Monday, April 28, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- RAIMONDA MOISIU-LIRIKA DASHURIE


Ne perandorine e mimozave!



K u po te shpie?

Eja me mua dhe mbylli syte,
E di une se ku do te te shpie, lepurushi im i bindur,

Shtriu mbi bar!
Shtriu dhe hesht!

Mos mendo asgje,
Mos mermerij asgje,
Mire??....Ha – h a
Hahahaaaaaaaaaaa!
Celi syte…He, mo, celi!
Dhe me puth…

Ke turp te me puthesh?
Po na kane mbuluar floke te verdhe ,lepurushi im i bindur

Flake tej paqeten e cigareve

Ke hyre ne perandorine e mimozave
Te mimozave dhe te barit
Dhe…posiiiiiiiiiiiii
Dhe ne perandorine time

Do te besh cfar te them une
Une dua tani
Qe te me puthesh prap
Te me puthesh fort, shume, papushim!

Une sonte kam ditlindjen!

Tere bota eshte imja sonte!

Boten time e kam te mbyllur
Me hekura te florinjte prej lulemimozash

Une jam "kucedra" qe
E kam mberthyer skllavin tim
Mes ketyre hekurave
I kam shtruar nje postiqe te blerte prej bari
Dhe e urdheroj
Te me puthe
Aq sa jane yjet pertej perdes se mimozave!


E shikon se sa
Sy te dashuruar
Po na kundrojne keta caste i dashuri im
Ndersa po bejme dashuri?
Ku jane syte, the?
Po jane syte e yjeve, o budallai im i bukur!


Me shterngo shume
shuuuuumeeee
nuk ke fuqi me?
Te dhimbsem une?


Aman, te lutem
Mos keput asnje mimoze ,tere jeten tende
Po te lutem me shpirt
Beje kete per mua,

Sonte kam ditlindjen!

Shih sa zemerflorinjta jane mimozat
Te vetmet qe kane celur per ditlindjen time,

Cfar' do te bej sapo te zbardhe agimi?
E di?
Sa te filloje te zbardhe
Do te te shemtoj
Me te shemtuar nga bubazheli kam per te te bere
Te mos t’i hedhi syte asnje femer
Se
Sepse je i keq
Ty te nguliten syte e vajzave si te ishin blete
E ti
Nje lulemimoze

Do te te bej nje plakush te mjere
Te pakrehur
Te menduar
Qe heq kembet zvarre

Dhe…sapo te vije muzgu serish
Do te vi te te gjej vete
Ku te jesh duke menduar per ndonje pabesi
Ehe, te di une, te di

Po kush ta var, ore, se une
te kam bere bubazhel
Derisa te mbaroje magjia ime

Ajo mbaron, sapo
Une
do te te terheq nga dora
Drejt kesaj mimoze
Dhe ti
Brenda nje casti
Ke per tu bere serish Princ.
Lepurushi im i bindur


As mos te te shkoje ne mendje t’i leshosh syte nje tjetre!


Une kam ditlindjen time, sonte...

Per ate Zot askush nuk te ka dashur ne kete jete
Sa te dua une

Ikona ime!

Une nganjehere loz me ty
Te them lepurush
Se ti rri urte shume,
Shuuuumeeeee

Por jo sonte

Sonte kam ditlindjen!

Floket e tua...!


Nga kane rene keto floke ?
ofshana ate mengjes
Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle?
Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese
Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle

U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu
Si permbi nje qylym te papare te Persise
Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe
Me mbulove me floket e grackes se dashurise

Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera
Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve
Si sugar i pangopur nga arome e livadhit
buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit


Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore
Ma kishte zene krejt ata floke si atlas
Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia
Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz


Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra
Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole
Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit
Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle

Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve
E kur shterngoheshim me kembet e degezuara
Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt
Si fluturze puliti petalet e gezuara

Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin
dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber
u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel
qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere

Duameni...!


Duameni me shpirt
Sic ju dua edhe une me shpirt

Duameni,
edhe pakez me pak se sa ju dua une.
nuk ka gje,

Nuk ju dhimbsem?
Nuk jane dy buzet e mia te lyera me te kuq
eshte zemra ime qe po fjaloset me ty…
…me juve te gjithe
kete muzg.

Ju kurre nuk mund te dashuroni me kaq pasion sa dashuron nje grua

Une jam nje grua.
Mua me ka dashur babai po kaq
Sa do dhe ti vajzen tende
Perse sillesh keshtu me mua?

Ti behesh si femije duke luajtur me nipin tend
Ti je gati te japesh jeten per nipin tend qe po e hedh te llampa lart
Dhe qe te nduke mustaqet
Por ate
E kam lindur une
I kam dhene gji dhe e kam mbrojtur si nje ulkonje
Une, e vetmja princeshe mes meshkujve
Une
Nje grua.

Po kush te ka treguar perralla me shume ne femijerine tende
Se sa nje grua
Se sa gjyshja jote?

Perse me fyeni?
Perse me mashtroni per dashuri
Kur nuk keni rene ne dashuri me mua?

Perse me ben te te tradhetoj,
Ti, bote e dhunes mashkullore?

Akoma nuk e ke kuptuar qe une
Le gjysmen e ushqimit tim
Te gjumit tim
Te qetesise sime
Te krejt qenies sime
Per ty
Se te dashuroj

Perse me ben te te tradhetoj ?

Une nuk e kam ne shpirt hakmarrjen
Por me ka mbire nga kjo dhuna jote koketrashe
Bote mashkullore
Qe kujton…Ende kujton
Se je me e zgjuar nga une

Edhe ne flirtofsha nga hakmarrja per ty
Ta dish…Oh
Ti nuk ke per ta ditur kurre
Se ofshamat e casteve te ekstazes
Dalin qe nga pjesa kafshore e qenies sime
Por jo nga te rrahurat e zemres qe sapo eshte penduar
per hakmarrjen time
mjeshterore.


Kush di te gezohet me lulet e fustanit
Si une?
Po me lulet e kopeshtit, te ballkonit?

Shiko se cfar shalli te bukur qe kam vene rreth qafes per ty sot!

Kur ti po jepje frymen e fundit
Isha une
Nje grua ne spital
Qe te solla ne jete dhe nje here dhe ti
Me mendoje se ishte nje engjell i ardhur nga bota e qiellit.

Ti
Kur kalojme castet e nates se bashku
E thith trupin tim
Si nje bebi i pafaj

Ti
Me zbulon mua sekretet e shpirtit

Ti
Qe nga skalioni i pare i betejes
Qen ga perleshjet me bishat e pyllit
Qe nga kazma e rende dhe poshterimi i “presidentit”
qe te paguan me pak se sa ushqimi i qenit te tij
Ne oret e nates
Shkrihesh ne perandorine e nxehtesise sime,

Perse tregohesh i dhuneshem ndaj meje me pas?

Perse e ndan burrerine nga mashkullira jote?


Une e dalloj ne syte e tu kur me genjen dhe kur
Buzet e tua i leviz zemra

Ti me di mua nje qenie delikate?
Po une…ja qe jam delikate
Po eshte pjese e bukurise sime delikatesa
Pjesa me e bukur
Po ti
Perse kerkon ta fyesh delikatesen time?

Ufff, sa force qe paskerkam, korba , aq
Sa per te ngritur krye kunder brutalitetit tend
Qe llahtaris dhe muret e shtepise.

Une
Jam ende gjalle
Ashtu
E bukur
Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzes , dallget e flokeve dhe te fustanit
Nuk mendoj se jam aq delikate
si thua?

Hena zemermire!

Po puthemi me afsh
Te dy, nen luleblire
Mes gjethesh ka hyre hena
e bardhe, zemermire

“Ndalojuni nje cast”
Eshte hena sikur flet
“Ma jep te kuqt e buzeve
te bej pak tualet

ja, me kete blirin tuaj
kam rene ne dashuri…
Do te kthej pas pak
Ju…puthuni perseri”

Nje gjinkalle s’ka gjume
Dhe kendon e merzitur
Mbase te dashurin
Me kot eshte duke pritur

Nje shkulme qiellore
E lehte si nje vegim
Si te qe dore e nates
Po zberthen gjoksin tim

“Per keto dy qershiza
qe celen kete cast
une i fal gjitha lulet”
tha bliri buzagaz

“ U thafsha me gjith lule
u thafsha ket pranvere
vec ato dy qershiza
t’i puth vetem nje here”

“ O bliri im, ter boten
e do? Me thuaj mua
ter pasurite e qiellit
t’i sjell, sepse te dua

po si ato qershizat
oh, nuk ka hene e bukur
i ka vetem AJO
qe ti nen gjeth ke strukur…”


Te kam tradhetuar vetem ne vargje...
1,
Ne nje lokal te vjeter
Me drita te zbehura
hyra te shuaj tradhetine
piva vere te kuqe
Syte s'e ndjenin pagjumesine
Zemres i bera gijotine.
2.
S'mbaj mend sa kam pire
Koken s'e ndjeja per dreq
Mesnata,po ish ndaj te thyer
Une pija,pija si e mpire
Befas dy syve te zinj u fola:
-Perse me shihni ashtu kursyer?!

3.
Ata sy te tmerrshem u zbuten
Puthjes sime s'iu bashkuan
Mua te piren vec me shihnin
M'u dhimbsen,ne tjeter bote me cuan
_Te lutem...mos pini me vere
Jam yti,yti pergjithnje!-me flisnin.

4.
Te lutem shpirt...mos pi me vere
Te kam tradhetuar vec ne vargje
Ndaj eja bashke te gdhijme
Jo ne kete lokal pa ndricim
Syte e tij dy yje zgjuar
Shpirtin me lehtesuan si asnjehere.

NJE AMANET PARA SE TE TAKOJ NENEN TIME
Shokeve dhe miqve te mi mergimtare-Leter mikut ....
Sa te zbres nga qielli I larget, do le pas rete me trishtim
Do te plas me lote te nxehte guret e bardhe te vendit tim
Me ka marre malli kaq shume, krejt si ty, o kurbetqar'
Vec kjo hene e zbehte e di, qe kaq here me ka pare
Duke qare.
Nuk e di , perse sgezoj dot, pse jam mbytur me trishtim?
Keto caste sapo erdha, ti po vuan, miku im
Ti me merr ne telefon :ne Atdhe, arrite sot?
Pas te qeshures se embel, une e di, ti permban lot'
Po, te thashe, do ta mbaj fjalen, para se te takoj nenen
Do vete tja coj dy lule asaj zemre qe ke lene
Qe ke lene diku ne Atdhe , mijra kilometra ndare
Qe ende lexon cfar shkruaje ti ¦ne dashurine e pare

Binte shiu litare-litare
Bjere e bjere,s´kish te pushuar
Une nje cast ne dritare
Tej veshtroja e menduar.
O Zot ! c´me zuri sonte syri
Neper shi Ai...Ai kish mbire
Pa cader ndodhej te bliri
Per vehten,jo s´kish meshire.
Pse u shfaqe sonte mekatar
Ne "tonin" vend me kaq ngutje
S´te mjaftoi ajo nate e "pare"
Kur me vodhe te shtrenjten puthje?!
S´harron kjo zemer e mjera
Vuajtjen nga nje tradheti
Nen kete blir' me te tjera
Ti vjel e vjel vec dashuri.
Per inatin tim u kendonte
Me afshe puthte syte e saj
Ndersa zemra ime lengonte
Pas perdes shkrehesha ne vaj.
Zbrita shkallet neper shi
Gjej vec nje fytyre te mjere...
Ai...I mekur s´di se si
Me veshtronte oh...si atehere.
Deshmitarja e rinise sone
Ah..ai blir' dege-florinjte
Drite i dha mbremjes se vone
Puthur buzet nen qirinjte.
Kur litaret shiu ndaloi
Puthja e tij s´kish me ze
Syte e mpikur mbi mua leshoi
Ajo zemer eh...nuk rrihte me.

Dashuri ne Shi! (Per Shen Valentin)

Sa "shekuj" ne kishim pa u pare,
Po prane njerit-jetrit na solli ky shi
Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark
Puth une
Puth ti.

Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik
Keta vitet qe kishim humbur qe te dy
Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash'
Me puthje mua,
Te puthja ty!

Vec llampa neoni si vajza lenesha
Se nata e shiut e erret, ish
Te shterngoja, me shterngoje
Puth une, puth ti

Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit
Nen mimozen e celur po na shihte si skuth
A shi, a lote, ridhnin nga syte e plakut....
Une puth!
Ti puth!

Janar 2008. Shi e bore, furtune jashte!


PULEBARDHA

Kap kokën me dy duar
Këtë mëngjes të bardhë
…Ndërsa përpara syve
Kalon një pulëbardhë…

Përse dhe unë s’të putha
Përse?...qoftë dhe një herë?
Pulëbardha po kalon
Të gjejë tjetër pranverë

Ish gjysmë errësirë
E një tjetër bote, qetesi
Oh, bluzën si s’e zhvesha?
Veç shpirti im e di

Në zemër më përvëlonin
Dy buzët si mëndafsh
Tek mërmërinin : “Shpirt
më puth me tëndin afsh”

Më shihje si sheh nënën
Foshnja me përgjërim
Buzët te qafa derdhnin
Kaq lule – papushim

Gjer të vdes s’i harroj
Oh, vështrimet e tij
Përulur para meje
Ai, shenjti im.

Ashtu si Jezu Krishti
Shihte nënën e tij
Me ata sytë e zinj
Ai shihte gjinjtë e mi.

Këmbë njeriu nuk kishte
Dhe ishte gjysmë terr
Pse heshtën këto fjalë
Dashuri humbur në erë

“Qëndro edhe për pak”
Është thënë miliarda herë
Por ngjan apo nuk ngjan
Panvera me pranverë?

Tani …iku pulëbardha
Në qiellin e paanë
Distanca nga dritarja
Me dete e oqeanë

Me krahë pulëbardhash hëna…
E vështroj si e marrë
Muzgu si fëmijë i humbur
Ja …iku duke qarë

Muzgu i atij çasti
Shkoi e s’kthehet më
Veç rrahje zemre kish
Asnjë tjeter zë.

O det …ujra të njelmëta
Per jete na keni ndare?
O ujra blu pa fund
Veç hënën keni far

“Na pret të dy
Na pret të dy
Një gur
Një kryq
Mbi varr”

Kjo keshtjelle si perendeshe....!

Kjo keshtjelle si perendeshe.
Buze Jonit …gjith trishtim
Dora dores krejt te shtangur
Hyjme me te dashurin tim
Ngrihen pellumba nga dritaret
Per ne qiellin e paskaj…
Kjo ka qene dhome e haremit
Ku falej Ali Pashai
Ja, ketu e cvishte femren
Embelsisht, pak e nga pak
Dhe mbi trup te saj me mjeker
Lodronte ashiku plak
Kjo keshtjelle rreth me dallge
Qe tjeter perandori
Pa shpatare e pushkatare
Vec femra dhe dashuri
O Ali Pasha , sa njerez
Ke prere me doren e hekurt ?
Por si foshnje je dorezuar
Para nje gruaje te cveshur
Vec parfume dhe ofshama
vec muzike edhe dallge…
Ne harem , pa palle, i cveshur
pashai hynte si nje djall
Dhe falte margaritare
gjer i shteronte fuqia…
Por nje vajze e deshi shume
ajo ish Vasiliqia
“S’ti dua margaritaret
te flet shpirti im, besome
me ato gishtrinjte e fishkur
perkedhelme dhe shtrengome”
Keshtu tha Vasiliqia
dhe pashai gjith zjarr e afsh
e terhoqi te dysheku
mbushur i teri mendafsh
Por …nderroi mend kacaku
Ne dysheme shtroi dafine
Dhe atje, si e kish bere nena
U shtri me Vasiliqine…
Kaq puthje permbi dafina
S’kishin ndjere ato bedena
Gulc, ofshama, merrnin dallget
Nga Ali Pashe Tepelena…
…Tani syte i dashuri im
shtangur mbi hiret e mia…
Mermerin “ O Yll, me e bukur
Me je nga Vasiliqia”
U therres cafkave lodertare
Kete cast te une te vijne
Vec te sjellin neper sqepe
Secila nje gjeth dafine
Vijne cafka dhe guguce
Nga dafinat neper breg
Hena sjell arome qe nuset
I sperkatin ne gjerdek
Eshte dite per dashuri
buze Jonit, eshte maj…
Shkojne ofshama neper dallge
por s’jane te Ali Pashait…
O dashnore qe endeni botes
Lumturine ketu e gjeni
Oh....c'ia dinte dashurise
Ai... Ali Pasha Kajmeni

UNE E DUA EREN!

O , sa romantik qe eshte I dashuri im
Me shikon vec te syte, skuqet perhere
Po une kam nje mike,
e therres me te hedhur te flokeve
quhet ERE

Vjen “laxarela” ime qe nga maja e plepave
Thesaret qe fsheh bluza ime pranverore
I zbulon lehte
Sikur s’e ka mendjen
Ai zbardhet ne fytyre si lulebore

Po era s’ndjen te ngopur, pa e care koken
Fundit tim te care ia cel palen
Atij I vjen turp te veshtroje atje
Po syte I hedh vjedhurazi
Buzeve I ngaterrohen fjalet

Por era zemerbardhe zgjat krahet e vet ajrore
Une mermerij “sa e lumtur jam prane teje!”
Si shtjelle ajrore nga perrallat e njemije e nje neteve
Ajo na rremben, na fsheh ne qiell
Mu pas nje reje

Kur nis ERA te zbuloje gjoksin tim
Mbi rene e bardhe , te bute , si nje gemushe
dhe mes te cares se fundit tim ngjyre all
me buzet flake me puth…me puth…me puth…

era largohet…
Shkon te gjeje dashnore te tjere
Ne na le vetem fshehur te ajo re
Dhe vjen papritur…kur ndersa nuk e kam mendjen
Ai – te gjoksi im…ne gjume…me puth ende.


Raimonda Moisiu Hartford CT,USA
19 mars 2008
Jashte fryn nje ere , nje fllad pranveror !


Si krah engjejsh pertej reve....

Mbreme kur me zuri gjumi te mbytur ne trishtim
Ca gishtrinj te fshehte po perkedhelnin trupin tim,

O Zot! Mes tendes se qerpikeve te perlotur
Te pashe ty, shpirti im…dhe syte e tu te ndrojtur

Une beja sikur po flija por…kur s’po duroja dot
Syte cela … t’u sula, te perqafova fort –fort

Tek dihatje ,me puthje ngado , eger, papushim
“E mbajta fjalen, erdha”, me thoje , I dashuri im

Neper nje serenate te embel, carcafet flakem tej
Krevati i vetmise sime u kthye ne fushbeteje

Me gulc me pyesje perse grindesha me vete ne gjume
“Vec nje vershellime, nje sy dhe ja, te vija une”

Si plage dashurie keto puthje ne erresire
Te vetmet plage qe s’nderrohen me livandon me te mire

Mua me tmerron, me dridh cdo lufte, cdo beteje
Sa e embel kjo me ty, mbi shtrat, carcafet tej

“Cfar po ben” mermerita, po ti asgje nuk ndjeve
krahe engjejsh po na shpinin te dyve pertej reve.....


Kete nate ...e vetmuar...

Kete nate ndihem e vetmuar
Thelle ne shpirt erresires tretur
Ne shtrat çarçafet jane larguar
Si hije dy duar mbi trup prekur.

Ato duar gjithe kallo ishin
Ne fytyren time diç’ kerkonin
Prane buzeve butesisht shkisnin
-Shshsht,jam une !-syte e tij thonin.

E njoha ishte Ai vertete
Te njejtat dihatje edhe puthje
Ne tjeter bote une e shkrete
Lare ne lote e s’beja tutje.

E mbajta fjalen,te erdha !- me the
Dhjetra hije me silleshin perqark
Gjithe ç’kishe ne shpirt tek une dhe
Si naten e fundit atje ne park.

Dje nje vershellime na bashkonte
Per shtrat zjarret qe s’njihnin thellime
Brenda meje nje thirrme kumbonte
“Te dua,te dua,o shpirti im !”

Kete nate ndihem e vetmuar
Thelle ne shpirt erresires tretur
Ai qe desha ka shkuar
Mbi trupin tim endrat kane mbetur.

Bore ne parkun e dashurise!
Parku Elizabet me bore eshte mbuluar
Pemet me bore te bardhe si shpirti jane renduar

Dhe dielli qe nga rete nxjerr sycken si nje sise
Ne Parkun Elizabet , parkun e dashurise

Te gjuaj me bore ne shpine, ne bark, ne gushe
Ti si nje re debore vervitesh te me puthesh

Qeshim e shterngohemi nje trup permbi bore
Ne Parkun Elizabet, kjo bore si akullore,
***
Elizabeta, vall, kush te kete qene, s’e di
Me siguri eshte plakur a ka vdekur tani,

Kushdi sa te ka dashur,dikush Elizabete
Me shpirt,me cfar' ka pasur,ne kete e ate jete,

Te dhuroi nje park me mire se sa para
Te vijne vec dashnore ,ketu,dashnori tha ,

Dhe deshi vec nje puthje, vec nje, atje…ne buze
Dhe te ka pare ne sy,si te shihte vete Muzen
***
Vec me ty e me boren dua te luaj sot
Dhe te bej dashuri, asgje tjeter ne bote

Vetem me ty …me ty…me ty…qe te dua sa jeta
Le te jete deshmitare kjo bore ..dhe Elizabeta

Dhe dielli qe nga reja nxorri sycken si nje sise
......Ne Parkun Elizabet.... Parku i dashurise.


Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.....Parku Elisabet ,prane shtepise sime i cili ka nje bukuri madheshtore eshte mbuluar me bore! Mars 2008


Raimonda Moisiu Hartford CT USA,Mars 2008

No comments: