Thursday, June 26, 2008

Bota e Gruas Shqiptare--MERITA B.McCormack-Mbresa




Muzika shqiptare magjeps artdashësit e kryeqytetit amerikan të Shteteve të Bashkuara.

Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrën e tij ngrejnë peshë dy nga sallat dinjitoze në Uashington DC

Botoi ILLYRIA 24 Qershor 2008

Nga Merita Bajraktari McCormack

Foto: Stephen Winick

American Folklife Center, Library of Congress


Uashington DC

Me 18 dhe 19 Qershor 2008, Merita Halili dhe Raif Hyseni së bashku me orkestrën e tij ishin ftuar për dy koncerte në kryeqytetin Amerikan, Uashington DC. Koncertet u sponsorizuan nga “Millenium Stage”-Skena e Mijëvjeçarit” e Qendrës Artistike Kulturore “Kenedi” dhe nga Qendra Amerikane e Folklorit, pjesë e Bibliotekës së Kongresit Amerikan. Me 18 Qershor koncerti i parë u dha në sallën e Qendrës Artistike Kulturore “ Kenedi” kurse koncerti i dytë u dha në Auditorin “Coolidge” te ndërtesës “Xheferson” të Bibliotekës së Kongresit Amerikan. Qindra spektatorë mbushën sallën e Auditorit “Coolidge”. Në koncertin e dytë, morri pjesë Zj.Elvana Shtëpani,Sekretare e Parë e Ambasadës Shqiptare në Uashington, zonja Diane, një nga drejtueset kryesore të Bibliotekës, Zj.Anne Harrison, Librare e Rrjetit FEDLINK,Z.Grant Harris, Shef i Dhomës Europiane të Bibilotekës së Kongresit, Zj.Peggy Bulger, Drejtoreshë e Qendrës Folklorike Amerikane , Z.David A.Taylor, shef i Departamentit të Kërkimeve dhe Programeve pranë Qendrës Folklorike Amerikane,Zj.Thea Austen,Koordinatore e Ngjarjeve Publike, editori i Bibliotekës Z.Steve Winick, Z.Larry Weiner, specialist i muzikës së Ballkanit dhe përfaqësues i Qendrës së Muzikës Tradicionale Bullgare “Lyuti Chushki”, përfaqësues amerikanë të grupeve të ndryshme folklorike në Shtetet e Bashkuara si dhe shumë shqiptarë që banojnë në zonën përreth kryeqytetit amerikan dhe dëgjuan për këtë koncert. Koncerti në Bibliotekë ishte rreth drekës dhe të shihje sallën e mbushur plot, kuptoje se njerëzit dashamirës së artit të Merita Halilit, Raif Hysenit e orkestrës së tij nuk ngurruan të linin punën apo shkollën dhe të shijonin atë magji të artit shqiptar që u shpalos aq bukur dhe fuqishëm atë ditë pranvere.

Koncertet

Unë nuk morra dot pjesë në koncertin e datës 18 Qershor, por isha me fat të shijoja atë të datës 19. Nga lajmet e Zërit të Amerikës ,seksioni shqip, mësova për një pjesmarrje masive më datën 18 dhe pashë mesazhet që Merita dhe Raifi i përcollën artdashësve dhe shqiptarëve në veçanti. Ditën tjetër, morra të tre fëmijët e mij ,si edhe një shoqe të vajzës dhe u gjendëm në sallë rreth orës 11:30 për të siguruar vendet.Më kujtohej se në Shqipëri ishte e pamundur të gjeje bileta në ditën e parë ose të dytë të koncerteve të Meritës,edhe pse mund te ishte në Pallatin e Sporteve. Eksperinca të mëson!

Nancy Groce, anëtare e stafit per realizimin e ketij koncerti ishte ajo që na përshëndeti tepër ngrohtësisht ne fillim dhe na drejtoi për në sallë . Pas pak minutash ajo erdhi sërish dhe na prezantoi me organizatorët e koncertit. Ajo ndjehej mirë dhe entuziaste që do dëgjonte muzikë shqiptare per të parën herë në skenën e atij auditori. Pas takimit dhe bisedës me Zj.Elvana Shtëpani e cila ishte sa entuziaste aq dhe krenare për artistët bashkëkombas, për koncertin, por edhe e preokupuar me shqetësimet aktuale për të ndihmuar në promovimin e kulturës sonë , u takuam me Z.David A.Taylor, Zj.Thea Austen, dhe Zj.Peggy Bulger. Ata ishin kuriozë,entuziastë, dhe disi të habitur nga talentet që kishin hasur tek Merita dhe Raifi dhe djemtë e orkestrës, një natë më parë në Kenedi Center. Zj.Peggy Bulger e hapi mbasditen duke shpjeguar historinë dhe prezantoi Zj. Ethel Raim e cila foli pak për Qendrën e Muzikës dhe Vallëzimit Tradicional në Nju Jork dhe pastaj bëri prezantimin dinjitoz të Meritës dhe Raifit tonë.



Unë nuk “po rrija rehat”, e dija biografinë e tyre, por i thashë vetes: “bëj durim se amerikanët nuk e dinë…” Fletëpalosjet me ngyrë rozë, që prezantonin çiftin tonë simpatik, ishin në qendër të vemendjes së publikut dhe ishte kollaj te dalloje shqiptarët në sallë të cilit,si unë, mezi po prisnin të dilnin në skenë artistët. Hapet dera dhe i pari me kostumin popullor del Raifi, që si shumë artistë të tjerë shqiptarë në xhamamadanin kuq si zjarri kishte të qëndisur shqipen dykrenare. I qeshur, i dashur duke përshëndetur audience, ai fton kolegët e tij të orkestrës në skenë, dhe pasi zunë vendet, filloi argëtimi fantastik. Me duart e tij magjike Raifi shpalosi edhe njëherë atë talent dhe autoritet professional të rrallë, duke luajtur në fizarmonikë, me buzëqeshjen në fytyrë me fokusimin maksimal në instrument dhe në rithëm, ai i dha drejtim orkestrës e këngëtares përgjatë koncertit. Fillimi sihte një potpuri instrumentale që përmes fizarmonikës së Raifit, klarinetës se Maksim Vathit, kitarave të Mirxhen Darovës dhe Tom Leshajt si dhe daulles se Sevimi Ymerit, nuk la duar pa përplasur dhe nuk la sy pa lotuar. Nuk mundesha të mbaja lotët, sidomos kur interpretuan valle popullore të krahinës sime. “Qaj Minushe” më solli kaq lotë e emocion si dhe sa e sa kujtime. …dhe jo vetëm mua…Plot bashkëkombasve tanë, ndërsa amerikanëve, jam e sigurt iu bënin përshtypje të tjera gjëra. Ata mahniteshin-siç do pohonin më vonë, gjatë bisedave pas koncerti me ritmin, sintoninë, shpejtesinë e duarve, koordinimet dhe meloditë.

Pas kësaj në skenë del e veshur me kostumin popullor të Shqipërisë së mesme, qëndisur në ar dhe argjend artistja Merita Halili që ka shpirtin si zëri i saj..mrekulli. E qeshur, e dashur, me një prezencë skenike unike, ajo pushtoi audiencën që me strofat e para të këngës “Lule të Bukura ka Tirana”. Muzika nuk njeh kufi. Kjo dekalratë e mirënjohur u ilustrua edhe atë ditë më 19 Qershor, në zemër të Uashingtonit. Merita bëri auditorin për vete menjëherë.Nuk mbeti këngë pa u shoqëruar me duartrokitje dhe nuk mbeti zemër pa shtuar ritmet e trokitjes në kraharor. “Jelekun kadife”, “Dola në Penxhere” “Jam Jabanxhi” ishin tre këngët që pasuan dhe pas duartrokitjeve të gjata Raif Hyseni i shpjegoi publikut me një anglishte të bukur se c’farë kuptim kishin këngët paraprirëse .

Ai si një diplomat i shkolluar posaçërisht, diti të falenderojë organizatorët e koncertit dhe pastaj bëri një hyrje të këngëve që do të pasonin. Ai shpjegoi kuptimin e tyre. Ajo që më ngjalli një emocion të paharruar ishte moment kur Raifi me një patriotizëm të justifikuar shfrytëzoi një nga skenat më të famshmë në Amerikë të shpjegojë se ku banojnë shqiptarët në Ballkan, përmendi Trojet Etnike në Kosovë e Mal të Zi në Maqedoni dhe përmendi edhe Camërinë. Ai tregoi për folklorin e pasur sipas trevave dhe përmendi që ne jemi një komb,një kulturë, por çdo krahinë shqiptare ka një veçori dalluese dhe shtoi se pavarësisht se Merita është e mirënjohur për folklorin e Shqipërisë së Mesme, ai tregoi se ajo dhe ai,së bashku me orkestrën e tij , në atë skenë të respektuar përfaqësonin muzikën folklorike shqiptare si të plotë dhe kështu i dha udhë interpretimit të mrekullueshëm të një kënge shqiptare nga Maqedonia dhe më tutje për të ndezur flakë sallën me këngën kosovare “Mihane”. Raifi si një mjeshtër dirigjues udhëzoi audiencën të marrë pjesë në këngë me frazat “Hopa” dhe “Hajde” dhe sinqerisht, tek shihja amerikanët me poste madhore në atë institucion të këndonin shqip, u ndjeva shumë e ngazëllyer se pashë gëzim dhe nderim, pashë liri dhe mirënjohje. Kujt i kishte shkuar në mendje, jo më shumë por njëzet vjet të shkuara, që Merita Halili do tundte sallën e Bibliotekës së Kongresit Amerikan dhe se një adashe e saj, një vajzë e varfër nga Devolli, e izoluar dhe persekutuar familisht për arësye politike do të shkruante këto radhë për atë koncert, kur Kosova do te ishte shpallur Republikë dhe komunizmi do kishte marrë tatëpjetën e ngadaltë? Edhe të ëndërroje për këtë dhe të tregoje të nesërmen ëndrrën patjetër do kishe përfunduar me akuzën “agjitacion dhe propagandë” mbas hekurave të burgjeve komuniste. Ndërsa ameriaknët e lindur të lire, dinë të shijojnë larine, por dinë dhe të respektojnë lirinë e tjetrit. E tek Larry Weiner lunte “Vallen e Rrugovës”” nga vendi ku ishte ulur, nën tingujt e artistëve shqiptarë, unë qeshja dhe qaja me lotët e kujtimeve,gëzimit të suksesit të miqve të mij dhe krenohesha me kulturën e pasur të popullit tim shoqëruar me keqardhjen e së shkuarës….

Për të mbajtur premtimin si përfaqësuese e kombit dhe artit folklorik shqiptar, Merita interpretoi një potpourri këngësh nga Jugu I Shqipërisë duke pëerfshirë edhe versionin polifonik të këngës “U mbush mali plot me rrush”. Pa i thënë verbalisht spektatorëve, Merita i foli atyre tek i ftoi me mikrofonin drejtuar atyre, ti bashkoheshin asaj dhe Raifit ne këngë, ishte kaq bukur të dëgjoje fraza të folklorit shqip kënduar prej spektatorëve.

Ndoshta im atë, nëse e shihte këtë koncert, jam e sigurt që do thoshte “Tamam muzikë e pastër shqiptare!”. Them kështu pasi sot në folklorin shqip janë future shumë huazime të panevojshme, ndërsa Merita dhe Raifi e kultivojnë dhe e pasurojnë artin shqiptar me profesianlizëm e pasion duke e mbajtur atë njëqind për qind shqiptar. Raifi shprehet se: “MUZIKA ËSHTË GJUHA E NJË KOMBI”. Një përcaktim filozofik ky , i këtij artisti patriot. Ai me të drejtë dhe plot pasion shprehet ne ketë formë jo vetëm sepse është i ndërgjegjshëm për kontributin unik të Meritës dhe të vetin e kolegëve të orkestrës, por edhe si thirrje për ata që e kultivojnë artin shqiptar kudo që jetojne e punojnë. Për artistët në Shqipëri e trojet tona ne Ballkan, shembulli i artistëve shqiptarë në Emigracion, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara, sidomos shembulli I kontributeve me vlerë, si ky në fjalë në kryeqytetin Amerikan, janë më tepër se sa ilustruese i thënies Noliane: “Mbahu Nëno Mos Kij Frikë, se Ke Djemtë në Amerikë”

Njëri prej spektatorëve amerikanë, ulur pranë meje, më tha në shqip se e kuptonte strofën “bjeri gajdes gajdexhi, bjeri më t’u thafte dora ..gajdexhi ezmer i ri , po të prêt e gjora…. “ por këtë fjalën “e xhora” më tha se gjej dot ne fjalorthin që kam …” Ia shpjegova kuptimin figurativ dhe ai vazhdoi të vallëzojë duke i shpjeguar shoqes në krah, ndërsa unë doja të zgjateshin edhe ato minuta që kishin mbetur me shqiptarët e mij, prezentë në skenë, për të shijuar më shumë këngët e vallet e fundit, por edhe për të marrë premtimin e Meritës dhe Raifit që do të rikthehen sërish në këtë skenë për të sjellë më shumë nga repertori i tyre i pasur.Ky premtim ishte edhe dhurata tjetër që spektatori pëlqeu shumë, pasi natyrisht ata donin më shumë nga zjarri i ndezur në shpirtrat e tyre donin më shumë nga magjia e folklorit shqiptar.Këtë e treguan nga duartrokitjet e gjata dhe brohorritjet e shumta….

Shkëndijat e para për të realizuar këtë concert…

Zj.Thea Austen, Kordinatorja e Ngjarjve Publike në Qendrën Amerikane Folklorike të Bibliotekës së Kongresit Amerikan dëgjoi për herë të parë një artiste shqiptare nga Tirana dhe një instrumentist shqiptar nga Mitrovica e Kosovës, të interprentonin në skenë direkt në një nga koncertet e organizuara në “Balkan Camp-Kampet Folklorike Ballkanase”

“Rashë në dashuri menjëherë me këtë çift interpretuesish me nivel të lartë”,- më tregon ajo. “Nuk munda t’i rezistoja dot dëshirës për të mundësuar një koncert të tyre në Uashington DC, ku kolegët e mij, publiku folkdashës të shijonte atë që unë shijova ato momente.” Dhe kështu filloi procesi,-shpjegon ajo,- që zgjati shumë,por që realizoi një dëshirën time të kahershme që e bazoja në një fakt të vërtetë.Ishim me fat tregon Thea, qe sivjet ne serinë e koncerteve vjetore të kishim një vend të lirë, vetëm, dhe përkoi si me programet e Qendrës Folklorike Amerikane pranë Bibliotekës së Kongresit ashtu edhe me dyzet vjetorin e Qendrës se Muzikës e Vallëzimit Tradicional të Nju Jorkut-pjesë e të cilës janë Merita ,Raifi dhe orkestra e tij.

Zj.Austen falenderohet shumë që jehona e ketij koncerti do të gjejë vend ne shtypin shqiptaro-amerikan dhe ndjehet edhe më shumë krenare për zgjedhjen që bëri dhe e mundësoi të realizohet.

Programet e Qendrës Folkorike Amerikane dhe koordinimet me shtetet e ndryshme .

“American Folklife center HOMEGROWN The MUSIC OF AMERICA 2008 -Traditional Ethnic and Regional Music and Dance Concerts from the Library of Congress”

Kjo frazë është në krye të lajmit në broshurën që shpërndajnë organizatorët. Pyes Zj.Austen se si u mundësua inkuadrimi i Merita Halilit dhe Raif Hysenit dhe ajo më shpjegon se brenda pesë-gjashtë vjetësh organizohen pesëdhjetë koncerte të ndryshme me shtatë deri në nëntë koncerte në vit me muzikë tradicionale që mund te ketë bazë etnike dhe që vazhdon të kultivohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo thekson se pavarësisht se muzika është tërësisht etnike, per Institucionin që ne perfaqësojmë, vazhdon ajo, ata artistë kosniderohen si të shtëpise, pra folkloristë amerikanë”

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë pjesë e Qendrës të Muzikës dhe Vallëzimit Tradicional të Nju Jorkut dhe si pjesë e kësaj qendre ata janë zgjedhur si interpretuesit më të mirë për të përfaqësuar folklorin e shtetit të Nju Jorkut sivjet, dhe aq më tepër që sivjet kjo qendër feston edhe dyzet vjetorin e krijimit të saj.

Drejtoresha egzekutive e kësaj qendre,Zj Etel Raim, ishte shumë e lumtur që Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrën e tij përfaqësuan denjësisht Nju Jorkun, qendrën që ajo drejton dhe natyrisht të gjithë ne Shqiptarët kudo ku ndodhemi.

Pas Koncertit

Merita dhe Raifi se bashku me instrumentistët e grupit dukej sikur ishin më të freskët se kurrë. Ata përqafoheshin me miq, kolegë, autoritarë e dashamirës, fotografoheshin,flisnin lirshëm me këdo dhe natyrisht falenderimet e tyre ishin pjesë e rëndësishme e çdo bisede.Pyeta Zj.Anne Harrison se ç’mendonte apo ç’farë i kishte pëlqyer më shumë?

“Teknika e Meritës,- tha ajo është unike,e pabesueshme.”!.

“Ajo ka një prezencë skenike te sajën, të lindur”, insistonte Larry Weiner.

“Gishtat e Raifit” u shpreh një vajze e re, plot emocion, të cilës nuk ia morra dot emrin… “ishin kaq elegante dhe fokusi i tij më mrekulloi-,” vazhdoi ajo.

“Ritmi në daulle” u shpreh Karolina, mikja e sime bije...Duke u pajtuar me ta, përqafova bashkëpatriotët e mij Merita, Raif dhe koleget e tyre të orkestrës ,me shpresën se do shihemi sërish duke i falenderuar për këtë koncert që shënohet si historik per nga koha, rëndësia dhe vlera.

Me ta u mburr Nju Jorku në Uashington dhe ne, patritotët e tyre veçse ndajmë gëzimin e suksesit të tyre duke i thënë BRAVO dhe JU LUMTË!

Shpresoj te kem sjellë pak ngrohtësi nga ajo flakë që ndezi qindra shpirtra dhe që i dha edhe pak më shumë pozitivitetit te imazhit tonë kombëtar. Faleminderit Merita, Raif,Maksim, Mirgjen, Tomi e Sevim. Fotot që shoqërojnë artikullin janë kortezi e Z.Steve Vinick, redaktor dhe shkrimtar në Bibliotekën e Kongresit Amerikan..

Washintgon, 22 Qershor 2008

Merita Bajraktari McCormack

http://www.panalbanianwomennetwork.net

Tuesday, June 24, 2008

Bota e Gruas Shqiptare--MIMOZA DAJCI-Esse

26 Qershor - Dita Ndërkombëtare e
Përkujtimit të Viktimave.


Nga Mimoza Dajçi
New York


26 Qershori është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Torturës nga Zyra e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Eshtë zgjedhur pikërisht kjo datë pasi më 26 qershor të vitit 1987 ka hyrë në fuqi Konventa e Kombeve të Bashkuara kundra Torturës dhe Veprimeve të tjera Çnjerëzore Denigruese. Çdo vit më 26 qershor, mijëra njerëz në regjione të ndryshme të botës i bashkohen zërit kundër torturës. Kjo datë ka për qëllim Mbështetjen e Viktimave të Torturës dhe marrjen e masave parandaluese të saj në Botë. Disa nga Nenet e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës janë:

Rehabilitimi

Ku viktima duhet të trajtohet me shërbime fizike e psikologjike, këshillime sociale e terapi të ndryshme sipas nevojës.
Kompensimi
Tek kompensimi përfshihet ai financiar për të financuar të gjitha dëmet e shkatuara ndaj viktimës në çdo kohë e rrethanë që janë kryer ato në dëme monetare dhe jo monetare, fizike, morale dhe shpirtërore.
Të drejtat e mospërsëritjes
Ky Nen - synon që Viktimat e Torturës të dëmshpërblehen për të këqijat dhe keqtrajtimet që i janë bërë duke ia rimëkëmbur dinjitetin e saj. Këtu përfshihet edhe dëmshpërblimi nga Shteti për pranimin e atij akti të kryer së Torturës. Marrja e masave për garantimin e mos përsëritjes së Torturës nga Shteti mund të bëhet përmes dokumentimit të praktikave të Torturës, ose bërjes së ndryshimeve legjislative në përputhje me detyrimet e Ligjet Ndërkombëtare, si dhe duke mos lejuar ushtrimin e torturës.
Akoma edhe sot sipas vëzhgimeve të Kombeve të Bashkuara rezultojnë 105 shtete që ushtrojnë torturë mbi viktimat njerëzore. Po sipas një raporti të Amnesty International, tortura përdoret në më shumë se një të tretën e vendeve në botë. E duke ndjekur me kujdes dokumenta e literatura që flasin mbi Torturën do të shohim se ajo ka për qëllim shkatërrimin e individit, e të thyejë personalitetin e tij. Torturuesit e dinë që tortura mund të shkatërrojë mendjen pa vrarë trupin. Metodat e torturës janë fizike dhe psikologjike. Janë specifikuar disa lloj torturash, si ajo fizike, elektrike, e mbytjes, tortura seksuale, djegia, farmokologjike, gjymtimi, tortura dentale etj. Tortura është një goditje e rëndë ndaj integritetit fizik e psikologjik të qënies njerëzore dhe poshtërimi më i ulët që mund të imagjinohet. Një nga shtetet që ka ofruar trajnim profesional për viktimat dhe familjet e tyre është edhe Danimarka, e cila ka qenë e para që ka ngritur edhe në Shqipëri Qëndrën e Rehabilitimit të Torturës.
Dihet dhe është konstatuar se pas arrestimit të burrit në familje, gruaja dhe fëmijët kanë përjetuar një përvojë traumatike: që le mbresa të thella dhe shkakton probleme psikologjike. Prandaj edhe gruaja e femijet duhet te marin patjeter trajtim mjekesor. Në rast se burri ka qënë i vetmi njeri që fitonte bukën, gruas do t’i duhet të punonte shumë për t’ia dalë mbanë. Ajo në atë rast është fyer shumë keq nga shoqëria, guardianët e burgut, apo është distancuar edhe nga të afërmit e familjes, siç ka ndodhur edhe në vendin tonë ku motra nuk i fliste motrës e vëllai motrës sepse i kishin arrestuar apo pushkatuar të shoqin. E ajo ose duhej të bënte divorcin me të që të afrohej nga shoqëria apo rrethi i saj familjar ose të vuante së bashku me fëmijët e saj.

Në vendin tonë
Me vendosjen e diktaurës komuniste në Shqipëri filluan edhe arrestimet në masë. U ngritën burgje të shpalluara e të pashpalluara, kampe pune të detyruara si për burra ashtu edhe për gra. Kishim në atë periudhe asgjesime të fshehta për ish të burgosurit politikë. Kishim nëpër burgje politike qytetar të huaj, shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, ndodhi në atë periudhë grabitja e arit në masë. Pra shkatërrimi dhe tortura për afro gjysëm shekulli ishin prezente në vendin tonë. Kanë shkruar disa ish të burgosur politikë si At Zef Pellumbi, Marie Dvorani Medicina, Agim Musta, Pjetër Arbnori, Bedri Çoku, Esat Çoku, Lekë Mirakaj, Caush Çoku, Tomorr Aliko, Visar Zhiti, Luan Myftiu, Uran Kostreci, Tanush Kaso, Bedri Blloshmi, Zoterinjte Uran Butka, Pjeter Pepa, Kostaq Xoxe, Vesel Kulla, etj, etj. Por akoma ka vend për të hedhur në letër dëmet e torturat që ka përjetuar nga komunizmi populli ynë i pafajshëm.
Duke qënë se kam bashkëpunuar nga afër me Shoqatën e Grave ish të Burgosura e të Persekutuara Politike si dhe me shtypin e ish të Përndjekurve Politikë, do të përmend disa emra të grave që u burgosën, vranë, torturuan, e internuan, të cilat me qëndresën e tyre i bënë sfidë diktaturës si: Musine Kokalari, ku për nder të figurës së saj shkrimtari Agim Musta ka themeluar edhe Fondacionin “Musine Kokalari”, Marie Dvorani Medicina, Marie Tuci, Hanife Karakula, Bardha Bushkola, Marta Doda, Shanisha Dosti, Tefta Tasi, Ana Daja, Adile Boletini, Agime Pipa, Hava Golemi, Dylbere Zeneli, Jolanda Karbunara Tahmizi (italiane), Rita Koçi, Zybejte Alizoti etj, etj. Vitet e fundit edhe në Shqipëri përkujtohet kjo datë për nder të ish të pushkatuarve, burgosurve e të internuarve politikë. Përpara se të vija në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kujtohet shumë mirë se shumë aktive në këtë drejtim ka qenë edhe Shoqata e Grave ish të Burgosura dhe të Persekutuara të Shqipërisë me Kryetare ish të burgosurën politike Zj. Marie Dvorani Medicina. Ajo mbështetej edhe nga ish të burgosur të tjerë politikë si Esat Çoku, Mois Mirakaj, Agim Musta, Fiqiri Muho, Tanush Kaso, Jolanda e Hamit Tahmizi, Fatime Dega etj.
Eshtë për të ardhur keq por kjo shtresë akoma nuk është integruar plotësisht në vend si në vendim-marrje, politikë e dikastere të rëndësishme të vendit. Dihet se tranzicioni nuk është i lehtë për një vend si Shqipëria që kaloi diktaturën më të egër në Europë, por sidoqoftë duhet të bëhet kujdes më shumë me këtë shtresë. Nuk vihen re shenja pendimi, reflektimi nga torturuesi, për krimet e së shkuarës. Nuk ka falje publike apo gojore nga askush. Edhe pse ata dihet se kush janë, por ata krimet e tyre i quajnë akoma “anonime”. Në Shqipëri akoma drejtojnë nëpër institucionet qendrore ish torturuesit e viktimës, disa të deklaruar e disa jo. Por besojmë se viti 2009 s’ka për ta gjetur më vendin tonë me kandidatë për deputet në parlamentin e ardhshëm me ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit. Duke u mbështetur kështu edhe tek deklarata e Zëvëndës Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës deputetit të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ku thotë se: “Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha ka mandatuar një draft të ri për ish bashkëpuntorët e sigurimit që të mos përfshihen më në politikë dhe institucione serioze”.
Por pakënaqësia e kësaj shtrese përveç të tjerave është edhe në një pikë tjetër, sepse nuk janë përfshirë në draftin e dëmshpërblimit të pushkatuarit që s’kanë lënë mbrapa trashëgimtarë, gruan, fëmijë apo prindër, por vetëm motra e vellezër që s’kanë të drejtë për t’i përfituar këto dëmshpërblime të tij, ndërkohë që në Shqipëri persekucioni arrinte deri në 4 breza.

Bota e Gruas Shqiptare--SUZANA KUQI-Esse

Djali dhe gënjeshtrat...

Një ditë tek pastroja shtëpinë dhe djali i dashur me dy shokë
po loznin në kompjuter, sigurisht në dhomën e djalit. Dëgjoj një zile
celulari. Mpreha veshët , nuk ishte i imi, as i djalit, pasi e dini që
tani secili ka të vetën dhe me kohë fillon e i njeh. Jo për të
përgjuar, jo, nuk mund ta bëjë këtë një nënë e mirë, por nuk e di se
si u ndodha para derës së dhomës së djalit me fshesë në dorë. Dëgjova
padashje :
- Mama, jam akoma në tren, don dhe gjysëm ore të
mberrijë në stacion.
Pashë me habi se këto fjalë po i thosh shoku i djalit tim Xhulio që
ishte ulur këmbëkryq mbi shtratin e tim biri e luante në kompjuter.
Desha t'i them se përse e gënjen mamanë por në këtë kohë bjen një
zile tjetër celulari. Këtë rradhë ishte e shokut tjetër i tim biri
,Alesios.
- Mama , nuk e kapa dot autobuzin, jam këtu në stacion e
po pres tjetrin.
Stacioni ishte karrikja e tim biri.
Vazhdova punën e thashë me vete , derëzinjtë , si nuk ju vjen turp po
gënjejnë mamatë e tyre në këtë mënyrë. Gjysma e së keqes që nuk e bën
im bir. Ai nuk më gënjen kurrë, e përse ta bëjë ? Ndonjëherë më të
rrallë kur ishte i vogel, por tani që u rrit …Ai është përherë i
perpiktë, ngrihet në mëngjes e shkon në shkollë, pastaj kthehet me
shokë në shtëpi.S'ka gajle që burri i dashur nganjëherë i gjen
tenxheret bosh pasi ata duhet edhe të hanë, por të paktën vjen në
shtëpi. E pastaj del një herë me shokët. Kthehet shpejt. Pastaj del me
të fejuarën e tij. Të them të drejtën vonohet pak por kthehet. Ndërsa
të shtunat e të djelat nuk e di se kur kthehet pasi mua më ka zënë
gjumi. Problem është vetëm kur sjell dëftesat e shoh mungesat. Po kur
i ke bërë mor bir? E ai fillon e më numëron ditët që ka qenë sëmurë,
ditët që ka patur grevë shkolla, mësuesit , shoferët e autobuzave bile
edhe të mencës së shkollës e ai nuk han në mencë. Dhe i dalin aq shumë
sa unë çuditem se si ka mundësi që ka bërë aq pak mungesa. Unë nuk i
mbaj mend të gjitha grevat, por ai po. Sot në mëngjes u zgjua herët ,
u la , hoqi mjekrën, tani i ka dalë edhe qimja, e shkoi në shkollë
pasi më puthi më parë në faqe. Bir i mamasë, sytë mu mbushen me lot e
krenari, u rrit, është bërë goxha djalë, lum unë që e kam. Bile më
erdhi keq se harroi të merrte paninen që i kisha përgatitur. Kaluan
nja dy orë kur ja behu im vëlla.
- Ku e ke djalin ?- pyeti ai.
- Në shkollë – ja kthej unë.
- Shkollat janë mbyllur për zgjedhje, im
bir nuk kish shkollë sot.
- Ndoshta shkolla e tij nuk është mbyllur –
ja kthej e qetë por befas më hyri krimbi i dyshimit.
- Burrë ,- i kthehem tim shoqi që nuk kish
punë se binte shi e kështu ishte në shtëpi ,- merre një herë në
telefon tët bir .
Burri i dashur për të mos ma prishur ose të paktën kështu më tha e
mori në telefon. Por djali i ëmbël nuk përgjigjej.
- E sheh, në shkollë është , ndryshe do të
ishte përgjigjur. Ti e din se në shkolle i fikin cel…
Nuk e mbaroi fjalën kur u dëgjua një zile celulari. Ishte i vajzës engjëllore.
- Unë !- bërtiti ajo në telefon ,- Unë, nuk
i kam thënë asgjë babait..
Ja rrëmbeva celularin nga dora e dëgjova zërin e tim biri.
- Gënjeshtare . Do t'i kesh thënë ndonjë gjë
patjetër se ndryshe nuk do të më telefononte.
Unë , që më ishin ngritur qimet përpjetë i ulëras :
- Ku je ?
- Në shkollë ,- u përgjigj thjesht e pa turp fare ai.
- Cfarë shkolle !? Shkolla është e mbyllur.
- Ma , jam në shkollë .
M'u kujtua treni. Pa të hip dhe unë një herë në tren thashë me vete.
- Dëgjo këtu ti mor... unë jam para shkollës
tënde dhe e shoh që është e mbyllur.
- Jam tek Blu- Muni .- u dorëzua ai.
Blu – Muni është një dyqan lojrash elektronike.
- Shpejt në shtepi !- e urdhëroj dhe i
mbylla telefonin. Tani isha e sigurtë se pas dhjetë minutash do të
ishte në shtëpi.
- A nuk don kap me shpulla ?– thotë im vëlla.
- Me shkelma !- bërtet burri i dashur.
- Dëgjo të keqen, leri shqelmat,- i them
burrit , - ndryshe nuk do të të tregojë gjë se…
- Veç po nuk erdhi në shtëpi- vazhdoi burri.
- Po të isha unë do të më kishe rrahur për
vdekje – thotë vajza engjëllore.
I ati u kthye dhe e pa me inat. Nuk i kish dalë ende inati për atë
shëtitjen deri në Palermo të time bije që tha se shkonte tek një
shoqja e saj por ne na gërryente krimbi se ishte një shok.
- Ti duhet të kishe vdekur para dy javësh,.
Por ç'ti bej sat ëme! – ja mbylli gojën burri i dashur vajzës.
Unë u çova e dola nga salla. I vura rripin qenit e prisja në
gatishmëri. Sapo dëgjova çelësin në derë e hapa dhe i rrasa në dore
litarin e qenit.
- Shko e bëji një xhiro qenit ! – i them me
inat. E për çudi e mori e nuk bëri fjalë, të ishte një ditë tjetër nuk
do ta kish nxjerrë kurrë.
- Erdhi ? – pyeti burri.
- Ja tani sa t'i bëjë një xhiro qenit. Po vë
kafenë – i them unë e dola përsëri nga salla. Kur dëgjova hapat e tim
biri që po kthehej nëpër shkallë bera gati nja dy qese plehrash e dola
tek dera.I mora rripin e qenit e i rrasa në dorë plehrat.
- Shko e hidhi – i thashë.
Pastaj bëra një listë të gjatë ushqimesh , bëra gati paratë e dola në shkallë.
- Shko e bëj pazar !- i thashë.
Ai me pa një hop sikur donte të më thonte se nuk isha në terezi nga
trutë ,por pastaj i mori pa bërë fjalë. Ndërkohë vëllai im iku e burri
filloi të lexonte gazetën. Unë ruaja nga dritarja. Kur e pashë djalin
të vinte i ngarkuar i dola përsëri tek shkallët, i mora qeset e
ushqimeve dhe e çova në farmaci. Pas farmacisë i dhashë sërish qenin e
për fat që burri i dashur filloi të dremiste pasi unë nuk dija se ku
ta çoja tjetër…

Friday, June 20, 2008

Bota e Gruas Shqiptare--MERITA TOCILA-Esse

Në “Shtëpinë e Parë të Artit”

Merita Toçila

Galeria “Ibrahim Kodra”, e pagëzuar me emrin e një artisti të madh ka vetëm disa muaj, është më e reja ndër galeritë e pikturës që ndodhen në kryeqytet. Por, ajo gjendet gjithashtu në një godinë që fare mirë mund të quhet “Shtëpia e Artit”, siç e emërton dhe Ministri i Kulturës, Ylli Pango. Në “Shtëpinë e Parë të Artit”, aty ku jo vetëm artistët ndjehen si në shtëpinë e tyre, por edhe publiku artëdashës, duke patur në dispoziocion salla në të cilat organizohen veprimtari të ndryshme artistike, si promovime librash, koncerte instrumentale, tryeza rrumbullake, konferenca, përvjetorë artistësh apo ngjarjesh në sallën “Tefta Tashko Koço”, transmetime filmash ose organizime javash filmi në terracën “Lumiere”, por edhe performanca apo mbrëmje poetike në terracën “Fishta”, ekspozita pikture ose performanca të ndryshme artistike në galerinë “Kodra”. Aktivitetet që zhvillohen aty nuk ngjajnë me përurimet e ftohta nga ndonjë institucion tjetër. Janë thyer barrierat institucionale për t`u përqëndruar më tepër tek vlerat artistike dhe risitë. Për nga numri i aktiviteve që ka pritur ky institucion, larmia e tyre dhe vlerat e sjella, na bën të jemi optimistë për vazhdimësinë. Fatmirësia është që janë inisiativa të tilla dhe lind detyrë të ndiqen aksionet për të qenë fitimtarë në udhëkryqet e artit bashkëkohor. Duke formuar bazën e pushtetit për të vazhduar gjatë në punë dhe për të ndarë idealet e kulturës me të gjithë ata që kanë besim. Të jesh nuk do të thotë thjesht të mbijetosh, por të shpikësh në çdo moment rrugë të reja për t`u përballur me më të kundërtat, për të gjetur zgjidhjet e duhura për pyetjet e së sotmes, për të përcaktuar orientimet themelore për të nesërmen si dhe për të zgjidhur detyrat më të zakonshme.

Më e rëndësishmja nuk qëndron thjesht tek krijimi i hapësirave për realizimin e veprimtarive artistike, por tek ardhja e një koncepti të ri që ndërton institucioni më i lartë i artit për vetë zhvillimet e artit. Forca e artit është e pallogaritshme dhe kjo për fat të keq nuk kuptohet nga të tërë. Vitet e fundit janë bërë shumë ndryshime në Shqipëri janë ngritur ndërtesa të larta, janë hapur qendra të shumta biznesi, shumë biznese private kanë lulëzuar, por nga ana tjetër shumë lajme nëpër gazeta mbi temat sociale, marrëdhëniet ndërpersonale, dhuna në familje apo divorcet, krimet, etj., tregojnë që nuk është investuar sa duhet në kulturën e njeriut, në mendimin dhe në konceptet e tij, për të përballuar zhvillimin e kohës. Dhe këtë e bën vetëm Arti dhe Kultura.

Ministri Pango është në krye të një ministrie të vogël për nga ndërtimi, në krahasim me misionin e lartë për të cilin investohet aty...por aty, punohet që Ministria e Kulturës, të vërë forcën e madhe të kulturës dhe të artit në shërbim të vlerave njerëzore, të jetës, të dialogut, të paqes dhe të njohjes së vlerave të tjetrit. Të çlirosh forcën e artit dhe të kulturës për të ridemnsionuar jetën, për ta orientuar shoqërinë tonë drejt një paraqitjeje tjetër njerëzore, atë të emancipimit. Një objektiv i shkëlqyer për t`u realizuar.



Në Shqipëri ekzistojnë talentet, por problemi shtrohet si të mundemi t`i mbajmë në vendin e tyre që të mos largohen, ose dhe për ata që nuk largohen të gjenden rrugët si të jetojnë me artin e tyre për t`u shndërruar në artistë dhe autorë të dashur për publikun shqiptar, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky ishte një nga problemet të cilave iu dha një zgjidhje e shpejtë duke hartuar politikën e afrimit të të rinjve artistë tek Institucionet e Artit nëpërmjet projektit “Artistë emergjentë” në disa fusha të artit; Teatër, Opera, Balet, Artet Figurative, etj. Ata janë atashuar pranë institucioneve përkatëse dhe ky është një proces që sapo ka filluar. Artistët bashkëkohore bashkë me krijimet e reja janë shumë prezentë dhe në galerinë “Ibrahim Kodra”, me realizime larg përmbajtjeve të dikurshme skematike, duke sjellë një koncept te ri artistik. Kjo galeri nuk është një institucion i ftohtë, përkundrazi është një shkëmbin energjish dhe eksperiencash të atyre që krijojnë dhe prezantojnë krijimtarinë e tyre. Eshtë një vend në të cilin ndihet pulsimi i lëvizjeve artistike si dhe i artit bashkëkohor, pa harruar të vëmë në vendin e nderit të gjithë ata krijues që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar, dhe emrat e tyre janë të shumtë. Ata bëjnë pjesë në trashëgiminë tonë kulturore.

Trashëgimia jonë artistike dhe kulturore është një pasuri që ka nevojë të menaxhohet, ndërsa arti bashkëkohor krijohet çdo ditë, trashëgimia tërheq vëmendjen nga e kaluara, nga historia jonë, arti i sotëm është pjesë e ballafaqimit me të sotmen dhe për të nesërmen. Dhe të krijosh për të nesërmen kërkon vizion, aq më tepër të mbështesësh kulturën bashkkohore do të thotë ta renditesh vendin tënd në një dinamikë me vendet e tjera.

Fatkeqësisht nuk kemi dhe aq kompani private dhe fondacione apo shoqata që të kenë një vrull të tillë për t`u kthyer në aktorë të tregut të artit bashkëkohor dhe për të kundërpeshuar institucionet publike për realizimin e veprimtarive artistike. Në vija të trasha, institucioni privat bën shumë më pak përpjekje sesa institucioni publik për të inkurajuar artin bashkëkohor dhe artistët. Gjithsesi kjo mbetet për t`u riparë për të ardhmen e afërt.
Por, ne duam të shkojmë më larg akoma, në krye të iniciativave të forta dhe novatore të Ministrit të Kulturës në mënyrë që kultura të mos i shërbejë shumë politikës, se sa kjo e fundit t`i përgjigjet asaj.



Merita Toçila
piktore, stiliste
Rr. "M.Peza" Tirane

Wednesday, June 18, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-Rrefim per nje arratisje te madhe



Ne foto Refati dhe Hania

Fizikisht tërë jetën në arrati, shpirtërisht dhe sytë me lot malli nga Atdheu!
(Historia e arratisjes së bujshme të tetë bijve nga Kamenica e Korçës,shtate burrave dhe nje grua)

Nga Raimonda Moisiu.
Hartford CT USA

Unë, shoku i Enver Hoxhës që u arratisa në Australi

Ka ndarë vitet e rinisë me Enver Hoxhën, Ymer Dishnicën, Mikel Zavalanin, Safet Butkën, Koci Xoxen e dhjetëra ish-liceistë të Korçës së viteve ‘30 dhe ka përqafuar idealin e tyre për një Shqipëri të lirë. Ishte ndër të parët që u rreshtua në barrikadat e lëvizjes antifashiste, por do të zhgënjehej menjëherë kur ditët e lirisë do të binin në prangat e komunizmit. I ndarë përgjithmonë me miqtë e hershëm, do të merrte rrugën e arratisë për të ikur larg, sa më larg.
Ndërsa jeta e Refat Hysenit ndiqte këtë metamorfozë, duke ndërruar atdheun e dashur me Australinë e kontinentit të skajshëm, prapa do të mbeteshin kujtimet e fëminisë dhe përjetimet nga Kamenica ku kishte lindur dhe ishte burrëruar, të cilën nuk kishte dashur ta ndërronte me asgjë në botë. Më shumë se sfidë mbijetese, arratia për të, sikundër edhe për qindra të tjerë, ishte një lloj proteste ndaj diktaturës që pllakosi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore. Refat Hyseni u bë pjesë e atyre intelektualëve që me forcën dhe vitalitetin e tyre demonstruan haptazi të vërtetën se “Atdheu nuk kishte jetë, nuk merrte frymë", se duhej diçka të ndryshonte për një shtrirje më të gjerë të sferave gjithëpërfshirëse të jetës, për atë ideal që ata kishin luftuar, për një të ardhme të brezave në vazhdim, për të hedhur themelet e një shteti demokratik. Ata duke u ngritur mbi terrorin komunist shprehen entuziazmin e tyre për "botën e ndaluar", për botën jashtë mureve të Shqipërisë, “këtij shkëmb graniti”, siç e propagandonte ideologjia komuniste.
Nuk ishte thjesht një mospajtim me realitetin e ri që dominoi vendin pas çlirimit nga okupatori, po shumë më tepër nga kaq. Rebelimi i atyre që kishin qenë protagonistë të lëvizjes antifashiste, ish-shokëve të armëve e të idealit të liderëve komunistë, i atyre që u paraprinë zhvillimeve të rindërtimit, u bë opozita e parë që doli kundër rrymës së gënjeshtërt, hipokrite, vrastare. Të kryqëzuar përballë represionit të egër, ata duhej të rrezikonin për t’u arratisur. Për t’u larguar sa më larg mortajës që ripushtoi Shqipërinë pas luftës antifashiste.


Sfida për të mbijetuar
Kur u kthehet çasteve të arratisjes, Refat Hyseni, tashmë 85 vjeç, thotë se kanë qenë momentet më të vështira të jetës së tij. E zgjedhur si rruga e vetme për mbijetesën njerëzore, arratia për të ka qenë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Gjithsesi, shton ai, gjërat shkuan për mbarë e falë zotit gjithçka rrodhi pa shumë sakrifica. E bloi në kokë këtë vendim Refat Hyseni një ditë maji teksa punonte në oborrin e vet, aty në fshatin e lindjes, në Kamenicën e Korçës dhe shikonte drobitjen e nuses së sëmurë që nuk kishte me se ta kuronte. Vendosi spontanisht të ikë ndërsa shikonte nënën që me lot në sy vajtonte në heshtje se nuk kishte çfarë të gatuante për fëmijët e saj. E mblodhi mendjen top për këtë rrugë teksa përjetonte përbuzjen e shokëve të idealit, mënyrën si e flakën papritur e pakujtuar, duke i shkatërruar ëndrrat e së ardhmes. Duhej të ikte, të ikte, ndryshe duhej të zvarritej tërë jetën…
Ai mëngjes maji për të ishte shumë i rëndësishëm. Kishte pjekur në vetvete një vendim të rëndësishëm. Ndaloi për një çast punën, hodhi vështrimin rrotull dhe ja nguliti sytë malit të Kozelit, aty ku pas shpateve të tij ishte një botë tjetër, krejt tjetër nga ajo e njerëzve të tij. Andej duhej kaluar, për të prekur botën e lire, jetën e vërtetë me frymëmarrjen e lirshme…
Mendimin e fshehtë që vinte nga thellësia e shpirtit e diskutoi me vëllain e tij, Abedinin, e më pas me disa prej të afërmve e bashkëfshatarëve të tij. Pastaj me ta filloi të bëjë edhe planin. Me dorën e vet Refat Hyseni do ta përcaktonte gjithë itinerarin nga do të kalonin, duke saktësuar mirë çdo detaj e masë paraprake, çdo shteg e rrugëkalim. Mbi të gjitha duhej ta ruante sekret aventurën e rrezikshme…



Ideatori i arratisjes

Refat Hyseni, ishte njeriu që ideoi arratisjen e bujshme. I lindur më 21 shkurt 1923 në Kamenicë të Korçës, bir i një familje atdhetare, do të bëhej i njohur në fillimin e viteve ‘50 për “tradhtinë” e pabesueshme të arratisjes bashkë me shtatë pjesëtarë të fisit të tij. Arsimin e hershëm e kishte kryer në qytetin e Ersekës, ku aty ishte miqësuar e ishte bërë shokë ideali me vëllain e gjeneralit komunist, Petrit Dumes,deshmorin ,Baki Dume. Prej këtej vazhdoi studimet në Shkollën Teknike të Korçës, e cila ishte nën një strehë me liceun francez të asaj kohe. Aty jeta e tij do të merrte një dimension të vrullshëm. Kontakti dhe shoqëria me mjaft nga liceistët me ide përparimtare për kohën si Ymer Dishnica, Enver Hoxha, Mikel Zavalani, Safet Butka, Koci Xoxe etj., do të krijonin te djaloshi nga Kamenica ndjenjat e një të riu që aspiron shumë për atdheun e vet. Njohja dhe krijimi i familjes me bashkëshorten, Hanijen nga Viçani i Korçës, do ta bënte më të plotë jetën e tij. Strehën e tyre në fillim do ta krijonin në qytetin e Korçës. Po vetëm për pak kohë, pasi shtëpia në të cilën jetonin ishte e dajës së tij Zalo Famës, ish-prefekti i Zogut dhe si e tillë do të shënjestërzohej nga forcat partizane, për t’u sekuestruar ndërkohë që banorët e saj do të degdiseshin në fshat. Do ta trondiste disi kjo Refat Hysenin, po si kohë lufte që ishte, do t’i nënshtrohej fatit pa kërkuar shpjegime tek ata që e kishin vënë përballë si nipin e zyrtarit të ish-mbretit. Gjithsesi, ndjenjat e tij atdhetare do t’i shfaqte në vazhdim duke ju bashkangjitur reparteve partizane që luftonin pushtuesin këmba-këmbës. Kështu deri në ditën e çlirimit. Pjesëmarrja në radhët e antifashistëve dhe diploma e shkollës së kryer, do t’i shërbente Refat Hysenit për t’u integruar në Forcat e Mbrojtjes së Atdheut, si ushtarak, në fillim toger e më pas me grada të larta. Si ushtarak do të shërbente në Vlorë, Berat, Tiranë, Kukës për disa vite me radhë, deri sa dikush do t’i zbulonte defektin në biografi, lidhjen familjare me ish-prefektin e Zogut. Do të mjaftonte kaq për t’u shpallur i padëshirueshëm për ushtrinë. Do të mjaftonte kjo që rrjedha e jetës së tij të merrte tjetër trajektore. Fillimisht e ulin në gradë, më vonë e liruan nga ushtria dhe e dërgojnë në fshat. Kjo shuplakë do të pasonte mandej me jetën e vështirë ekonomike, varfërinë në ekstrem, pakënaqësinë ndaj sistemit, diskriminimin klasor deri te përçmimi njerëzor që do ta bënin të vendoste arratinë, largimin një ditë e më parë nga realiteti represiv. Në këtë vendim padyshim kishin ndikimin e vet edhe disa ngjarje të kohës, siç ishin arratisja e shumë njerëzve, grupe-grupe dhe vendosja e tyre në vendet perëndimore. Këto arratisje të bujshme si ajo e Ekrem Bardhës me familjen nga Kolonja, ajo e grupit të Ditar Kurtesit, “mitit” të arratisjeve, që për shumë se dy dekada, do t'i bënte "zbor" sigurimit Shqiptar, duke dalë e hyrë shumë herë në Shqipëri, kishin tronditur nga themelet regjimin komunist. Refat Hyseni, ndër të tjera e kishte “dashuruar” jashtë mase figurën e Ditar Kurtezit, i cili hynte aq shpesh sa e kishin parë të bisedonte e të hante bukë me sharrëxhinjtë e Ballabanovës, Katundit, Treskës, Trebickës, Radovickës etj. Për njeriun e goditur pabesisht pse ishte i afërmi i njërit prej zyrtarëve të ish-mbretit, kishte qenë mbresëlënëse arratisja e grupit të Foto Bashos, ku plotë 85 vetë me mushkat të ngarkuara me sendet e shtëpisë kishin kaluar kufirin shtetëror ditën në diell.
Te këta shembuj Rifat Hyseni gjente forcën dhe sigurinë për vendimin e bujshëm. Rasti i tij do t’i shtohej kësaj historie që bënte fjalë për braktisjen fizikisht nga atdheu, për të mbetur të lidhur shpirtërisht me të tërë jetën…

Arratia, ankthi, shpresa
“Të ikim të shpëtojmë!”. Të parit që do t’ia bënte prezent vendimin e guximshëm, do të ishte vëllai i tij, Abedini, pastaj do të ulej shtruar me kushërinjtë Ahmet e Sali Hyska, Xhemal Ahmeti, Ali Rizai, Estref Aliu dhe në fund kur çdo gjë ishte pjekur do t’ia shpjegonte të shoqes, Hanijes. Megjithëse e sëmurë, ajo nuk i tha jo të dashurit të zemrës, atij që i kishte dhënë besën dhe i kishte falur zemrën. Dhe kështu një ditë maji bashkë me Refatin, Aliun, Rizain, Abedinin dhe Estrefin, marrin mushkat dhe shkojnë në malin e Kozelit, me pretekstin për të bërë dru. Aty përcaktojnë me detaje rrugën se nga do të kalonin kufirin, për në tokën greke. Kur kishin realizuar të gjitha masat, natën e 5 qershorit, duke u gdhirë 6 qershor 1954, të tetë, shtatë burra e një grua, lanë shtëpitë e morën udhën duke u ngjitur në fshehtësi të plotë shpatit të malit. Një sfidë i priste përpara. Prapa kishin lënë Kamenicën e dashur, njerëzit e të afërmit, kujtimet e viteve të shkuara dhe brengat e një jete të trishtuar. Pas kaq vitesh Refat Hyseni kujton me dhimbje çastet e ndarjes me nënën, e cila teksa i përcillte për larg qante nën zë dhe i uronte me fjalët e zemrës “Rruga diell!”. Deri te kufiri shtetëror me territorin e Greqisë u deshën dhjetëra orë rrugëtim nëpër errësirë, natën në shi. Çasti i kalimit të kufirit në zonën midis Nikolicës, Kozelit e Arrëzës së Devollit, ishte triumfi i parë. Aty të tetë bijtë e Kamenicës pushtohen me njëri-tjetrin, derdhin lot ankthi, shprese, malli, lamtumire, dhimbjeje për atë çka lanë pas. Me fytyrën e lotuar e të lodhur, hodhën sytë edhe njëherë andej nga kishin kaluar. Kishin ikur përgjithmonë! Po kjo nuk ishte gjithçka. Momentet e para në tokën e huaj merren në bisedë informative nga njerëzit e sigurimit të vendit fqinj. Prej aty do të nisin të tjera vështirësi…


Përballë mediave greke
Ikëm për të mbijetuar! Kjo ishte përgjigjja e parë e tetë të arratisurve nga Kamenica e Korçës përballë interesimit të mediave të vendit fqinj. Ka mjaftuar një lajm i thjeshtë për mbërritjen e tyre klandestinë aty dhe janë gjendur menjëherë përballë 60 gazetarëve grekë. Rrëfimet për ta vazhduan me orë të tëra. Ja si u përthye kjo ngjarje të nesërmen në gazetat greke…
Gazeta "Athinaiki"e 6 qershorit 1954, në faqen e parë, në rubrikën speciale, njëherazi me fotot e të arratisurve boton shkrimin "Tetë shqiptarët e ikur shpjegojnë arsyet e arratisjes”.
Ndër të tjera, në këtë shkrim nënvizohet “Të arratisurit e 6 qershorit janë tetë veta. Shtatë burra dhe një grua. Përpara gazetarëve grekë e të huaj ata shpjegojnë me detaje gjendjen e vështirë ekonomike, varfërinë, diskriminimin klasor që u bëhej nëpërmjet luftës së klasave, survejimin, internimeve, vrasjeve pa gjyq, shfarosjeve, burgosjeve politike e pa shkak etj.
Gazeta "Imerisia" e datës 8 qershor 1954, bashkë me foton e tyre, do të citonte në faqen e parë: “Shqiptarët e arratisur, të cilët kaluan kufirin duke u gdhirë 6 qershori, u paraqitën dje para televizionit, mediave greke e të huaj, të rrethuar nga 60 gazetarë duke shpjeguar për gjendjen që është në vendin e tyre dhe regjimin komunist. Ata janë: Ahmet Hyska, Refat Hyseni & Hanije Hyseni (Bashkëshortët), Abedin Hyseni, Sali Hyska, Ali Riza Mydini ,Estref Aliu dhe Xhemal Ahmeti. Të tetë janë me profesionin fermer dhe u dorëzuan në pikën ushtarake kufitare të fshatit Alevista. Gjendja e tyre ishte shumë e mjeruar. Ata u morën në mbrojtje dhe kujdesje nga autoritetet greke”.

Ditët e kampit
Të vështira e befasuese do të vijonin ditët e kampit ku grumbulloheshin të gjithë ata që futeshin ilegalisht në tokën helene. Njeriu që do t’u uronte mirëseardhjen dhe do t’i çonte aty ishte, Tosun Mehmeti, një bashkëfshatar i tyre antikomunist i zjarrtë, i arratisur disa vite më parë. Ai do t’i takonte aty me Abas Ermenjin, Zef Malajn, Luan Gashin, Gani Hamit Vlorën e disa hebrenj, një pjesë e të cilëve kishin mbërritur aty pas arratisjes nga vendi ynë. Ndër vizitorët e parë të huaj që i takoi ishte shefi i Sigurimit për Ballkanin, koloneli anglez, Hilton, i cili siç kujton Refati fliste një shqipe jashtëzakonisht të pastër dhe e njihte shumë mirë gjendjen në Shqipëri. Nën përkujdesjen e tij të tetë do të fillonin procedurat zyrtare të emigrimit.
E kështu, secili prej tyre, sipas statutit të të drejtave ndërkombëtarë për të ikurit nga vendi i origjinës, aplikuan për t’u larguar drejt SHBA-së dhe Australisë. Pesë prej tyre marrin miratimin për në Australi, duke u mbështetur edhe nga njerëzit e tyre që kishin në kontinentin e largët. Ndërkohë tre të tjerë u legalizuan për të emigruar në SHBA. Një jetë tjetër nisi për ta. Po asnjëherë nuk u ndanë shpirtërisht me atdheun e tyre. Me shpresën se një ditë do të riktheheshin në Shqipërinë e rilindur, një pjesë e tyre ndërruan jetë në dhe të huaj.

Epilog i trishtuar
Kaloi një jetë larg, shumë larg tokës mëmë. Një pjesë ndërruan jetë në dhe të huaj. Të tjerët u bënë baballarë, gjyshër e madje edhe stërgjyshër pa e parë asnjëherë fytyrën e vendlindjes. Refati me bashkëshorten Hanije Hyseni aktualisht jetojnë moshën e tretë në Brisban të Australisë. Abedin Hyseni, i vëllai i Refatit krijoi familje jetoi, punoi derisa vdiq, duke lënë pas fëmijë, nipër e mbesa po në Australi. Po kështu edhe Ahmet Hyska, i cili mundi të rikthehej nga Australia vetëm në vitet e demokracisë. Teksa rrëfen për këtë epilog të trishtuar njeriu që ideoi këtë vendim të jashtëzakonshëm në fillimin e viteve 50 thotë se Ali Riza Mydini kaloi një jetë të tërë në SHBA,tani jeton ne Tirane, Sali Hyska në Australi ku edhe ndërroi jetë duke lënë pas pinjollët e tij. Po kështu Estref Aliu dhe Xhemal Ahmeti jetuan, punuan derisa vdiqën në SHBA. Ai thotë se së bashku me bashkëshorten kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri pas 40 vjetëve. Kanë përjetuar një gëzim të papërmbajtur duke puthur edhe gurët e rrugës së Kamenices së tyre që u kishte munguar një jetë të tërë...
Kjo është historia e tyre. Historia e dhimbshme e njerëzve që merrnin arratinë për një jetë më të mirë, për t’i shpëtuar persekucionit të ferrit komunist...


Liceistët
Për herë të parë për idealet e lirisë ka dëgjuar nga goja e liceistëve të Korçës. Pikërisht në këtë periudhë Refat Hyseni ka qënë në kontakte të përditshme me emra të njohur të shoqërisë shqiptare të cilët do të linin gjurmët e tyre në formimin e tij. Në kujtesën e njeriut që pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Australinë e largët kanë mbetur emrat e Enver Hoxhës, Ymer Dishnicës, Mikel Zavalanit, Safet Butkës, Koci Xoxes që në rininë e parë i shpalosën ëndërrën e lirisë. Metamorfoza, thotë Refati qëndron në tradhëtinë që Enveri i bëri kësaj kauze të shenjtë


Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Maj 2008

Tuesday, June 10, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-ELIANA ALIEN -PORTRET



Ne foto Eliana Alien

Eliana Leshaj, ne art Eliana Alien, ka lindur me 28 nentor, te nje viti jo te larget, ne rrethin e Matit. Femijerine e hershme e kaloi ne fshatin e bukur ,te vogel, Bushkash,mbase emer jo shume i njohur per bashkekombasit, por nje fshat piktoresk vendosur me gjelberimit dhe buzeliqenit.

I ati i trasmetoi Elianes dashurine per natyren dhe kafshet, pothuajse ne rime lirike. Takimi i pare me artin u be brenda revistave letrare, te asaj kohe dhe librave te pakte qe qarkullonin ne fundvitet e 1980. Ai takim ishte dhe dashuria e saj e pare. Filloi te hedhe neper gjysme fletore, e kapake libresh, vargje...

Ne pjesen e dyte te femijerise, do te trasferohej ne Laç (Kurbin) ku do fillonte edhe studimet e shkolles se mesme, per ti nderprere e rifilluar disa here deri ne diplomim per shkak te kohes qe perjetonin shqiptaret ato vite tranzicioni. Ne vitin 2002, me ndihmen e Rina Celes dhe karitasit francez, boton prane shtepise botuese "TOENA" vellimin me poezi “Rastesi çastesh”Po ate vit, trasferohet per motive studimi ne Tirane. Nuk ja arrin te perfundoje studimet e enderruara. Nje vajze te re, qe nuk rrjedh nga nje familje me gjendje te mire ekonomike, i duhet te siguroje vetmbajtjen financiare. Keshtu ajo fillon te perktheje nga italishtja per gazeten “Intervista” part-time, dhe si sekretare pjesen tjeter te kohes per t esiguruar te holla.
Ne vitin 2003, del ne treg vellimi i saj i dyte poetik “Me pate thene”, botuar nga, Pegi.
Pas ketij libri Eliana, "fut ne valixhe" poezite, endrrat e atdheun, per tu zhvendosur ne Itali, vendi ku ajo tashme jeton, punon, e studion momentalisht.

Aktualisht, ka ne proçes botimi vellimin e trete poetik dhe po perfundon permbledhjen e pare me regime.Lusim lexuesit te komentojne krijimtarin e kesaj poeteje te talentuar. Lexim te kendshem
Modertaoret e Rrjetit www.panalbanianwomennetwork.net



POEZI SHKEPUTUR NGA LIBRI RASTESI CASTESH

PA TITULL

Kush ka veshe
le te degjoje
Kush ka sy
le te shikoje
Mos u hiqni si te shurdher
Si te verber,
hipokrite
Jeni te plogesht, o njerez
Te ndryshoni, keni frike


ZEMRA E GRUAS

Grua!!!
Dhe qielli e zbuti zemerimin
I ndaloj rete
Te zbraznin ne toke shiun
Grua!!!
Dhe tokes i mbollen mbi kurriz
dafina
qe te skenografonin brishtesine
e saj
te derdhur ne korrniza
ne ngaterruar neper shkronja me pene
Grua!!!
Dhe deti dallget e tij te fjetura
I dha durate
Kuroren e thurur me rreze dielli
Dhe gure te çmuar sirenash
Qendisur me ar
Grua!!!
Dhe urrejtja u shkri
Ra ne flake te harreses
Grua!!!
Dhe falja u kthye
Nga rruga e gjate pa kthim
Dhe gjeti prehje mbi zemren
e saj.


TE MJERET NE QE S’BEHEMI PROMETE

Dikur
Prometeu vodhi zjarrin
Per tu çelur syte njerezve te tij
Per t’u thyer agonin perendive
te pavdekshem
Sot,
ne s’po dime te falim
as te vjedhim nje buzeqeshje
ne vatren e zjarrit, qe na la ndezur
Te mjeret ne !
Qe s’behemi Promete



RASTESI CASTESH

Mos me shiko ashtu
sikur te isha e huaj per ty
Me mendime te heshtura
mos me vrit
Ti di te flasesh
S’desha une te te takoja
ishte thjesht rastesi çastesh


POEZI SHKEPUTUR NGA LIBRI “ME PATE THENE”


DO KTHEHEM NENE

Mos qaj, nene!
Do kthehem prape
S’mund te bej
Pa perqafimin tend
Ma jep bekimin, nene
Rruga eshte e gjate
Ditet jane ecje
Ecje te baltosura
Netet jane te frikshme
Te frikshme, nene
Me shkruaj,
Kur te jem larg
Qe tem und te lexoj
Gjuhen time
Nga pena jote e dhimbjes
Me duaj nene
Se mund te vdes
E ti varrin te mos ma gjesh
Po dhe ne ndodhte keshtu
Mos qaj, me prit
Do kthehem ne britmen e
nje perqafimi te perjetshem



PA TITULL

Te gjithe mi pane,
lotet
por askush s’me dha
nje shami
ti fshija nga syte


KU PO SHKOJME

Ne erdhem nga hiçi,
Nga jeta,
nga dreqi
nga zoti...
Pak rendesi
Ku po shkojme ne ?
Ku shkojme?
Kush e di?
Hiçi ne Hiç na prin
Jeta te vdekja ne çon
Dreqi na plas ne ferr
Zoti ne parajse na fton
Po ne...
Ne, ku po shkojme?
Ecim mbi zhgenjime
Shtigje dhimbjesh çajme
Vozisim neper lot
Vrapojme sit e marre
Kalores mbi suksese
Maratonomake ne gare
Pse?
Ku po shkojme ne?


VALLJA E SHIUT

Shiu ne pisten e vallezimit
Zbret nga rete si litar
Vallezon samba, pa kokeçarje
Pa muzike, pa koreograf
Troket mbi gjethe pemesh
Hidhet, dridhet mbi nje xham
Seriozisht e ka marre shiu
A thua se do te fitoje
Çmim te pare



MBESHTETU TEK UNE

Te shoh te merzitur njeri
Perse?
Dhimbja te duket e pafund
Dikush te ka bere keq
Te kuptoj
Mbeshtete koken tek une
Ki besim ne moton tim
Ndiqe ritmin tim:
Te keqen shkele sa te mundesh
Te miren gostite me durim

PERENDIMI


Dy pulebardha
Zbriten nga shkallet
e qiellit,
preken lehte detin
Pastaj, fluturimthi
u ngriten ne hapsire
per te percjelle diellin
te flinte ne shtepine e tij


ZJARRI


Si ferri duket zjarri
qe flakeron ne oxhak
Druret duken si te denuar
qe djegin mekatet ne flake


POEZI NGA LIBRI I TRETE (NE PROCES BOTIMI)



PER MUNGESE KOHE

Asgje e jona s’do jetoje pas nesh
Ne s’duam ti perveshim menget
Per femijet qe s’do lindin,
per mungese kohe



NE NDERTIM E SIPER

Ulur ne trupin e nje mendimi
ekstravagant
Mes paranormales
normales
dhe marrezise
Ketu, vetem ketu
jam nje cope njeriu.
Nje cope poeti
ne ndertim e siper



NDARJE DETYRASH
Rane te flene, engjejt
ne krevatin qe lane bosh, djajt


JETA E DYTE

I dua bijte!
Veç s’kam miter ti mbaj
Ne timen
fle embrioni i nenes
Jeta e dyte e saj


LE TE JETE C’TE DOJE DASHURIA

Pa takt.
Ashtu si erdha, si erdhe
Do iki, do ikesh
Mos ma kerko nje motiv te mallkuar
Perqafimet i kemi konsumuar,
kur tentuam ti vinim emer, ndjenjes


Kane skaduar afatet e paqes
Le te jete ç’te doje dashuria

C’EMER TI VEME
Mosha e nje “gati gruaje” s’ka mesuar
te pohoje, te mohoje
S’di as te qaje, as te kafshoje
Ai, me kepuce ne duar
pa bere zhurme, puth pjellen e tij
e niset drejt trupit te nje “gati gruaje”
Qe per loje, hiqet si e rritur
brenda burgjve hormonale
te nje “gati burri” te thinjur

TE DIELAVE

Te dielave,
bashkeqytetaret dalin shesheve
ne shoqerine e qenve

Te dielave
Njeriu i zi pjek geshtenja
per njeriun e bardhe.

Te dielave
Nevojtaret shenderrojne detin
ne nevojtore

Te dielave
Avionet nisen pa ty
drejt shtepise time

Te dielave
“Oskar Waild” u shkruan
alieneve te mij



PETICION

Me boten per dore
mbi trupin tim
me shkele
me boten per dore
mi bere pis ditet
netet mi shurdhove

Jam me nje kembe ne varr
Ma jep doren, te ngrihem, “zoti njeri”



PARA PASQYRES

Qenja qe banon ne trupin tim
mi merr mollazat mes gishterinjsh
e vizaton nje buzeqeshje,
pa lejen e neuroneve, qe jane nisur




QE NGA AJO DITE

Qe nga ajo dite
muret marrin fryme
me mushkerite tona

Qe nga ajo dite,
ne kerkojme njeri-tjetrin
mes nje vrime

Thursday, May 29, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-Gazeta "METROPOL" portretizon Raimonda Moisiun

27 Maj 2008
Gazeta METROPOL

Korcarja fisnike qe ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve dhe amerikanëve.


Nga Vepror Hasani

HARTFORD - Në Hartford, kryeqytetin e shtetit të Connecticut të SHBA-së, binte një shi i imët. Një grua me flokë të lagura ecte me hap të shpejtë. Edhe sytë i kishte të lagura. Nuk ishte e vështirë që në vështrimin e saj të lexoje një mall të mbetur atje prej kohësh. Që në çastin e parë të nxiste të mendoje, nëse ajo grua ishte nga Hartfordi apo e ardhur nga ndonjë vend tjetër i largët.
Të mbërrije te e vërteta ishte e vështirë. Megjithatë, një ndjesi e çuditshme të shtynte të besoje se ajo ishte shqiptare. Ndoshta ndodhte kështu nga që gjithë qenia e saj dhuronte mirësi dhe mall. Edhe pikat e shiut të mbetura mbi mollëza e saj, të dukeshin si dy pikëza loti dhe nostalgjie.
Por nuk ishte vetëm kjo.
Mbi të gjitha, në raste të tilla fillon e ndihesh mirë kur në një vend të largët gjen një bashkatdhetare kaq të mirë. Ajo ishte vërtet një imazh mirësie. Vonë do të mësoja se ajo ishte shqiptare. Po cila ishte vallë ajo grua? Shumë më vonë do të mësoja se ajo quhej Raimonda Moisiu dhe se ishte nga qyteti i Korçës.

Mëngjeset në Hartford
Shqiptaren që sapo kisha parë atë ditë të lagur shiu do të shikoja gati çdo mëngjes kur kalonte nëpër rrugët e Hardfordit. Ecte me hap të nxituar. Ajo shfaqej papritur në pjesën juglindore të këtij qyteti. Ndoshta aty do të ishte edhe shtëpia e saj. Atë pjesë të qytetit banorët e quanin “Litle Italy” ose “Italia e vogël”. Ndoshta ky emër i kishte mbetur nga italianët e shumtë që jetonin aty, të cilët kishin ardhur që nga fillimi i shekullit të kaluar. “Tashmë mund të quhet ‘Ballkan i vogël’”, do të më thoshte një ditë vetë Raimonda, kur do të njihesha me të, por vetëm për pak.
Ajo kishte të drejtë që mendonte ashtu, sepse tani në këtë vend jetonin shumë njerëz të ardhur nga Ballkani.
Raimonda do të më tregonte se shteti i Connecticut (Kenerikës) njihej si shteti i Kushtetutës, sepse nga aty kishte dalë për herë të parë Kushtetuta e SHBA-së. Dhe ndërsa m’i thoshte të gjitha këto, gëzohej njësoj sikur kjo meritë t’i takonte vendit të saj. Gëzohej për gjithçka të mirë, kudo që të ishte ajo. Që të gjitha këto ndodhën brenda një takimi të shkurtër aq sa mund të mendoje se asgjë nuk kishte qenë e vërtetë. Më së shumti mund të besoje se kishte qenë vetëm një vegim dhe asgjë më shumë.
Shpesh besoja se njerëzit kishin një nevojë të brendshme të njiheshin me atë grua.
Po përse ndodhte kështu vallë?
Edhe pse e kisha parë vetëm një çast, teksa kalonte rrugëve të Hartfordit gjithnjë më dukej sikur në sytë e saj kishte vazhdimisht një mall të përhershëm, sikur gjithnjë e mundonte diçka e largët, sikur gjithnjë priste t’i kthehej diçka shumë e dashur.
Do të duhej mjaft kohë që unë të mësoja diçka mbi jetën e saj. Ajo kishte humbur njeriun më të dashur. Pas kësaj kishte marrë rrugën drejt Amerikës. Tashmë në shtetin e Connecticut jetonte me tre fëmijët e vet. Ishte një emigrante, por jo e zakonshme...
Ç’gjë tjetër e mistershme fshihej tek kjo grua?

Parku “Elisabeta”
Raimonda Moisu kalonte zakonisht te pjesa e bulevardit të quajtur “Franklin Ave”, aty ku shtrihen një sërë dyqanesh, floktoresh apo shtëpi, biznese të italianëve. Ajo kalonte aty pranë një parku të madh të quajtur “Parku i Elisabetës”, dhe pastaj humbiste mes njerëzve për të mbërritur në një nga shkollat më në zë të Connecticutit, ku ajo jepte mësim për parashkollorët. Shpesh ajo qëndronte edhe te “Parku i Elisabetës”. Ky park ishte një nga dhimbjet e saj, sepse aty ajo gjente diçka të ngjashme me parkun “Rinia” në qytetin e Korçës. Në këtë park ajo kishte kaluar edhe mbrëmjen e fundit me njeriun e saj më të mirë. Pas asaj që kishte ndodhur, ai nuk do të mundte të vinte më aty, ndërsa ajo vazhdonte ta priste…
Ndërsa gjendesha në Hartford do të mësoja se Raimonda ishte anëtare e Partisë Demokratike të Bill Klintonit, por edhe përkrahëse e fushatës së Hillari Klinton për presidente, ashtu siç do të mësoja ditë më vonë se ajo ishte edhe anëtare e TEAM (grupit të punës për fushatën e Hillary Klinton) duke përfaqësuar kështu zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Kenrike, Hartford.
Megjithatë, ende nuk e njihja atë grua për të cilën flitej aq shumë. Ndoshta kjo ishte arsyeja që nisa të kërkoja emrin e saj nëpër faqet e internetit. Mbeta i befasuar. Ajo ishte e pranishme në mjaft forume. Befas zbulova diçka tjetër edhe më të këndshme. Raimonda ishte një poete lirike, një prozatore që dinte të tregonte me një mjeshtëri të adhurueshme. Edhe tani më kujtohen disa nga lirikat e saj “Sa "shekuj" ne kishim pa u parë,/ Po pranë njërit-tjetrit na solli ky shi./ Ky shi nervaprishur sikur njerëzit përqark./ Puth unë. Puth ti. Litarët e shiut/ po rrihnin me kamxhik/ Këta vitet që kishim humbur që të dy/ Njerëzit nën çadra si kërpudha gjumash'/ Më puthje mua, Të puthja ty!

Legjenda e pritjes
Kur atë e pashë të shfaqej sërish, ishte mbrëmje. Muzgu sapo kishte rënë. Kaloi si gjithnjë në Bulevardin e “Franklin Ave” dhe u ndal te “Parku i Elisabetës”.
Ashtu si ditën e parë të shfaqjes së saj edhe atë ditë binte një shi i imët. Edhe vështrimi i saj dukej sikur ishte gjithnjë njëlloj, brengë dhe mall.
Raimonda Moisu u ndal te blirët e parkut. Krahët e pemëve mbulonin supet e saj.
Atë ditë do të mësoja se Raimonda Moisiu në vitin 1999, pas një aksidenti automobilistik, kishte humbur njeriun më të mirë të jetës së saj. Muzgu që ishte bërë edhe më i thellë, me ndihmën e degëve të pemëve dhe vezullimin e hënës krijonte imazhe të çuditshme.
Dukej sikur nëpër park lëviznin figura dhe njerëz, sikur dikush afrohej dhe largohej, pa arritur dot asnjëherë deri aty. Ndoshta këtë ndjesi përjetonte edhe Raimonda. Mbase në ato çaste ishte duke menduar për njeriun e humbur. Shpirti i saj dialogonte si nëpër legjenda pritjesh dhe ankthesh. Priste në “Parkun e Elisabetës” të kthehej ai. Pak ditë më vonë do të lexoja një poezi të saj: “E mbajta fjalën, të erdha, më the./ Dhjetëra hije më silleshin përqark./ Gjithë ç’kishe në shpirt, tek unë i dhe./ Si natë e fundit atje në park.”...
Pastaj befas ajo kujtohej se ndodhej në qytetin Hartford të Connecticutit dhe jo në vendlindjen e saj, në qytetin e Korçës.
Pas kësaj përmendjeje vinin vargjet e tjera: “Dje një vërshëllime na bashkonte./ Për shtrat zjarret që s’njihnin thëllim./ Brenda meje një thirrmë kumbonte./ Të dua, të dua, o shpirti im”.
Kujtimet e saj nuk përqendroheshin vetëm tek ai, por edhe tek nëna e saj plakë, e cila vazhdon të jetojë në qytetin e Korçës, jo shumë larg nga lagjja e themeluesit të këtij qyteti, Iliaz bej Mirahori. Vetëm përmes thirrjeve telefonike ajo përpiqet të shuajë mallin. Në raste të tilla, siç do të na tregonte Raimonda, e pushtonte një dëshirë e papërmbajtshme të fluturonte mes qiellit të paanë e të zbriste atje ku mund të shuante mall, të qante dhe të përqafonte njerëzit e saj të dashur.
“Sa të zbres nga qielli i largët, thoshte ajo, do të lë pas retë me trishtim, do të plas me lot të nxehtë gurët e bardhë të vendit tim. Më ka marrë malli kaq shumë, krejt si ty, o kurbetqar, veç kjo hënë e zbehte e di, që kaq herë me ka parë... duke qarë . Nuk e di, përse s’gëzoj dot, shprehej Raimonda, pse jam mbytur me trishtim”?
Në shpirtin e saj ndihej legjenda e pritjes e mallit dhe e kthimit.
E megjithatë prapë kishte forcë të ishte kudo, atje ku kishte shqiptarë

“Nuk e njihni Raimondën...?!”
Të njiheshe me Raimondën ishte e vështirë, mëngjeseve humbiste për të mbërritur te nxënësit e saj, pasditeve organizonte aktivitete për të mos harruar Shqipërinë apo mbrëmje letraro-artistike, ndryshe do të humbiste sërish, por kësaj radhe në krijimtarinë e saj letrare. Nga bashkatdhetarët mund të dëgjoje vetëm fjalë të tilla, “Oh, Raimonda është një grua e mrekullueshme”, “Ajo është një grua me zemër të madhe”, “Këtu e admirojnë që të gjithë, e duan”, “Ajo di të falë vetëm mirësi”.
Pastaj të pyesnin, “Nuk je njohur me atë? ”, “Jo?!”.
Fill pas kësaj të tregojnë një nga aktivitet e saj që i dhanë shumë emër.
Në Shqipëri edhe mund të mos kenë dëgjuar gjë, të thonë ata, por mediat amerikane folën shumë për iniciativën e saj. Ju nuk e dini as këtë? Raimonda së bashku me gratë e komunitetit shqiptar prenë flokët dhe i dhuruan për gratë që vuanin nga kanceri i gjirit. Flokët e tyre u çuan kryesisht në qendrën e spitalit Saint Francisko Hospital, Hartford CT.
Raimonda Moisiu u nderua nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, madje personalisht nga kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez, me Official Citation, me motivacionin si, "Gruaja e vitit në komunitet".
Ajo është një intelektuale e vërtetë. E ndërsa dëgjon të flitet shumë për të, në mendje të vijnë vargjet e saj: “Domëni me shpirt./ Siç ju dua edhe unë me shpirt./ Domëni, edhe pakëz më pak se sa ju dua unë./ Nuk ka gjë. Nuk ju dhimbsem ?/ Nuk janë dy buzët e mia të lyera me të kuq./ Është zemra ime që po fjaloset me ty…me juve të gjithë./ këtë muzg.. Ndërsa përmes vargjeve të tjera shprehet: Akoma nuk e ke kuptuar që unë./ Le gjysmën e ushqimit tim./ Të gjumit tim/ Të qetësisë sime/ Të krejt qenies sime/ Për ty/ Sepse të dashuroj”.
Raimonda Moisiu dashuronte gjithçka të mirë.

E dashur që nga fëmijëria
Kishin kaluar ditë, por ende nuk kisha patur rastin të njihesha me të. Ajo gjithnjë do të ishte diku. Megjithatë, gjithnjë gjendej dikush që ishte i gatshëm të me tregonte për Raimonda Moisiun.
Në të vërtetë ajo kishte qenë po kaq e dashur që nga fëmijëria e saj. Kishte lindur në qytetin e Korçës.
Kur kishte qenë vajzë e vogël kishte qenë një nxënëse e shkëlqyer. Pastaj kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht, ndërsa do të jepte mësimin e gjuhës së huaj në shkollat e mesme të qytetit.
Në vitin 1999, pas humbjes së njeriut të saj të dashur, përmes lotarisë amerikane ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qëndruar në shtetin e Cennecticut. Me vete kishte marrë edhe fëmijët, Gentianin, Evisën dhe Jurgenin. Gjithnjë kishte pyetur veten nëse do t’ia dilte dot mbanë ose jo. I kishte lënë pas të gjitha dhe tashmë gjendej në një tokë të panjohur. Gjithë jetën e saj kishte qenë e dhënë pas përkthimeve, shënimeve të udhëtimit.
Kudo që shkonte, i pëlqente të hidhte mbi fletore mbresat e udhëtimeve të saj.
Jo rrallë herë kishte shkruar edhe publicistikë, por nuk ishte më pak e pasionuar edhe pas ngjarjeve historike.
Themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori, e tërhiqte fort me figurën e tij. Ngulmonte në gjetjen e të pathënave dhe detajeve historikë. Me të njëjtën ndjesi ngulmonte edhe ndaj figurave të tjera. Veç kësaj i pëlqente të zhbironte shpirtin e njeriut. Kërkonte të gjente atje mirësinë, sinqeritetin dhe dashurinë njerëzore. Kështu nisi krijimtaria e saj. Tashmë emri i saj gjendet në shumë lista, website dhe forume bashkatdhetarësh në internet.
Miq të saj të thonë se ajo është bashkëpunëtore edhe në një sërë gazetash të pavarura në Shqipëri. Aty në Hartford mësova se Raimonda kishte botuar librin “Jeta mes dy dashurive”, por edhe një libër me tregime, të cilat kishin qenë ngjarje të jetuara.
Kishte hedhur në letër gjithë ngjarjet, të cilat për vite të tëra nuk i ishin shqitur asnjëherë nga kujtesa. Kishte shkruar mjaft poezi, lirikat, “Dashuria nuk ka emër”, ndërsa tashmë kishte në botim romanin, “Përtej pafajësisë” dhe librin me poezi “Lirika dashurie”. Shumë shpejt do të ketë edhe një libër tjetër. Vetëm me publicistikë, ku do të flitet për liderët botërorë që kanë mbetur në histori.
Gjithçka që dëgjoja për të ishte mjaft e këndshme.
Ndërsa më flisnin për Raimondën, më tregonin se e kishin parë të vizitonte edhe shtëpinë e Mark Tuen, shtëpinë e shkrimtares amerikane Harriet Beecher Stove, e cila gjendet në qytetin e Hartfordit. Kjo shkrimtare është dhe autorja e librit “Kasollja e Xha Tomit”. Shumë të tjerë e kishin parë të vizitonte edhe shtëpinë e shkrimtares Ana Frank. Raimonda Moisiu ka një dëshirë të papërmbajtshme për t’u njohur me vlerat më të mira, të thonë miqtë e saj.
Në çaste të tilla, kur ndihej e lumturuar, ajo shkonte dhe ulej atje te parku i “Elisabetës”. Ulej aty dhe kujtonte Korçën. E merrte malli të këndonte serenatat e qytetit ku kishte lindur. Një nga poezitë e saj, “Kur këndonim serenatën”, ishte kthyer në një këngë të bukur që e dinin të gjithë. Ajo poezi ishte kthyer në këngë nga kantautori, “Gjeniu i serenatave”, siç e quante ajo, Mihallaq Andrea.
Edhe një poezi tjetër e saj kishte patur të njëjtin fat. Kantautori Nonda Kajno kishte kompozuar mbi vargjet: “Një pëllumb i bardhë”.
Tashmë vargje të tjera të saj këndohen nëpër serenata. Edhe pse ndodhej në Hartford, në të njëjtën kohë, Raimonda gjendej edhe në qytetin e Korçës

“Domëni me shpirt, siç u dua me shpirt”
Takimi me Raimondën ishte tepër i shkurtër, njësoj sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ishte së bashku me një shoqen e saj. Brenda një çasti të vetëm ajo foli për Korçën dhe Harfordin. Pak fjalë për veten.
Bëju të fala gjithë shqiptarëve, më tha ajo. Pastaj shtoi, më ka marrë malli për nënën. Ndërsa ndjeja se takimi po merrte fund, shpejtoja për të mësuar diçka më shumë për jetën e saj, por nuk munda.
Shoqja e Raimondës sikur të kishte kuptuar atë çka po mendoja unë tha, “Dëshironi t’u them një poezi të Raimondës dhe pa pritur përgjigje nisi të recitonte...”.
Në të vërtete nuk po kuptoja, nëse ishte një lirikë apo një dramë.
Gjithsesi shoqja e saj interpretonte: “Ju kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion sa dashuron një grua. Unë jam një grua. Mua më ka dashur babai po kaq, saç do dhe ti vajzën tende. Përse sillesh kështu me mua? Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd Ti je gati të japësh jetën për nipin tënd që po e hedh te llamba lart dhe që po të nduk mustaqet, por atë e kam lindur unë. I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ujkonjë. Unë, e vetmja princeshe mes meshkujve. Unë, një grua. Po kush të ka treguar përralla më shumë në fëmijërinë tënde, se sa një grua, se sa gjyshja jote?”...
Shoqja e saj recitonte, ndërsa brenda atyre çasteve, unë kuptoja se sa e fortë ishte ajo grua me emrin Raimonda Moisiu, por edhe se sa dashuri kishin ato vargje: “... Akoma nuk e ke kuptuar që unë le gjysmën e ushqimit tim, të gjumit tim, të qetësisë sime, te krejt qenies sime për ty, sepse të dashuroj... Kush di të gëzohet me lulet e fustanit, si unë? Po me lulet e kopshtit, të ballkonit? Shiko se çfarë shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot! Vargjet që po thuheshin në ato çaste të bënin të mendoje se femrat ishin një sakrificë… Unë e dalloj në sytë e tu, kur me gënjen, dhe kur buzët e tua i lëviz zemra. Ti më di mua një qenie delikate? Po. Unë... ja që jam delikate, por është pjesë e bukurisë sime delikatesa, pjesa më e bukur. Po ti përse kërkon ta fyesh delikatesën time?....Unë jam ende gjallë, ashtu, e bukur, duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit. Nuk mendoj se jam aq delikate, sa thua”?
Fjalët e fundit ishin vërtet një pyetje e madhe. Jo, ato gra nuk ishin të pafuqishme, me emrin e tyre ato kishin krijuar imazhin e mirë për Shqipërinë.
Sigurisht, u thashë faleminderit, ndërsa më duhej të largohesha nga qyteti Hartfordit.
Pas më ndiqnin vargjet e Raimonda Moisiut... të cilat tregonin qartë për dhimbjet, lumturinë, por mbi të gjitha për një personalitet që nuk thyhet kurrë.

Monday, May 19, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- JULIA GJIKA-TREGIM

FUNERALI


( Tregim i jetuar)



Ajo filloi te dridhej. Me duhej ta ndroja, para se te niseshim.

Fillova t’i hekuros me rradhe ato qe mbante ne mish. Fanellen prej leshi, kemishen fanellate dhe te tjerat.Duke i hekurosur ndoshta do ta ndihmoja te ngrohej sado pak .Por ishte e kote edhe pasi u vesh mire e mire ajo dridhej si nje purteke.

-Te shkojme-tha n.q.s. atje qajne, te qaj bashke me ta.

Pas pak ra zilja e telefonit. Per pese minuta me lajmeruan te isha gati me te, te dilnim para hyrjes se pallatit, ku do te vinte mikrobuzi per te na mare.Te tjeret kishin shkuar dy dite me pare. Ndersa une edhe ajo ishim te fundit, duke menduar se gjendja do te ndryshonte per mire, por ja s’ishte e thene.Zbritem shkallet, ajo mbahej tek une dhe ja ndjeja doren qe vazhdonte te dridhej, gjithe trupi i saj kish ethe, sikur ishte ne korent. Vete s’kisha fjetur tere naten, nga meraku si do te shkoja me te, por cfare s’e ze njeriun dhe s’e heq.Mikrobuzi s’vonoi te vinte, na ndaloi para kembeve.Shoferi na ndihmoi te futnim ne bagazh cantat, pastaj ndihmoi time vjehrre te ulej ne sediljen e pare. Une u ula pas saj.

Ajo kerkoi uje, ne te dale te rruges se Elbasanit as dy munuta s’kishim qe kishim lene shtepine, piu dy gllenqka pastaj ra ne qetesi, nuk fliste, dukej se nuk merrte fryme. Une e shikoja, me dhimbsej, ne kete moshe te marre kete plumb, ishte shume e rrende, por e bindur, ajo do t’a perballoje i thashe vehtes, une e njihja sa e forte ishte.

Gjithe rruges pothuaj asnjera nga ne nuk nxorri ze. Shoferi ndonjehere bente ndonje pyetje dhe pastaj na linte ne hallin tone.

Kur u afruam ne rrugicen qe te shpinte tek shtepia e dhendrit te saj, nje doktor stomatollog i njohur ne ate qytet jugor, ajo dalloi e para dy gra te veshura me te zeza qe ishin drejtuar per ne shtepine e se bijes, atje ku po vinim edhe ne. Me gjysem zeri me peshperiti.

-Ato po shkojne atje, bera mire qe erdha, une mendova se ishte vrare pak, sic vriten femijet, por qenka ndryshe...

Makina ndaloi. Une e ndihmova nga njera ane te zbriste, nga ana tjeter shoferi i dha doren te mbahej.

-Kurajo nene – i peshperiti shoferi duke e perqafuar.

-Kurajo, m’u drejtua mua qe kisha zene duart me dy cantat dhe s'mund ti jepja doren.

Hyme brenda ne ate shtepi ku te dyja dhomat ne katin e dyte si dhe salloni ishin mbushur plot me te njohur e te panjohur per ne qe vinim nga larg .

Djaloshi 11 vjecar i shtrire ne arkivolin ne mes te dhomes me nje pallto kafe te gjate qe e mbeshtillte te terin, dukej si nje burre i rritur.Nuk kishim shume kohe pa u pare.Po ja nje hije e rrende burri dukej ne fytyren e tij, gje qe na bente sikur s’ishim pare prej kohesh dhe s’e kishim vene re me pare qe ishte rritur kaq shpejt.

Ajo u perkul e para, lemoi floket e verdhe dhe e puthi ne balle, pas saj une bera te njejtin veprim.Dikush thiri:

-Te erdhi gjyshja Eno, ngrihu, te erdhi teta, rend ti japesh dardha.

Ishte gjyshja nga i jati qe e kish rritur.Ajo qante dhe vajtonte me ze, duke bere te kullonin gjith sa ishin perreth.

Mua mu mblodh nje lemsh ne gryke, nuk qaja dot Shikoja here gjyshen e Enos qe ishte ne krah tim, here te jemen e Enos qe vec flokeve te verdhe te cilat ja kish mare i biri, nxinte e tera. Sime vjehrre filluan t’i binin lotet rreke, nuk nxirte ze, vetem lotonte.Une fillova te ngasherej, nuk po duroja dot.Ne vend te atij djali te shtrire qe as na shihte, as na degjonte, as na fliste ,une shihja nje tjeter, Enon qe vraponte ne ato rrugica me kalldrem, Enon qe ngjitej ne koder bashke me qenin e shtepise, Enon qe mbushte bluzen me dardha per te gostitur miqte e shtepise, Enon qe mbante ne duart tulipanet e fresket te kopshtit dhe ua shpinte mesueseve ne shkolle ose neve per te uruar mireseardhjen sa here vinim me pushime atje tek shtepia e tij rreze kodres.. Gezohej shume kur vinim.. Ai qe i jepte jete e gjalleri gjithe lagjes, tani rri palevizur dhe i perket nje bote tjeter.

Nje grua me beri te shkundem nga perfytyrimet e mija me zerin e saj, prishi qetesine qe ndehej ne ate dhome grash.

-Dysheku i palestres me dite rinte shtruar atje ne ate vend , kush e hoqi gjysem ore para, per tu bere hataja?

- Po te mos e kishin hequr, do kish shpetuar djali- ja priti nje tjeter

-Canta, canta e librave, ajo i humbi ekuilibrin

- Po ta kishte vendosur pak me mire, per te patur balance, ndoshta s’do kish rene- tha nje tjeter.

-Ishte kati i trete, a i katert, nuk shpetonte dot.

- Apo c’i duhej ajo loder te reshqiste ne parmaket e shkalleve, moj aman-tha nje qe ishte perballe meje.

-E gjeten pa fryme.

-I ziu Eno, sa i bukur ishte bere, per te ikur, apo i shkathet, apo i dashur, shpertheu ne te qara nje kusherira e te jatit, ndersa komshia qe kishin shtepite ngjitur tha:

- U rriten bashke me tim bir, im bir e kerkon, ku ri dot ai pa te, ata s’kish minute e ore te mos ishin bashke, si binjake, ku ishte Eno, ishte edhe Gjergji, nuk ndaheshin, nuk di si do beje tani ai pa te…

-I jati i qepi nofullen, si i bene duart - foli nje grua e moshuar qe rinte ne nje karige pas meje.

-Ku duket se eshte i qepur ne nofull, ai duket me i bukur se me pare.-ja priti nje tjeter.

Te gjitha grate ne dhome thoshin nga nje fjale dhe benin qe dhoma te zjente nje cast, pastaj binte ne qetesi, sikur skish te gjalle me aty e prape prishej nga te qarat dhe ngasherimet.Vetem ne dhomen e burrave sikur te mos kish njeri shihej vec tymi i duhanit qe notonte si re mbi kokat e tyre. Doktori, i jati i djalit, qante dhe nganjehere leshonte nje ze te mbytur, ndersa vellai i madh i Enos qe sa i kish kaluar te pesembedhjetat kishte zene vend mes burrave dhe perpiqej te mbante vehten.

Ime vjehrre ja kish ngulur syte asaj fytyre qe ish ne paqe, dukej se fliste me te, por pa ze. Une e pyeta ne donte pak uje ose te hante ndonje gje sepse kish bere gjith ate rruge.

-Tani qaj dhe per Vanin- me tha pa i vene veshin fjaleve te mija.

Kaq ishte ne moshen e Enos, njembedhjete vjec djale. Erdhi mori buke dhe rethin, ashtu luanin ne ate kohe, me reth, doli ne rruge fluturoi dhe makina qe vinte me shpejtesi e hodhi matane I demtoi kembet. Per nje jave u be gangrene, nuk kishim ilace atehere ishte kohe lufte, iku si nga plumbi.Nuk ka me keq te te ike femija i vogel, me iku dhe cupa e madhe pesedhjeteepese vjece, po plaga qe me ka lene Vani njembedhjetvjec eshte e hapur, sot po me dhemb njesoj si 40 vjet te shkuara. Oh c’me vjen per time bije, piu kete kupe helmi njesoj si une, s’ka me keq, nuk e ngushelloj dot, po s’kemi gje ne dore, nuk e dime pse na ndodhin keto, nuk e mesojme dot Zotin.

Une e shtrengova fort si per t’i dhene kurajo, por vete isha leshuar me keq se ajo. Tani lotet e saj binin rreke, nuk ja mbante me shamia.

Grate vazhdonin te pyesnin, te fajesonin drejtorin e shkolles apo mesueset per mos zbatimin e rregullave ne shkolle.

Nje grua m’u afrua, nuk e njihja, ishte nje komshie qe jetonte ne krye te rruges, e plakur e kerrusur, e dobet.

-E gjora ajo, e kish fjalen per time vjehrre.Kur i shtypen djalin u be buje se ajo e fali shoferin, nuk e la ta burgosin.U tha atyre ne Polici, ai nuk desh ta shtype tim bir, mos e gjykoni, Perendia le ta gjykoje dhe ata e liruan.

Njerezit e shkuan neper goje, tani nuk qan me ze, eshte me Zotin dhe di ta mbaje vehten, gjen ngushellim ne Ai, i pacim uraten, eshte grua e larte.

-Na urdhero nga shtepia kur te vish here tjeter per te mire, tha gruaja qe i ndriste nje dhemb i veshur me flori.

-Tu riten femijet, ai i vogli si eshte nga goja, epo dy ore na mbajti duke treguar historine e ujkut ne pyll, kur erdhi vjet me pushime.Uua c’bente me Enon.Kurse ajo e madhja shume e tapinosur,u fliste te dyve kur benin ndonje gje qe s’e pelqente gjyshe Margarita.

- Epo mos plas, e pashe Enon para dy ditesh, kish hipur mbi catine e deres se oborrit, nuk durova dhe i thashe, do te te vrase jote gjyshe po te pa aty, zbrit qe andej se s’te shikoj dot, ecte si nje pelivan, nuk kish frike ai femije nga asgje, ishte trim, ne mes te nates mund te ngjitej te kodra e Shen Dellise, tere femijet e tjere e mbanin per komandant.

- Apo s’ishte i bukur, eh Eno per koken e tij nuk ben me e jema.Eshte i madhi t’i rroje, goxha djale, i edukuar, po jo, njehere e beri e jema Enon.

Ndersa ajo hesht perpara nipit qe i dogji shpirtin dhe i hapi plaget e vjetra, derdh lote, por s’ka britma, thote shpesh, nuk kemi gje ne dore, nje ze u degjua nga jashte qe na beri te levizim dhe te hedhim syte nga dera..

-Erdhen.

Nderkohe ne oborr kishin hyre ata te sherbimit funeral.Kjo u duk se burrat e prishen qetesine te paret dhe filluan njeri pas tjetrit duke dale jashte.Pastaj erdhen kater te cilet mbanin kapakun e arkivolit dhe hyne ne dhomen e grave, ku priste djaloshi qe dukej se flinte, per tu ngritur.

Mbyllja e kapakut ishte e veshtire, te gjithe filluan te qanin dhe me pas me nje nxitim dolen sakaq jashte ne rruge.Gjithe rruga ku kish hedhur hapat e para dhe kish vrapuar Eno ishte mbushur me njerez dhe makina .Kortezhi u drejtua ne rrugen qe te shpinte ne bulevardin kryesor dhe prej andej u ngjit ne rrugen e spitalit qe te shpinte ne varrezat jashte qytetit..Kur mbritem atje ishte qetesi varri. Ndihej era e dheut, dy varremihes prisnin me lopatat ne duar.Mbas ceremonies te zakonshme nje burre i thyer ne moshe peshperiti:

-Eno iku nga lodra, lodra e bente te lumtur.

Perqark ende te tjeret gjykonin , duke mos gjetur fundin, si ndodhi, pse ndodhi, kush e ka fajin, kush duhet denuar, pse s’duhen denuar.

Bota e Gruas Shqiptare- JULIA GJIKA-TREGIM

FUNERALI


( Tregim i jetuar)



Ajo filloi te dridhej. Me duhej ta ndroja, para se te niseshim.

Fillova t’i hekuros me rradhe ato qe mbante ne mish. Fanellen prej leshi, kemishen fanellate dhe te tjerat.Duke i hekurosur ndoshta do ta ndihmoja te ngrohej sado pak .Por ishte e kote edhe pasi u vesh mire e mire ajo dridhej si nje purteke.

-Te shkojme-tha n.q.s. atje qajne, te qaj bashke me ta.

Pas pak ra zilja e telefonit. Per pese minuta me lajmeruan te isha gati me te, te dilnim para hyrjes se pallatit, ku do te vinte mikrobuzi per te na mare.Te tjeret kishin shkuar dy dite me pare. Ndersa une edhe ajo ishim te fundit, duke menduar se gjendja do te ndryshonte per mire, por ja s’ishte e thene.Zbritem shkallet, ajo mbahej tek une dhe ja ndjeja doren qe vazhdonte te dridhej, gjithe trupi i saj kish ethe, sikur ishte ne korent. Vete s’kisha fjetur tere naten, nga meraku si do te shkoja me te, por cfare s’e ze njeriun dhe s’e heq.Mikrobuzi s’vonoi te vinte, na ndaloi para kembeve.Shoferi na ndihmoi te futnim ne bagazh cantat, pastaj ndihmoi time vjehrre te ulej ne sediljen e pare. Une u ula pas saj.

Ajo kerkoi uje, ne te dale te rruges se Elbasanit as dy munuta s’kishim qe kishim lene shtepine, piu dy gllenqka pastaj ra ne qetesi, nuk fliste, dukej se nuk merrte fryme. Une e shikoja, me dhimbsej, ne kete moshe te marre kete plumb, ishte shume e rrende, por e bindur, ajo do t’a perballoje i thashe vehtes, une e njihja sa e forte ishte.

Gjithe rruges pothuaj asnjera nga ne nuk nxorri ze. Shoferi ndonjehere bente ndonje pyetje dhe pastaj na linte ne hallin tone.

Kur u afruam ne rrugicen qe te shpinte tek shtepia e dhendrit te saj, nje doktor stomatollog i njohur ne ate qytet jugor, ajo dalloi e para dy gra te veshura me te zeza qe ishin drejtuar per ne shtepine e se bijes, atje ku po vinim edhe ne. Me gjysem zeri me peshperiti.

-Ato po shkojne atje, bera mire qe erdha, une mendova se ishte vrare pak, sic vriten femijet, por qenka ndryshe...

Makina ndaloi. Une e ndihmova nga njera ane te zbriste, nga ana tjeter shoferi i dha doren te mbahej.

-Kurajo nene – i peshperiti shoferi duke e perqafuar.

-Kurajo, m’u drejtua mua qe kisha zene duart me dy cantat dhe s'mund ti jepja doren.

Hyme brenda ne ate shtepi ku te dyja dhomat ne katin e dyte si dhe salloni ishin mbushur plot me te njohur e te panjohur per ne qe vinim nga larg .

Djaloshi 11 vjecar i shtrire ne arkivolin ne mes te dhomes me nje pallto kafe te gjate qe e mbeshtillte te terin, dukej si nje burre i rritur.Nuk kishim shume kohe pa u pare.Po ja nje hije e rrende burri dukej ne fytyren e tij, gje qe na bente sikur s’ishim pare prej kohesh dhe s’e kishim vene re me pare qe ishte rritur kaq shpejt.

Ajo u perkul e para, lemoi floket e verdhe dhe e puthi ne balle, pas saj une bera te njejtin veprim.Dikush thiri:

-Te erdhi gjyshja Eno, ngrihu, te erdhi teta, rend ti japesh dardha.

Ishte gjyshja nga i jati qe e kish rritur.Ajo qante dhe vajtonte me ze, duke bere te kullonin gjith sa ishin perreth.

Mua mu mblodh nje lemsh ne gryke, nuk qaja dot Shikoja here gjyshen e Enos qe ishte ne krah tim, here te jemen e Enos qe vec flokeve te verdhe te cilat ja kish mare i biri, nxinte e tera. Sime vjehrre filluan t’i binin lotet rreke, nuk nxirte ze, vetem lotonte.Une fillova te ngasherej, nuk po duroja dot.Ne vend te atij djali te shtrire qe as na shihte, as na degjonte, as na fliste ,une shihja nje tjeter, Enon qe vraponte ne ato rrugica me kalldrem, Enon qe ngjitej ne koder bashke me qenin e shtepise, Enon qe mbushte bluzen me dardha per te gostitur miqte e shtepise, Enon qe mbante ne duart tulipanet e fresket te kopshtit dhe ua shpinte mesueseve ne shkolle ose neve per te uruar mireseardhjen sa here vinim me pushime atje tek shtepia e tij rreze kodres.. Gezohej shume kur vinim.. Ai qe i jepte jete e gjalleri gjithe lagjes, tani rri palevizur dhe i perket nje bote tjeter.

Nje grua me beri te shkundem nga perfytyrimet e mija me zerin e saj, prishi qetesine qe ndehej ne ate dhome grash.

-Dysheku i palestres me dite rinte shtruar atje ne ate vend , kush e hoqi gjysem ore para, per tu bere hataja?

- Po te mos e kishin hequr, do kish shpetuar djali- ja priti nje tjeter

-Canta, canta e librave, ajo i humbi ekuilibrin

- Po ta kishte vendosur pak me mire, per te patur balance, ndoshta s’do kish rene- tha nje tjeter.

-Ishte kati i trete, a i katert, nuk shpetonte dot.

- Apo c’i duhej ajo loder te reshqiste ne parmaket e shkalleve, moj aman-tha nje qe ishte perballe meje.

-E gjeten pa fryme.

-I ziu Eno, sa i bukur ishte bere, per te ikur, apo i shkathet, apo i dashur, shpertheu ne te qara nje kusherira e te jatit, ndersa komshia qe kishin shtepite ngjitur tha:

- U rriten bashke me tim bir, im bir e kerkon, ku ri dot ai pa te, ata s’kish minute e ore te mos ishin bashke, si binjake, ku ishte Eno, ishte edhe Gjergji, nuk ndaheshin, nuk di si do beje tani ai pa te…

-I jati i qepi nofullen, si i bene duart - foli nje grua e moshuar qe rinte ne nje karige pas meje.

-Ku duket se eshte i qepur ne nofull, ai duket me i bukur se me pare.-ja priti nje tjeter.

Te gjitha grate ne dhome thoshin nga nje fjale dhe benin qe dhoma te zjente nje cast, pastaj binte ne qetesi, sikur skish te gjalle me aty e prape prishej nga te qarat dhe ngasherimet.Vetem ne dhomen e burrave sikur te mos kish njeri shihej vec tymi i duhanit qe notonte si re mbi kokat e tyre. Doktori, i jati i djalit, qante dhe nganjehere leshonte nje ze te mbytur, ndersa vellai i madh i Enos qe sa i kish kaluar te pesembedhjetat kishte zene vend mes burrave dhe perpiqej te mbante vehten.

Ime vjehrre ja kish ngulur syte asaj fytyre qe ish ne paqe, dukej se fliste me te, por pa ze. Une e pyeta ne donte pak uje ose te hante ndonje gje sepse kish bere gjith ate rruge.

-Tani qaj dhe per Vanin- me tha pa i vene veshin fjaleve te mija.

Kaq ishte ne moshen e Enos, njembedhjete vjec djale. Erdhi mori buke dhe rethin, ashtu luanin ne ate kohe, me reth, doli ne rruge fluturoi dhe makina qe vinte me shpejtesi e hodhi matane I demtoi kembet. Per nje jave u be gangrene, nuk kishim ilace atehere ishte kohe lufte, iku si nga plumbi.Nuk ka me keq te te ike femija i vogel, me iku dhe cupa e madhe pesedhjeteepese vjece, po plaga qe me ka lene Vani njembedhjetvjec eshte e hapur, sot po me dhemb njesoj si 40 vjet te shkuara. Oh c’me vjen per time bije, piu kete kupe helmi njesoj si une, s’ka me keq, nuk e ngushelloj dot, po s’kemi gje ne dore, nuk e dime pse na ndodhin keto, nuk e mesojme dot Zotin.

Une e shtrengova fort si per t’i dhene kurajo, por vete isha leshuar me keq se ajo. Tani lotet e saj binin rreke, nuk ja mbante me shamia.

Grate vazhdonin te pyesnin, te fajesonin drejtorin e shkolles apo mesueset per mos zbatimin e rregullave ne shkolle.

Nje grua m’u afrua, nuk e njihja, ishte nje komshie qe jetonte ne krye te rruges, e plakur e kerrusur, e dobet.

-E gjora ajo, e kish fjalen per time vjehrre.Kur i shtypen djalin u be buje se ajo e fali shoferin, nuk e la ta burgosin.U tha atyre ne Polici, ai nuk desh ta shtype tim bir, mos e gjykoni, Perendia le ta gjykoje dhe ata e liruan.

Njerezit e shkuan neper goje, tani nuk qan me ze, eshte me Zotin dhe di ta mbaje vehten, gjen ngushellim ne Ai, i pacim uraten, eshte grua e larte.

-Na urdhero nga shtepia kur te vish here tjeter per te mire, tha gruaja qe i ndriste nje dhemb i veshur me flori.

-Tu riten femijet, ai i vogli si eshte nga goja, epo dy ore na mbajti duke treguar historine e ujkut ne pyll, kur erdhi vjet me pushime.Uua c’bente me Enon.Kurse ajo e madhja shume e tapinosur,u fliste te dyve kur benin ndonje gje qe s’e pelqente gjyshe Margarita.

- Epo mos plas, e pashe Enon para dy ditesh, kish hipur mbi catine e deres se oborrit, nuk durova dhe i thashe, do te te vrase jote gjyshe po te pa aty, zbrit qe andej se s’te shikoj dot, ecte si nje pelivan, nuk kish frike ai femije nga asgje, ishte trim, ne mes te nates mund te ngjitej te kodra e Shen Dellise, tere femijet e tjere e mbanin per komandant.

- Apo s’ishte i bukur, eh Eno per koken e tij nuk ben me e jema.Eshte i madhi t’i rroje, goxha djale, i edukuar, po jo, njehere e beri e jema Enon.

Ndersa ajo hesht perpara nipit qe i dogji shpirtin dhe i hapi plaget e vjetra, derdh lote, por s’ka britma, thote shpesh, nuk kemi gje ne dore, nje ze u degjua nga jashte qe na beri te levizim dhe te hedhim syte nga dera..

-Erdhen.

Nderkohe ne oborr kishin hyre ata te sherbimit funeral.Kjo u duk se burrat e prishen qetesine te paret dhe filluan njeri pas tjetrit duke dale jashte.Pastaj erdhen kater te cilet mbanin kapakun e arkivolit dhe hyne ne dhomen e grave, ku priste djaloshi qe dukej se flinte, per tu ngritur.

Mbyllja e kapakut ishte e veshtire, te gjithe filluan te qanin dhe me pas me nje nxitim dolen sakaq jashte ne rruge.Gjithe rruga ku kish hedhur hapat e para dhe kish vrapuar Eno ishte mbushur me njerez dhe makina .Kortezhi u drejtua ne rrugen qe te shpinte ne bulevardin kryesor dhe prej andej u ngjit ne rrugen e spitalit qe te shpinte ne varrezat jashte qytetit..Kur mbritem atje ishte qetesi varri. Ndihej era e dheut, dy varremihes prisnin me lopatat ne duar.Mbas ceremonies te zakonshme nje burre i thyer ne moshe peshperiti:

-Eno iku nga lodra, lodra e bente te lumtur.

Perqark ende te tjeret gjykonin , duke mos gjetur fundin, si ndodhi, pse ndodhi, kush e ka fajin, kush duhet denuar, pse s’duhen denuar.

Sunday, May 18, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MIMOZA HAMETAJ-Lajm per konkurs

Mimoza Hametaj,Via Circonvallazione, 1 - 60124 Ancona, Italia

Pjesemarrja duhet te kryehet ekskluzivisht nepemjet postes.
Do te merren parasysh vetem pjesemarresit te cilet kane kryer kerkesen ne adresen e me siperme deri me 31 maj.
Nuk do te merren parasysh kerkesat per pjesemarrje mbas kesaj date.
Skedat e pjesemarrjes duhet detyrimisht te nenshkruhen nga njeri prej prinderve (ose, ne mungese te tij, nga tutori) i cili jep te drejten e pjesemarrjes se te miturit ne konkurs, dhe per me teper jep te drejten e trajtimit te te dhenave personale te te miturit duke rrespektuar dekretin legjislativ te 30 qershorit 2003 nr.196
Adresa e femijes duhet te shkrueht mbrapa fletes se vizatimit.
Lejohen te gjitha teknikat e vizatimit.
Formati duhet te jete A4
Nuk do te konsiderohen te vlefshme pjesemarrjet te cilat nuk do te kene keto autorizime.
Tema: Shoqeria qe lind midis femijeve te etnive te ndryshme.
Perralla e shkurtuar ndihmon fantazine e tyre per tu shprehur me mire.


Ishte nje qytet ne buze te detit qe quhej Ancona. Albana jetonte ketu prej muajsh por ndiente mungesen e kusherinjve qe jetonin pertej detit. Ne shkolle ka njohur Luken, djalin italian, Chung qe vinte nga Kina dhe Selin nga Afrika... Ne pranvere, kur dallendyshet udhetojne dhe neper peme lindin gjethet e gjelbra, Albana ju dhuron shokeve te saj disa byzylyqe prej leshi te cilat i varin ne nje peme duke shprehur nje deshire, ashtu si behet ne vendin e Albanes.
> Ata mezi presin te kthehet pranvera me dallendyshet per te shprehur nje deshire tjeter.
>
>
>
>
> Pikturat e perzgjedhura do i nenshtrohen vleresimit te nje jurie te formuar nga 4 eksperte.
>
>
> Kriteret e vleresimit:
>
> origjinaliteti
>
> forca e percjelljes se mesazhit
>
> cilesia e piktures
>
>
>
> Per dy kategori
>
> 6-9 vjec dhe 9- 14 vjec
>
>
> Per te gjithe pjesemarresit do te kete dipllome merite.
> Fituesit e te dy kategorive do te kene si cmim lapsa me bojra te markes Maimeri.
> Dhenia e cmimeve do te behet me 1 qershor ne oren 19.30 ne Parkun e Cardetos te Ancones.
> Edhe per femijet e tjere pjesemarres do te kete dhurata simbolike per shkollen.
>
>
> Mimoza ha scritto:
>
>
> Ne daten 1 qershor shpallen fituesit e “Konkursit internacional te vizatimit” per moshat 6-14 vjeç.
> Per te interesuarit po bashkangjisim regulloren e konkursit ne shqip dhe italisht.
> Organizacioni i konkursit
>
>
>
> MimozaHametaj

Saturday, May 17, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MERITA BAJRAKTARI McCORMACK -Reportazh

Rrëfime të shpëtimtarëve

Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.

Nga Merita McCormack




Një shqiptare prezanton veprën e familjes së Shyqyri Myrtos në ndihmë të hebrenjve, në një aktivitet në Uashington

Uashington

Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.

Është detyrë e shqiptarit të përdorë mundësitë për të bërë të njohura këto vlera të mohuara. Në këtë kuadër do të sillja si shembull punën e madhe që bën Dr.Ana Kohen, kjo vajzë me origjinë hebreje, lindur dhe e rritur në Vlorë. Me përvojën e saj në Shqipëri, me historitë e grumbulluara në vite nga dëshmitarë okularë, ajo ka depërtuar në rrethe e lobe të fuqishme hebraike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më gjerë, duke treguar se si shqiptarët dhe Shqipëria u bënë vatra e ngrohtë dhe shpëtimtare e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në linjën e përkujtimeve të ditëve të shënuara për hebrejtë, një ngjarje e veçantë u mbajt më 7 Maj në Uashington. Folëse kryesore, e ftuar nga organizatorët, ishte një mike e Ana Kohen dhe e ne të gjithëve, Majlinda Myrto. Ajo është e njohur në komunitetin shqiptar për kontributin akademik përmes punës në Globe Institute, dhe si kryetare e Fondacionit të Edukimit të Federatës Panshqiptare "Vatra". Në ngjarjen e sivjetshme, ajo ishte e ftuar në Programin Përkujtimor për Holokaustin ku foli në emër të familjes së të shoqit, në veçanti të vjehrrit të saj Shyqyri Myrto, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi jetën e Josef Jaokelit dhe motrës së tij Keti, dy hebrej me të cilët Shyqyriu ishte njohur që në moshë të re. Për këtë akt, Shyqyriu ka marrë dekoratën "Courage to care" nga Antidefamation League dhe Braun Holocaust Institute.

Aktiviteti u zhvillua ne "Lincoln Theatre", në zemër të kryeqytetit amerikan, ku ishin ftuar edhe folës amerikanë dhe të shteteve të tjera si p.sh Ambasadori Polak në SHBA, Robert Kupiecki dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, Joseph Ichiuji, të cilët sollën dëshmi, lexuan letra e kujtime nga të mbijetuar të Holokaustit.

Banda Frymore e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara ekzekutoi pjesë e himne muzikore, kushtuar viktimave të tragjedisë përgjatë programit që zgjati gati dy orë.

Ambasada e Shqipërisë u përfaqësua nga zëvendësambasadori, Kreshnik Çollaku, kurse Gjon Buçaj, nënkryetar i "Vatrës", kishte udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë nëkëtë aktivitet.

Majlinda shoqërohej nga bashkëshorti, Ariani, dhe tre fëmijët. Kishin ardhur mjaft shqiptarë që banojnë e punojnë në Uashington. Nga biseda me ta ndihej entusiazëm dhe krenari tek shihnim se si vlerësohej vepra e një bashkatdhetari të nderuar i cili kishte vënë në rrezik jetën e familjarëve për të ndihmuar e shpëtuar jetën e mikut.

Në veçanti më bënë përshtypje sytë e lumturuar të fëmijëve të Majlindës dhe Arianit, të cilët jam e sigurtë ndjehen krenarë për gjyshin e tyre, edhe për prindërit e tyre, të cilët udhëtojnë për të treguar, nderuar e kujtuar veprën e tij dhe të atyre shqiptarëve që kanë kryer të njëjtin akt si Shyqyriu.

Moderator i aktivitetit ishte gazetari i kanalit televiziv 9 për Uashingtonin, Derek McGinty, i cili në bisedën me Majlindën, për pjesmarrësit që ishin me qindra dhe kishin mbushur plot auditorin e Teatrit Lincoln, shprehu habinë se si shqiptarët mundësuan jo vetëm strehimin dhe ushqimin e hebrejve, po edhe shpëtimin e jetëve duke sakrifikuar familjet. Majlinda tregoi se si vjehrri i saj Shyqyriu, një mysliman shqiptar, për tetëmbëdhjetë muaj ndihmoi mikun e vegjëlisë, Josefin, dhe Ketin, motrën e tij, dy hebrej të cilët i shpëtuan Holokaustit. Majlinda nuk dëshmoi vetëm për një ngjarje historike të veçantë, por theksoi një virtyt, Besën, si vlerë themelore ndër shqiptarët, dëshmi që i bëri pjesëmarrësit të duatrokasin.

Gruaja foli për mikpritjen, për nderimin e mikut, për kodin e nderit, bujarinë. E pyetur nga moderatori se çfarë mesazhi përcjell vepra e vjehrrit të saj si mysliman, për kohën moderne ku ne jetojmë, Majlinda iu përgjigj duke e paraqitur të integruar veprën e Shyqyriut me veprën e shumë shqiptarëve të tjerë në atë kohë, dhe duke treguar se toleranca fetare ndër shqiptarë ka qenë, është dhe do të vazhdojë të shërbejë si element i kulturës shqiptare dhe shembull për kombet e tjera.