusha e në shumë vende të botës. Per ketë jemi dhe duhet të jemi shume krenare! Kjo duhet te jete vazhdimesia!

Nëna gjithashtu mëkon fëmijën,ajo është e duhet të jetë mesuesja e parë e tyre, ajo pason e para tek brezi i ri gjuhën, traditat, kulturën, artin në përgjithësi e atë shqiptar në vecanti,kjo sidomos ne emigracion.Sa më e edukuar dhe profesionale të jetë Nëna aq më mirë për fëmijën!

I keni mësuar fëmijeve dhe bashkëshortit shqip? Si mundeni të balanconi familjen, profesionin,pasionin?

Përsa I përket mësimit të gjuhës shqipe do përgjigjem shkurt: Mundohem,por duhet të bëj më shumë! Për balancimin , ju tregoj se Xhoni që ditën e parë të njohjes ka qenë dhe mbetët solid në personalitet, në dashuri dhe në përkujdesje. Duhet të jesh një "team"-pra një ekip i mirëkuptuar dhe i mirëbesuar në familje dhe të ecësh si një e tërë, pra të gjithë në komunikim e mirëkuptim dhe respekt reciprok! Xhoni e ka mbështetur cdo iniciative timen letrare apo angazhim kulturor, pasi e kupton dhe e cmon rëndësine e tyre si dhe e vlerëson se cdo të thonë ato për mua. Fëmijët gjithashtu janë po aq mbështetës dhe frymëzues!

Ju jeni një aktivistë e ceshtjes kombëtare. Si e shikoni të ardhmen e Kosovës ?

Shpresoj që se shpejti të degjojme Fjalen : PAVARESI! Të gjithë shqiptaret e Amerikës dhe kudo ku janë duhet të kontaktojne përfaqësuesit e tyre në Kongres apo qeveritë përkatëse për të kërkuar ndërhyrjen e tyre pranë OKB-së,BE-se dhe qeverisë se SHBA të bëje më shumë.Boll kemi pritur!

Ju jeni kontribuese në shtype dhe në gjininë e publicistikës. C'mund të na thoni për ketë aktivitët Tuajin?

Me vjen mirë që lexohen artikujt e mij.Zakonisht shkruaj vetëm kur ngacmimi është i fortë.Mbase kjo, ndjenja pra, është ajo që reflektohet ne shkrime dhe lexuesi e shijon, pasi une hedh atë të plotë aty. Faleminderit të gjithëve për vlerësimet.

Në Shqipëri ,organizohen shpesh here promovime librash ku lartësohen autore të ndryshem,mbase edhe pa merituar .Cfare mendim keni për nivelet e autoreve shqiptare që promovohen për jave?

Nuk ka asgje të keqe të promovohen javë për javë libra dhe autorë. Këtu,në SHBA gazetat dhe revistat përditë japin rekomandime për libra dhe autorë të ndryshëm. Puna është se ndryshimi madhor qëndron tek cilësia rekomanduese.Cilësia duhet të qëmtohet nga specialistët dhe ti ofrohet publikut të gjerë.Në Shqipëri mungon struktura dhe institucionet përkatëse, apo s'funksionojnë në nivelin e duhur. Sot në Shqipëri vetë-botohet. Kjo s'do të kishte asnjë gjë të keqe,nëse do kishte edhe botime sic i bën bota!Vetë-botimi është pothuaj e vetmja letërsi që mbizotëron. Nëse institucionet botuese do ishin ne gjendje të seleksiononin dhe botonin atëherë konkurrenca do ishtë reale,dhe cilësia po aq reale. Por sot balanca peshon vetëm nga vetë botimi, dhe kjo sjell konfuzion e mungesë cilësie.Eshte fatkeqesi te shohesh pena madhore te vetebotojne…

Artikulli juaj cilesor për romanin e Riza Lahit “Vorri i Ashikut” bëri një “scoop” në shtyp. C’mund të thoni per këte?

Ai roman ka cilësi prandaj dhe kritika ime doli e tillë…. Lahi ka treguar një të vërtetë të madhe, ka folur SHQIP dhe ka treguar nje situate te frikshme, tregtimin dhe abuzimin e femrës, dhe që do trajtuar urgjentisht e gjerësisht.
Cdo kush duhet ta lexojë atë roman..
Urime Lahit!


Një studiues ,e ka vlerësuar krijimtarinë Tuaj poetike,"si një këngë e një vajze nëpër shtëpi duke e pastruar atë -dhe pa e pasur mendjen ne e degjon njeri apo jo"! Si një poetë origjinale, keni ne plan të jepni ne gjuhën shqipe ndonjë poet të huaj apo poezinë e Meritës në Anglisht?

Ndjehem mirë kur dëgjoj kështu!Sërisht nuk jam e sigurt se cilësimi ështe absolut. Une e kam thënë shpesh, jam dhe ndjehem modeste dhe fillestare ne këtë fushë. Por ndjej dhe vlerësimin e sinqertë . Për këtë faleminderit. Merita do "flasë anglisht" me poezi , për ketë kam shpresë .Ndonjë huaj të flase shqip në një vellim, nuk e di! Mbase!Kam përkthyer Fr.Styles dhe Helen Steiner Rice si dhe dy tre autore te tjere,por jo plotësisht, veç disa poezi…Koha është element kyç!

C'farë po shkruan Merita tani?

Kam dicka ne dorë që mendoj dhe shpresoj se do ta kurorëzoj ketë vit si dhe dicka tjetër, në prozë në gjuhën angleze.
Kemi dhe projektin tonë të përbashkët me autore nga grupi I vajzave dhe grave “Bota e Gruas Shqiptare". Por për këtë më mire e më gjerë do flasim ne muajin e ardhshëm!!

Urime dhe suksese!
Faleminderit!

No comments: